The post Të papriturat vijnë papritur – Rrahman Dedaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Asgjë s’është këtu e njëjtë habia ime
Tëra të përsëriturat bëhen ndryshe
Qenka shpërngulur fjala
Që ta mësojë urtinë e të ecurit
Befasia është e pakutpueshme
Kryeneçësia ime e pakuptim
Çdo fjalë paska një djall
Në lakueshmërinë e verdhë
Që s’mund ta ndalin
Të pashmangshmet do të ndodhin
Koha ime e pashkelur
Të papërsëriturat vijnë papritur
U plakëm nga mençuria e premtuar
Rrahman Dedaj
The post Të papriturat vijnë papritur – Rrahman Dedaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>