Sadbere Gagica Spahija Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sadbere-gagica-spahija/ Poezi Laberia News Tue, 21 Jul 2020 12:39:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sadbere Gagica Spahija Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sadbere-gagica-spahija/ 32 32 Syri – Sadbere Gagica Spahija https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/syri-sadbere-gagica-spahija/ Tue, 21 Jul 2020 12:39:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10132 Sadbere Gagica-SPAHIJA SYRI Përtej dhembjes më ik Kërkon udhë lumnie Puhizë e detit ballin ma...

The post Syri – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sadbere Gagica-SPAHIJA

SYRI

Përtej dhembjes më ik
Kërkon udhë lumnie
Puhizë e detit ballin ma prek
Buzëmbrëmjes endem vendlindjes
Kërkoj kokën time lagjeve
Ndjehem flutur në krahë kënge
Loti është është bërë moti ujëvarë
Mbi buzëqeshjen time një dallëndyshe
Merr udhë mërgimesh të shkreta
Një fjalë është plakur në vargje
Syri qiellit bredh si zog I humbur
Retë e bardha kur brufullojnë
Të pres mes pikave të shiut
Me zotin flas në mesnatë
Emri im në rasën kallëzore
Tremb laraskat zëçjerra
Maskat kanë rënë në teatër?!

The post Syri – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në emër të Zotit mëso – Sadbere Gagica Spahija https://poezi.laberianews.com/2020/07/11/ne-emer-te-zotit-meso-sadbere-gagica-spahija/ Sat, 11 Jul 2020 13:15:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9580 NË EMËR TË ZOTIT MËSO Kushtuar Dalush Kadriut Bredhëm gjithandej Rrugëve të bardha Me trastat...

The post Në emër të Zotit mëso – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË EMËR TË ZOTIT MËSO

Kushtuar Dalush Kadriut

Bredhëm gjithandej
Rrugëve të bardha
Me trastat e mbushura me ofshama
Për përcëllimat e kohës
Për brengat e shtruara rresht

As hambaret nuk i nxinin
Shtrydheshin e ndrydheshin
Shtigjet e mbyllura për t’i hapur

Buburreca të kuq
Ngritnin grumbuj mbi ne
Mbi thirjet e Monunit plak
Në dheun e Dardanisë
Tok me rënkime

Deri te Maja e zezë
Tok me Setilinë
Akordim i antonimisë
E keqja shtrihej si mortaja

E di Dalush
I thinjur nga pesha
Po kurr i krrusur
Gjithmonë vertikal

Zëri yt nuk ishte i vetmuar
Ishte zë tarzani
Se nga ai gen dolëm
Pellazgë me thllësi
Ilirë për liri

Hapi yt
Hapi jonë
Shtegëtoi
Rrugëve me shlliga
Rrugëve me të liga

Nuk u ndale
Duke ia dredhur qafën
Të keqes
Në log burrash
Me besën prej guri

Të pat hije shkumësi në dorë
Me të matje hapësirat
E shkelura nga hijezezat
Nga një specje kanibale
Dikush i bëri të afërm
Dallimi aq sa maza e qepës
Për t’u shtrirë shlirëshëm
Në plangun tonë të përgjakur

Loti nuk pati vend në qepallat tua
O dakol o Dalush i dalur për së mbari
Ti numroje me vi vizoreje
Për shtatë kat tokë
E shtatë kat qiell

Zbuluar me porosinë hyjnore
“Besoje të fshehtën”
Lexo në emër të Zotit
Për ta zbuluar
Të pazbuluarën

E doje uljen këmbëkryq
Në qilimin kuqezi
Për të peshuar rëndë
Në tokën e shenjtë
Të Dardanisë

Nga ajo tokë
Me gurë për forcë
Me fushë për bukë
E more porosinë e Ilirit të Madh
Me numra të panjohur deshifrove
Fuqishëm për atdhenë
Mëso për Lirinë tënde
Në tokën tënde…
Shqip

The post Në emër të Zotit mëso – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam lënë një lot – Sadbere Gagica Spahija https://poezi.laberianews.com/2020/07/10/kam-lene-nje-lot-sadbere-gagica-spahija/ Fri, 10 Jul 2020 11:53:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9487 Sadbere Gagica-SPAHIJA KAM LËNË NJË LOT Buzë natës E lumit Në përqafim E kam shtrënguar...

The post Kam lënë një lot – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sadbere Gagica-SPAHIJA

KAM LËNË NJË LOT

Buzë natës
E lumit
Në përqafim
E kam shtrënguar një tingull
Deri në pafundësi
E sërish do nisem
Mes detit oqeaneve
Ta kërkoj
Sytë më kanë mbetur
Te një breg kujtimi
Më end
Si lopatë lundre
Mes liqenit
Kam lënë një lot
Tek zbret ëndrrave të mia
Netet i trazon
Gjumin ma ka marrë një zog malli
Mes erërave vrapoj
Ta puth një yll
Zot
S’paska mëkat dashuria
Në atdhe
Aty janë ngulur lumnitë e mia
Do vij sërish
Mes prushit e hirit
Të bie në gjoksin e natës
Që më djeg
Atdheu im..më hap një pasford të ri
Të shtrihem mbi një sonet dashurie
Sa e çmendur qenka kjo jetë?!

The post Kam lënë një lot – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhembsurisht – Sadbere Gagica Spahija https://poezi.laberianews.com/2020/07/05/dhembsurisht-sadbere-gagica-spahija/ Sun, 05 Jul 2020 13:34:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9305 Sadbere Gagica-SPAHIJA DHEMSURISHT Të kërkoj netëve me hënë Kur yjet bien në gjumë I kam...

The post Dhembsurisht – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sadbere Gagica-SPAHIJA

DHEMSURISHT

Të kërkoj netëve me hënë
Kur yjet bien në gjumë
I kam shtruar udhët e mia
Me dhembje
Pres agimin me rreze diell
Një zog të më sjell
Një cicërimë malli
Ç’më duhet dita
pa sytë tu
Muza ime e stinëve
Jam ulur mbi fronin e fjalës
Ëndrrat më shpien oqeaneve
Në një ishull vetmie jam strukur
Detin e kam bërë mik
Si portret njeriu më duket
I flas e s’më dëgjon
Askund qetësi ky varg i dridhur
Si mes telave të kitares
Dhembsurisht të
kërkoj!

The post Dhembsurisht – Sadbere Gagica Spahija appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>