Sadik Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sadik-krasniqi/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 14:34:38 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sadik Krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sadik-krasniqi/ 32 32 Engjëll i nëmur – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/engjell-i-nemur-sadik-krasniqi/ Sat, 28 Aug 2021 14:34:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20896 Engjëll i nëmur Kam puthur vetëm buzët tua të zjarrta të ftohta të kuqe të...

The post Engjëll i nëmur – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjëll i nëmur

Kam puthur vetëm buzët tua
të zjarrta të ftohta
të kuqe të kafta

e do buzë të tjera janë djegur
vetëm për një puthje të afshët prej cubi

kam puthur vetëm sytë e tu
të qeshur si lumi
e të trembur si sytë e kalit në greminë

e do sy kanë lotuar
tërë natën e lume si shelgu vajtues
për takimin e premtuar me frikë

kam përkëdhelur vetëm flokët tua
të prera shkurtë e herë të gjata ujëvarë
të krehura bukur e të shprishura furtunë

e dikush me gishtërinjtë e dridhur
i ka nxjerrë flokët nga mërzia
për një trokitje të beftë
në derën gjysmë çelë

t´i kam ledhatuar vetëm gjinjtë e tu
të fortë e të çuar peshë
e herë të urtë si qengja të fjetur

e gjinjtë e saj tërë natën janë dridhur
si valët e vlimit
dhe kanë pritur gishtërinjtë e mi
t´ua heqin këmishën e djegur

kështu vetëm ty
të kam dashur e dashur
unë engjëlli yt i nëmur

*Nga libri “Oazë palmash të djegura “

The post Engjëll i nëmur – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pavdekësia e vdekjes – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/02/07/pavdekesia-e-vdekjes-sadik-krasniqi/ Sun, 07 Feb 2021 21:17:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17085 PAVDEKËSIA E VDEKJES Me këtë verë nga vreshtat e diellit gëzuar e dashur me këtë...

The post Pavdekësia e vdekjes – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAVDEKËSIA E VDEKJES

Me këtë verë
nga vreshtat e diellit
gëzuar e dashur

me këtë verë
të kuqe si gjaku i Jezuit
e dashur gëzuar pavdekësinë

e kujtohu
asnjë njeri e asnjë
çift i gjallë i Arkës së Noes
të këtij çasti
me shpirtin e frymës së qiellit
vetëm për një shekull e pak
nuk do jenë më

do ndodhë vdekja e madhe

gëzuar e dashur
pavdekësia e vdekjes

mos u pikëllo
s´do ta kemi mërzinë
veç jem ndër radhët
e pavdekësisë së vdekjes së madhe

mos u pikëllo
se prapë dikush në këtë mbrëmje të bruztë
verë të kuqe a verë të bardhe do pijë

mund të ndodhë që ajo
t´i ketë mu këta sy tu të bukur
që e mahnitur t’ shikojë me pikëllim këta yje

*nga libri “Ag Muzgu “

The post Pavdekësia e vdekjes – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Psalm dëshmie – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/02/06/psalm-deshmie-sadik-krasniqi/ Sat, 06 Feb 2021 21:30:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17070 PSALM DËSHMIE Madhëri s´kam dorë të vë mbi librin e shenjtë e të dëshmoj vetëm...

The post Psalm dëshmie – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PSALM DËSHMIE
Madhëri
s´kam dorë
të vë mbi librin e shenjtë
e të dëshmoj vetëm të vërtetën
se këta më kanë gjymtuar
sytë m´i nxorrën
e gjakun e zi nga veshët
ma kanë plasur zemrën
e çmendur më kanë
sa s´po më bie ndërmend
se edhe gjuhën ma kanë prerë
e vetë me vete po flas
i mjeri unë

The post Psalm dëshmie – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krejt njësoj – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/krejt-njesoj-sadik-krasniqi/ Thu, 04 Feb 2021 14:11:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17056 KREJT NJËSOJ I verbër syri yt i bukur fytyrë e pështyrë faqe e nxirë çjerrje...

The post Krejt njësoj – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KREJT NJËSOJ

I verbër syri yt i bukur
fytyrë e pështyrë

faqe e nxirë
çjerrje pa zë

në shtizë
flamur i glasitur

hyjneshë
me qyqe në krah

qielli përtoke
balta mbi re

krejt njësoj
për zemrën e plasur

Kosovë, kallnor

The post Krejt njësoj – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/ti-sadik-krasniqi/ Sat, 02 Jan 2021 21:51:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16136 TI Ti që aq shumë më flisje për mjegullat me sy ujku për netët me...

The post Ti – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI

Ti
që aq shumë më flisje
për mjegullat me sy ujku
për netët me prita të zeza

u fanite
në ëndërr

mbi urën që shembej nga dallgët
këmbadorës përpëlitesha të shpëtoj

ti një qen ishe bërë
me mëngët ndër dhëmbë
ike në atë anë

unë
këndej lumit
në një erë të ftoftë
pa këmishë
dridhem

The post Ti – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letërzeza – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/leterzeza-sadik-krasniqi/ Mon, 02 Nov 2020 05:53:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14019 LETËRZEZA Larg shkuam larg përtej nëmës së nënës përtej ku miza hekurin bren përtej mallkimit...

The post Letërzeza – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LETËRZEZA

Larg shkuam larg përtej nëmës së nënës
përtej ku miza hekurin bren
përtej mallkimit të të marrit të lagjes
përtej ku na gjen vetëm letra e zezë

Kur të vijë kjo letër
e lidhur me fjongon futë
me shkronja të zeza e kumt të zi
për vdekjen e babait,vëllait a të nënës

Me kuaj të qiejve
me kafe të hidhët me dritë vetëtime
do të vij para muzgut të gjëmës
me ty motër do të rrijmë para të meitit

Do të më rrëfesh me dënesë
për vdekjen e babait me sy çelë
nga malli për mua
me mërzinë tonë do ta pikëllojmë natën

Do të flasim për fëmijërinë
do të gëzohemi që u pamë
e zemra do të na plasë
nga ndarja e re

*nga libri “Ofshamë ne urnë”
Sadik Krasniqi

The post Letërzeza – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cili jam – Sadik Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/cili-jam-sadik-krasniqi/ Mon, 02 Nov 2020 05:50:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14016 CILI JAM Si somnambul para portes së shtëpisë së nëmur me prush të shprushur mijëra...

The post Cili jam – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
CILI JAM

Si somnambul
para portes së shtëpisë së nëmur
me prush të shprushur mijëra vjet
nga dy hije të gjalla

po unë
cili djalë
i prindërve pa kërthizë
jam

Abeli i zgjuar nga vdekja
për t´ia lar duart Kainit vëlla
e era dhe nuk më vjen

a Kaini jam
duke bredhur me mijëra vjet
me duart e përgjakura mbi kokë

sytë më plaçin
çka të bëra vëlla
Sadik Krasniqi

The post Cili jam – Sadik Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>