Safet Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/safet-hyseni/ Poezi Laberia News Thu, 27 Aug 2020 21:16:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Safet Hyseni Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/safet-hyseni/ 32 32 Drita ime – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/drita-ime-safet-hyseni/ Thu, 27 Aug 2020 21:16:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11754 Drita ime Hesht kur heshtja jote flet më shumë Fshehu po munde kur unë në...

The post Drita ime – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drita ime

Hesht kur heshtja jote flet më shumë
Fshehu po munde kur unë në çdo yll të shoh
Ti je dritë nate që më len pa gjumë
Je diell që shkrin akullnaja e zemra ngroh

Ti je freski që vije me të mëngjesit vesë
Je aromë lulesh që shpirtra mjekon
Je pikë uji që s’le asnjë kujtim të vdesë
Je melodi himn dashurie që në zemër jeton

Hesht kur e di se në zemrën tënde jetoj
Më varesh me buzëqeshjen e ëmbël në të syrit qerpik
Ditën të përkundi nëpër fjalë natën tek ti udhëtoj
Je dritë që jeton edhe kur çdo xixë shprese është fik

Je këngë zabelesh që ia thonë zogjtë me hare
Je e mëngjesit vesë që vije e me bënë freski
Je një pikë shiu që ruhesh në të bardhën re
E bukura drita ime je më shumë se dashuri
@s.hyseni

Safet Hyseni

The post Drita ime – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më merr – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/me-merr-safet-hyseni/ Sun, 23 Aug 2020 13:04:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11495 MË MERR Hapi krahët Më dehë me aromë i imi mëngjes Jam dëshirë e paluar...

The post Më merr – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË MERR

Hapi krahët
Më dehë me aromë i imi mëngjes
Jam dëshirë e paluar thellë
Ëndërr e shpaluar aq cekët

Më shtërngo
Etje kam dhe malli më përbinë
Është koha më bëj një vend
Aty ku pulsi të rrah në gji

Më puthë
Ta ndjejë shijen më shihë në sy
Në shpirtë më le një shenjë
Që të jem çdo herë me ty

Më merr
Udhës së dritës eca kah ti
Më mbështjellë me tënden freski
Ngjyrat që i mblodha t’i ruaj vetëm ty

[ Safet Hyseni ]

The post Më merr – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në udhën e shpresës – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/ne-udhen-e-shpreses-safet-hyseni/ Sat, 06 Jun 2020 20:01:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7810 Në udhën e shpresës Në udhën e shpresës ishte rrëzuar errësira Ëndrra më ishte varë...

The post Në udhën e shpresës – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në udhën e shpresës

Në udhën e shpresës ishte rrëzuar errësira
Ëndrra më ishte varë në muret e bardha
E kaluara më lidhej si hallka zinxhiri
Nata përkundej në mëkatin e saj
E dashura vonohej në kopshtin me lule
Një trishtim bridhte muzgut
Me ngulm desha të grisë perden e tij
Më vrisnin mijëra kujtime të lodhura
Gërvisha me thonj membranën e territ
Për të shijuar vijat e sajë të bukura
Vështrimin e zbrita përtej ëndrrës
Mblidhja kujtimet si lecka të lagura shprese
Të shkruara nëpër copa letre të braktisura
Vargje të mbështjella nga heshtja
Në netët shtatzëna nga fjalët e thëna
Të lëna shkret në orët e vona. @s.hyseni

The post Në udhën e shpresës – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të kërkojë..! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/te-kerkoje-safet-hyseni/ Sat, 30 May 2020 19:56:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7360 Të kërkojë..! mbrëmjeve në netët e gjata pa gjumë Në puthjen e valëve të lumenjve...

The post Të kërkojë..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të kërkojë..!

mbrëmjeve në netët e gjata pa gjumë
Në puthjen e valëve të lumenjve të shkrumbëzuar
Melodinë e tyre ti hareshëm e dëgjoje shumë
Edhe kur shpirti ndihej i lodhur i trazuar

Të kërkoj në qiellin shpuzë nga yjet
Ti që mbete kujtim i një nate me shi
Të kërkojë në faqet e romaneve të hershme
Atje ku si zjarr u fute në gji e si drita në sy

E kërkoj pas mjegullës së bardhë trupin perri
Kur çdo ditë më shkrihej si pikë vese me rrezen e parë
Bashkë me erën më sjellje vargje u bëre poezi
Asgjë, asgjë me shumë se shpirtin s’arrita me të falë. @s.hyseni

The post Të kërkojë..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Preke ëndrrën – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/preke-endrren-safet-hyseni/ Sat, 16 May 2020 13:09:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6316 Preke ëndrrën Ti vjen nga çasti në çast Me frymën bëheni një Ma mbushë shpirtin...

The post Preke ëndrrën – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Preke ëndrrën

Ti vjen nga çasti në çast
Me frymën bëheni një
Ma mbushë shpirtin me dritë
Unë mbetem pa gjumë në sy

Ëndrra më fle në netët pa Hënë
Malli më përvëlon në thellësi
Digjet si gacë e plasë veten
Dikur dita erret pa ty

Ti vjen si hije
Me gishta trupin ma përshkon
Më puthë e frymën nga buzët ta ndjej
Më shtrëngon me aromë gjiri më dehë

Unë duart i shtrij e lutem
Përkundma ëndrrën në sy
Të ndjej e bindem se fryma je ti
Më pushto e ëndrrës sime perri

Po të duash më bëj magji
Kur zhurma e dritës këngën të ketë zgjuar
Buzën e tharë ma lag me ujë vese
Dhe një pikë loti ma lësho në sy

E një tjetër pikë ma lësho në buzë
Të rrjedh ngadalë nëpër trupin tim
Bëhu valë e egër e më rrëmbe
Përqafomë ti bëhu shpëtim

E kur dielli të më djeg
Derdhe flokun e më bëj hije
Zgjoje ëndrrën dhe një herë
Diell i butë ngrohtësie

Jepi krah ëndrrës të vijë te ti
Është e bukur dhe pastër
Njësoj si e qiellit kaltërsi
Përkëdhele e puthe se është për ty

Jepi jetë lehtë me frymë
Merre pa frikë e shkrije në sy
Preke e puthe pastaj do t’mësosh
Se zemra e shpirti kanë një melodi

Barte atje në shtratin e butë
Lere të shkrihet në ty
Si brezi i ylberit ajo qëndisë qiellin
Mbi re ndër hyjni. |s.hyseni|

The post Preke ëndrrën – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/me-puthje-do-ia-bejme-funeralin-tradhtise-safet-hyseni/ Tue, 05 May 2020 18:13:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5635 Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë Liri a je aty, aty në të bukurën...

The post Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë

Liri a je aty, aty në të bukurën Dardani
Në këtë stinë me heshtje e veshur
Mos të kanë mërzit që s’dukesh Ti
Mbaj në gji pëllumbat, të dua të qeshur

Eja me lule aty ku flenë ëndrra fëmijësh
T’i puthim Lapidarët që me Flamur ranë
Pëllumbat me lule të prisnin, dua ta dish
Erdhe e stolisur me gjak, por s’të panë

Mos je hidhërua kur mortja flet me gojë
Nëpër dreka e darka ofshamën të ndjej
Është kohë e ligë dhe kjo do shkojë
Por gjurmët e fëlliqura koha s’do i shlyej

Në cep të syrit lotin e lagur dhe tharë
Ah! S’të shohë të veshur me pranverë
Betimi iku u fsheh nëpër lapidarë
U tremb si Shënë Naumi që iku njëherë

Nuk dua të ndezësh kurrë qirinjtë e shpresës
Rri e qetë se do t’i kthehet nënës Konstadini
Është i lidh fortë me urtësinë e Kullën e Besës
Në aromën e dheut t’Atdheut është betuar trimi

Po kthehet Liri, po kthehet bashkë me nuse
Të pa duke puthur pëllumbat përlyer me gjak
U tmerrua kur falën male, lisa, brigje e puse
Do vijë e dashur do vijë dhe nusja pa duvak

Kur erdhe mendova se e varrosëm tradhtinë
Me dritë në sy, shpirtbardhë e diell në zemër
Të pritëm me lot, dhimbje e gëzim fëmijësh
Me ngjyrë lulëkuqesh ta qëndisëm atë emër

Në prehrin tënd përkundim fëmijë e sytë lotojnë
Në shpirtin tënd jetojnë ëndrrat e bardhësisë
Në gjoksin tënd plagë vajzash e nusesh kullojnë
Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë

Nuk dua të ndezësh kurrë qirinjtë e shpresës
Rri e qetë se do t’i kthehet nënës Konstadini
Është i lidh fortë me urtësinë e Kullën e Besës
Në aromën e dheut t’Atdheut është betuar trimi.

Safet Hyseni

The post Me puthje do ia bëjmë funeralin tradhtisë – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëgjo! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/degjo-safet-hyseni/ Mon, 27 Apr 2020 19:16:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5040 Dëgjo! A e ndjen fërshërimën e lehtë të erës Që me aromë lulesh të gudulis...

The post Dëgjo! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëgjo!

A e ndjen fërshërimën e lehtë të erës
Që me aromë lulesh të gudulis në gji
A e dëgjon këngën e zogjve nëpër pemë
I luta që bashkë të thurin melodi për ty

Mbyllë sytë e të puthë rrezen e diellit
Që nëpër valë deti të përkundin ty
Dehem duke thithur vesën e mëngjesit
Nga kurmi yt pikturë në timin sy… @s.hyseni

The post Dëgjo! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti që bënë dashuri me detin – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/ti-qe-bene-dashuri-me-detin-safet-hyseni/ Sat, 18 Apr 2020 11:46:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4407 Ti që bënë dashuri me detin Shoh si vallëzojnë valët e puthen në rrezen e...

The post Ti që bënë dashuri me detin – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti që bënë dashuri me detin

Shoh si vallëzojnë valët e puthen në rrezen e zjarrtë
Vështrimi yt i derdhur tejë thellësive në qetësi
Bukur fluturon mbi dallgë me krah flokësh të art
Më merr dhe mua si kaltërsinë e detit në tëndin sy

E ndjen si përkundet një jetë e tërë në brendësi
Dhe një melodi që shpirtin ta ledhaton lehtë
Më thuaj pse s’lodhet deti ti që gjuhën ia di
Puthëm siç puthë vala shkëmbinjtë qetë-qetë

Veshur me tesha valësh si ngjalë noton
Buzëprushta që detin e ke të madhe dashuri
Ti shpirtbardha që në një pikë loti jeton
Futëm brenda teje më shtrëngo fort në gji. @s.hyseni

The post Ti që bënë dashuri me detin – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja me erën..! – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/14/eja-me-eren-safet-hyseni/ Tue, 14 Apr 2020 19:16:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4171 Eja me erën..! Errësira ka mbyllë shtigjet është bërë si gërmadhë Ka mbledh mjegullat si...

The post Eja me erën..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja me erën..!

Errësira ka mbyllë shtigjet është bërë si gërmadhë
Ka mbledh mjegullat si shtëllunga për të zënë çdo shteg
Mbuluar ka valët e shkumëzuara të Drinit të Bardhë
Ndjej aromë kaçurrelash me sy në errësirë ia prek

Erërat janë rebeluar natës duan t’ia shkulin flokët
Me vetmin time kuvendoj nën qiellin pa hënë dhe yje
Kaçurrelja me sy dallëndysheje ëndrrën e përkund
E ndjej se buzëprusht vrapon pas erës te unë të vije

I buzëqeshur unë natën përkundi ta vë në gjumë
Gotat me verë mbushur presin të eturën shegëbuzë
I qetë loz me erërat mos ma trazojnë shpirtin valëlum
Të hapen mjegullat e ta shoh qiellin me yjet shpuzë

Nuk dua të agojë natës ia njoh të gjitha fshehtësitë
Gotat do i zbrazim dhe erërat do bien të flejnë
Kur ne të etur nga malli të heshtur do mbyllim sytë
Mëngjesi me vesë e aromë lulesh përqafuar të na gjejë
@s.hyseni

The post Eja me erën..! – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nguten… – Safet Hyseni https://poezi.laberianews.com/2020/04/01/nguten-safet-hyseni/ Wed, 01 Apr 2020 17:17:38 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3055 Nguten… Duke kërkuar shpresën ujku ndërseu papagajtë dhe tash po qesin fall me kafe e...

The post Nguten… – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nguten…

Duke kërkuar shpresën
ujku ndërseu papagajtë
dhe tash po qesin fall
me kafe e filxhan të huaj

I mbyllur populli ka veshur heshtjen
kur ata i bëjnë gjyqin shpresës
dhe nguten në shpinë nga një thes
e shiritin i presin tradhtisë. @s.hyseni

The post Nguten… – Safet Hyseni appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>