Seli Murati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seli-murati/ Poezi Laberia News Fri, 05 Mar 2021 22:09:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Seli Murati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seli-murati/ 32 32 E vetmja – Seli Murati https://poezi.laberianews.com/2021/03/05/e-vetmja-seli-murati/ Fri, 05 Mar 2021 22:09:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17897 E vetmja Qerpikët e njomur, i prekte loti i natës, zbërthente sytë tanë ,të ngrysura...

The post E vetmja – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E vetmja

Qerpikët e njomur, i prekte
loti i natës, zbërthente
sytë tanë ,të ngrysura në ëndërrime
shpirti si tallaz deti po ngrë
të vetmen magji jete ma dhurojnë…!

Sytë e tu ,mbushur mes mallit
diegur dhe heshtur më vrasin
kohës, shpërtheve, si një pranverë
e vonuar çelëm, trëndafilat!
E vetmja simfoni… që na bashkon.

Seli Murati
4.3.2021

The post E vetmja – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranë teje – Seli Murati https://poezi.laberianews.com/2020/08/09/prane-teje-seli-murati/ Sun, 09 Aug 2020 10:39:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10920 Pranë teje Të shoh thellë në sy, si yll më ndriçon në shpirt, zemra mbushet...

The post Pranë teje – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pranë teje

Të shoh thellë në sy,
si yll më ndriçon në shpirt,
zemra mbushet me shpresë,
ngjyrë deti i dhe errësirës…
hija ime bëhesh ti.

Të kam mbyllë në zemrën time
natën gjumin nuk e njoh
veç flakë puthjesh ndjej mbi buzë,
një kopsht ndjenjash bëjmë për vete,
ndaj drië të kam vetëm e jotja jam

Nën hijen tënde hëna e dielli rrinë…
ylbere dëshirash shpërndahen në mua,
larg një perëndimi zemre ndihem
si pulëbardhë liqenore. pranë teje
jam në dritë të fal rrezen e diellit .

Seli Murati
8.08.2020

The post Pranë teje – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më shkëlqen syri – Seli Murati https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/me-shkelqen-syri-seli-murati/ Mon, 18 May 2020 16:41:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6515 MË SHKEL SYRIN Si hëna e buzëqeshur netëve Në qerpikët e zinj, Të ndriquan dhembjet...

The post Më shkëlqen syri – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË SHKEL SYRIN

Si hëna e buzëqeshur netëve
Në qerpikët e zinj,
Të ndriquan dhembjet e syve ,
Që flasin më shumë se netët.

Secila fjale e embel del….
Vjedhurazi nga sytë e tu
Që i ngjan diellit,
Kur i fal ngohtësi shpirtit !

Për tu bërë dirit në netët e mia
Ti udhëton brënda shpirtit…
Më mban në zemër…
Mes dëshirës me shkel syrin tim.

Sa fort më mban në shpirt
Si një kopsht ndjenjash…
Më bëjnë për vete ,
Më bën të ndihem si flutur..

Me aromë dashurie,rrethon netët e mia
Si vala e bardhë shpalosur n’detin tim,
Ditët i ndaj veç për ty
Zemrën tënde e përgëdhel me poezi.

Seli Murati
17..05.2020

The post Më shkëlqen syri – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brënda heshtjes…! – Seli Murati https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/brenda-heshtjes-seli-murati/ Wed, 29 Apr 2020 18:08:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5082 Brënda heshtjes !… Sytë e tu. Shpirti, i dashuruar në motiv të jetës time!… Një...

The post Brënda heshtjes…! – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brënda heshtjes !…

Sytë e tu.
Shpirti, i dashuruar në motiv
të jetës time!…
Një pikë loti i pa tharë mbeti
në buzë!…
Pa përkëdheljen sonte
mbeta jetim
tek fjala jote, dhimbje
ndjenjash, pak!…
Pak dritë nga sytë e tu
lotin të fsheh
zemrës tënde …, të qëndroj
ngrohtë
si pranverë më dhuro… aromat
Brënda dhimbjes!… Fjala.

Ku janë sytë e tu… vështrimet
e ngrohta fjala
e shprehur, e mrekullisë?…
Më thoshje…
por jo vetmive. Kjo vetmia sonte
më mundon
mbi sytë e tu po lija… humbur
zemra, buzëqeshja jote
po lundron mallit tim,
Mbi buzët e tua?… Tortura frymëmarrjesh
zbuloja
heshtjet e tua, pa emocioni.

Fuqishëm
si një dhuratë e dëshpërimit
loti i dashurisë
trukonte… dhimbjet, s’i njihja
i ndjeva, mbi sytë tu!…
Pak dritë rrezatonin këtë natë
Shpirti… i reckosur
pikturave të tua, dehur sërish
qëndron
në sytë e mi po lije ditarin e pikave
të shiut, buzëve
lagur edhe aty, në një buzëqeshje
merr pamje, fytyra jote
si rrezet e diellit, si yjet e natës më rrëmbenin
botën!… Ëngjellore
sikur ta gjej… mbrojtesin time?…
Aty kërkoja, dashuritë e tua, i dua
ndryshimeve..,
më prek. Më prek!… Heshtjen më prek
dhe dhimbjen
ndjej ,bukurive falur, prej syve të tu.

Aty, po fle, pa mendime
prandaj udhëtoj,… kaq shumë
të dua dhe shfletoj!…
Dhimbjen, shfletoj… të kaluarën
në lot gëzimi
më mbushje prandaj ngjyej
penën e dhimbjes
mbi bojë!… Nuk mbretëron
ndjenja dhe heshtja?…
Buza jote e shuar etjesh, mbi petale
e një shpirti
mes dallgësh, deti yt, valë ikur
e mbyllur
shpirtit që ngrin, mes heshtjesh
qëndronin
dhe brengat, mbysnin. .. zërin tim!…

Mere zërin tim
dhe kthjelloje mbi dhimbjet, t’ mos shijoj
dhimbje… të kthjellët
nuk njoha, mbi dashurinë e larë
me dielli, rrufetë
humbasin prandaj, mos akuzo.
pak dritë
pak dritë dhuronin… sytë e tu
s’ja fal askujt
veçse prehjen me të mire nuk do gjejnë!… Askund.

Seli Murati
29,4.2020

The post Brënda heshtjes…! – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse ende ka shpresë – Seli Murati https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/nese-ende-ka-shprese-seli-murati/ Sun, 05 Apr 2020 12:00:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3412 Nëse ende ka shpresë Si fluturat që bredhin gjithandej endesh rrugëve, ti hije drite në...

The post Nëse ende ka shpresë – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse ende ka shpresë

Si fluturat që bredhin gjithandej
endesh rrugëve, ti hije
drite në sfond të hënës,
ëndrrat vetëm për ty më rrëfejnë
mirazhe jete.

Nëse ende ka shpresë,
do t’i mbushim ditët plot jetë

Seli Murati
5,04.2020

The post Nëse ende ka shpresë – Seli Murati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>