Seti Pezaku Vladi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seti-pezaku-vladi/ Poezi Laberia News Wed, 06 Jul 2022 12:29:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Seti Pezaku Vladi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/seti-pezaku-vladi/ 32 32 Me ditarin – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2022/07/06/me-ditarin-seti-pezaku-vladi/ Wed, 06 Jul 2022 12:29:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23495 ME DITARIN Me ty, Ditari im, U ndjeva sirenë këtë muaj pushimesh. Piva shkumën e...

The post Me ditarin – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME DITARIN

Me ty,
Ditari im,
U ndjeva sirenë këtë muaj pushimesh.
Piva shkumën e dallgëve,
Ndala kohën,
Bashkova zërin tim me këngën e sirenave,
Loza me to vallen që i dashuri im ua kish mësuar.

Pishat derdhin afshe cicërimash,
Rrahjet pushtonin zemrën.

Isha bisk mugullimi
Kur nisa udhëtimin me ty.
Unë,
veshur me jakafluture të bardha,
Ti,
me shkulme fjongosh blu.
Fantazia me një shportë dëshirash vraponte,
Ëndrrat kruspulloheshin,
Këngë të pakënduara këndoja nën zë,
Sikur çmontonin
Sfinksin e mundimshëm brenda meje.
Në besën tënde derdha shpirtin,
Vara ëndrrën e vellos së bardhë.

Darkoja me muzat,
Fjalët i laja me vesën e netëve.
Ndonjëherë,
Nëpër skuta fletësh
Fshihja çelësin e ndonjë vargu,
Dëshmitar i zemrës sime të zhveshur.
Çdo varg e fjalë gravur mbi ty
Drithërimë mëndafshi.
Ne u futëm në lëkurën e njëri-tjetrit,
Me ty hapa dritaret e vargjeve.
Na digjte dielli rrugëve,
Na lagte shiu i vjeshtave,
Me shallin tim të bardhë të mbuloja.

…Lajmet sillnin erë perëndimesh…
Ditët shtrydhnin barkun e resë me shi.

Në velin tënd të bardhë
Shkrova stenogramën e zërit të lirë,
Pikturova agimet e reja ngjyrë alle,
Diellin që më shkelte syrin
Në një cep qielli,
Hënën zbritur mbi qerpik të valës
Ku përkundeshin psherëtima dashurish’.

Këtë farfurimë ngjyrash
E mbolla epilog në faqen tënde të fundit,
Bashkudhëtari im,
Kodi i një blane të bardhë
Dalë nga brinja e majtë.

@seti pezaku vladi

The post Me ditarin – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ditëlindjen time – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/ne-ditelindjen-time-seti-pezaku-vladi/ Fri, 01 Apr 2022 21:10:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22879 Në ditëlindjen time 21 mars. Erdha bashkë me ty, ekuinoks i jetës. Marramendja jote i...

The post Në ditëlindjen time – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ditëlindjen time

21 mars.
Erdha bashkë me ty,
ekuinoks i jetës.
Marramendja jote
i jep arratinë syrit, vrapit, gjumit!
Me ty, pranverë,
nis e buis afshi i jetës,
rizgjohen dashuritë e shekujve,
albumet hapin kanatet e mallit,
mjelmat puthen pa gardh në zeoopark.
Për ty, pranverë,
shkruajtën tymnajat e rrugës së gjatë…,
ndrisin galeritë e farfurimës tënde
hipotekuar në vargje, tinguj e ngjyra.
Dhe unë,
lastar i gjeneratave të kësaj udhe,
shkrova sot në retinën e syrit të ditës
fjalët:
Mirësevjen pranverë
të më zgjidhësh prangat e dimrit!

@seti pezaku vladi
21/03/2022

The post Në ditëlindjen time – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishte pjesë e erës – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2022/02/27/ishte-pjese-e-eres-seti-pezaku-vladi/ Sun, 27 Feb 2022 18:07:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22699 ISHTE PJESË E ERËS Ishte më shumë se dashuri, aq e trmbur nga largësia, sa...

The post Ishte pjesë e erës – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ISHTE PJESË E ERËS

Ishte më shumë se dashuri,
aq e trmbur nga largësia,
sa projektoi një urë
që s’e arrinte kurrë bregun tjetër.

Ishte më shumë se dashuri,
vazhdimisht drithëruese,
kurajë e çdoditnetshme
nën ethe fërgëllimash,
besonte…

Ai ish pjesë e erës
që kërkon të arrij ku të mund
dhe kur nuk mund;
fshehtas
merrte anën tjetër të qiellit,
atje
ku kish ende një zgavër fluturuese.

Ish pjesë e erës
që kishte humbur drejtim
e u rrëzua
drejt e mbi gjunjët e lëngimit,
se vinte thellë nga muzgu
i këmbadores së palakmuar
që s’lë gjurmë gjëkundi.

@seti pezaku vladi
3/02/2022

The post Ishte pjesë e erës – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ah, sikur – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/ah-sikur-seti-pezaku-vladi/ Sun, 13 Feb 2022 07:47:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22629 AH, SIKUR E pashë rrezen e dritës kur u shkëput nga syri i diellit dhe...

The post Ah, sikur – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AH, SIKUR

E pashë rrezen e dritës
kur u shkëput nga syri i diellit dhe ra
në prehër të durimit të tokës sime.
E pashë kur gjithëçkaja u argjendua
nga lulja tek shpirti,
mori formë e mori jetë.
Thau plagë baladash,
dogji shaminë e lotit,
shkuli gozhdën e skamjes dhe,
e nguli relike në muze.
Kamja hodhi rrënjë e çeli gonxhe,
urrejtja u bë dashuri,
dashuria u rrit kala.

Muzgu klithmoi shkrepave të qiellit.

Nisëm të jetojmë me këngën,
me të bukurën ndjesi të biografisë sonë.
E pashë
shigjetën e busullës që ndaloi atje
ku fakon perëndimi.
Brohoriti gruri,
vala,
blerimi!
U ndez fosfor dhe heshtja nën selvi!
Brohorita edhe unë:
Lavdi, o Zot!
Me flatra ere
desha të ngjitem në kalanë e gëzimit,
të ndez pishtarin e ligjëratës sime…
Një zile telefoni gjumin më zgjoi.
Paskam qenë në ëndërr!
Aaah, sikur…!

@seti pezaku vladi
26/01/2022

The post Ah, sikur – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ejani dallëndyshe – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2022/01/24/ejani-dallendyshe-seti-pezaku-vladi/ Mon, 24 Jan 2022 05:24:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22524 Ejani dallëndyshe Më solli vala e kujtesës melodinë e sagës së thinjur të një lëndine...

The post Ejani dallëndyshe – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ejani dallëndyshe

Më solli vala e kujtesës
melodinë e sagës së thinjur
të një lëndine loti,
karvan i heshtur psherëtimash
në duel me kohërat.

Gur mbi gur eci ky karvan psherëtimash…

Dimrat kallkan
tjerrin litarin e dhembjes.
Çdo portë u bë një lëndinë loti
copëtuar në zgjatime meridianësh.

Në telat telefonikë
nuk këndojnë më vargje dallëndyshesh,
ikën ato në dallgëzime erërash
netëve të lyera me mallëngjim hëne
drejt një fati
ndjekur nga një diell ajsberg i ftohtë
fshehur prapa qiellit të reve.

Ejani dallëndyshe,
ju pret qielli juaj
bekuar me firmë perëndie,
ju presin foletë sylotuar,
ju pret krahë hapur
“Filip Shiroka”
djegur nga malli!

@seti pezaku vladi
19/01/2022

The post Ejani dallëndyshe – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duel me veten – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/duel-me-veten-seti-pezaku-vladi/ Tue, 07 Dec 2021 17:49:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22281 Duel me veten O gjëmim i shpirtit tim që breron thellësive! Harkun ty ta mora,...

The post Duel me veten – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duel me veten

O gjëmim i shpirtit tim
që breron thellësive!
Harkun ty ta mora,
fishkëllimë dimri dufi më shtyu,
tym e nisa rrugën tymtajës pa rrugë
duke u grindur me mendjen e ditës tjetër.
Pritë më zuri një vetim’ drite,
perden e muzgut të tymtë
më grisi,
me një re të bardhë
lotin më fshiu,
hijen e ullirit
supeve më hodhi.
U ktheva rrugës
spërkatur me diell,
deti më hidhte stërkala pulëbardhash
me buzëqeshje peshkatarësh,
një kambanë
përcillte regëtimën e dimrit.

@seti pezaku vladi
5/12/2021

The post Duel me veten – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hajdutja e natës – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/hajdutja-e-nates-seti-pezaku-vladi/ Sun, 14 Nov 2021 10:20:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22111 Hajdutja e natës Jam tërësisht e trokitura e natës. Kurrë s’e kam pyetur natën se...

The post Hajdutja e natës – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hajdutja e natës

Jam tërësisht e trokitura e natës.
Kurrë s’e kam pyetur natën
se ç’natë është sonte,
ndërsa qielli fle në shtëpinë e vet.
Çdo natë
mbaj natën në gishtërinjtë e mi,
në orët që e pështjellin
shkarkoj në vargje muzën e ngarkuar.
Që nga vlaga e territ të Homerit
kur poezia lindi filiz i blertë,
çdo natë unë vjedh natën.
Jam tërësisht hajdutja e natës.
Të nesërmen,
blej gjumin e humbur
me puthjen e agut.

@seti pezaku vladi
10/11/2021

The post Hajdutja e natës – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Siluetë nën ujë – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2021/10/17/siluete-nen-uje-seti-pezaku-vladi/ Sun, 17 Oct 2021 17:46:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21871 Siluetë nën ujë Këtu, përreth lumit toka është e lagësht dhe po ashtu e largët....

The post Siluetë nën ujë – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Siluetë nën ujë

Këtu,
përreth lumit toka është e lagësht
dhe po ashtu e largët.
Shumë gjëra janë të dënuara të jenë të largëta.
Shumëkujt s’i bie rruga
të dëgjojnë këngën monotone të vajit të valëve,
se asnjë lumë s’i tregon të mbyturit e tij
ngatërruar me flokët e ujit.
Pranë bregut,
në fund të një pellgu uji
befasisht,
fytyra ime pasqyron një siluetë
në formën e një lutje,
herë-herë në formën e një puthje
që fshihet përgjysmë
mes ujit e qiellit
si një foshnjë jetime
që me dhembje qan.

Eh, më duhet të pi gjithë ujin
për ta rindërtuar siluetën
që dënes me zë të mbytur,
për të nisur gjërat e panisura,
ditët e braktisura në një skaj tjetër të jetës
së lënë pezull.
Është përçartje që rrokullis
skutat e errëta të mendimit të djersitur
me bulëza të verbëra drite!

Mbi ujë shkruaj me gishtërinjtë e dorës emrin e saj;
silueta u ronit ngadalë
si përpëlitja e fundit e një dallëndysheje të sapo vrarë
dhe humbi në një mjegull plot mister.

@seti pezaku vladi
13/10/2021

The post Siluetë nën ujë – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çudi e çuditshme – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2021/09/28/cudi-e-cuditshme-seti-pezaku-vladi/ Tue, 28 Sep 2021 19:36:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21628 Çudi e çuditshme Të vetmit jemi pa një mallkim nga përtej sinoreve, qoftë edhe për...

The post Çudi e çuditshme – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çudi e çuditshme

Të vetmit jemi
pa një mallkim nga përtej sinoreve,
qoftë edhe për një lulefushe të këputur.
Të vetmit me një shpirt emblemë buzëqeshjeje,
të vetmit që japim dhe atë që s’e kemi.

Çudi e çuditshme,
të vetmit kemi mbetur në gjumin e thellë…!

Vijnë dhe ikin rrokadat,
aty ku na lënë, aty na gjejnë:
Dimra të ngrirë,
fate të thërmuara
ronitur furtunash.

Hija e varfërisë na tërheq zvarrë,
na bëhet këmishë e trupit veshur,
plagë baladash
shpuar zemër e kockë,
venat e gjakut
përrenj psherëtimash.

Miliona rrahje zemrash pulson ky vend
i bukur dhe i pasur
sa habia thyen gardh e piramida!
Qielli flen mbi sup të malit,
mali në sup të fushës,
fusha në sup të detit.
Rruga flet shqip,
mali oshtin shqip,
pylli fëshfërin shqip.
Një ëndërr në zhgjëndër
dhe ne,
ah ne,
frymëmarrja e kësaj ëndrre
mbetur hija e skamjes këmishë veshur!
Hamë atë që s’hahet,
pimë atë që s’pihet,
vishemi me markën “gab” internacional.

Kështu ecëm,
kështu po ecim
me skamjen këmishë veshur,
me erozionin duke ngrënë vetveten
si lejlekë memecë lagunave.

@seti pezaku vladi
11/09/2021

The post Çudi e çuditshme – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E dashura e Diellit – Seti Pezaku Vladi https://poezi.laberianews.com/2021/08/01/e-dashura-e-diellit-seti-pezaku-vladi/ Sun, 01 Aug 2021 15:44:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20261 E dashura e Diellit Jam e sinqertë me ty, Dielli im, Edhe kur rrezja jote...

The post E dashura e Diellit – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E dashura e Diellit

Jam e sinqertë me ty,
Dielli im,
Edhe kur rrezja jote syrin ma picërron,
I zjarrtë je
Dhe kështu i ngrohtë më duhesh
Të më pushtosh etshëm
Që herët në agim.

Jam e sinqertë me ty,
Dielli im,
Më i shtrenjti yll i gjithësisë,
Le të lemë një pikë takimi të dy,
Veç më ruaj,
Mos më djeg
Kur të puthem me ty!

Ngrohtësia jote më rrëshqet nëpër trup,
Rreth saj pjergull bëhem,
Rëra e mornicave më futet nën lëkurë
Edhe atëherë kur nis e më largon,
Pastaj zë e kthehesh në zambak të kuq,
Mbi përgjumjen e virgjër të detit
Ulesh e pushon.

Ngrohtësinë tënde ma lër peng
Deri nesër në agim
Dhe në mos ardhsh,
Retë e zeza rrugën ta kenë zënë,
Shaluar në kurriz të erës
Bregut qiellit do të ngjitem,
Në copëza t’i shqyej retë qorre të djersitura,
Përsëri ne të dy
Ngrohtësi e pjergull do të bëhemi.

@seti pezaku vladi

The post E dashura e Diellit – Seti Pezaku Vladi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>