Shefik Surdulli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefik-surdulli/ Poezi Laberia News Mon, 22 Mar 2021 20:57:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shefik Surdulli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefik-surdulli/ 32 32 Vargu pa pikturë – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/vargu-pa-pikture-shefik-surdulli/ Mon, 22 Mar 2021 20:57:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18479 Vargu pa pikturë Me sevda t’kam pritë, e ti aq e zymtë erdhe sot! E...

The post Vargu pa pikturë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargu pa pikturë

Me sevda
t’kam pritë,
e ti
aq e zymtë
erdhe sot!
E bardhë
si lulebora,
E ftohtë
pa diellin rrezeartë.

N’siklet më ke vënë
moj…
në këtë ditë,
se s’kam ç’të t’them
në vargun tim
pa pikturë,
sikur n’atë mot,
si dikur!

Shefik Surdulli

The post Vargu pa pikturë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa fjalë – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/pa-fjale-shefik-surdulli/ Sat, 20 Feb 2021 23:08:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17529 Pa fjalë Flakë e Janarit pa fjalë… Marsi i zjarreve po vie ngadalë. Ku ta...

The post Pa fjalë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa fjalë

Flakë e Janarit
pa fjalë…
Marsi i zjarreve
po vie ngadalë.
Ku ta dish
ç’mot do t’mbajë:
Me re mbështjellë,
rrufe?
Do t’shkunden plakat?!
Me frymë jo,
mbase me diell
për luleborën!
Zjarret ndizen natën,
e nata ispatë ka
vetëm hanën.

Shefik Surdulli

The post Pa fjalë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E përçudnueme Kosovë – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/09/25/e-percudnueme-kosove-shefik-surdulli/ Fri, 25 Sep 2020 18:42:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12739 E përçudnueme Kosovë Ditë e pa dritë. Në cep të fundit, shpresë. Liri, mbetur kacavjerrë...

The post E përçudnueme Kosovë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E përçudnueme Kosovë

Ditë
e pa dritë.

Në cep të fundit,
shpresë.

Liri,
mbetur kacavjerrë
as në tokë
as në qiell…!

Luftëtar,
Njëmilion t’vetne
pse s’je vra
po je gjallë!

Ferrit të Dantes,
Opinga kaperceu male
rrufe.

Lemeri f’tyrash t’zverdhuna
sërish u çjerrën:
“Rroftë robnia”!

Zune n’thue,
Kosovë e përçudnueme!

Shefik Surdulli

The post E përçudnueme Kosovë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fole e zhveshur – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/09/01/fole-e-zhveshur-shefik-surdulli-2/ Tue, 01 Sep 2020 15:22:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11953 Fole e zhveshur A mund të ishte atje n’mes gjithë atij vargu karnavalesh që nuk...

The post Fole e zhveshur – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fole e zhveshur

A mund të ishte atje
n’mes gjithë atij vargu karnavalesh
që nuk shihej
as dëgjohej nga kangët e zamanit…

Po në kangë po dergjej!

Maestro
e solli nga kanga në pikturë.
Mollë
e rënë nga pema e saj
para gjethit
që pret vjeshtën e vonë me ra,
me zhveshë
dhe folenë e zogut shtegtar.
Shefik Surdulli

The post Fole e zhveshur – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fole e zhveshur – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/fole-e-zhveshur-shefik-surdulli/ Sat, 29 Aug 2020 17:56:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11787 Shefik Surdulli Fole e zhveshur A mund të ishte atje n’mes gjithë atij vargu karnavalesh...

The post Fole e zhveshur – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shefik Surdulli

Fole e zhveshur

A mund të ishte atje
n’mes gjithë atij vargu karnavalesh
që nuk shihej
as dëgjohej nga kangët e zamanit…

Po në kangë po dergjej!

Maestro
e solli nga kanga në pikturë.
Mollë
e rënë nga pema e saj
para gjethit
që pret vjeshtën e vonë me ra,
me zhveshë
dhe folenë e zogut shtegtar.

The post Fole e zhveshur – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nammadhja Hënë – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/07/22/nammadhja-hene-shefik-surdulli/ Wed, 22 Jul 2020 15:51:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10148 Sebep shpendkeqi, i bëra rigja diellit të mos ikë, natën ta zaptojë. Hëna nammadhe perandorinë...

The post Nammadhja Hënë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sebep shpendkeqi,
i bëra rigja diellit
të mos ikë,
natën ta zaptojë.
Hëna nammadhe
perandorinë e saj
nuk e braktisë.
I ka dhënë fjalë
Ëndrrës
me u rrëfye,
Kalorësit
udhën e gjatë
me ndjekë
Gërshetin
Kablush Kuqes
me ia shprishë
te kroi
me u flladitë
prej zjarmisë.

/Shefik Surdulli/

The post Nammadhja Hënë – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të verdhën e mbante Hëna – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/05/28/te-verdhen-e-mbante-hena-shefik-surdulli/ Thu, 28 May 2020 16:03:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7231 Të verdhën e mbante hëna Me njërën dorë mbaja ëndrrën, me tjetrën doja t’ia rrëfeja...

The post Të verdhën e mbante Hëna – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të verdhën e mbante hëna

Me njërën dorë
mbaja ëndrrën,
me tjetrën
doja t’ia rrëfeja
dhe ta pikturoja
krejt të bukurën e saj,
ashtu si e pashë.

Mungonte e bardha për vellon

Të verdhën po e mbante hëna.
U ktheva sërish
por nuk e gjeta aty ku e lash.
Veçse e bukur ishte
Këtë ngjyrë e mbajta mend…

Shefik Surdulli, Gjilan

The post Të verdhën e mbante Hëna – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hija s’matet me hapa – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/04/10/hija-smatet-me-hapa-shefik-surdulli/ Fri, 10 Apr 2020 19:44:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3967 Hija s’matet me hapa Mos kujto që s’të pashë kur hijen e mate me hapa...

The post Hija s’matet me hapa – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hija s’matet me hapa

Mos kujto që s’të pashë
kur hijen e mate me hapa
deri në perëndim të diellit,
Pambarim.
Kur e preke hanën
udhës së malit tu i ra,
murmurisje diçka tu i thane.
Nuk b’zana,
m’erdhi diqysh si kangë.
Nuk po them asgjë
për guximin me dashtë
që ta mori rrufeja si një ogur,
Hija s’matet me hapa,
as pa i vënë te kryet një gur.

The post Hija s’matet me hapa – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tokës sime Dardani – Shefik Surdulli https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/tokes-sime-dardani-shefik-surdulli/ Sun, 29 Mar 2020 12:18:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2592 Autor: Shefik Surdulli (Gjilan, Kosovë) Tokës sime Dardani Edhe kaq sa jam, Jam më e...

The post Tokës sime Dardani – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autor: Shefik Surdulli (Gjilan, Kosovë)

Tokës sime Dardani

Edhe kaq sa jam,
Jam më e madhe se ti,
Më e bukur,
Më e shenjtë
dhe madhështore
në çdo stinë.
Jam më e butë se egërsia jote
Më e dhimbshme
se qava për ty kur më braktise,
Nuk të mallkova
kur i huaji me zjarrë e hekur
mbi mua ka shkelë.
Pa shpresë e krejt të shkretë
nuk më lanë ata që më donin
përnjëmend
më kishin nanë.
Ti më trandë
kur harlisesh
e s’më njeh
për Zonjë të randë…

28 mars 2020
(ShS)

The post Tokës sime Dardani – Shefik Surdulli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>