Shefqet Dibrani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefqet-dibrani/ Poezi Laberia News Sun, 13 Feb 2022 07:38:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shefqet Dibrani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shefqet-dibrani/ 32 32 Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2022/02/13/lufta-mbaroi-shefqet-dibrani%ef%bf%bc%ef%bf%bc/ Sun, 13 Feb 2022 07:38:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22627 Lufta mbaroi Lufta mbaroi Të gjithë u kthyen në fitimtar Edhe ata që betejat i...

The post Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lufta mbaroi

Lufta mbaroi
Të gjithë u kthyen në fitimtar
Edhe ata që betejat i sabotuan
Edhe ata që ishin në anën e armikut shekullor

Të tillët përvetësuan tokat e shtetit
Pallatet, fabrikat dhe gjithë pasurinë
Pastaj me epitetin “Hero i Gjallë”’?!” u zbukuruan

Të gjithë së bashku
Harbut dështakë dhe zuzarë
Festuan fitoren mbi varrët
E trimave të vrarë në fronte Lufte
Dhe mbi ato varre mbajtën fjalime të zjarrta

Luftëtari i vërtetë që luftoi në Luftë
Qëndronte kokë ulur përpara zuzarëve
Turpërohej kur ata blenin tokën e Atdheut
Për më pak se pesëdhjetë qindarka

Askush nuk e thotë, kush e shantazhoi Lirinë
Askush nuk e di cilët ishin kusarët
Por të gjithë e dimë se
Pasuria Kombëtare u shit lirë…
Më lirë se sa Liria që e solli Luftëtari

Skamja e kaploi popullin, dhe
Luftëtarin që në Beteja i la gjymtyrët
Ai s’ka para për t’i blerë ilaqet…
As bukën për t’i ushqyer fëmijet

Tash me paqen e fituar
Tallën dezertorët e luftës
Edhe ata që ishin në anën e armikut

Sot humbësit e luftës janë bërë milioner
Mercenarët diletant qirren në TV-të publike
Dhe tallen me LUFTËTARIN që na solli Lirinë

The post Lufta mbaroi – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kafja e mëngjesit – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2020/05/22/kafja-e-mengjesit-shefqet-dibrani/ Fri, 22 May 2020 20:58:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6849 Shefqet Dibrani KAFJA E MËNGJESIT Çdo ditë në ora tetë të mëngjesit Ai porosiste dy...

The post Kafja e mëngjesit – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shefqet Dibrani

KAFJA E MËNGJESIT

Çdo ditë në ora tetë të mëngjesit
Ai porosiste dy kafe në filxhan
Pranë filxhanit të saj edhe pak dashuri
Ai priste atë dhe ajo erdhi
Pastaj ajo me qesëndi ia lëshoi sytë filxhanit
Kurse vështrimi i saj si puthja ra mbi sytë e tij
E atij si xixa stralli i përvëlohej e shkreta dashuri
Filxhanin e kafes ajo qetë qetë me duart e buta e mori
Pastaj e vuri pran buzëve të kuqe
Kurse buzëkuqi mbi filxhanin e kafes buzët ia pikturoi
Kundruall saj shkëlqente shikimi i tij që i lexohej në fytyrë
Veçmas atëherë kur ajo i puthiste buzët e filxhanit
Për një çast ai buzët e tij lëpiu dhe bëri sikur pak aromë kafeje rrufiti
Ajo filxhanin e kafes lëshoi me kujdes mbi tryezë
Sheqer i hodhi për ta ëmbëlsuar jetën e atij që i rrinte përball
Pastaj ajo kafen e zezë e zbardhoi me lotin e saj
Kurse përgjimi i tij i heshtur sikur i dha shkëlqimin e ri
Pasi ajo e pyeti natën si kishte kaluar dhe nëse atë e kishte ëndërruar
Ajo mori cigaren dhe shkrepësen në dorë
E ndezi cigaren e hollë siç ndizej dashuria e tij për të
Kurse fjongot e tymit bënë peizazhin e reve përmbi
Përsëri buzët e saj pigmentuan cigaren e bardhë
E cila digjej ashtu siç shuhej ai pran saj
Ajo thithte cigaren dhe rrallë fliste
Po shikimi i saj zhbirues atij ndjenjat ia nxiste
Ajo fikte një cigare ndizte një tjetër
Pak fliste më shumë përgjonte
Nuk dihet atë apo njerëzit që kalonin përball saj
Por dikur ajo hapi ombrellën pa thënë edhe një fjalë
Atë e puthiti duke ia vulosur buzët me buzëkuqin e saj
Ndërsa nga pikturimi atij faqet iu dalldisen si flakë
Shumë e ngazëlleu e puthmja e saj e cila e shtangu në vend atë djalë
Pas pak ai u këndell dhe shtrëngoi edhe ca kujtimin ndër duar
Lëpiu buzët rrufiti kafen e pastaj edhe ai shkoi…

St. Gallen, 07+07=14 ose 7 korrik 2014.

The post Kafja e mëngjesit – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një çast i lig – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/nje-cast-i-lig-shefqet-dibrani/ Sat, 16 May 2020 10:00:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6243 NJË ÇAST I LIG Ilir Konushevcit- motiv lufte Çfarë çasti i lig, çfarë ndodhi në...

The post Një çast i lig – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË ÇAST I LIG
Ilir Konushevcit- motiv lufte

Çfarë çasti i lig, çfarë ndodhi në fushëbetejë
një nënë pret vdekjen e të birit
fytyra unur iu bë
Ajo ka ardhur nga një vis i largët e rri pranë të birit
si dega e pemës së shtëpisë, këputur nga breshërimat e zisë
Një ushtar me plumba në kraharor rrëzuar për tokë
edhe zogjtë nga pikëllimi nuk mund të mos ligjërojnë
një lutje flatrash:

O Zot
ndero këtë ditë
dhe vdekjen e ushtarit shtyje
se nëna qëndron pranë tij…

Botuar në librat:
Shefqet Dibrani, “STREHËT E GJAKUT”, poezi Prishtinë 2000, faqe 45.
Sh. Dibrani, “ANATOMIA E BRYMËS”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 2014, faqe 153.

The post Një çast i lig – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Politika dhe poezia – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/politika-dhe-poezia-shefqet-dibrani/ Sun, 05 Apr 2020 18:03:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3582 POLITIKA DHE POEZIA Si lavirja më tërhoqe pas vetes – Politikë?! në ty e mbi...

The post Politika dhe poezia – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POLITIKA DHE POEZIA

Si lavirja më tërhoqe pas vetes – Politikë?!
në ty e mbi ty, si kasnec i privilegjuar unë u ndjeva
në Ty i mësova fshehtësitë, metaforat e dredhitë
unë naivi – Politikës kurvë – sekretet ia zbulova

Asnjëherë nuk besova se Ti poezia ime do më braktisje asnjëherë
e tani ndjehem i vetmuar sikurse i mbeturi në shkretëtirë
ku e rrahin erërat e forta të mbuluara me pluhur
me pluhurin e harresës mungesës dashurisë

Më fal pse të lash të vetmuar, por harruar s’të kam kurrë
u hamenda pas dalldisjeve të At(e)Dheut
e pluhuri i Politikës sytë mi verboi, të dy sytë
andaj kthehu të lutem kthehu Poezia ime se të dua

Kam mall për ty, mall kam e sytë më janë verbuar
sido që të jesh katandisur, s‘të nxora kurrë nga Dhembja…
Poezia ime

(CH – St. Gallen, Shefqet Dibrani)

The post Politika dhe poezia – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kopshtin zoologjik – Shefqet Dibrani https://poezi.laberianews.com/2020/02/28/ne-kopshtin-zoologjik-shefqet-dibrani/ Fri, 28 Feb 2020 09:43:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=822 NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK Sa herë që shkoj në kopshtin zoologjik Më shtohet admirimi për kafshët...

The post Në kopshtin zoologjik – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK

Sa herë që shkoj në kopshtin zoologjik
Më shtohet admirimi për kafshët e egra
Po aq më shtohet dhembja për njeriun
Që tallet egërsisht me to

Ato vazhdojnë qetë, qetë
Jetën që ua caktoi njeriu
Ai që shkroi edhe Kartën e të Drejtave Për Liri
Me tela gjembaçë rrethuar

Ai perandor i përhershëm
Ka shtrirë nbi jetët e tyre
Edhe të drejtën e talljes
Kurse ushqimin ua mat me peshojë

Njeriu di të kërkojë të Drejta e Liri
Po di edhe të shfrytëzojë drejtësinë
E një ligji të lig
Që ua ka verbuar gojën vizitorëve

Andaj jeta është bërë kopsht zoologjik
Me Karta për të Drejta dhe Liri (?!)
Njeriu vepron për përfitime
Edhe kundër ligjit të Natyrës dhe të Zotit

Prandaj o Zot
Vazhdo t’i falësh këta mëkatarë
Që shpikin robërinë e tjetrit
Rrethuar me gjemba vrastarë

(CH – Gossau, Shefqet Dibrani)

The post Në kopshtin zoologjik – Shefqet Dibrani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>