The post Drejtësi hyjnore – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Sherife Allko
15.06.2020
Të drejtat e autores të rezervuara !
The post Drejtësi hyjnore – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Të bërtasësh – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Vetëm një thirrje ,një urdhër ,
E bota njerzore braktisi peizazhet
e mjegullta të gënjeshtrës .
Braktisi gjestet spitullore t’pa fytyra,
U struk në strofullën e ngrohtë shtëpi .
Çdo gjë u bë e thjeshtë ..abstrakte ,
Vetëm të bërtasësh e përnjëherësh
u zhdukën dhe fantazmat .
Tani e di, pranvera po merr frymë lirisht.
Lirisht merr frymë i gjithë universi
Yjet ,hëna ,dielli ,shpendët e lulet .
Kafshët kanë dalë në paradë mode ,
Ecin krenare një herë të vetme ,
në rrugë të asfaltuar e bulevarde .
Qielli më në fund
nuk ka asnjë armik tinzar ,
Është i plotfuqishëm në qartësinë e tij .
Bërtitja ime lakuriqe ngjitet në shkallët
e pafundme të gëzimit ….!
Sherife Malo Allko
12 .04.2020
The post Të bërtasësh – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Kthehu,por s’të premtoj më dashuri – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Kthehu ,arratisje mos të ketë më .
Futu në shtratin tim të ngrohtë ,
Mblidhu sa një grush në gjoksin tim ,
por dashuri s’të premtoj më ..!
Do jenë të ftohta netët ,
deri në përjetësi .
Deri atëherë bota s’do ketë më kuptim ,
Pa të ëmblën dashuri !
Sherife Allko
09.06.2020
The post Kthehu,por s’të premtoj më dashuri – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Dhimbje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Ishte dita e fundit për ne të dy ,
kur dhamë puthjen e lamtumirës .
Sytē e tu përcillnin trishtim e melankoli .
Dhimbja e shpirtit tregohej qartë .
Yjet lotuan për ty në grahmën e fundit .
Ditë makabre , dhimbje e hidhur .
Gurët e ftohte në gri të errët ndërtuan strehëzën e përjetshme ku do preheshin eshtrat e tu .
Ah o dhimbje qiellore ,
e thave zemrën e shkretë ,
si koren e tokës të plasaritur
nga etja e madhe.
Po pres nga dita në ditë engjëllin e vdekjes
Jo ,s’mund të jetoj dot pa ty !
Sherife Allko
07.06.2020
Të drejtat e autores të rezervuara !
The post Dhimbje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Imazh enigmatik – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Faqet e librit të zhubravirur ,
dhe një shishe vere e pa hapur ,
pret të zotin ta pijë ,në heshtjen
e përjetësisë .
Pritje e gjatë në heshtje enigmatike !!
Sherife Malo Allko
06.01.2020
The post Imazh enigmatik – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Ringjallje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Sherife Allko
30 .05 .2020
RESURRECTION
*******
I rose from the grave in horror
Body sculpted like dry grass threads thrown into the desolate field,
where desecration was all-pervading.
With hands smeared with dead body fat,
I grabbed the living life by the throat.
I tightened it tightly with all the power I had,
How much heaven and moon I dropped to the ground ..
The squeaky cry echoed through the pebbled rocky mountains.
I was resurrected …!
The face took on divine form !!
The soul was rekindled like the sun after the torrential rain.
I cried out for the joy of the resurrection that came into this world.
Sheriff Allko
30 .05 .2020
The post Ringjallje – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Mbeti një ëndërr ne aspektin poetik – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Mos më mashtro me fjalë të ëmbla
e lule plotë ngjyra kur s’je i aftë të duash
Nëse më do më fal dashuri të sinqertë ,
dhe shprirtrat përherë rrinë në paqe të dashuruar .
Mos lëndo zemrën e një gruaje ,
që të dashuron me shpirt .
Mbase të dukem e shëmtuar ,
por zemrën e kam të bukur
Mos e lerë të mbetet një ëndërr ,
E bukura dashuri …!!
Sherife. M.Allko
The post Mbeti një ëndërr ne aspektin poetik – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Identikiti -Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Unë i di mirë dhe erërat e luleve .
Ua njoh mirë ngjyrën dhe aromën .
Ngjyra shëndeti,ngjyra dëshire,ngjyra frike,ngjyra të çeljes së ëmbël ..
Ngjyra të qeshjes pa vënd ,
kur lumturia i çmend .
Unë di mirë dhe emrat e yjeve .
Çdo mbrëmje shëtis bashkë me to .
Eksplorojmë botën nga largësi të pa anëshme .
Dua ta bind me zemrën time gjithësinë .
Trokitjet gjithësisë ia ndjej
në zemrën e tē tjerëve .
Çdo mbrëmje dua ti mbledh yjet
në rrjetën e shpirtit tim
Dua ti ruaj të sigurtë
në kasafortën e zemrës .
Në qënien time ka trajta
të atyre yjeve qē dua .
Unë flas vërtetë !
Flas me gurët e sokakeve shekullorë ,
flas me lulet e praruara ,flas dhe me yjet .
Flas me gjithësinë enigmatike .
Njoh kohën që ndan e bashkon gjithçka
Sherife Malo Allko
2019
The post Identikiti -Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Të prita – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Mbi xhamin me avull fillova të vizatoj, figura nga më të ndryshmet .
Vizatova dy zemra pranë e pranë ,
me emrat tonë mbi to ,
I mbështolla me fjalën e ëmbël të dua .
Harruar isha në mendime të thella mbas xhamit të lagur nga cërrkat e shiut ,
por silueta juaj nuk u duk kurrë .
Shiu vazhdonte tē rigonte.
Unë përhumbur në thellësi mendimesh .
Sherife Malo Allko
26.05.2020
The post Të prita – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>The post Dashuro me forcën e shpirtit – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>Dashuro..Dashuro si rrallë ndonjëherë.
Dashuro me sytë mbyllur dhe percepto botën një formë zemre të zjarrtë ,
ku triumfon vetëm dashuria .
Dashuro…Dashuro sekondin e kohës
Sepse është tepër i çmuar …!!
Sherife Malo Allko
02.04.2020
Tiranë
The post Dashuro me forcën e shpirtit – Sherife Malo Allko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.
]]>