Shpresa Gashi Zurnaci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shpresa-gashi-zurnaci/ Poezi Laberia News Sun, 14 Jun 2020 11:11:37 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shpresa Gashi Zurnaci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shpresa-gashi-zurnaci/ 32 32 Jam mbyllur vetmisë e mërguar – Shpresa Gashi Zurnaci https://poezi.laberianews.com/2020/06/14/shpresa-gashi-zurnaci/ Sun, 14 Jun 2020 11:10:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8263 JAM MBYLLUR VETMISË E MËRGUAR Ka jave qe ndihem e merzitur E mbyllur si zogu...

The post Jam mbyllur vetmisë e mërguar – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JAM MBYLLUR VETMISË E MËRGUAR

Ka jave qe ndihem e merzitur
E mbyllur si zogu ne kafaz diku larg
Kam mbetur brenda vetmise duke e pritur
Ate diten e bardhe e te arte

Na thone se duhet mbyllur te rrini
Nga kjo e zeza pandemi Covidi
Me thoni ju miq se si kohën vetmise munde ta grini
Deri sa diten e lirë e pritni

S’ka kush as te me pershendete
A nenen te perqafoj e te nxjerr mall
Jam mbyllur ketu larg vetmise vete
Dhe s’kam te nderroj as dhe nje fjale

Dhe lulet kane rene ne merzi
Pikturat heshtin e me shikojne me dhimbje
Vetem librat me kan mbetur miqte e mi
Dhe poezia qe here here me vjedh frymezime

Dhe ikin ditet kesisoj te vetmuara
i ngjajne njera tjetres e flatrojne
Une mbetem pritjes diku larg e harruar
Pres lajmin e mire te me gezoje

Shpresa Gashi Shepresa Zurnaci

The post Jam mbyllur vetmisë e mërguar – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mall për nënën – Shpresa Gashi Zurnaci https://poezi.laberianews.com/2020/05/28/mall-per-nenen-shpresa-gashi-zurnaci/ Thu, 28 May 2020 21:24:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7239 MALL PËR NËNËN Mos i thënqin pandemi A burg i mbyllur shtëpiak Aq më keq...

The post Mall për nënën – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALL PËR NËNËN

Mos i thënqin pandemi
A burg i mbyllur shtëpiak
Aq më keq kur jeton në largësi
Jeta është ferr e të djeg edhe mall

Poezin po ta nisi plot mall
E mbyllur brenda mureve në largësi
Deshirën tek ti për të ardhë
Ma vrau virus, na mbylli kufi

Nënë, e di se të ka zënë malli
Dhe brengosesh shumë për mua ti
Por mua këtej më djeg edhe brenga e jote
E assesi nuk mundë të fluturoj e të vi tek ti

Na thonë se ka rënë një ushtri e pa dukshme
Që se mbron kush krimin e tijë
E vetmja mbrojtje na ka mbetur
Të rrimë të mbyllur e në largësi

Se kurë do të dalim nga këtej
Askush fundin nuk ia di
Por se u çmendëm, jeta na është bërë ferr
E brenga e halli për ty orë e çast më gri

Thonë se as përqafime nuk bën
Por mua malli të të përqafoj më përvëloj
Qdo ditë perqafohem me mallin tënd
Dhe me frymëzimin për ditët e mira frymoj

Po shpresës asnjëherë nuk i ndahem, besoj
Se kështu më bekove dhe emrin kur ma dhe
Se një ditë përsëri do të vijë tek ti, e të të takoj
Veq sa kjo murtajë të largohet e ikën nga këtej

Të përqafoj plot mall e dashuri
Nga largë brenda mureve e vetmuar
Ty e mira nënë, më e mira e botës më je ti
Sa shumë për ty malli më ka përvëluar

Shpresa Gashi Zurnaci
Turqi, prill, 2020

The post Mall për nënën – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’të të jap vargu im – Shpresa Gashi Zurnaci https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/cte-te-jap-vargu-im-shpresa-gashi-zurnaci/ Mon, 25 May 2020 21:16:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7115 Ç`TË TË JAP VARGU IM Alfabetit të ikjeve dhimbjen e mësuam Nëpër gjeografin e mallit...

The post Ç’të të jap vargu im – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç`TË TË JAP VARGU IM

Alfabetit të ikjeve dhimbjen e mësuam
Nëpër gjeografin e mallit mbetëm të harruar
Qfar ti japim vargjeve nëpër këtë vetmi
Pos etjen e shpirti të trazuar

Na mbetën udhët plag në shpirt
Dhe ikja na la të harruar
Qfar ti japim vargjeve kësaj vetmie
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Asgjë kur ikëm s`morëm me vete
As edhe një të vetëm kujtim
E tani qfarë të të jap edhe ty o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Dhe tani kur ikja me ne është mishëruar
Dhe udhët ëndrrat na i kanë kapluar
S`kam ç`të të jap o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar

Shpresa Gashi Zurnaci

The post Ç’të të jap vargu im – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si erdhëm në këtë ditë – Shpresa Gashi Zurnaci https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/si-erdhem-ne-kete-dite-shpresa-gashi-zurnaci/ Mon, 25 May 2020 20:59:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7107 Sİ ERDHEM NE KETE DITE Sot seç u zura, une me veten time S’po më...

The post Si erdhëm në këtë ditë – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sİ ERDHEM NE KETE DITE

Sot seç u zura, une me veten time
S’po më gjen shpirti qetesi
Po-pse? Na kanë mbyt
Mashtrimi, gënjeshtra, mu deri në fyt,

Po-pse? O zemër-bardhësi
U lyve u djallose, ngjyrë të errët zi
O Zot na lehtëso, shpirtin e rënduar,
Te mirit bukën, prej dore ja marrin,
Të ligët mbi tokë, i shërbejnë djallit.

Lutem për familjen, fëmijë e te ri
Lutem për farefisin, për ju miqësi,
Lutjen time dëgjuar, me Zot-Perëndi,
Çdo shpirti t’lenduar ti falë lumturi!

Shpresa Curnasi

The post Si erdhëm në këtë ditë – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qyteti im – Shpresa Gashi Zurnaci https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/qyteti-im-shpresa-gashi-zurnaci/ Mon, 25 May 2020 19:27:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7088 QYTETI IM Rrjedh lumit të jetës e nuk shterron Pranë meje mbetesh shpirtin më shëron...

The post Qyteti im – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
QYTETI IM

Rrjedh lumit të jetës e nuk shterron
Pranë meje mbetesh shpirtin më shëron
Sa do që larg ty të të kem
Me vjen në ëndrra e më rrëmben

Më zgjon kujtimet e nastalgjinë
Më kthen ndër vite ma sjell rininë
Shëtitoreve tua sa shpesh rrapëlloi
Me shokë e shoqe mbremjet shoqëroi

Dhe zbres ditën aty buzë lumbardhi
Ç`freski më sjellë më trazon mallin
Ti mbetesh ëndërr që nuk shterron
Dhe këtu larg në shpirt më trazon

Ndaj të ruaj pranë të mbaj në gji
Qyteti im plot dashuri

Shpresa Gashi Zurnaci

The post Qyteti im – Shpresa Gashi Zurnaci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>