Shukrije Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shukrije-gashi/ Poezi Laberia News Sun, 13 Jun 2021 15:27:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shukrije Gashi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shukrije-gashi/ 32 32 Hijet nuk jane vetem – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/06/13/hijet-nuk-jane-vetem-shukrije-gashi/ Sun, 13 Jun 2021 15:27:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20001 31 maj, 2020 HIJET NUK JANE VETEM Te dashurosh eshte te prekesh shpirtin pertej perdes...

The post Hijet nuk jane vetem – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
31 maj, 2020
HIJET NUK JANE VETEM

Te dashurosh eshte te prekesh
shpirtin pertej perdes anderr
vetmia luan me floket ngaterruar
shkujdesur gishtrinjeve pa takt
nje tango trishti me heshtjen
spektator kerkon fillin e drames
per kupitimin e jetes
pertej vetmise rri zgjuar e dyzuar heshtja
kryeneqe levize nga nje qosh ne qoshin tjeter
te dhomes qe mberdhine eshtrat strukur
nen mbuloj harrimi me veteveten
muret flasin kur i ndegjojme
me vemendje i zhveshim kujtimet nga
kuarca e dremitjes barabare si ato
qe na dhembin me ato qe na gezojne
Te dashurosh njeriun eshte te ndiesh
rrencethjen ne lekure cakerdisjen e flokeve
tela trishtuar nga etja per syte qe iken dje
te dashurojme jeten eshte ta kthejme
rrjedhen e lumit ne anen tjeter
titullin e drames “Hijet nuk jane vetem”
ta shkruajme para ikjes se aktoreve
nga skena e kujteses
vec dje apo teksa ndodhi zezona sot
kam frike u be vone per dashurine
njeri
I ligu e ha te fortin ne cdo kohe…

The post Hijet nuk jane vetem – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bac’ te shnderruan ne Legjende – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/bac-te-shnderruan-ne-legjende-shukrije-gashi/ Thu, 01 Apr 2021 16:55:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18677 30 mars 2020 Bac’ te shnderruan ne Legjende historia e pergjakur nuk eshte perralle meritat...

The post Bac’ te shnderruan ne Legjende – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
30 mars 2020
Bac’ te shnderruan ne Legjende
historia e pergjakur nuk eshte
perralle
meritat t’i pordhosen prapa pikturave
e muraleve ngjyrash klandestine
kujtuan u veshen me epoken e lavdise
Vrare me pahir Njeriun e luftetarit
flijimit per diten qe kurre do ta gezojme
nje zezone e kobshme mbi çatinë e Kosoves
qyqes i ka ba vend ç’moti
e sot Kali i Trojes hingelline padroje
neser kembekryq ne ball te oxhakut serish
Bac’ asnjehere je Legjende por shembull
si vdiset per Lirine qe çdo dite po zhvatet
e shitet ne therrime
A ka sy ky popull hije a mumje
roje e padijes e mizorise
shpirtit te robit nuk i hiqen lehte mekatet
e dembelise as uthulla e idhnimit Une
liria nuk blihet por fitohet
heshtja zuzare eshte roberia e blere
me therrime e sheshe te Lavdise
Heronjte u shnderruan ne Legjenda
e legjendat ne heronje kaubojesh
nje kozmetike trapiste qe bjerre njeriun
ne kembim trilli epik
Monstrumi i robit e njeh veç andrrën
deshirore historine Legjende
Bac’ as neser u Kry
Pandemia e Lirise tone eshte vetem Legjende
Popull i heshtjes dhe durimit
te marrte mordja per vrasjen me Kainin
Kurre e mesove hilen e mashtrimit…3

The post Bac’ te shnderruan ne Legjende – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ditën e Shën Valentinit – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/ne-diten-e-shen-valentinit-shukrije-gashi/ Thu, 14 Jan 2021 16:40:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16551 NË DITËN E SHËN VALENTINIT Një parakalim përvjetorësh te varrezat e dëshmoreve e heronjëve për...

The post Në ditën e Shën Valentinit – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË DITËN E SHËN VALENTINIT

Një parakalim përvjetorësh te
varrezat e dëshmoreve e heronjëve
për hir të traditës
Kësaj here fushatë e shkurtë
trumbeta parazgjedhore
zari i pikëllimit shfaqjes mondane
dikujt sigurisht do t’i dhembe shpirti
për shokët e rënë dje
ndërsa liderët përformojnë përmallshëm
garën zgjedhore
thirrja për unitet fshinë vijat e kuqe
pesë minuta frymëzim lavdie
me puplat e heronjeve
pulsit vegjetues t’popullit paqësor
tregëtim flamujesh heshtja
zë vend përunjësisht
Heronjtë e Deshmorët janë shndërruar
në varreza a murana zhveshur nga
lavdia hireve të tregëtisë politike
popull me talamus të shkatërruar
gjithë jetën
zor se e braktisë kompleksin
e robit dashninë me padronët
dje e neser vartës
lumturimin mitik me pak therrime fisnore
kaq pak kushton Liria në tokën pa emër
në ditën e Shën Valentinit 2021
flakoni patkonjtë e huaj mbathur me pahir…

The post Në ditën e Shën Valentinit – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa hire kurorë lavdie mitike – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/pa-hire-kurore-lavdie-mitike-shukrije-gashi/ Thu, 14 Jan 2021 16:31:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16546 Vargje kushtuar Nuhi (Rexhep) Berishës e Rexhep Malës, Heronjë Kombëtar, me rastin e 37 vejtorit...

The post Pa hire kurorë lavdie mitike – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vargje kushtuar Nuhi (Rexhep) Berishës e Rexhep Malës, Heronjë Kombëtar, me rastin e 37 vejtorit të rënies së Tyre sublime për Lirinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare – dashninë për njeriun.

PA HIRE E KURORË LAVDIE MITIKE

(12 janar 2021)

Do të vij një ditë tjetër te varri yt
i parë mik aty ku dhimbën për Ty e njoha
t’ thjesht si etjën tënde për liri
lumenjë e kroje bilur t’ Kosovës jetime
dje e nesër
pa hire e kurorë Lavdie mitike
a legjendash që vrasin dëshmorët
e bëmat e lavdisë që Ti kurrë
nuk i deshte për stoli
do të mbështetem fort pas gurit
t’ parë t’ varrit tënd e të flas
me Ty për dhimbat e Mëmëdheut
që folëm kurrë as nesër kobit të ri
kallauzësh t’ Ballkanit Perendimor
Nuk t’ erdha dje n’ditën kur i mbylle
sytë bashkë me
shtigjet e ecjeve ilegale
me thembra t’ përgjakura
rrugëve me kalldërmë e baltë
një natë dimri
t’acartë me stuhi e plojë
nën krisma batare plumbash flakë për flakë
me çakejtë edhe shqip t’ Novicës së Zi
hakun ia morët Kosovës vertikalisht
bashkë me vëllaun “Xhepën”* krah
e mburoj a Hije kurrë e
Dyzuar si koci e mishi ishit Një
me këngë e përcollët orën
e zezonës Serbi veshur me çelik
deri në dhëmbë policë e ushtarë
bëshëm ua mësuat leksionin e parë
Jehun UÇK e mbollët pëllmbë për
pëllmbë dashni Mëmëdheut Shqipëri
thjesht pa ceremoni e garda hiresh
konvencionale
lule gjaku morët n’vetull a gjokësin e trimit
plumba si vetë Liria e sertë
a dashnia për njeriun
e fituat betjën përjetësinë
n’ lapidarë pa hire karremi
e sot harruar n’ heshtjen e delirit lakmi
ftohët trishtit mermer ju nuk dremiteni kurrë
n’qetësi një plagë e re hendeku
betejash pushtet ka zënë lëngatën ç’moti
e nesër n’ krye t’ oxhakut
Kosova dergjet nën patkojë sejmenësh
hazdisur n’ garën e vetës së parë
Me mllef po t’ them nuk erdha dje
t’ pjekem me Ty
as me shokët e tjerë shkrirë n’ lapidarë
m’ dhembë harrimi i betimit t’ dhënë
nuk kam fjalë t’ mira për t’u thënë
vij një ditë tjetër kur t’ zgjohet nga gjumi
i lumturimit mitik
Liria e çprangosur sot pengë
n’ garën e vetës s’ parë veshur me lakmi
Mbase do t’ flasim e çmallemi me nge…


“Xhepën”*, nofka për Heroin Kombëtar, Rexhep Mala

The post Pa hire kurorë lavdie mitike – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashni pa kushte – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/04/dashni-pa-kushte-shukrije-gashi/ Mon, 04 Jan 2021 11:19:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16297 DASHNI PA KUSHTE Nuk kam as s’di c’t’i them dhimbjes per ty places ku fle...

The post Dashni pa kushte – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHNI PA KUSHTE

Nuk kam as s’di c’t’i them
dhimbjes per ty places ku fle
shpirti yt krater kurre i heshtur
as ta perze nuk mundem
e besa as nuk dua
dimrat e acarte me akullnaja
vezulluese trishti nuk shqiten
nga mendja as shkrihen nga
oqean lotesh vershyer
kujtimesh peng ne krah dallendyshesh
dyzuar ardhjeve te bleruara e ikjeve
vjeshtash me gjethe zvetnuar e stuhi
rebeluese
Nuk kam as nuk mund ta thyej guacen
e dhimbjes qe nuk flet
memece jane hijet anipse zemra pelcet
e pikellimit nuk i mbyllen kurre
dritaret as dyeret ecjeve pa shije
neper kohe
Dimer me shume se acari kristal
murtaja vrau mijera dashni vitin
qe iku dje me zezonen pas
rri aty ku je strehuar n’ placen
dashni as nje kohe t’ vodhi
as nje cast as ne grimca atomi
t’ harrova hija ime besnike
jam veshur c’ moti me Ty
di c’ t’ them dhimbje e bukur
dashnia ime pa kushte Kosove…

The post Dashni pa kushte – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2021/01/01/idile-femijerie-shukrije-gashi/ Fri, 01 Jan 2021 20:11:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16094 Idilë fëmijërie (26 dhjetor, 2020) Gjyshi i gjatë e i drejt si lisi sykaltër e...

The post Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Idilë fëmijërie

(26 dhjetor, 2020)

Gjyshi i gjatë e i drejt si lisi
sykaltër e gjelbër me mafesin e kuq
burrë i pashëm i thonin t’ gjithë
që e njohën nga paria e qjytetit
vishej me elgancë me trendin e kohës
e donte jetën dhe t’bukurën kërkonte
kudo
as gratë ishin inferiore teksa kalonte
rrugës me kalldërmë gadi çdo ditë
prapa perdeve pikaseshin silueta
zonjash kurreshtare plot hire
nga dyqanet vështrime admirimi
burrash për namin e Tij liberal e dijen
politike
dhe pak gjelozi tekajnoze e
inferioriteti thyente panoramën
arkaike t’ lagjes zanatçinjësh me namë
idilën e rrugës me kalldërmë
fëmijërinë time më t’ dashtun
çupën me kaçurrela t’ verdha
ulur shkujdesur para
dugajes drugdhendjeje t’familjes
Gjyshi ndjesë pastë kurrë nuk fali
urrejtje i donte buzëqeshjet e dlira
dhe u gëzohej dëshirave t’ fëmijëve
satirën e lehtë n’ humor me shije
e kishte n’ maje të gjuhës
përdorte fjalë që rrallkush ua dinte
kuptimin “osht filimon ai bir thiu”
“e hjeshëme osht ajo dosë…!
Ishte mik me t’madhin dijetar
At Shtjefen Gjeçovin
abetaren e parë e mori prej Tij
“kombi n’ vend t’ parë…”thoshte
me pak buzëqeshje elegante
e shumë urti krenie për dukjen
e dijen librale
e donte t’ bukurën dhe jetën
plot gaz e hire trendi allafranga
n’ Evropën gjysëm mondane
nuk i pëlqeninin thashë e thënat
dhe as burrat e zhurmshëm e grindavec
gruan e donte më shumë se Perendinë
“osht Zoja e shpisë e kryet e familjes…”
n’ meshlize i bënte vend n’krye
t’ oxhakut asaj
Eh gjyshi sa shumë dashni m’fali
e kurrë foli me urrejtje për as ke
një breme mall me lotë për te
ma nxorri andrra e mëngjesit sot
ç’ogur i mirë kujtimi për gjyshin…

The post Idilë fëmijërie – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/12/12/miq-kur-tmos-jem-me-n-mesin-tuaj-shukrije-gashi/ Sat, 12 Dec 2020 10:15:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15561 7 dhjetor 2018 Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj m’ kërkoni n’ vargje...

The post Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
7 dhjetor 2018

Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj
m’ kërkoni n’ vargje poezishë
në sytë e çdo gruaje që
heshtjes gjinore ia preu
frikën n’ kërthizë
gjahun e sedrës së ligë burrnore
tek varri im mos vajtoni
shpirti im nuk banon në vdekje
që vodhi andrrën e Lirisë
shaluar me mamuza t’ huaj
hingëllimash kali t’ hazdisur
trokut bixhoz e pushtet
Thembrave t’ përgjakura
gjithë jetën ecur kam gjurmëve
t’ mia autentike një vurratë
djalli nuskë
Kurrë nuk do t’i mbyllë
sytë për t’i harruar klithmat
as dhimbjet e të vegjëlve
që dhunshëm pushojnë
n’ harrimin dje
Jo as pas murit që ndanë
mishin nga shpirti tej pragut tjetër
do t’ju braktisë
n’ zërinë tuaj jam ëndrra që rri zgjuar
vargut që merr zjarr eshkë
ta djegim bashkë heshtjen mënxyrë
M’ falni nëse njëherë ju harrova…

The post Miq kur t’mos jem më n’ mesin tuaj – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lejoni të jem vetëvetja – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/11/30/me-lejoni-te-jem-vetevetja-shukrije-gashi/ Mon, 30 Nov 2020 08:27:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15222 Më lejoni të jem vetëvetja (3 maj, 2017) Nuk di pse nuk më lejoni të...

The post Më lejoni të jem vetëvetja – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më lejoni të jem vetëvetja

(3 maj, 2017)
Nuk di pse nuk më lejoni të jem
Vetëvetja ashtu siç e kam emrin
Poezi
ngjizur në dashuri sytë e m’i kanë
më shumë ngjyra se nyancat e ylberit
Ata që nuk më ndegjuan as kurrë më lexuan
as gazin e dhimbjet e mia i njohin
me veshin me rrobat e smirës
egozmit dhe ankthit perverëz
që helmit i thonë Elitë
Më lejoni të jem mishrim i të bukurës
grimcave atomike t’ua ndjejë frymëmarrjen
ritmin e vallzimit magjik t’ua prekë në nota
rrënqethje tej për tej perdes palcë
e fijet e flokut të më ngriten përpjetë
Heu kujt po i flas
jam Poezia një grua që tokës i dhashë jetë
Kupën e eleksirit asnjëherë e këmbeva
me tharmin e gjakut të prishur
gjymtyrët po më dhëmbin nga
dhuna e poetëve që shkruajnë në gjuhën asnjanëse
e kurrë folën me mua
më ulin dhe më varin ku të duan kujtojnë
anipse më thonë mbretëreshë e artit
Një notë proteste shpirtrore e kam
mos u tallni me mua
Jam e ndjeshme si krymbi i mëndafshit
flasë në të gjitha gjuhët e sojit tim
veç arrogancën dhe padijen
nuk m’i kapërdinë midja
Jam bijë e fisme e artit
në fronin e yllësisë e kam vendin
Folni rrjedhshëm me mua se nuk ju kuptoj
Një notë protestë më ndëgjoni
më lejoni të jem Vetëvetja
Më dhembë shpirti
nga pezmi po flas
me fantomën time dje
U shkunda nga dheu sërish
kaluar mbi vargjet e Azem Shkrelit erdha
pa ndrojtje në odat e mia
Lirikë u nominova para Mileniumit të Parë
jam rebeluar sonte sërish nga vrasësit bastard
të gjymtyrëve të mia
ju që kurrë më lexuat për poezi
mos u merrni kot me mua…!

The post Më lejoni të jem vetëvetja – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/pak-miresi-njerezore-e-shume-dashni-shukrije-gashi/ Sun, 01 Nov 2020 08:12:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13920 Pak mirësi njerëzore e shume dashni prapa shpinës tënde është hija jote, je ti o...

The post Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pak mirësi njerëzore e shume dashni
prapa shpinës tënde është hija jote,
je ti o njeri
Kot prita njeriun dashninë për njeri
para meje buzëqeshje e shtirur
gjithë jetën kërkove Thembrën
e Akilit në mua
zure në thua Prometeun
Nga smira vrave njeriun
në shpirtin tënd shëmbellimin
e tij
të pashë çdo ditë në sekonda
hëngre mbllaqitjet e helmit Tarantulë
jo kokën e tij
do ta hash vetëveten kurrë mua
në Mileniumin e Tretë
nuk ke frymëmarrje për t’prekë
as pragun
Sa mirë ndihem në fronin e
Mileniumit të Katërt në lëkurën time
Hiqe nga pesha smirën ha bukën
tënde dhe fli rehat n’shtrojat
e paqes me vetëveten
Shukrije Gashi

The post Pak mirësi njerëzore e shume dashni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zgjohuni – Shukrije Gashi https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/zgjohuni-shukrije-gashi/ Thu, 17 Sep 2020 20:26:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12478 ZGJOHUNI (15 shtator 2018) Merreni shtruar harrimin për Ju shpirtit thuani zëshëm jemi vetëm rrugëtimit...

The post Zgjohuni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ZGJOHUNI

(15 shtator 2018)

Merreni shtruar harrimin për Ju
shpirtit thuani zëshëm jemi vetëm
rrugëtimit maratonik
deri tek pragu tjetër
n’ lëkurën tonë dhimbjet
i ndjejmë veç Ne hijet e
harruara nga të gjithë
n’ trishtin e çmendisë
qetohemi e pëlcasim me lotë
një dolli pelimi
që nuk soset asnjëherë
teksa grimcojmë thonjtë
terapinë e pikëllimit
Flasim me askend me muret
me andrrat e llahtarit vetëm atëhere
kur edhe hijet zhduken
prajshëm e zbehtë n’ prendim dielli
e terri mbulon Turpin Kolektiv që
kurrë na braktisi për Fajin e Pabërë
Në vendin ku dashuria për njeriun
nuk banon ma
drejtësia blihet me monedha
dhe mamuza patkonjësh hileqar
farkuar në Klanin që vret
andrrën tuaj n’çdo pusi karremi
dhe e ha mishin e dashjes tonë
qetë-qetë
Merreni shtruar harrimin për Ju
zgjohuni ta vrasim bashkë
mordjen që fle e shkujdesur në çmimin
e tregëtimit me plaçkën e dhimbës Tuaj
Shkunduni ma se mu tha fyti nga durimi…
Shukrije Gashi

The post Zgjohuni – Shukrije Gashi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>