Shyhrete Azizaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shyhrete-azizaj/ Poezi Laberia News Tue, 01 Jun 2021 20:08:50 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Shyhrete Azizaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/shyhrete-azizaj/ 32 32 Një Dolli – Shyhrete Azizaj https://poezi.laberianews.com/2021/06/01/nje-dolli-shyhrete-azizaj/ Tue, 01 Jun 2021 20:08:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19910 Një Dolli Hajdeni miq, për rreth tryezës E të ngrejmë dolli… Për gjithçka që na...

The post Një Dolli – Shyhrete Azizaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një Dolli

Hajdeni miq, për rreth tryezës
E të ngrejmë dolli…
Për gjithçka që na pelqën
Me gëzim dhe alegri…

Ngrejm dolli për shëndetin
që zoti na ka dhurue..
Një dolli për prindërit, veten,
dhe për jetën e adhurue…

Për fëmjtë, gzimin e jetës
Me të cilët gëzon shpia…
Janë ngazllim I të vertetes,
lindur nga dashuria…

Dhe për bujkun nëpër ara
Po e ngreme një dolli…
Prej dores tij hidhet fara,
Dhe mbin bima begati…

Për çobanin larg ne stan,
rreth e rreth më qingja t´ri …
per kreshtë që borën mban,
të bardhë, të bardhe, plot krenari

Një dolli dhe për lumenjtë,
qe brigjet njomin me ujë..
Dhe për Diellin që fal rreze..
E ngroh shpirtin e gjithkujt…

Oh, një dolli tjeter të lumtur,
po e ngre per dashurinë!
Te pushtoje shpirtrat e bukur,
të zbukurojë njerinë…

E.Shkruajti Shyhrete Azizaj

The post Një Dolli – Shyhrete Azizaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shiu – Shyhrete Azizaj https://poezi.laberianews.com/2021/05/29/shiu-shyhrete-azizaj/ Sat, 29 May 2021 09:29:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19851 Shiu Filloi shiu… Si gishta që trokasin në dritare. Befas të ndëgjova! E ndjeva mall…...

The post Shiu – Shyhrete Azizaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shiu

Filloi shiu…
Si gishta që trokasin në dritare.
Befas të ndëgjova!
E ndjeva mall…

Për sokakun
dhe fytyrën tënde të qeshur.
Nën shiun e njomë,
të shenjtë..

Qielli asht i mbuluem,
e mua me ngjan me çadrën tande,
ku u strehova,
gjoksit,
pranë zemres..

Shiu më sjell kujtime.
Si vetëtimë,
veç një herë të solli,
dhe ma,
kurr s´të pashë…

Sepse ike
bashkë më shiun
dhe me çadrën
e mbyllur të kujtimeve.
Tash,

sa herë bie shi,
shikoj sokakun
pa zhurmën e hapave të tu,
pa ty…

Dhe përfytyroj,
ne cilin ylber fle,
prej ciles re,
do të kthesh,
prapë me shi…

E Shkuruajti Shyhrete Azizaj

The post Shiu – Shyhrete Azizaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>