Skënder Guma Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-guma/ Poezi Laberia News Tue, 05 May 2020 18:38:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Skënder Guma Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-guma/ 32 32 Martirët e Lirisë – Skënder Guma https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/martiret-e-lirise-skender-guma/ Tue, 05 May 2020 18:38:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5643 Martirët e Lirisë Një brazdë argjendi pluguar qiellin supersoniku ajror pas e la flurudhën në...

The post Martirët e Lirisë – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Martirët e Lirisë

Një brazdë argjendi pluguar qiellin
supersoniku ajror pas e la
flurudhën në sfond përtej lapidarit
e përflaku perënduar dielli që ra

Obelisqet gri ngujuar si murgjër
qiellit i luten, dheut i falen
të paqtë kurrë s’e bënë dot gjumin
të rënët për liri në motin e largët

Për një botë të re nënat ç’i rritën
përgjakur shpirtin e dhanë luftëtarët
të vërenin prapa të pamundur e kishin
ndryshe do shfaqeshin të tyret fantazma

Të gjallët për gjykim nga hijevdekjet
pse fuqi diktatori i lanë Komisarit
ëndërr botë e re, liria nën terr
pse etër e bij u mbytën në pranga

Vendimi do ish llahtar e kataklizmë
gjërat në gjithçka do e ndryshonin rendin
për cënim idealesh të luftës martirët
të pavlefshme do i shpallnin edhe themelet

Lirihumbësit në ikje me dekoratat krejt
si të zënë prej gjakut të të rënëve
përvjetorve të çlirimit veç një shkëlqen
sublimja mungesë e vajit të nënave.
Skënder Guma

The post Martirët e Lirisë – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të isha – Skënder Guma https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/te-isha-skender-guma-2/ Fri, 01 May 2020 14:47:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5260 TË ISHA (poezi) Të isha një pemë biskuar frutash në parkun e munguar nga zëra...

The post Të isha – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË ISHA
(poezi)

Të isha një pemë biskuar frutash
në parkun e munguar nga zëra fëmijësh
po edhe dru i jeshiluar nga gjethet
mes shkurresh pylli që era flladit

Të isha një shpend si pëllumb i bardhë
dërgesat t’i çoja fizike të gjalla
pa hipokrizinë virtuale elektronike

Po të isha skifter edhe më mirë
s’do gjuaja në terrenet e burgut karantinor
ku mendjet e paralizuara si akrep orësh të ngecura kanë ngrirë
qiej pa fund për ushqim do eksploroja

Të isha peshk zhytur oqeanesh
por edhe në një lumë
përshëmbull si Vjosa
me specien “humane” fare lidhje
paçka se një ditë
në rrjetën e tyre do mund të bija
Të isha edhe reptil a rrëshqanor i çdo lloji
nuk do refuzoja
veç truri im të ma ngjiste lëvizjen

Të isha një kalë i hazdisur sydhëmbshuror
që këmbët me revan ajrit t’i trokoja
pa kurrfarë freri në gojë
ëndërra brilante e imja

Po të isha një ujk i urritur
s’do falesha skutash me kuisje
befasisht do të turresha në bulevarde metropolesh
autokratët e gjithë botës
nga rezidencat krejt do t’i zboja
me hungërimat shfarosëse të miat

Në qasjen ndaj pandemisë si kjo
veçse njeri s’do desha të isha.
Skënder Guma

The post Të isha – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të isha – Skënder Guma https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/te-isha-skender-guma/ Wed, 29 Apr 2020 20:05:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5140 TË ISHA (poezi) Të isha një pemë biskuar frutash në parkun e munguar nga zëra...

The post Të isha – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË ISHA (poezi)

Të isha një pemë biskuar frutash
në parkun e munguar nga zëra fëmijësh
po edhe një dru jeshiluar nga gjethet
në mes skurresh pylli që era flladit

Të isha një shpend si pëllumb i bardhë
dërgesat t’i çoja fizike të gjalla
pa hipokrizinë virtuale elektronike
po të isha skifter më mirë akoma
s’do gjuaja në terrenet e burgut karantinor
ku mendjet e paralizuara si akrepa të ngecur orësh
kanë ngrirë
qiellit paanë për ushqim do eksploroja

Të isha peshk zhytur oqeanesh
po edhe në një lumë përshëmbull si Vjosa
me specien “humane” fare lidhje
paçka se një ditë
në rrjetën e tyre pre do të bija
të isha edhe reptil a rrëshqanor i çdo lloji
nuk do refuzoja
veç truri im ta ngjiste lëvizjen

Të isha një kalë i hazdisur sydhëmbshuror
që këmbët me revan ajrit t’ja trokisja
pa kurrfarë freri në gojë

Të isha edhe një ujk i uritur
të mos falesha skutash me kuisje
të shfaqesha befasisht në bulevarde metropolesh
tiranët nga zyrat përdhunisht t’i zboja
me hungërimat shfarosëse të miat

Në kohë pandemish si kjo
veçse njeri s’do të doja të isha.
Skënder Guma

The post Të isha – Skënder Guma appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>