Skender Rusi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-rusi/ Poezi Laberia News Fri, 01 Jan 2021 20:06:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Skender Rusi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/skender-rusi/ 32 32 Pa mua – Skender Rusi https://poezi.laberianews.com/2021/01/01/pa-mua-skender-rusi/ Fri, 01 Jan 2021 20:06:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16092 PA MUA Nuk më duhen më puthjet e tua! Ndaj fshiji ato, zhduki! Unë jam...

The post Pa mua – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA MUA

Nuk më duhen më puthjet e tua!
Ndaj fshiji ato, zhduki!
Unë jam kjo pemë e vetmuar
Që gjethet një e nga një i humbi.

Dhe ja tani ju më kërkoni hijen
Në këtë vapë përvëluese që më vdes
Po si nuk gjetët një rrugë atje në qiell
Të më dërgonit shiun që mezi e pres?

Nuk më duhen më përqafimet e tua!
Kjo lojë krahësh që imiton gënjeshtrën
Sa më tepër në gjoks më ke shtërnguar
Aq më shumë ma ke lodhur zemrën.

Nuk më duhen më të qeshurat e tua!
Që unë kujtoja se e sillnin mëngjesin
Ti mund te dashurohesh edhe pa mua
Po unë jam unë, në krejt universin!

The post Pa mua – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Apokalips – Skender Rusi https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/apokalips-skender-rusi/ Sun, 26 Apr 2020 19:47:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5004 APOKALIPS Apokalipsi po vjen.Unë e shoh. Nostradamusët s’më duhen fare! Nëpër meridianë po shkel njeriu...

The post Apokalips – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
APOKALIPS

Apokalipsi po vjen.Unë e shoh.
Nostradamusët s’më duhen fare!
Nëpër meridianë
po shkel njeriu antiglob,
Nëpër paralele
po vallëzojnë kufoma akullnaje!

Kjo botë po vdes.Më lini të klith!
Mos biem në humnerën e tmerrshme!
Qielli është Perëndia e zogjve,
natyrisht,
Ashtu si toka është
Perëndia e njerëzve!

Por tokën dhe qiellin nuk i duam më,
Për ne ata janë dy Perëndi idiote!
Harrojmë që për një çast
mund të bëhemi asgjë,
Po i mungoi qoftë dhe një det
kësaj bote!

Fundi i botës po vjen.O të verbër,
E keni në dorë që këtë tmerr ta ndalni!
Vdekja do të na vijë
sepse jemi njerëz,
Po kurrë s’duhet të vdesë
toka edhe ajri!

The post Apokalips – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur më ndodhte shpesh – Skender Rusi https://poezi.laberianews.com/2020/04/11/dikur-me-ndodhte-shpesh-skender-rusi/ Sat, 11 Apr 2020 06:42:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3992 DIKUR MË NDODHTE SHPESH I bëja natës ftesë, për një kafe, Se më pëlqente,por edhe...

The post Dikur më ndodhte shpesh – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIKUR MË NDODHTE SHPESH

I bëja natës ftesë, për një kafe,
Se më pëlqente,por edhe më duhej!
Në ora një,kur gjumi sytë hapte,
Përballë meje, ajo vinte, ulej!

Vetëm flokët i kishte prej nate,
Se trupi, krejt, asaj i farfurinte!
Sa herë e prekja, për çudi, me zjarrthe,
Më mbushej prej asaj dhe dora ime!

Nuk di pse ty, ajo, aq shumë të ngjante,
Ty, që prej meje, tashmë, ishe e ikur!
Ajo si ti lexonte dhe filxhanet,
Si ti, me gjarpërinj, më shihte lidhur!

Dhe veç kur dita ishte shumë afër,
Ikte prej meje, ikte,zhdukej fare!
Unë s’di të ngrihem
si somnambul,natën,
Por di që ende kam,në duar zjarre!

Dhe e di mirë që ende s’kam lajthitur,
Si mund të flas me netët
që shpirt s’kanë?!
Por ende nuk e di pse pranë shtratit,
Sa zgjohem nuk gjej një,
por dy filxhanë!

The post Dikur më ndodhte shpesh – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dimra të gjelbër – Skender Rusi https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/dimra-te-gjelber-skender-rusi/ Thu, 09 Apr 2020 15:59:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3910 DIMRA TË GJELBËR Më duket mua apo gjithë bota ka lajthitur, Gjersa vrapon Veten për...

The post Dimra të gjelbër – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DIMRA TË GJELBËR

Më duket mua
apo gjithë bota ka lajthitur,
Gjersa vrapon
Veten për të gjetur,
Ma thërrisni këtu
njeriun më të ditur,
Të gjejë atë që nga hiçi
ka mbetur!

Më duket mua
apo të gjithë e kemi pritur,
Të shpëtojmë duke hapur
Jo veç një derë!
Kush hedh një hap,
një majë e ka arritur,
Kush kërkon maja
nuk ndalet asnjëherë!

Më duket mua
apo e gjeta mendjen,
I ftova të gjithë
atje,brenda në zemër!
Atje s’do ketë kurrë
vdekje tënden,
Dhe dimrat do të jenë
gjithnjë të gjelbër!

The post Dimra të gjelbër – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më përzure Atdhe (Nga ditari i ikjes) – Skender Rusi https://poezi.laberianews.com/2020/03/20/me-perzure-atdhe-nga-ditari-i-ikjes-skender-rusi/ Fri, 20 Mar 2020 10:02:23 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1846 Sugjeruar nga Xheva Salihaj MË PËRZURE ATDHE -Nga ditari i ikjes- Sot më përzure, Atdhe!...

The post Më përzure Atdhe (Nga ditari i ikjes) – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

MË PËRZURE ATDHE
-Nga ditari i ikjes-

Sot më përzure, Atdhe!
Ma bëre këtë ditë të acartë,
Ca euro në xhepin tim e shpresa të vdekura
Mbi shpinë më rëndojnë, si kjo çantë!

Me vete s’më dhe asnjë gjë tjetër,
Veç puthjeve që më dha nëna,
E vetmja ime do të më mungosh
Ti tërë jetën me fjalë të pathëna!

Më përzure atdhe!
Nuk e di c’të keqe të paskam bërë,
Ty, që më le të uritur
Dhe të braktisur një jetë të tërë!

Atdhe, më përzure,
Perëndimi i diellit po ikte me vrap,
Dhe unë nuk munda dot ta kap!
Nata ra,
e asaj unë nuk di ç’t’i jap!

Më përzure atdhe dhe unë do të jem
Nën një qiell tjetër, me ca re gri,
Po prapë frymën time tek ty do ta lë,
Kudo që të jem do të shoh nga ti!

SKENDER RUSI
13.12.2019

The post Më përzure Atdhe (Nga ditari i ikjes) – Skender Rusi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>