Sofia Doko Arapaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sofia-doko-arapaj/ Poezi Laberia News Sun, 03 Jan 2021 07:21:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sofia Doko Arapaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sofia-doko-arapaj/ 32 32 Lulëkuqe – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/lulekuqe-sofia-doko-arapaj/ Sun, 03 Jan 2021 07:20:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16147 Lulëkuqe, tani je e lirë, mos ki frikë prej vrapit tim, nuk gjarpëroj më përmes...

The post Lulëkuqe – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulëkuqe,
tani je e lirë,
mos ki frikë prej vrapit tim,
nuk gjarpëroj më përmes grurit…
Rri e qetë,
kadifezë e butë,
rri e qetë…
Eja, të përkundemi bashkë,
nën këngën e zogjve shtegtarë,
e me k të zemrën time të vrarë,
të të rrefej atë njëcikëz të fshehtë…
Sa herë të prekja, e ndjieja,
në grushtin tim kuqëlëzemrën tënde,
menjëherë bëhesha pishman,
dhe të shpërndaja nëpër parcela…
Më e zjarrta ime, lulëkuqe,
më e mira ime, lulëkuqe,
po unë… doja,rroba për dimër…
Të mblidhja,të nderja,të thaja,
e të shisja shtrenjtë,
më ke veshur lulekuqe…
Sa herë të ka dhembur për mua,
e sa herë jam rrahur për ty…
Po unë tani,
nuk do të mundoj më,
nuk do të shes më kurre,
do të të mbaj në kornizë,
të më kujtosh përditë ,
përditë, se nga vij…

Sofia Doko Arapaj
24.10.2016,Greqi

The post Lulëkuqe – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Që kur je sëmurur ti – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/qe-kur-je-semurur-ti-sofia-doko-arapaj/ Mon, 02 Nov 2020 08:07:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14036 Që kur je sëmurur ti Është ftohur dielli Nuk kam arsye Të jem mirë. Që...

The post Që kur je sëmurur ti – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Që kur je sëmurur ti
Është ftohur dielli
Nuk kam arsye
Të jem mirë.
Që kur u sëmure ti
Nuk i dua me rrezet!!
Hesht edhe shëmtohem
Me dëshirë.

Nuk kam për të parë në jetë më, asnjë
As do qesh me fjalën gollake e torrollake
Nëse dobësohesh e skeleti më, s të nxë
Atëherë le të më hanë, zhgajat varfanjake.

Që kur u sëmure ti
Nuk kam më origjinë
Nuk jam më ajo cobanka e pa brekë
U ngjeshen kalatë ,u shumfishuan detet
Nuk kam më dëshirë, që të qeshë.

Që kur u sëmure ti
E ushqeva unë, dhelprën
I hodha një e nga një, për c do ditë
M u mbaruan pulat, që t i mbetej në grykë
I hodha një nga një, poezitë…

Sofia Arapaj
29/10/2020

The post Që kur je sëmurur ti – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku-ku-ku?! – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/ku-ku-ku-sofia-doko-arapaj/ Sun, 23 Aug 2020 16:26:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11515 Ku-ku-ku?! Emri im ,nuk është më. Jetoi vetëm 22 vjec. Dha shpirt në krahët e...

The post Ku-ku-ku?! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku-ku-ku?!

Emri im ,nuk është më.
Jetoi vetëm 22 vjec.
Dha shpirt në krahët e mi
Në një lulishte te Vlores.


ndërsa fotografia e mnimës
u dogj në turrën e hakmarrjes
nga një e lajthitur.

Akoma, e kam fytyrën, të fashuar
nuk më mbyllët, asnjë të plasaritur
vini për ditë, kuriozitetin për të shuar
akoma e kam, fytyrën të fashuar…

Ndërsa fotografia e mnimës…
U dogj në turrën e hakmarrjes
Nga një e lajthitur…

Sofia Arapaj
19.8.2020 Krete

The post Ku-ku-ku?! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dia! – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/dia-sofia-doko-arapaj/ Sat, 30 May 2020 20:18:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7372 Dia! O Dia, babai ynë as i gjallë e as i vdekur një jetë me...

The post Dia! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dia!

O Dia, babai ynë
as i gjallë e as i vdekur
një jetë me ballin e carë
linde ”Athinanë” e hekurt.
-Vajzë, sot mos e ke parë
është gjallë a s është gjallë
telefonin nuk m a ngre
c do t i ketë ndodhur vallë.
Vdesin shumë në Itali
kam merak për të prandaj
nuk ka gjë se nuk përgjigjet
të jetë për mirë për vetë të saj.
o Dia ,babai ynë
as i gjallë e as i vdekur
një jetë me ballin e carë
linde ”Athinanë” e hekurt!
Sofia Arapaj

The post Dia! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oqean… – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/oqean-sofia-doko-arapaj/ Wed, 06 May 2020 19:48:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5714 Oqean… Τi ashtu, u kendon te gjithave por per mua e qan dhemshurine se me...

The post Oqean… – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oqean…

Τi ashtu, u kendon te gjithave
por per mua e qan dhemshurine
se me te voglen, me ke
se me te ngrohten, me ke
se me te perkedheluren, me ke
oqean qe s do me perkedhelesh dot…
Deti, ashtu i perkund valet
por per mua lu -le, lule, lule ulliri
se me te brishten, me ke
se me trishten, me ke
se me te perkedheluren, me ke
oqean, qe s do me perkedhelesh dot…

Sofia Arapaj
3.5.2020 Tylissos

The post Oqean… – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha e mbarë, nëna Nefo! – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/udha-e-mbare-nena-nefo-sofia-doko-arapaj/ Sat, 25 Apr 2020 15:40:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4906 Udha e mbare, nena Nefo! Lamtumire, syte e shkruar! Te gjesh baba Nuredinin Ne parajse...

The post Udha e mbarë, nëna Nefo! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha e mbare, nena Nefo!

Lamtumire, syte e shkruar!
Te gjesh baba Nuredinin
Ne parajse te lumturuar!
Lamtumire, nena Nefo
Lamtumire nga karantina
Nefo, bije e bardhesise
Pranvera dhe lulekrina!
Nefo, zambakja e pyllit
Prit e prit e dot s na pe
Buzeqeshje e shen Prillit
Rreze qe dhimbje n a le!
Lmtumire nena Nefo
Qofte i lehte ai dhe’!

Sofia Arapaj
Lamtumiren e fundit, Nena NEFOS, vjerres sime.
Sot me 21 Prill 2020, Tylissos, Krete.

The post Udha e mbarë, nëna Nefo! – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paska e katolikeve – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/18/paska-e-katolikeve-sofia-doko-arapaj/ Sat, 18 Apr 2020 11:38:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4402 Paska e katolikeve Pashka e orthodhokseve Pashka, pashka, pashka pashka e njerezve te luftes pashka...

The post Paska e katolikeve – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Paska e katolikeve

Pashka e orthodhokseve
Pashka, pashka, pashka
pashka e njerezve te luftes
pashka e roberve te politikes
pashka e femijeve pa prinder
pashka e qyteteve te shkaterruara
pashka e tregtive te armeve
pashka e helmimit te globit
pashka e pashkeve.
Mos paskes me ,o zot
te tilla tmerre mbi dhe
egersise dhe lises se shekullit
ndihmona e sherona ne!

Sofia Arapaj
12. 4. 2020 Tylissos

The post Paska e katolikeve – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Psarandoni – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/17/psarandoni-sofia-doko-arapaj/ Fri, 17 Apr 2020 15:39:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4324 Psarandoni Ne trotuarin e Gazit pashe tek ecte nje dite Psarandonin… E zura per dore,...

The post Psarandoni – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Psarandoni

Ne trotuarin e Gazit
pashe tek ecte nje dite Psarandonin…
E zura per dore, miredita i thashe
E njojta nga mjekra mijevjecare e lashte
Nga lekura e arte dhe nxehte sa e Dias.


Ai rrjedhen e hapave, menjehere e ndaloi
qendroi dhe me vemendje e me deshire me degjoi
buzeqeshi, nxehtesine e me pastertine qe me dhuroi
pashe nga afer syte , syte e shpirtit , plot mistere qiellore…

Nderkohe, qe me mbajti pellemben ,nder duar
Ne ato duar, e uruar, ku pesha dhe koha humbi
Ato duar te lehta, te lehta si flatra pellumbi…

Sofia Arapaj
12.4. 2020 Tylissos

The post Psarandoni – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ujku – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/ujku-sofia-doko-arapaj/ Fri, 27 Mar 2020 20:58:42 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2383 Ujku Delja jote eshte e trembur E po rri tere diten ne dritare Sa kaluan,...

The post Ujku – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ujku
Delja jote eshte e trembur
E po rri tere diten ne dritare
Sa kaluan, sa do kalojne
Sa deshe, sa manare
Delja jote, i ka kryqezuar duart
Si marinat e vathes se stanit
Nuk ua ditem rendesine ngjyrave
As trendelinave, as manxuranit
Nuk u a ditem zogjve mundimin
Cerr cerr , te n a benin te lumtur
Po merziteshem, per ata qe s ja vlenin
E dobesuam kot, shpirtin e bukur
Ujku
Kur te mbaroje i gjithi ky ankth
Dije, se nuk do jem me ajo dele
Por nje shpend i lire e fluturak
Me ne krahe, nje te kuqe flake kordele…

Sofia Arapaj
26.3.2020 Tylissos

The post Ujku – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbjet e Tylissoit – Sofia Doko Arapaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/27/dhimbjet-e-tylissoit-sofia-doko-arapaj/ Fri, 27 Mar 2020 20:37:12 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2380 Dhimbjet e Tylissoit O, poet, me dashurine prej mjalti Qe pernate me thur, nje poezi...

The post Dhimbjet e Tylissoit – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbjet e Tylissoit

O, poet, me dashurine prej mjalti
Qe pernate me thur, nje poezi
Si te t i shoh nga afer syte
Kur oqeani ,n a ndau pergjithnji!
Si te te them ,vazhdoje kengen
Kur pellumbat, s me lene qe te dale
Pellemben si te t a mbaj per pakez
T a ndiejme se mbetem te gjalle…
O, poet …o poet…

Sofia Arapaj
26.3.2020 Tylissos

The post Dhimbjet e Tylissoit – Sofia Doko Arapaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>