Sokrat Habilaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sokrat-habilaj/ Poezi Laberia News Sat, 23 Jan 2021 18:47:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sokrat Habilaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sokrat-habilaj/ 32 32 Plagët – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2021/01/23/plage%cc%88t-sokrat-habilaj/ Sat, 23 Jan 2021 18:47:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16764 PLAGËT Ka ndodhur që miqve t’u tregoj plagët, Se plagët mund të ndahen dhe në...

The post Plagët – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PLAGËT

Ka ndodhur që miqve t’u tregoj plagët,
Se plagët mund të ndahen dhe në mes.
Pastaj kuptova se ajo që kisha mangët,
Ish’ përbuzja e tyre, a ndoshta më keq.

Dhe jam kapur si në kurth në këtë lojë,
Duke dhënë plagë të tjerëve, pa lidhje.
Nga dashuritë që lindëm, lindëm njëlloj,
Po plagët na bëjnë të ndryshëm në ikje.

Në çast armiqtë i kam thirrur në pritë,
I thirra t’u lutem, pa derdhur asnjë lot,
Ju që dikur plagët m’i hapët burrërisht,
Vazhdoni m’i shqyeni gjer në kockë!

The post Plagët – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti doje të bisedoje me yjet… – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/ti-doje-te-bisedoje-me-yjet-sokrat-habilaj/ Fri, 18 Sep 2020 21:42:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12556 Ƹ̵̡ӝ̵̨̄ʒ Ti doje të bisedoje me yjet… Ti më kërkove të rrije vetëm, pak kohë,...

The post Ti doje të bisedoje me yjet… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ƹ̵̡ӝ̵̨̄ʒ

Ti doje të bisedoje me yjet…

Ti më kërkove të rrije vetëm, pak kohë,
”Do të bisedoj me yjet më the, sy më sy”
E unë natyrisht s’ta prisha, po të thashë shko,
Veç ktheu shpejt, se s’mund të rri dot gjatë pa ty!

Dhe ike ti për tek ata, në një tjetër vend,
(Unë them në një bar, a lulishte diku…)
Ndërsa rri e pres, meraku për ty po më tremb,
Si s’të thashë, biseduesit ku i prisje, ku?

Ti the, s’vonohem po më prit, patjetër më prit,
(Yjet të pëlqyen, që vonuan ardhjen tënde?!)
Është vonë, po mbyllen baret, birraritë,
E stolat në park po lahen në dritë hëne.

Ti the, takimi është si takimet e tjerë,
(Unë të besova, por si s’mendova atë çast!?)
Se yjet nga qielli s’zbresin asnjëherë…
Duan që të flasin me dikë? E marrin lart…

[ Sokrat Habilaj ]

The post Ti doje të bisedoje me yjet… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/nese-me-kujton-sokrat-habilaj-2/ Thu, 17 Sep 2020 19:40:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12470 Nëse më kujton… Kur të kem ikur, ti mos më kujto më, Dhe kur të...

The post Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse më kujton…

Kur të kem ikur, ti mos më kujto më,
Dhe kur të të jem fshirë, nga kujtesa.
Thuaj ç’të duash, se unë s’bëj dot zë,
Nuk ndodhë kurrë, që të flasë vdekja.

Me të tjerë njerëz, ti do të jesh nesër,
Nëse krejt rastësisht të vijnë kujtime.
Mos më kujto mua, si ikonë të vjetër,
Por kujto çastet, kur të fola pa lidhje.

Bjeri fare shkurt, veten mos e lodhë,
-Sado i fola, s’u ndreqë e s’u ndreqë!
Rri i qetë, ti nuk më ke asnjë borxh,
Mos kujto asgjë, që të ndihesh keq.

Fol ti për mua, s’ka kuptim pendesa,
Them dhembshurisht:-Fol shpenguar!
Mëkatet që kisha, nxirri nga harresa,
Po mos kujto çastet që më ke lënduar.

[ Sokrat Habilaj ]

The post Nëse më kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të doja më shumë kohë tjetër – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/do-te-doja-me-shume-kohe-tjeter-sokrat-habilaj/ Sun, 23 Aug 2020 14:11:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11498 DO TË DOJA MË SHUMË NË KOHË TJETËR Dikur më shumë mund të doja, Po...

The post Do të doja më shumë kohë tjetër – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO TË DOJA MË SHUMË NË KOHË TJETËR

Dikur më shumë mund të doja,
Po në dashuri nuk jam ngutur.
Prisja një tjetër kohë ndoshta,
Që të bëheshe dhe më e bukur.

Mund të doja sa të derdhja lot,
Kur hëna braktisi shtratin e saj.
Veshur nuse u shfaqe në portë,
Prapë thash mungon një detaj.

Mund të doja dhe pa kufi malli,
Kur si llavë më the:-Do të vdes!
Po pa pritur që të shuhej zjarri,
Nga dufi im e fshihja një pjesë.

Dikur mund të të thosha:-Ja tani,
Tej këtij malli mbaron gjithçka,
Kur më ribëre dy herë si perëndi,
Prapë unë thash:-Të pres dhe ca!

Ndoshta prita thinjat kaq gjatë,
Se ajo dashuri që e lash pezull.
S’ishte grua që zhvishet në çast,
Po ankth që zgjatë sa një shekull.
Sokrat Habilaj

The post Do të doja më shumë kohë tjetër – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një vello për ty – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/nje-vello-per-ty-sokrat-habilaj/ Sun, 10 May 2020 08:00:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5957 Një vello për ty Tek një kabinë, ti rri në pritje, Pret zërin tim, në...

The post Një vello për ty – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një vello për ty

Tek një kabinë, ti rri në pritje,
Pret zërin tim, në male humbur.
Nga stolat rreth, për ty pëshpëritje.
Faji është yti. Je e bukur!

Ti shikon nga vetja gjithë ndrojtje
Po dhe kaq e trembur nga ata sy.
Nuk ka faj vetëm bukuria jote,
Faj ka dhe ajri që mbështjellë ty.

Unë malin do ta kap nga mjekra,
Dhe do ta tund me inat si murg.
Për të mbuluar ty nga e keqja,
Ca flokë bore do dërgoj në jug.

Bora e bardhë të ulet si flutur,
E të të mbulojë krejt mbi krye.
Sinqerisht them, ti je e bukur!
Të duhet një vello nusërie!

E ashtu me vello dhe pse ke faj,
Do ta kuptojnë se ti do një tjetër.
Unë do qesh si dhëndër në pllajë,
Duke e tundur malin në mjekër.

[ Sokrat Habilaj ]

The post Një vello për ty – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nese me kujton… – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/nese-me-kujton-sokrat-habilaj/ Sat, 09 May 2020 17:40:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5885 NËSE MË KUJTON… Kur të kem ikur, ti mos më kujto më, Dhe kur të...

The post Nese me kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NËSE MË KUJTON…

Kur të kem ikur, ti mos më kujto më,
Dhe kur të të jem fshirë, nga kujtesa.
Thuaj ç’të duash, se unë s’bëj dot zë,
Nuk ndodhë kurrë, që të flasë vdekja.

Me të tjerë njerëz, ti do të jesh nesër,
Nëse krejt rastësisht të vijnë kujtime.
Mos më kujto mua, si ikonë të vjetër,
Por kujto çastet, kur të fola pa lidhje.

Bjeri fare shkurt, veten mos e lodhë,
-Sado i fola, s’u ndreqë e s’u ndreqë!
Rri i qetë, ti nuk më ke asnjë borxh,
Mos kujto asgjë, që të ndihesh keq.

Fol ti për mua, s’ka kuptim pendesa,
Them dhembshurisht:-Fol shpenguar!
Mëkatet që kisha, nxirri nga harresa,
Po mos kujto çastet që më ke lënduar.
Sokrat Habilaj

The post Nese me kujton… – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në dasmën tënde – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/ne-dasmen-tende-sokrat-habilaj/ Sat, 09 May 2020 13:32:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5841 NË DASMËN TËNDE Ndoshta s’do të jem në dasmën tënde, Po ti, të paktën atë...

The post Në dasmën tënde – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË DASMËN TËNDE

Ndoshta s’do të jem në dasmën tënde,
Po ti, të paktën atë natë mos u trishto!
Si një premtim në krahët e një ëndrre,
Unë do nisem dhe po s’arrita në kohë.

Të kam mbetur borxh, thjesht një çast,
Sa të skicoj shenjën e shpirtit në ballë.
Edhe yjet shpesh arratisen nëpër natë,
E braktisin qiellin sa herë ndjejnë mall.

Kur të jetë kryer çdo rit i ri, a i vjetër,
E tangoja e fundit të ngjajë si dënesë.
Thuaj:-Maestro të lutem dhe një tjetër,
Thuaje si trill, që ndoshta e le në mes.

Vetëm për ty do të shfaqem në portë,
Hapi krahët e vogla ime, ja ku më ke!
Ata që ikin vërtet që nuk kthehen dot,
Po ka dhe gjëra që nuk rrinë nën dhè.

Muzikën do ta zgjedh, sa ty në moshë,
Që përgjumur të më mbështetesh në gji.
Për flokët që u prishën do thonë:-Mos!
Po fëmijët se vrasin mendjen për stoli.

Dhe sa të përfundojmë vallen bashkë,
Të tjerë njerëz, do kërkojnë sytë e tu.
Po unë do të përcjell vetë, deri jashtë,
Dhe pastaj do iki. Mos më pyet se ku!

Ndoshta s’do të jem në dasmën tënde,
Po ti, të paktën atë natë mos u trishto!
Si një premtim në krahët e një ëndrre,
Unë do nisem dhe po s’arrita në kohë.

The post Në dasmën tënde – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzët – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/buzet-sokrat-habilaj/ Wed, 06 May 2020 19:51:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5716 Buzët Unë të puthja, madje të kafshoja pak, E ti më kukurisje në vesh me...

The post Buzët – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzët

Unë të puthja, madje të kafshoja pak,
E ti më kukurisje në vesh me lutje.
Veçse buzët e bukura të bëra gjak,
Më ftonin mua në të tjera puthje.

Mos m’i ha buzët, më luteshe e qeshur,
Se do të duhen prapë, do të duhen ta dish!
Pas çdo kafshimi, buzët të pa ngrëna mbetur,
Unë u sulesha atyre me mall të trishtë.

…Vitet ikën, ty një tjetër frymë të ngroh,
Buzët, një tjetër t’i kafshon gjithsesi.
Mallkoj veten që s’u bëra vampir për to,
Ndërsa buzët e mia kafshoj në vetmi…

[ Sokrat Habilaj ]

The post Buzët – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/26/nje-mars-dhe-nje-prill-sokrat-habilaj/ Sun, 26 Apr 2020 08:31:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4968 NJË MARS DHE NJË PRILL Pasi e kuptova se sa borxhli të isha, Pasi ndjeva...

The post Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË MARS DHE NJË PRILL

Pasi e kuptova se sa borxhli të isha,
Pasi ndjeva edhe trishtim, a brengë.
Pasi pash se nuk i mbaja dot të gjitha,
Pasi veten time tek ty e lash si peng.

Pasi të kam dhënë dhe vitet e një jete,
Pasi i zgjata ditët sa nuk mbanin më.
Pasi pash se s’më dilnin as për vete,
Pasi të dhurova shekujt një nga një,

Pasi u binda se s’shlyhem dot me ty,
Edhe po të të zbrisja një hënë, a yll.
U shtua dhe një borxh, më saktë dy,
Të kam borxh një Mars dhe një Prill.

E s’është fjala se ndjej ndonjë ngutje,
Kur në çdo sekondë përball të mbaj.
Po dreqi ta hajë, mallet s’janë buste,
Po ankthe të çmendura, skaj në skaj!

Do ta shlyej këtë borxh me çdo kusht,
Sikur stinët të harrojnë udhën e vjetër.
Sikur dhe të ketë veç dimër, a Gusht,
Unë do të bëhem Mars e Prill patjetër!

The post Një Mars dhe një Prill – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos prit! – Sokrat Habilaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/mos-prit-sokrat-habilaj/ Thu, 16 Apr 2020 19:59:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4306 MOS PRIT! Mos prit të të them ty, gjëra të trishta, Për shtëpinë e vjetër...

The post Mos prit! – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS PRIT!

Mos prit të të them ty, gjëra të trishta,
Për shtëpinë e vjetër që ra pak nga pak.
Po sa herë, gurët kërcasin nga vithisja,
Brinjët e fëmijërisë tënde bëjnë:-Krak!

Mos prit të të them se me kohë pragu,
Nga trarët e kalbur, është bërë si kube.
Vazhdo beso se jam prej mishi e gjaku,
Dhe kulmet e shtëpisë, mbi supe i ngre.

Mos prit të të them ty, se më ikën truri,
Sa brinjët e mia, i ngul qosh më qosh.
Jo se më dhimbsen ca mure prej guri,
Po s’dua që të jesh gjysmak në moshë!

Mos prit të të them, se s’mbaj dot më,
Dhe brinjët, si trarët po m’i bren miza.
Nga unë që nuk të kam fshehur asgjë,
Mos prit të të them ty, gjëra të trishta!

[ Sokrat Habilaj ]

The post Mos prit! – Sokrat Habilaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>