Sokrati Lambrou Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sokrati-lambrou/ Poezi Laberia News Fri, 29 May 2020 18:05:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sokrati Lambrou Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sokrati-lambrou/ 32 32 Pas një “statuje” ! – Sokrati Lambrou https://poezi.laberianews.com/2020/05/29/pas-nje-statuje-sokrati-lambrou/ Fri, 29 May 2020 18:05:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7256 Pas një “statuje” ! E bukur ajo femër, statujë, ta përkëdhelje e lëpije…, por nuk...

The post Pas një “statuje” ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pas një “statuje” !

E bukur ajo femër, statujë,
ta përkëdhelje e lëpije…,
por nuk shtyhej as me ujë,
eshkë e thatë, pa pikë shije !

E lyeva me buzëqeshje, humor,
(si fetë buke me sheqer e vaj !)
dhe prisja t’më kullonte në dorë
një fjalë, ëmbëlsi nga shpirti i saj.

E futa dhe në gji për ta ngrohur,
t’ia shkrija ndjenjat e mpira,
por ajo kishte lindur e ftohur,
përveç trupit, të gjitha të ngrira !

Ja kështu na gënjejnë sytë(!)
dhe rendim pas një statuje femër,
duke menduar se s’ka të dytë,
s’ka të bukura me trup e zemër !

…@Sokrates

The post Pas një “statuje” ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou https://poezi.laberianews.com/2020/05/28/heshtje-ne-qytetin-tim-sokrati-lambrou-2/ Thu, 28 May 2020 21:32:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7245 Heshtje në qytetin tim. Heshtje në qytetin më të lashtë, aq sa ndjej dhe frymëmarrjen...

The post Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje në qytetin tim.

Heshtje në qytetin më të lashtë,
aq sa ndjej dhe frymëmarrjen time,
rënkimin e t’pa strehëve që flenë jashtë,
çukitje harabelash që kërkojnë thërrime.

Heshtje, skëterrë, ku askënd nuk sheh,
përveç rrugëve bosh, ndërtesa të vjetra,
ndonjë mace t’uritur, ndonjë qen që leh,
qepena të ulura nga njëra anë dhe tjetra.

Heshtje dhe pas mureve të gurta
nga tmerri që po na fut armiku,-hije,
nga meraku për moshat e treta, të urta,
se mos ua dëgjon zërin e në kokë u bie.

Heshtje dhe në kishën që kam përbri
me këmbanat e rënda që dikur buçisnin
për meshat…, martesën e ndonjë çiftit të ri,
për përcjelljet e fundit të atyre që vdisnin.

Heshtje dhe nga Dhespotët, priftërinjtë,
nga besimtarët që e bënin priftin Zot,
ku sot janë izoluar, të fshehur si minjtë,
nga frika se do sëmuren e s’e hedhin dot.

Heshtje e frikë që ka pllakasur gjith’kund,
por jo tek ”skifterët” që të çajnë ballin,
tek ”ujqërit” e kësaj mjegulle të pa fund
që na hanë shpirtin se gjoja na e qajnë hallin.

Heshtje në murgje, në varrezat e çdo qyteti,
që u përhap pa pritur e pas gjithë mundit
që japim kundra kësaj të keqe që na gjeti,
ku s’i qajmë dot, s’u japim lamtumirën e fundit.

Heshtje dhe në çdo pavion reanimacioni,
ku mjekët japin shpirtin, t’mos dorëzohen,
ku pas maskave u zjenë gjaku, profesioni,
ndjenja njerzore, që,- të gjithë të kurohen.

Këto ditë heshtin këmbanat, minaretë,
heshti dhe vet Zoti, të gjitha Perënditë,
por nuk heshtin mjekët që shpëtojnë jetë,
që luftojnë Coronavirus-in çdo natë e ditë.

…@Sokrates

The post Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dolli për plakën ! – Sokrati Lambrou https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/nje-dolli-per-plaken-sokrati-lambrou/ Tue, 26 May 2020 15:57:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7125 Një dolli për plakën ! Nuk e di ç’do më thuash moj grua, por qejfi...

The post Një dolli për plakën ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një dolli për plakën !

Nuk e di ç’do më thuash moj grua,
por qejfi ma ka e zemra ma donte
të uleshe e të pije një gotë me mua,
sikur dhe një pikë, të paktën sonte.

Merre bodilen, merr dhe dy gota e eja
ta vazhdojmë bisedën atje ku e lamë,
se sonte ma do shpirti, ma do mideja
të të them ca fjalë që bashkë s’i thamë.

Nuk do pi të dehem, mos u bëj merak,
sepse kurr nuk e kalova cakun në pije
kur isha i ri dhe jo më tani që jam plak,
flokëzbardhur e dehja nuk më ka hije.

Mbushe dhe vëre në buzë të shkretën,
të t’njomi gurrmazin, në shpirt të zbresi,
se fundja, duhen shijuar vitet që mbetën,
të ikim të ngopur, merak t’mos na mbesi !

Që thua Ti, ta marrim një çik më shtruar,
u bënë vite që mbetëm si kukumjaçkat
dhe mendja na mbeti në kohën e shkuar
kur fëmijët mërguan e ne ruanim plaçkat.

Ruanim leckat dhe ato të shkretat rraqe
që lanë djemtë kur ikën me femijë e nuset,
ruajtëm dhe puthjet që na dhanë në faqe,
lotët që derdhëm sa mbushëm dhe puset.

Ikën vitet, faqet na u thanë e lotët shterën
duke pritur e mbajtur qafën si xhirafë…
por akoma s’po dëgjojmë të trokasin derën,
të shikojmë ndonjërin që t’na rroki në qafë.

Mjafton që flasin tek-tuk, na dëgjojnë zërin,
por nuk e kuptojnë se ç’do të thotë mall- prindi,
ç’do t’thote pike loti, lotin ta derdhësh të tërin,
se ç’dhimbje ndjejmë ne, Ti, ajo nënë që i lindi.

Eh moj grua që s’ma prishe qejfin mua plakut.
U martuam, si aso kohe, bëmë fëmijë një qerre
dhe i rritëm me një poçe që zjente oxhakut
me ato shkarpa, ca driza të thata, dega ferre.

I rritëm me ato halle, i ndoqëm dhe me shkollë.
I martuam e të gjithëve u dhamë nga një kupë,
një lugë të hanin. S’kishim tjetër, ishim aq holl
nga fukarallëku që ndershmeria na e la mbi sup.

Por, Ti, mos m’u mërzit që të them ndonjë fjalë.
Nga marazi e kam dhe unë i shkreti, s’e mbaj dot,
se më dhemb shpirti e malli më është bërë mal,
aq sa të shpërthej si vullkan në një llavë vetëm lot.

Nuk dua të shikoj me ballin vrenjtur, buzët varur.
Dua të pish sonte e të besosh në stinët që vijnë.
Na, i pe dallëndyshet ?- Zëre se ata kanë ardhur
e po rindërtojnë folenë, do bjenë fëmijët të rrijnë.

Ja, Gëzuar ! Ktheje, të të lagen buzët e thara,
buzët që dikur t’i njomja unë çdo ditë e nga pak !
Ktheje dhe mendo sikur të fillonim nga e para,
Ti të ishe prap e re dhe unë jo si sot, kaq plak !

Nuk të detyroj në pije, por unë do e pi me fund.
Do e pi për Ty, për shpirtin që ke, të artat duar,
për gjithçka që bëre me mua dhe me aq mund,
për ata fëmijë që rritëm, pa çka se janë larguar !
……………………………..
…@Sokrates

The post Një dolli për plakën ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur mendon të bëhesh si re ! – Sokrati Lambrou https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/kur-mendon-te-behesh-si-re-sokrati-lambrou/ Mon, 20 Apr 2020 10:54:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4611 Kur mendon të bëhesh si re ! Mendove, se po të bëheshe si re e...

The post Kur mendon të bëhesh si re ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur mendon të bëhesh si re !

Mendove, se po të bëheshe si re
e t’më hidhje ca pika shiu,
do lagesha, (sikundër ma the),
e do ia mbathja si miu !

Ta dije se ç’re kanë kaluar,
ç’shi e breshër më kanë hedhur,
gjatë s’do e kishe menduar,
gjuhën do e mbaje mbledhur !

Nuk jam sheqer të tretem,
pamvarsisht se jam i ëmbël, i qetë,
por nuk jam as pufte që të mbetem
në të tuat duar e t’më bësh petë !

Bëhu re, me shi, borë… ç’të duash,
se ua kemi nevojën, s’bëjmë dot(!),
por mos mendo se do të lë të luash
siç luajte me të tjerët gjer më sot !

…@Sokrates
Sokrati Lambrou

The post Kur mendon të bëhesh si re ! – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/heshtje-ne-qytetin-tim-sokrati-lambrou/ Sun, 19 Apr 2020 13:09:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4540 Heshtje në qytetin tim. Heshtje në qytetin më të lashtë, aq sa ndjej dhe frymëmarrjen...

The post Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heshtje në qytetin tim.

Heshtje në qytetin më të lashtë,
aq sa ndjej dhe frymëmarrjen time,
rënkimin e t’pa strehëve që flenë jashtë,
çukitje harabelash që kërkojnë thërrime.

Heshtje, skëterrë, ku askënd nuk sheh,
përveç rrugëve bosh, ndërtesa të vjetra,
ndonjë mace t’uritur, ndonjë qen që leh,
qepena të ulura nga njëra anë dhe tjetra.

Heshtje dhe pas mureve të gurta
nga tmerri që po na fut armiku,-hije,
nga meraku për moshat e treta, të urta,
se mos ua dëgjon zërin e në kokë u bie.

Heshtje dhe në kishën që kam përbri
me këmbanat e rënda që dikur buçisnin
për meshat…, martesën e ndonjë çiftit të ri,
për përcjelljet e fundit të atyre që vdisnin.

Heshtje dhe nga Dhespotët, priftërinjtë,
nga besimtarët që e bënin priftin Zot,
ku sot janë izoluar, të fshehur si minjtë,
nga frika se do sëmuren e s’e hedhin dot.

Heshtje e frikë që ka pllakasur gjith’kund,
por jo tek ”skifterët” që të çajnë ballin,
tek ”ujqërit” e kësaj mjegulle të pa fund
që na hanë shpirtin se gjoja na e qajnë hallin.

Heshtje në murgje, në varrezat e çdo qyteti,
që u përhap pa pritur e pas gjithë mundit
që japim kundra kësaj të keqe që na gjeti,
ku s’i qajmë dot, s’u japim lamtumirën e fundit.

Heshtje dhe në çdo pavion reanimacioni,
ku mjekët japin shpirtin, t’mos dorëzohen,
ku pas maskave u zjenë gjaku, profesioni,
ndjenja njerzore, që,- të gjithë të kurohen.

Këto ditë heshtin këmbanat, minaretë,
heshti dhe vet Zoti, të gjitha Perënditë,
por nuk heshtin mjekët që shpëtojnë jetë,
që luftojnë Korona virusin çdo natë e ditë.

…@Sokrates
Sokrati Lambrou

The post Heshtje në qytetin tim – Sokrati Lambrou appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>