Stavro Nikolla Risto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/stavro-nikolla-risto/ Poezi Laberia News Sun, 08 Nov 2020 19:23:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Stavro Nikolla Risto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/stavro-nikolla-risto/ 32 32 Fjala e urtë – Stavro Nikolla Risto https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/fjala-e-urte-stavro-nikolla-risto/ Sun, 08 Nov 2020 19:23:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14346 FJALA E URTË!… Ti e ëmbëla e urta fjalë Që shtegton valë mbi valë Edhe...

The post Fjala e urtë – Stavro Nikolla Risto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FJALA E URTË!…

Ti e ëmbëla e urta fjalë
Që shtegton valë mbi valë
Edhe lules i jep pjalmë
I shton ves’ moj dhe nektarë
Që tregon udhën e mbarë
Për të qën mëmëdhetarë,
Nga ke vajtur moj,
ç’shteg ke marrë?!

Ti që shkrihesh nëpër shpirtë
Edhe dhimbjen moj e bën dritë
Ti moj ti që del nga zëmra
Ti që mezi të pret kënga
Ti që rrjedh nga buz’ e Nënës
Ti që ke but’sin e Hënës
Ti që rrjedh nga shpirt’ i Atit
Dhe t’sëmurin ngre prej shtratit,
Ku u ndale moj,ku u meke?
Pse na le kështu më vehte?!…

O moj fjal’ e urtë e shtruar
Sa kam mall për të t’dëgjuar
Me at’ tingull si n’at botë
Kur kish rradh fjala ndër shokë,
Kur i hapej mikut vendë
Nënë rrap nëpër kuvend,
Mos u fshehe moj se ke turpë
Kur dëgjon se ç’bëjn të tutë
Që bërtasin si harbutë?!…

Oh moj fjala duarmjaltë
Që këndon në shi e baltë
Me fshatarin në ugarë
Me puntorin moj xhepatharë,
Që t’këndojn’ dhe në barrakë
Që t’këndojn’ me barkun thatë,
Ti që ngricën moj kthen në flakë
Ku ke vajtur moj nga je fshehur?
Ah!
Mos je zhdukur e je tretur
Bashkë me brezin e vjetër?!…

S N Risto.
Atdheu.

The post Fjala e urtë – Stavro Nikolla Risto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>