Sylejman Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sylejman-qyqalla/ Poezi Laberia News Fri, 07 Aug 2020 11:27:34 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sylejman Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sylejman-qyqalla/ 32 32 I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/i-kapem-vitet-sylejman-qyqalla/ Sun, 29 Mar 2020 15:43:37 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2643 I KAPËM VITET I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë Minutin ta bëjmë...

The post I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I KAPËM VITET

I kapëm vitet peng e të ikin s’i lëmë
Minutin ta bëjmë shekull duam ne.
Me moshën,kaherë ne jemi zënë
Që ti, zemër-të mbetesh gjithnjë e re!

I kapëm vitet në gushë-s’i lëmë një hap,
Punë e madhe!Ç’kemi ne me kalendarin?
Dhe në lodhemi-buzët na freskojnë prapë
Ujitim vetë jetën ,si trëndafilat dhe barin.

I kapa vitet unë “sytigri”-t’i frenoj si një kalë,
Jam ca “qerrata”-dashurinë të plaket s’e lë!
Le të çajmë,grua, stuhitë,si deti valë-vajë…
Pak për ne është një dhekull-duam dhe më!

Sylejman Qyqalla

The post I kapëm vitet – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/na-falni-o-deshmore-sylejman-qyqalla/ Sat, 07 Mar 2020 06:29:49 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1104 Sugjeruar nga Xheva Salihaj NA FALNI,O DËSHMORË Na falni,o dëshmorë,që fort na zuri gjumi e...

The post Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

NA FALNI,O DËSHMORË

Na falni,o dëshmorë,që fort na zuri gjumi
e gjakun tuaj e përbuzëm,fare e harruam;
na falni,që Kosovën sot po e merr lumi
e në emrin tuaj,vodhëm,me hile u pasuruam!

Na falni,o dëshmorë… dhe dheun jua tundim,
me një flamur dreqi,që s’i ngjan askujt!
Na falni që Atdheun po e kafshojmë ku të mundim,
e tradhtinë tonë-jo ju-po s’e heqin as buajt!

Na falni,o dëshmorë-me turp po jua them,
(Gjumin ma prishi gjëma juaj në këtë agim!),
na falni,që leku mendjen seç na e bëri ujem…
të parët tanë s’i lanë kësi turpi brezit tim!

Na fal Xhevë… Antigonë…Tahir…na fal Tiranë,
na fal,Dukagjin,kullë e Adem Jasharit!
Na fal për ca djem kopila,që linde,moj nanë-
-e harruan Gjergjin-amanetin e të parit!

Na falni,o dëshmorë,që mbetëm si pulat në mjegull;
në udhëkryq na lanë shokët tuaj,që i besuam!
Pandehëm se ishin si ju dhe jo kështu, zemërlepur…
për njerkën ,nënën që na dha gji…e harruam!

Na falni,dëshmorë…jo,jo-kurrë mas na e bëni hallall;
ka shumë shekuj,plagët me gjak,kurrë s’na janë tharë!
Qajnë shqiponjat vajza,që për Atdhe ranë në mal…
mos na falni kurrë,që shkelim flamurin e rrezës së parë!

Na falni…për heshtjen tonë,neve që bëjmë sehir…
na falni…ndoshta vjen një ditë më e mirë!
Na falni,që Atdheun po e hamë pak e ngapak…
ne po flemë…ndoshta gjaku juaj do të marrë hak!

Nga Sylejman Qyqalla

The post Na falni o dëshmorë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Arbëria ime – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/29/arberia-ime-sylejman-qyqalla/ Sat, 29 Feb 2020 15:29:09 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=858 Sylejman Qyqalla ARBËRIA IME Mbi botë kaherë vezulloi Olimbia Kam një altar,që dritën dot s’e...

The post Arbëria ime – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sylejman Qyqalla

ARBËRIA IME

Mbi botë kaherë vezulloi Olimbia
Kam një altar,që dritën dot s’e fik.
Nuse mbi çdo mal-imja,Arbëria…
O pasqyra ime,mbi Jon e Adriatik!

Kush tha se e ke veç një shekull,unë i mjeri;
pa lëreni,vëllezër Diellin vetë të flasë!
“Nuk isha unë fare…as Hëna…as Qielli…
pas Arbërisë-ne erdhëm shumë më pas!”

Kush tha se e ke veç një shekull,i raftë pika;
pa lërini perënditë,o motra-vetë ta thonë!
“S’isha unë… as Zeusi as Erosi as Afrodita…
të gjithë ne,o motra…u lindëm shumë më vonë!”

Kush tha se e ke veç një shekull,o derëbardhë?
Nuk je kërpushë e flashkët,të bëhesh thërrime!
Ka miliarda vite kur përkunde djepin e parë
e nuse floriri mbi glob-u bëre,Arbëria ime!

Kush tha se ke veç një shekull-të marrtë të ligat
e të thotë:”Sa vonë na u lind Nëna jonë!”
Pyetini yjet:”Kush më i pari ua ndezi dritat?”
-Ishte Shqipëria…dhe do të jetë gjithmonë!

Kush tha se se ke veç një shekull-i raftë pika!
Pa lërini perënditë,o motra,vetë ta thonë!
“S’kishte as gjallesa…s’ishin Zeusi as Afrodita…
vetë Gjithësia,o motra-u lind shumë më vonë!

The post Arbëria ime – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashurinë – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/dashurine/ Thu, 20 Feb 2020 09:48:32 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=132 DASHURINË Unë me gjemba kurrë s’e përzieva dashurinë Lotit e dhembjes kaherë ua mbylla derën....

The post Dashurinë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHURINË

Unë me gjemba kurrë s’e përzieva dashurinë
Lotit e dhembjes kaherë ua mbylla derën.
Kaherë me gaz e ngrohtësi fort godita vetminë
Me fjalë zemre përditë në gji solla pranverën.

Unë me mëshirë,dashurinë kurrë s’e ngatërrova
(Ku hyn mëshira-ta dish-s’ka dashuri!)
Me këngët më të bukura-gjithnjë e ëmbëlsova:
“Të dua,moj zemër,siç më do dhe mua ti!”

The post Dashurinë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo kohë të do – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/kjo-kohe-te-do/ Thu, 20 Feb 2020 09:46:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=129 KJO KOHË TË DO Kjo kohë të do të jesh i shurdhër, me trurin-blanko,pa asnjë...

The post Kjo kohë të do – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KJO KOHË TË DO

Kjo kohë të do të jesh i shurdhër,
me trurin-blanko,pa asnjë gravurë…
të bëhesh herë trëndafil- herë hudhër…
pa sy-asgjë të mos shohësh kurrë.

The post Kjo kohë të do – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Maska – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/maska/ Thu, 20 Feb 2020 09:45:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=126 MASKA Unë s’të kam faj që je pa fytyrë Nuk të kam faj,që i tëri...

The post Maska – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MASKA

Unë s’të kam faj që je pa fytyrë
Nuk të kam faj,që i tëri je maskë.
Veten tënde-ti vetë e ke nxirë…
As kërmilli gjithmonë s’rri në guaskë.

Unë s’të kam faj që pa fytyrë je
Maskën-jo unë-e hoqe ti vetë.
Të verbëroi zilia,ndaj dot s’sheh
Bota ka dhe ditë e jo veç netë.

The post Maska – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Merrmë poezi – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/merrme-poezi/ Thu, 20 Feb 2020 09:43:35 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=123 MERRMË,POEZI Merrmë,poezi,përplasmë nëpër qiell, kudo Ma shtro qilimin e puthjeve pa mbarim! Të më hajë...

The post Merrmë poezi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MERRMË,POEZI

Merrmë,poezi,përplasmë nëpër qiell, kudo
Ma shtro qilimin e puthjeve pa mbarim!
Të më hajë “dreqi”-më ço të zjarrtë tek ajo
Të shlodhet mbi buzët-ky “qerrata”,shpirti im!

Merrmë,poezi,merrmë…kudo më degdis
Më ka marrë etja-dua nga krua mjalti të pi!
Jam si qengji,kur e merr uria të pijë sisë
Ndaj,më ço si era,ku veten më s’e di!

Merrmë poezi…më ço në botën që e dua
Ma shtro udhën me këngë e melodi!
Më ço rrufeshëm te firmë e hënës “Grua”…
Të shuaj afshin…të puth…të pi…të pi!

Merrmë,poezi…merrmë…më përkund
Nga kjo parajsë-një shekull mos më tund!

The post Merrmë poezi – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pafytyrësia – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/pafytyresia/ Thu, 20 Feb 2020 09:41:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=118 Pafytyrësia S’është faji im,që ti më zhgënjeve- -unë fort të besova. Dole nga balta- zërin...

The post Pafytyrësia – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pafytyrësia

S’është faji im,që ti më zhgënjeve-
-unë fort të besova.
Dole nga balta- zërin tim s’e ndjeve-
-hoqe maskën- shpëtova.

The post Pafytyrësia – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’dua të jem – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/sdua-te-jem/ Thu, 20 Feb 2020 09:39:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=115 S’DUA TË JEM Nuk dua të jem poet i “stuhive” ditore Dua të trokas kudo...

The post S’dua të jem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’DUA TË JEM

Nuk dua të jem poet i “stuhive” ditore
Dua të trokas kudo për brengat e gjata.
Me hallexhinjtë- gjithnjë dorë për dore
S’shitem dot për tituj e dekorata.

S’dua të jem poet,si e kashtës flakë
Që ndizet e shuhet shpejt,pa prush.
Me hipokritët- kurrë kumbari,aspak
Po heshta…të më pështyjë çdokush.

S’dua të jem poet me bërryla e thonj…
E di diellin ku rri e dreqin në përrenj.

The post S’dua të jem – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të eci vetë – Sylejman Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/te-eci-vete/ Thu, 20 Feb 2020 09:36:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=110 TË ECI VETË S’mund të strehohem gjithmonë nën të gjyshit çadër, që çante qiellin e...

The post Të eci vetë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË ECI VETË

S’mund të strehohem gjithmonë nën të gjyshit çadër,
që çante qiellin e me shpatë -si dragua- tundte retë.
Për komb s’linte as mëdyshje dhe asnjë zgavër…
ndaj…doemos dhe unë pa “tërfurca”-duhet të eci vetë.

S’mund të fshihem dot,si skile, pas të gjyshit hije
e të mbushem deri në fyt me tërë të palara.
Lavdi gjyshit për bëmat,si engjëll i pastër perëndie…
mallkuar qofsha nëse unë vetë,jam lara-lara!

The post Të eci vetë – Sylejman Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>