Sylejman Salihu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sylejman-salihu/ Poezi Laberia News Tue, 05 May 2020 16:57:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Sylejman Salihu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/sylejman-salihu/ 32 32 Mallkimi i Hektorit – Sylejman Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/mallkimi-i-hektorit-sylejman-salihu/ Tue, 05 May 2020 16:57:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5609 Sylejman Salihu Mallkimi i Hektorit U zgjua atë natë nga Hadi HEKTORI, Përgjakur n’ nëndrra...

The post Mallkimi i Hektorit – Sylejman Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sylejman Salihu

Mallkimi i Hektorit

U zgjua atë natë nga Hadi HEKTORI,
Përgjakur n’ nëndrra thellë n’ amshim,
Kish parë se Trojën flaka e mori,
Dhe me rrëmbim doli gjithë trishtim.

U end mes flakësh nëpër bedena,
Mbi kokë të dy duart gjithë mallkim,
Tha mua atdheun ma dogji Helena,
Se vetë Helena e deshi këtë çmim.

Dhe zemërplasur iku matanë,
Sërish në Had mbështetur mbi mur,
Ah, sytë e mi, thoshte ç‘ më panë,
Dhe mos më pashin, Helenë më kurrë.

Se tash trojanë më n’ Trojë s’ do të ketë,
Ç’ mallkim për ne, ç’ batërdi,
Veç Kali i Trojës mallkim do të jetë,
Bashkë me Helenën për tradhëti.

The post Mallkimi i Hektorit – Sylejman Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Je – Sylejman Salihu https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/je-sylejman-salihu/ Sat, 25 Apr 2020 13:42:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4891 JE Je dashuri, Je mall, Je ashk, Edhe asht, Je hall, Je edhe kujtim, Je...

The post Je – Sylejman Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JE
Je dashuri,
Je mall,
Je ashk,
Edhe asht,
Je hall,
Je edhe kujtim,
Je përgjërim,
Je ëndërr,
Edhe gjëmim.

Je këngë e stërkëngë e psallmeve të mia në këndim,
Kënduar ne nota krismash të pushkëve n’ istikam,
Në të gjitha stinët e jetës ,hanedan.

Je brengë,
Që nuk hiqet kurrë,
Dhe piqet e digjet me zjarr në timen furrë.

Je gurëvarri ngulur thellë në tokë,
Mbi timen kokë,
Je shenjë e gjakut tim dardan,
Shkruar në ballë,
Deri në shtatë palë qiej lart shkallë-shkallë.

Je lumë,
Që rrjedh në mua plot shkumë,
Je ADN,
Je plazmë gjaku,
Që kalëron damarëve të mi të harlisur,
Të çarë, të krisur.

Por je edhe zemërim,
E përvëlim,
Që qet avull,
Që qet tym,
Kur hanxharin ta futë thellë në trup,
Bastardi yt,
Bastardi im.

Je emër,
Që më jep zemër,
Që të vdes me emrin tënd në gojë,
Që kur të vdes, të vdes duke shkruar emrin tënd me timen bojë,
Dhe më duket lojë,
Dhe më duket lojë!

The post Je – Sylejman Salihu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>