Teodor Keko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/teodor-keko/ Poezi Laberia News Sun, 05 Apr 2020 11:50:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Teodor Keko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/teodor-keko/ 32 32 E dashur erdha – Teodor Keko https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/e-dashur-erdha-teodor-keko/ Sun, 05 Apr 2020 11:50:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3402 E DASHUR ERDHA nga Teodor Keko E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot? Ti po më...

The post E dashur erdha – Teodor Keko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E DASHUR ERDHA

nga Teodor Keko

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
E ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
une me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashuri di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle deren ti.

E dashur, erdha,në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mire, eja, me puth!
Kur dashuroj behem si ajri,
e ngre folene aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
Të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

E dashur, erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta copëtoj!

The post E dashur erdha – Teodor Keko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më mundon – Teodor Keko https://poezi.laberianews.com/2020/03/04/me-mundon-teodor-keko/ Wed, 04 Mar 2020 20:41:59 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1012 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Teodor Keko ME MUNDON Më mundon kjo ndjenjë e pathënë, fjalët...

The post Më mundon – Teodor Keko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Teodor Keko

ME MUNDON

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.

– poezi nga Teodor Keko

The post Më mundon – Teodor Keko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>