Teuta Shaqiraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/teuta-shaqiraj/ Poezi Laberia News Tue, 13 Oct 2020 15:13:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Teuta Shaqiraj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/teuta-shaqiraj/ 32 32 Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/mos-ndrysho-nuk-ndryshoj-teuta-shaqiraj/ Tue, 13 Oct 2020 15:13:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13482 Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj. Edhe kur vala marramendëse e dyshimit të gllabërojë ec përpara ec,...

The post Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj.

Edhe kur vala marramendëse e dyshimit
të gllabërojë
ec përpara ec, me vështrimin mbërthyer të retë.
Herët a vonë rrjella do të shterojë e të
ndalet vetë
e penduar, por mjerane, me gjuhën jargavele
jashtë.

Edhe kur erërat e zhgënjimit zemrën ta thërmojnë
një ditë
mos u tremb, ajo është e fortë me diellin brenda
dritë jetë,
ajo prore do të rrahë, si flatrat e pëllumbit
në fluturim
në hapësirën katëroshe të dashurisë
deri në amëshim.

Edhe kur puthja gënjeshtare prej Jude, mbi buzën qershi
të ka rënë,
mos e tret buzagazin e ëmbël si konxhe trëndafili
vesuar
Ec, vrapo me mirazhin e oazit në shkretëtirë
më ëndjen e ëndrrës së pa fikur në horizontin
përflakur.

E nëse vështrimet ziliqare, dashakeqe duan një çast
të përpijnë,
ndiz me fort dritën e syve, si prush hiri mbuluar!
Aty le të përzhiten, të digjen e prapë të bien
para këmbëve të tua o grua, mbushëlli jete
shenjtëruar.

Moos ndrysho! S’dua, e s’mmund të ndryshoj e
kam thënë!
TË të ngjyrosin si një kopje famëkeqe e shpirtit
tënd te dlire.
Je e veçantë, jam vlerë e paparë, vërtetë një
pikë uji në oqean,
por jam pemë e sapo mbjellë, që zjarri i dashurisë
gjallë me mban.

Teuta Shaqiraj.

The post Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qe pranvere 2020… – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/10/04/qe-pranvere-2020-teuta-shaqiraj/ Sun, 04 Oct 2020 11:44:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13137 Qe pranvere 2020… L’amore è più forte della morte. Dashuria me e forte se vdekja....

The post Qe pranvere 2020… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qe pranvere 2020…

L’amore è più forte della morte.
Dashuria me e forte se vdekja.

Pranvera e 60 – të më “burgosi” brenda
Me lulet e sapo çelura në shpirtin tim
Aroma e saj me dehte përtej xhamave,
Duel i heshtur mes territ e ëndrrave

Natyra harlisej pa ndrojtje n’sytë e mi
Penelata Van Gogiane, risim jetë, ç’poezi!
Koral bilbilash, me fluturzat dalldisur
Gushëkuqi rrihte krahët me mua përqafuar

Një lot ylbertë rodhi, mbi parvaz rënë
“STINËT” è Vivaldit, petal bajamesh rozë,
O terr, “kurorë” vdekje ku është i yti gjemb?
“Nabucco” Verdiane me ty, dhëmb për dhëmb.

Teuta Shaqiraj.

The post Qe pranvere 2020… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/une-dashuria-e-deti-teuta-shaqiraj-2/ Sun, 27 Sep 2020 13:02:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12846 Unë, dashuria e deti Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të vakët shtatori Jam unë, dashuria,...

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit .

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashikë
të përvëluar,
të luajnë me valët përjetësisht, simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten , n’dashurine e vjeter
malli seç i ndjek, nga njëri breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra tinguj
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/27/cast-idilik-teuta-shaqiraj/ Sun, 27 Sep 2020 08:35:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12828 Këtë peisazh è bëra 1 orë më parë , Poggio San Vicino. E më erdhën...

The post Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë peisazh è bëra 1 orë më parë , Poggio San Vicino.
E më erdhën disa vargje duke vërejtur atë

Cast ” idilik”

Trajektorja e rrezeve diellore më mahniti sonte ,
dy copëza stralli, c’shkëndija, shkrepëtimë dashurie,
me gjuhëz ti përpijë e ti djegë si ferrishte,
retë e dyshimit të varura në gjysem hije.

Unë dhe pejsazhi binjakë jemi tashmë,
veshim ngjyrat e stinëve prore , pa frak
Kur sytë e zemrës perflakur një çast
Mantel ndjenjash përzhitet , qielli digjet flakë

The post Cast “idilik” – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/14/une-dashuria-e-deti-teuta-shaqiraj/ Mon, 14 Sep 2020 19:35:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12425 Unë, dashuria e deti Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të vakët shtatori Jam unë, dashuria,...

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë, dashuria e deti

Nuk jam vetëm, këtë mbrëmje të
vakët shtatori
Jam unë, dashuria, pak vjeshtë
e malli.
Përgjumjen ma përkund Simfoni
e detit,
me dashurinë shkrirë, në kaltër – si – në
e qiellit

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje vjeshtore
në Lungomare,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Dallgët lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar, nga malli
shkumëbardhë.

Mezi’ presin brigjet, c’ashike të
të përvëluar,
me valët luajnë përjetësisht Simfoninë
e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten n’dashurine e vjeter
malli sec i ndjek nga një breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra fjalë
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët,
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat, në
këngët e zemrës .

Teuta Shaqiraj, Grottammare 7. 9. 2020

The post Unë, dashuria e deti – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loje hileqare – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/09/02/loje-hileqare-teuta-shaqiraj/ Wed, 02 Sep 2020 17:39:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11970 Loje hileqare Dremitja e embel me erdhi ngadale ……… I ulur ne mendimet e mia...

The post Loje hileqare – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loje hileqare

Dremitja e embel me erdhi
ngadale ………
I ulur ne mendimet e mia ,
i pafjale ,
dua te te perqafoj ,
ballin e mencur ta lemoj , si ere .
E pastaj , si feshferime puhize ,
te arratisem ashtu pa u ndjere .

Ah moj bredharake fantazi ,
c’loje hileqare po luan ne syte
e mi ?
Pse zemren ma shkund e
perkund ,
duke ndezur brenda meje
te pashmangshmen stuhi ?

E pastaj me syte e pendimit
permes detit shkumebardhe
te trazimit ,
lehtas me permend e me
percjelle
ne rrugen kalteroshe
te kthimit .
Teuta Shaqiraj

Poggio San Vicino , 16 aprile 2020

The post Loje hileqare – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Zjarri” i kushtezuar… – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/31/zjarri-i-kushtezuar-teuta-shaqiraj/ Mon, 31 Aug 2020 20:02:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11946 ” Zjarri ” i kushtezuar ….. Do te doja te isha per ty nje kenge...

The post “Zjarri” i kushtezuar… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” Zjarri ” i kushtezuar …..

Do te doja te isha per ty
nje kenge e pakenduar .
Me zerin e nje bilbili
aty ne syte e tu ,
Si nje oaz permallimi .

E pastaj me ndrojtjen e pritjes
si rreze dritheruese, e pafaj agimi ,
mbi ballin e menduar te pushoja
valle isha une apo vegimi ?

Eh , e etur si puhize e lehte
me drite te te mbeshtillja ,
me friken te mos te lendoja
me aromen e pranveres te te dehja .

Aty ….
e ” ngujuar ” si nje peme e sapombjelle ,
me bulthin perpelites ne zemer
e limfen e DASHURISE qe nis , rreh .

Teuta Shaqiraj
9 Prill . 12- 00 .

The post “Zjarri” i kushtezuar… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulja e Kujtimit – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/31/lulja-e-kujtimit-teuta-shaqiraj/ Mon, 31 Aug 2020 18:55:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11924 Lulja e Kujtimit Me zgjoi malli kete mengjes te fresket me britma kujtimesh si nje...

The post Lulja e Kujtimit – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulja e Kujtimit

Me zgjoi malli kete mengjes te
fresket
me britma kujtimesh si nje luftetar i
vjeter .
Ne moshen kembezbathur me coi mendimi i
ndrojtur
me zemren​ fergelluese e zerin e
mekur .

Mall hallavitur, ndjesiholle e
mendjebardhe ,
si ti pergjerohem kohes e ti them : Ndal !
Te shpalos jetelibrin nga e fundit
faqe ! ?
A mund ti lutem dimrit te me sjelle
nje manushaqe ?

E malli shteg u be , te hyje aty ku
nuk dua
e syte e mi pikuar , lot malli mbushen
nje krua .
E Lulja e Kujtimit buiste atje ne
fund,
si faqja e pare e librit qe harresen
shkund .

The post Lulja e Kujtimit – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Korrik i vrarë në Kacanik… – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/18/korrik-i-vrare-ne-kacanik-teuta-shaqiraj/ Tue, 18 Aug 2020 20:34:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11297 Korrik i vrarë në Kacanik … Dedikuar me lot dhimbjeje gruas së re në Kacanik...

The post Korrik i vrarë në Kacanik… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Korrik i vrarë në Kacanik …

Dedikuar me lot dhimbjeje gruas së re në Kacanik , , që u vra nga burri i saj me nje fëmijë në gji ….në korrik dhe
Të gjitha grave, nënave e vajzave – – – Lulebozhureve të mia…

Një Lulebozhur u tha këtë mëngjes Kacaniku
pa vesë .
Qe verë përvëluese a dimër idhnak pa jetë ,
pa besë ?
Pëllëmbë e Rozafes amësisisht e mbledh ,
me butësi ,
dy pika qumështi ardhmërie për foshnjën
pa faj në gji .

Nga gjiri i Rozafës qumështi gurgullon
si lumë ,
të rritet engjëlli i nënës si yllez fatlumë ,
me emrin – – – Burrë.
Ah Rozafa ime , ti legjendë e pashkruar ,
dhimbjen e zemrës do ta bluaja , të ta ktheja
pluhur .

Si su shqye qielli vranët, si suuu fsheh
e zbehta hëna ! ?
Që dora vrastare të mbetej pezull ,
të thahej e nëmura !
Ah loti yt i nxehtë si llave vullkani rrodhi ,
në gurrën lotit tim , syri – syrin , vajtoi .

Në c’det dashurie mori udhën valle?
Në c’zemër guri , dhimbshëm pikoi ?

Teuta shaqiraj, fund korriku…

The post Korrik i vrarë në Kacanik… – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqiperi o Nena ime – Teuta Shaqiraj https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/shqiperi-o-nena-ime-teuta-shaqiraj/ Sat, 15 Aug 2020 10:46:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11148 Shqiperi o Nena ime … …. Shqipja ime me dy krere c’te mundon , c’hall...

The post Shqiperi o Nena ime – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shqiperi o Nena ime … ….

Shqipja ime me dy krere
c’te mundon , c’hall te ka zene ?
” Pelhure Penelope mu be ky vend
nderto diten e naten shemb…… .
Hapat​ e rende , valle ku ti hedh ?

Flutron e lodhur mes heshtjes
se shekujve,
me kengen e bjeshkeve , ne zerin
e kreshnikeve ,
dhe bemat e Skenderbeut , ne syte e
tu pishe .
Leggenden e Gjergj Elez Alise
ke si pende neper flatra
gjaku i rilandasve shkruar
ne enderra lirie , neper vatra .

Trupin tend arnacjerre
ta qendisen e ta ribene ,
ta thuren me lot e kenge
nje Rozafe e nje Ajkune.
Gjerdani flakeruar i Shote
Galices
riqepi skajet e vendlindjes .

Nene e madhe , Lokja ime
risimi te pret , c’nur arberije.
E teta ngjyre e ylberit
do te behem ,
te caj zemren e nates , vorbullen
e territ .
Jo , ti nuk zhbehesh Shqiperia ime
Je e para kenge ne zemren time .

Eh, cte kujtoj , cte permend me pare
O , e mira nene, o zonje e ralle !
Ne prehrin tend te kerkoj t’fale ,
ma lemo ballin , per ty kam vec mall .
Krahu i Shqipes sgjatet ne hapesiren
e paane ,
spektrin diellor mberthej , e ngrihem
vring ne kembe .

Teuta Shaqiraj
Poggio , 18 maj.

The post Shqiperi o Nena ime – Teuta Shaqiraj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>