Theodhori Proko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/theodhori-proko/ Poezi Laberia News Sun, 30 Aug 2020 16:06:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Theodhori Proko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/theodhori-proko/ 32 32 Kënga e detit – Theodhori Proko https://poezi.laberianews.com/2020/08/30/kenga-e-detit-theodhori-proko/ Sun, 30 Aug 2020 16:06:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11875 KËNGA E DETIT Sa më shumë që largohem Nga brigjet e tua, fëmijëri Më ndjek...

The post Kënga e detit – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËNGA E DETIT

Sa më shumë që largohem
Nga brigjet e tua, fëmijëri
Më ndjek pas kudo që vete
Këngë e detit si puhi.

Mbase të tjerëve u tingëllon
Monotone si tik-taku i orës
Po mua shpirtin ma trazon
Se jam djalë deti, djalë i Vlorës.

The post Kënga e detit – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirmëngjes! – Theodhori Proko https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/mirmengjes-theodhori-proko/ Mon, 17 Aug 2020 16:55:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11267 MIRËMËNGJES! Yjet të lodhur nga nata Fjetën në shtratin e qiellit Deti si një vajzë...

The post Mirmëngjes! – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIRËMËNGJES!

Yjet të lodhur nga nata

Fjetën në shtratin e qiellit

Deti si një vajzë e drojtur

Skuqet nga rrezet e diellit.

Përgjumësh palmat nderin degët

Si gërsheta larë me vesë

Jugë e bardhë të puth qerpikët

Vlora ime, mirëmëngjes!

The post Mirmëngjes! – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poetit pijetar – Theodhori Proko https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/poetit-pijetar-theodhori-proko/ Fri, 07 Aug 2020 17:28:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10842 POETIT PIJETAR Robert Bërns, o bir skocezi Sikur të ishe ende gjallë Do të sfidoja...

The post Poetit pijetar – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETIT PIJETAR

Robert Bërns, o bir skocezi

Sikur të ishe ende gjallë

Do të sfidoja në dolli

Me dinjitet si pijetar.

Veç s’do zgjidhja një uiski

Në tavolinë për dyluftim

Po diçka tjetër më të fortë

Që dhe plakun e bën trim.

Që të ndez si flakë zjarri

Dhe të djeg më keq se prushi

Se jam shqiptar e bir shqiptari

Dhe “luftoj” me raki rrushi…!

The post Poetit pijetar – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dëgjoj një këngë labe – Theodhori Proko https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/kur-degjoj-nje-kenge-labe-theodhori-proko/ Sat, 01 Aug 2020 11:20:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10469 KUR DËGJOJ NJË KËNGË LABE Kur dëgjoj një këngë labe Nëpër iso shkrihem, tretem Ndezur,...

The post Kur dëgjoj një këngë labe – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR DËGJOJ NJË KËNGË LABE

Kur dëgjoj një këngë labe

Nëpër iso shkrihem, tretem

Ndezur, si qiriu nën flakë

Duke u përvëluar mbetem.

Edhe frymën mbaj i heshtur

Që të thith aromën e saj

Si erë e freskët trëndeline

Kur fryn mëngjeseve në maj.

Atë jehonë dhe gurgullimë

Unë gjithmonë e kam krahasuar

Me Shushicën kur zbret nga malet

Herë e qetë, herë e harbuar.

Kur dëgjoj një këngë labe

Shkrihem, tretem brenda saj

Po për dreq, me zërin tim

As di t’ia marr, as di ta mbaj.

The post Kur dëgjoj një këngë labe – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një mesazh në gjuhë të huaj – Theodhori Proko https://poezi.laberianews.com/2020/04/28/nje-mesazh-ne-gjuhe-te-huaj-theodhori-proko/ Tue, 28 Apr 2020 18:46:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5058 NJË MESAZH NË GJUHË TË HUAJ Një mesazh në gjuhë të huaj U shfaq papritur...

The post Një mesazh në gjuhë të huaj – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË MESAZH NË GJUHË TË HUAJ

Një mesazh në gjuhë të huaj

U shfaq papritur në ekranin blu

Më shkruante një greke hirebukur

“Ela, glikuli-mu`”.*

Pika vajzës, thashë me vete

Ka dalldisur e s’di se ç’flet

Më quan “glikuli”, mua burrin

Gjashtëdhjetë e kusur vjet.

Sikur të ndodhte në një kohë tjetër

Do t’ia ktheja përgjigjen ndryshe

Gjer në Athinë me këmbë do shkoja

Do ta gjeja ku të ishte.

Dhe atëhere do ta kuptonte

Sa i ëmbël isha vërtetë

Kur të digjej me trup e zemër

Në zjarrin që ndezi vet.

Po ç’ti them tani asaj djallushke

Që më zgjoi ëndërra rinore

“Kliko të lutem mbi një adresë tjetër

Dhe t’u plotësofshin dëshirat dashurore!”

*

-Glikuli-mu`- në greqisht, -Ajde, i ëmbli im!

The post Një mesazh në gjuhë të huaj – Theodhori Proko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>