Valbona R. Hadri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/valbona-r-hadri/ Poezi Laberia News Sat, 19 Jun 2021 20:38:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Valbona R. Hadri Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/valbona-r-hadri/ 32 32 Vetëm njëherë – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/vetem-njehere-valbona-r-hadri/ Sat, 19 Jun 2021 20:37:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20115 Vetëm njëherë Ka kohë që prisja ta shuaj mallin Me një mbyllje sysh ta ndieja...

The post Vetëm njëherë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetëm njëherë

Ka kohë që prisja ta shuaj mallin
Me një mbyllje sysh ta ndieja dashurinë e mbetur peng.

Perpëlitesha si puterkë me ndiesinë e pritjes pêr të marrë freskinë e një dite të ngrohtë vere në buzët tua.

Dëgjova një fjalë shpirti deportuar në guaskë veshi.
Si valëz lumi, përmbylla këngèn e pritjes, të larë me lotin e vesès mbi zambakët e ujit.

12.06.2021

Valbona R.Hadri

The post Vetëm njëherë – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zonjë meritore – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/zonje-meritore-valbona-r-hadri/ Sat, 19 Jun 2021 12:33:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20051 Zonjë meritore (Kushtuar znj. Madeleine Albright) E pashë në mbrëmjen e zjarreve Nurin e saj...

The post Zonjë meritore – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zonjë meritore

(Kushtuar znj. Madeleine Albright)

E pashë në mbrëmjen e zjarreve
Nurin e saj plot shkëlqim gruaje

Shikimi i saj më ngjante në rreze drite, që depërtonte në brendèsinë e gjetjes sê çelësit për t’i hap portat e lirisë.

Është një pamje madhështie e femrës e veshur me dinjitet, e mbështjellë me yjet e flamurit të
të plotfuqishmëve.

Prandaj, ajo ndërtoi shumë shtëpi ndër ne, shtëpi me dyer të hapura për zonjën çlirimtare.

Tani, në fillim dite dhe në mbarim nateje, para emrit të saj, në shenjë falënderimi falen gjithë të gjallët e shpëtuar nga dora e zezë, që mbillte vdekje gjithandej trojeve tona mbi Dardani.

06.06.2021
Valbona R. Hadri

The post Zonjë meritore – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësirë … – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/06/13/erresire-valbona-r-hadri/ Sun, 13 Jun 2021 14:48:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19991 Errësirë ….. Në kapèrdim të dhimbjes së zemrës fsheha pikat e lotëve Rrahjet e çrregullta...

The post Errësirë … – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësirë …..

Në kapèrdim të dhimbjes së zemrës fsheha pikat e lotëve

Rrahjet e çrregullta më merrnin frymën dhe më futnin terrinës së pafund.

Nën kokë paloja lutjet pèr ta qetësuar shpirtin e trembur.

Mendimet më silleshin vèrdallë dhe më çonin tek një det i trazuar në mua.

Prisja të paktën një zë të kulluar
Ta thente heshtjen e errësirès të natën së trisht

Por, të gjithë zërat e ëmbël flinin, pa e kuptuar aritmin e një nate ferri.

03.06.2021

Valbona R.Hadri

The post Errësirë … – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Prizren – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/28/ne-prizren-valbona-r-hadri/ Fri, 28 May 2021 19:26:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19832 Në Prizren Kurorës së maleve të Sharrit, ndjeva mall. Freskia e larë në pika vese...

The post Në Prizren – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në Prizren

Kurorës së maleve të Sharrit, ndjeva mall.
Freskia e larë në pika vese shtriu vellon brigjeve të Lumëbardhit.
Vorbulla e lumit zëshëm shfletonte historinë e qytetit muze.

Dielli përëndonte në pamje portokallie
Hëna bëhej gati me gjithë yje
të mbulonte muret shekullore të kalasë duke i shpërfaqur bukuritē e mbretèreshës shqiptare.

Ecja rrugëve me kalldërm , tek rrjedha e ujit ndalova
Doja ta freskoj fytyrën t’a ndiej pastërtinë e pasqyrës së tij.

Në shijimin e një gllënjke kujtova një gojëdhënë:
Po pive ujè ke shatërvani, duvakun e nuses do e shpalosë në këtë vend.

Bukuritë e përqafuara në këtë qytet sjellin ëndrrat magjike në krijimin e imagjinatës dhe romancës së një lumturie të përjetshme.

26.05.2021
Valbona R.Hadri

The post Në Prizren – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Histori shiu – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/22/histori-shiu-valbona-r-hadri/ Sat, 22 May 2021 10:42:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19699 Histori shiu Do t’ju tregoj një histori shiu Dhe fletat e lagura të një kumbulle...

The post Histori shiu – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Histori shiu

Do t’ju tregoj
një histori shiu
Dhe fletat e lagura
të një kumbulle

Një shi i luleve

Një shi që nuk ndaloi kurrw
të bie mbi një lule veçane

Për besë
nuk e kam me të keq
përkundrazi

Shiu më mbeti lot në sy të lules,
Një luleje që kurrë s’ia putha sumbullën e lotit
në rrokullisje faqesh

Një shi që e donte gjethin e kumbullës
dhe kurrë se puthi buzën e kafshuar

Pra, mos kërkoni ndryshime midis luleve
Ato do t’i gjejmë lehtësisht në etjen e buzëve

Le të kërkojmë frymën e vakët
Frymën e Evës brenda një gruaje
e cila do të na bashkojë
dhe do të ndihemi të mbushur me vetveten
Dhe dashuritë e fshehura brenda nesh.

19.05.2021
Valbona R.Hadri

The post Histori shiu – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse ti… – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/nese-ti-valbona-r-hadri/ Sun, 16 May 2021 10:08:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19603 Nëse ti… Nëse fshehesh pas fjalës së dhënë dhe ndryshon qasjen duke menduar se s’është...

The post Nëse ti… – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëse ti…

Nëse fshehesh pas fjalës së dhënë
dhe ndryshon qasjen
duke menduar se s’është kuptuar fjala e dhënë
Atëherë puno më shumë për ta kuptuar veten tënde

Nëse hyn në ëndrrat e tjetrit
me qëllimin e gjetjes së fajësisë së pa qenë
Ke shembur murin e lumturisë tuaj

Nëse ti nuk gjen mundësi për të shijuar
ëmbëlsinë e një dite gëzimi
ti do të kridhesh në vorbullën e kacafytjeve
me shumë të humbura

Nëse ti kërkon nga tjetri mbështetje
dhe arroganca të ka mbështjellur me krenari të rreme,mos harro se je hudhur në greminë
për t’i mbledhur farat e zezë nga të cilat u ngjize ti.

Fundi se sa ofrove në ruatjen dhe përmbushjen e dashurisë e pashë.
Tani hapi sytë dhe shiko harrimin tënd

me krah engjëlli.
14.05.2021
Valbona R.Hadri

The post Nëse ti… – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli për nënën time – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/11/malli-per-nenen-time-valbona-r-hadri/ Tue, 11 May 2021 11:38:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19528 Malli për nënën time Ti frymëmarrja ime, nënë Shpirtin ma ngrohë dashuri, Të paça dritë,yje,...

The post Malli për nënën time – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli për nënën time

Ti frymëmarrja ime, nënë
Shpirtin ma ngrohë dashuri,
Të paça dritë,yje, qiellit tim
Nënë e hënë mrekullia ime .

Ti sot larg meje frymon.
Unë s’të kam pranë të puth.
Për të arritur tek ti nënë,
Duhet kaluar det e oqean.

Mbyll sytë për një çast
nga dëshira e zjarrtë të të kam pranë.
Ti nënë e syrgjynosur larg meje
Nxjerr lotin tim nga qepallat e lagura nga një lot i bijës sate në përqafimin Tënd.

Ti me afshin e zjarrtë amësi ëmbëlake,
Dëgjojë rrahjet e zemrès të bijës sate,
Më fal një buzeqeshjen të bukuar nënë,
ta shuaj mallin tim që fle shpirtit Tënd.

Valbona Hadri

The post Malli për nënën time – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/10/sot-valbona-r-hadri-2/ Mon, 10 May 2021 17:52:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19512 Sot Doja një buzë gote verë të kuqe,ta shijoj ëmbèlsinë . E dehur me ndjesinë...

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot

Doja një buzë gote verë të kuqe,ta shijoj ëmbèlsinë .
E dehur me ndjesinë e saj
Në pèrqafim me dashurinë e harruar.

Prisja të shetisja në shoqëri me zogjtë këngëtarë
Me këngën e ngrohtèsisè t’i jap ngjyrim jetès time.

E desha një rrugètim të pèrbashkët. Nën ndjesinë e prekjes në mbyllje të syve pèr të hetuar pastèrtinè e etjes për jetën.

E prita në darkè buzë detit Jon
vallën e dritës së qirinjve
Nën tingujt e dallgēve mbuluar me puthjet e hënes e prisja e gëzuar. .

Prita njē kumt tē vjen shpètim nē ditën e veçantè
Ta pèrmbush zbrazëtinë time me ëmbēsinë e pa fund.

08.05.2021
Valbona R.Hadri

The post Sot – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/mos-mendo-qe-nuk-e-di-valbona-r-hadri/ Sat, 08 May 2021 10:40:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19467 Mos mendo që nuk e di E thinjur me shikim hijene të mbetur, përdridhesh kthinave...

The post Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos mendo që nuk e di

E thinjur me shikim hijene të mbetur,
përdridhesh kthinave të zyreve duke lënë pas vetës jargët e kërmillit udhëve të humbura.

Taket e tuaja të përhënura
Imitojnë të ecurat e zonjës së hekurt.

Shpesh ndryshon imazhin e pështirë
Duke imituar të bukurën që s’je
Por kot, në ty është rrënjosur urrejtja për njeriun.

Ti vuan për elegancën e një zonje
Por kot, në ty nuk shijon asgjë e dukshme.

Ti e admiron gjuhën dhe stlin e të shprehurit,
por kot, ti nuk mund të dalësh nga rrjeta e merimangës së zezë.

Ti i mban për hunde dyfëtyrët e pist
Me një copë lëmoshe pranë vetës, zvarranikët mendojnë se bejnë ndonjë trimëri.
Të mjerët janë të nivelit tënd, shpirt sketerrë të zi.

Ti e humbura në ambis flet me vete, mallkon, fyen secilin që s’të shkon për qejfi.

A e din vallë sa vuajte të tjerëve u shkakton botkuptimi yt primitiv?
A nuk mendon që ka një Zot që do të ndëshkon?

Ata që në këtë formë përfitojnë
Me lajka e dredhèri udhësh të pa sy,
Mbi themele të kalbura ndërtojnë shtëpi.

Karma nuk harron të bie kah ti
Të gjen kah s’ta mendon mendja
E ti do mè dhimbsesh si grua, mendje e shpërfillur.

Ështè e zorshme do jesh e vetëm, mes njerëzve
Ata që s’kanë miq se kanë as vetveten.

Për mua është mëse e dhimbshme
Kur njeriut i’a derdh gënjeshtrën në sy
Ti mendon se nuk i kuptojnë trillimet tua
I kuptojnë të gjithë por, nga mirësjellja e tyre tè përshëndesin me buzëqeshje.

Valbona R.Hadri

The post Mos mendo që nuk e di – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/kujdes-se-koha-iken-valbona-r-hadri/ Sat, 08 May 2021 09:08:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19438 Kujdes se koha ikën Ku do të mbetësh ? Në kujtimin e përjetshëm Tê atyre...

The post Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kujdes se koha ikën

Ku do të mbetësh ?
Në kujtimin e përjetshëm
Tê atyre që menduan ndryshe dhe të panë ndryshe.

Në arenë burrash me sy drejtuar nga t’i
Kujdes, sesi e mbyll skenën teatrale, mund të jetë imazh i dëmshëm për ty.

Nuk është forcë intelektuale
t’i shpalosësh të bëmat e shtëpisë
para publikut .
Çasja jote s’është gjë tjetër pèrveç se viktimizim.

Të urdhërosh nga karrigia,
nuk do te thotè mbështetje në siguri.
Nuk na duhen njerëzit e bezdishëm
Që kanë më shumë muskuj se mend.

Nuk të bëjnë njeri gradat as paletat.
Shkenca i do hulumtuesit e mirëfilltë.
Vetëm edukata, mirësjellja kanë qëndrim njeriu.

Për të ruajtur imazhin e shtëpisë
Gjeje formën e qortimit adekuat
Sepse çerrja jote nuk është burrëri
Forca e dialogut është mençuria.

Autoriteti nuk matet me ngritje zëri
Me përgojime e paragjykime kuturu
Ecja në teh thike nuk të vë drejtësi.

Mbaje mend,
në jetë, në punë, në luftê dhe paqe, ka vetëm njè fitimtar – I MENÇURI që nuk je ti.

Valbona R.Hadri

The post Kujdes se koha ikën – Valbona R. Hadri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>