Vasil Vasili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vasil-vasili/ Poezi Laberia News Sun, 23 Aug 2020 16:28:53 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Vasil Vasili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vasil-vasili/ 32 32 Përtej shqisave – Vasil Vasili https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/pertej-shqisave-vasil-vasili/ Sun, 23 Aug 2020 16:28:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11517 PËRTEJ SHQISAVE Përtej shqisave është e kaluara. Unë jam zgjatur përtej shqisave. Jam i vdekur...

The post Përtej shqisave – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRTEJ SHQISAVE

Përtej shqisave është e kaluara.
Unë jam zgjatur përtej shqisave.
Jam i vdekur se ajo që ndërtova,
s’jeton më dhe një kohë tjetër
ende s’e di ku po ecën.
Jam i gjallë për të dëshmuar
shuarjen time në të djeshmen,
për të parë duart e mia,
që s’u bënë e sotme.
Jam i gjallë, përtej shqisave,
nëse në të djeshmen
ende ka një dorë të gjallë,
që e ndërtova me duart e mia.

Vasil Vasili

The post Përtej shqisave – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të vdekurit mendojnë ndryshe nga ne – Vasil Vasili https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/te-vdekurit-mendojne-ndryshe-nga-ne-vasil-vasili/ Sat, 06 Jun 2020 19:59:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7808 TË VDEKURIT MENDOJNË NDRYSHE NGA NE Ditët ecin me këpucë prej balte edhe pse janë...

The post Të vdekurit mendojnë ndryshe nga ne – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË VDEKURIT MENDOJNË NDRYSHE NGA NE

Ditët ecin me këpucë prej balte
edhe pse janë prej shpirti të pavdekshëm.
O të gjallë, lëruani madhështinë
të vdekurve që ecin poshtë nesh.
Ata kurrë s’do ta përdorin.
Në agshol fosfori i eshtrave u ndrin.
Këqyreni shfaqjen mistike.
Gjithçka kishin na e lanë.
Edhe ëndrrat i zhvillojnë në trurin tonë.
Ne ritemi në duart e tyre
si në zambak të bardhë mëngjesi.
Lavdia është një erë që fryn pas jetës
kur këpucët poshtë dritës bëhen pluhur.
Unë sot po ju flas si miku i të vdekurve,
ata mendojnë ndryshe nga ne.

Patra 26 shtator 2017
Vasil Vasili

The post Të vdekurit mendojnë ndryshe nga ne – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh – Vasil Vasili https://poezi.laberianews.com/2020/05/28/shkoj-deshira-ne-nje-dhome-refugjatesh-vasil-vasili/ Thu, 28 May 2020 16:12:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7233 SHKOJ DËSHIRA NË NJË DHOMË REFUGJATËSH Ç’gjë e pistë! Më shikojnë katër mure, katër faqe...

The post Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHKOJ DËSHIRA NË NJË
DHOMË REFUGJATËSH

Ç’gjë e pistë! Më shikojnë katër mure,
katër faqe të pingulta si eshtra të brejtura.
Organ i shikimit të tyre – ngjyra të shpëlara,
ndotur nga pështyma
e tharë e kohës dhe e mizave.
Pse s’më shikojnë vetëm dy sy,
dy gjinj të zbuluar dhe të bardhë
apo një lule e vetme e mbirë
në tokën e papërsëritshme të syve?
Ç’gjë e pistë dhe trishtë!
Unë shkoj dëshira në vetmi
në gjerdanin që s’e kam.

Korfuz, Greqi 1994
Vasil Vasili

The post Shkoj dëshira në një dhomë refugjatësh – Vasil Vasili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>