Venetike Cako Miraka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/venetike-cako-miraka/ Poezi Laberia News Tue, 28 Jun 2022 08:57:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Venetike Cako Miraka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/venetike-cako-miraka/ 32 32 Nxiton dhe Dielli – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/nxiton-dhe-dielli-venetike-cako-miraka/ Tue, 28 Jun 2022 08:57:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23406 Nxiton dhe Dielli Qielli mbushur plot me re, Hëna e lodhur çan me krahë, Natë...

The post Nxiton dhe Dielli – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nxiton dhe Dielli

Qielli mbushur plot me re,
Hëna e lodhur çan me krahë,
Natë e zymtë e pa një zë,
E një yll të qesh nuk ka.

Në gjumë të thellë yjet ranë,
Vall’e prishur kjo natë sonte,
Hëna veshët ngritur mban,
Një zë kënge të dëgjonte.

Nata veten ha me dhëmbë,
Mërzitur shumë nga ky skëterr,
Përse yjet kaq shpejt flenë,
Ndoshta djajtë kanë hedhur vrer?

Dielli rrezet hedh në lindje,
Errësirën, tej ta flakë,
Shpirtat që lëngojnë në dhimbje,
T’i ngrejë lart e jetë t’u jap’.
Venetike Cako

The post Nxiton dhe Dielli – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/06/07/thuame-o-bir-venetike-cako-miraka/ Tue, 07 Jun 2022 05:52:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23335 THUAMË, O BIR! Thuamë, o bir, se kur do të vish, Fol, ku je, e...

The post Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
THUAMË, O BIR!

Thuamë, o bir, se kur do të vish,
Fol, ku je, e thuamë një fjalë,
Oh, ta di se kur do të mbrrish,
Si vetëtimë qiellit para do të dal.

Rrugët le të jenë me borë mbuluar,
Flak’e mallit dhe akullin do shkrijë,
Do dal nëna kaq shumë përmalluar,
Me lotë e mall fytyrën të të ndrijë.

Thuamë, o biri im, kur do vish?
Mos ma lër syrin të mbytet në lotë,
Thuamë të nisem e në qafë të të marr,
Zemrën nënës pse ja bën copë?
Venetike Cako

The post Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krijova Varkë e jo bezdisje – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/krijova-varke-e-jo-bezdisje-venetike-cako-miraka/ Sat, 14 May 2022 13:37:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23215 Krijova Varkë e jo bezdisje Krijova varkë për lot e mi, Të lundroj rreth vetes...

The post Krijova Varkë e jo bezdisje – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Krijova Varkë e jo bezdisje

Krijova varkë për lot e mi,
Të lundroj rreth vetes time,
Të mos t’rishtohet, zdua njeri,
Prandaj fshehur e mbaj dhimbjen.

E fsheh dhimbjen, më bën të fortē,
Dhe pse gjurmët humbin errësirēs,
Aty ku shkel më bien dhe lotë,
Me varkë i çoi, fshehurazi në përrua.

Si hije më ndjekin, mërziti e trishtimi,
Si të egra kafshë më turren, hapat kur heth rrugës,
Do thoni ju?, s’është e vërtetë! jan vargje që thuren,
Poeti di të ilustroi, por luanit si thot dot tigër.
Venetike Cako

The post Krijova Varkë e jo bezdisje – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dallëndyshet më sjellin mallin – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/03/24/dallendyshet-me-sjellin-mallin-venetike-cako-miraka/ Thu, 24 Mar 2022 06:37:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22831 Dallëndyshet më sjellin mallin Nga largësia njëri tjetërin harruam, Dhimbjen tonë ndijeu një bot e...

The post Dallëndyshet më sjellin mallin – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dallëndyshet më sjellin mallin

Nga largësia njëri tjetërin harruam,
Dhimbjen tonë ndijeu një bot e madhe,
Në heshtje qajnë dhe gurët sokakut,
Kur hapat tona s’ndiejnë më mbrëmjeve.

Ti më thërret që atje largë,
Zëri ytë oshëtin sa tundë dhe malet,
Në fluturim shoh që vijnë ca dallëndyshe,
Ndoshta më sjellin tëndin mallë që s’ndalet.

Venetike Cako

The post Dallëndyshet më sjellin mallin – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetja ime! – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/vetja-ime-venetike-cako-miraka/ Sat, 15 Jan 2022 19:42:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22483 VETIJA IME! Νuk di pse vetija ime më ka larguar, E më ajo as lotit...

The post Vetja ime! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VETIJA IME!

Νuk di pse vetija ime më ka larguar,
E më ajo as lotit tim nuk i beson,
Ndoshta hapat si pëlqejnë nxituar,
E’ mëri më mban der sa të vendos.

Un gjithmon me mirësi zemre i flas,
Ngusht jam zën, jam sa bot e madhe,
Nuk di a më kupton shpirtin tim që plas,
I ndoshta un, një lule të pa çelur lë të thahet.
Venetike Cako Miraka

The post Vetja ime! – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumë i mallkuar – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2021/05/22/lume-i-mallkuar-venetike-cako-miraka/ Sat, 22 May 2021 10:38:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19696 Lumë i mallkuar Varur krahët një pulëbardhë, me stuhitë matej ajo, Rendej sipër mbi acar,...

The post Lumë i mallkuar – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lumë i mallkuar

Varur krahët një pulëbardhë, me stuhitë matej ajo,
Rendej sipër mbi acar, syri i saj – flakë i rrufeve,
Bashkë me erën fluturonte dhe pse ngrirë ishte kudo,
Mallkon lumin turbulluar, kthemi zogjtë që m’i rrëmbeve,

Pret e gjora krahëthyer, lumit endet, zemra qan,
Qofsh mallkuar, lumë i trazuar, me urrejtje çirret, flet,
Ti, kur brigjet zë e fryn s’di kë merr e kë përrlan,
T’u thaftë shtrati lumë i praptë, brigjet tua mbetshin shkretë.

Do të qeshi koha për mua, kur ty brigjet të jenë tharë,
Zemrën do ma ngrohi dielli, dhe kur akulli të ketë shkrirë
Edhe shpirtërat që ke mbytur do të kthehen si gjyqëtar,
Kur lirinë të kem fituar, më s’do të matem me stuhitë.

Venettike Cako

The post Lumë i mallkuar – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2021/05/15/nuk-dime-cna-sjell-e-nesermja-venetike-cako-miraka/ Sat, 15 May 2021 20:46:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19592 Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja Qan sot ky mëngjes, qan me zë të dhimbshëm,...

The post Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja

Qan sot ky mëngjes, qan me zë të dhimbshëm,
Shoh që vrapojnë njerëz, paniku më zë frymën,
Sirena e ambulancës çan ajrin dridhshëm,
E trembur njerëzia, njeri tjetrin pyesin.

Dhimbshëm qan një qen, zinxhirit ku rri lidhur,
Çfarë ka ndodhur vallë që tronditet vendi,
Këmbanat e kishës pse qajnë sot kaq hidhur?
Hija e kufomës së varur tmerrin kudo endi.

Virusi i mori frymën sa frika po e tmerronte,
Maskat dhe në ëndërr po i fusnin dridhmat,
Litarit iu drejtua, vuajtjes t’i shpëtonte,
Jetojmë me frikë – e ardhmja ç’do t’na sjell.

Venetike Cako

The post Nuk dimë ç’na sjell e nesërmja – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në këtë botë – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/ne-kete-bote-venetike-cako-miraka/ Thu, 11 Feb 2021 07:32:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17126 NË KËTË BOTË Përreth meje dëborë e akull i ngrirë, Deborë e bardhë që vdes...

The post Në këtë botë – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË KËTË BOTË

Përreth meje dëborë e akull i ngrirë,
Deborë e bardhë që vdes në errësirë,
Në këtë të ftohtë kërkoj pak ngrohtësi,
Në këtë botë ku askush s’të fal pak dashuri.

Dhe pse ti i fal gjithçka nga shpirti yt,
Dhe pse tregohesh i mirë si asnjë i dytë,
Në këtë botë ku humbet e vdes mirësia,
Ku lulëzon e rritet cmira e zilia.

VENETIKE CAKO

The post Në këtë botë – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhimbja e ndarjes – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/dhimbja-e-ndarjes-venetike-cako-miraka/ Mon, 24 Aug 2020 17:05:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11549 DHIMBJA E NDARJES Sot aeroportit, as fjalët nuk më vinin, Një dhimbje zemrën ma pushtonte,...

The post Dhimbja e ndarjes – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DHIMBJA E NDARJES

Sot aeroportit, as fjalët nuk më vinin,
Një dhimbje zemrën ma pushtonte,
S’t’i thashë dot fjalët që shpirtin më digjnin
Tek shihja lotin nga sytë e tu të pikonte.

O zot, ç’trishtim po ndjente shpirti im,
Akrepat e orës kur lëviznin tmerrësisht,
Rrije me kokën mbështetur në gjoksin tim,
Dhe unë të puthja buzë e sy embëlsisht.

Me orë të tëra pritëm bashkë, përqafuar aty,
Ato pak fjalë që thamë i lamë në lotë
Ndjeu dhimbjen dhe stoli ku rrinim të dy,
Morën nga kjo dhimbje dhe kalimtarët sot.

Mes njerëzve që gumëzhinin u zhduke pa zë,
Një vështrim të ëmbël më hodhe me sy,
Unë shikoja stolin bosh e çmallesha me të,
Imazhin tënd të ngrohtë përqafoja akoma aty.

Verdallë i vija stolit ku rinim, me pikëllim,
Me hijen tënde fola deri vonë, fola shumë,
Derisa avionin pashë të çohej lart, n’fluturim,
Si një hije, e përlotur u zhduka dhe unë…

Nuk di si do të pres që ajo ditë të vijë,
Bashkë të jemi përsëri si sot, përqafuar,
Në sytë e tu të shoh diellin prapë të ndrijë,
T’i kthej gëzimin zemrës time djegur, përvëluar

VENETIKE CAKO

The post Dhimbja e ndarjes – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Malli që s’shterojë kurrë – Venetike Cako Miraka https://poezi.laberianews.com/2020/08/12/malli-qe-sshteroje-kurre-venetike-cako-miraka/ Wed, 12 Aug 2020 17:17:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11042 MALLI QË S’SHTEROJË KURRË Loti i syrit të saj kurrë nuk iu shterua, Largësia e...

The post Malli që s’shterojë kurrë – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MALLI QË S’SHTEROJË KURRË

Loti i syrit të saj kurrë nuk iu shterua,
Largësia e të birit në shpirt e vriste,
O bir, kthehu, të përqafoj sa shumë po dua,
Te rruga, ku i dha bekimin, e thërriste.

A më dëgjon, o bir, më nuk mundem
Vitet më ikën e mosha më rëndon shumë,
Po të pres, o bir, këtu, ku le buzëqeshjen,
Tek rruga, që të përcolla, më s’dal dot unë.

E di, o bir, e di, do të kthehesh një ditë,
Mos u përlot, mos qaj e mos bërtit,
Nën jastëkun tim të kam lënë një zarf,
Nuk janë lekë, është veç një copë kartë.

Mos u trishto, janë fjalët që kam shkruar,
Me lotë malli, që s’të prita dot, lar’e përvëluar,
Nëse vjen, o bir, mos pyet për mua se ku jam,
Dikush hapi një gropë e si pa njeri më lanë.

Mos harro, o bir, lotë mbi varr mos të çosh,
Se nga lagështia bar’e ferra do e mbulojnë,
Ti këtu s’do rrish, s’mund të vish t’i pastrosh,
E njerëzia do shajnë e do na përgojojnë…
VENETIKE CAKO

The post Malli që s’shterojë kurrë – Venetike Cako Miraka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>