Vladimir Danaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vladimir-danaj/ Poezi Laberia News Tue, 23 Aug 2022 12:49:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Vladimir Danaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/vladimir-danaj/ 32 32 Poezi për S’tërgjyshin tim ( Selam Danaj ) Progonat – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/12/poezi-per-stergjyshin-tim-selam-danaj-progonat-vladimir-danaj/ Fri, 12 Mar 2021 08:41:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18129 Poezi për S’tërgjyshin tim ( Selam Danaj ) Progonat Në Progonat në mal , mbi...

The post Poezi për S’tërgjyshin tim ( Selam Danaj ) Progonat – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi për S’tërgjyshin tim ( Selam Danaj ) Progonat


Në Progonat në mal , mbi një maj guri ,
Fisi Danaj ndërtojë , themelet i vuri ,
Rrënjët e shtëpis fisi thellë i nguli ,
As turku e as greku nuk mundi ti shkuli .


Burrat dhe Gratë nëpër pyje lisi ,
Dielli me diej që ndrin gjithë fisi ,
Zjarr dhe flakë ka me shumicë ,
Të shkri akuj e të shkri ngricë .


Në djep të gurtë i kish lidhur nëna ,
Kangë labe u kish kënduar nga zëmra ,
E kish lindur zoti trima dhe bujarë ,
Gjakë në vetull s’të linin pa marrë .


Fjala e Selamit shkëlqente si Rubini ,
E dëgjonte ndalte zurmën dhe burimi ,
Kur dëgjonte ndalet luftën dhe armiku ,
Ishte vullkan fjala,sa shkrinte dhe çeliku .


Si yllë drite në qiell Selami e Sadiku ,
Fjalën si guri e besën si stërralli ,
Përmbi fusha në kodra dhe male ,
Në krahë të shqipes hodhën vënçe valle .


Në këta shkëmbinjë mprehën thikën ,
Kan shkruar fjalën e i kan vënë pikën ,
Kan shkruar fjalën në çdo dërrasë guri ,
Në Shqipëri janë Danajt një fis Flamuri .


Kam mall për ty,aty ku lumenjtë rrjedhin ,
E unë rendja pas tyre kur isha fëmijë ,
Dhe pyesja veten … ku shkon ky lumë ,
Dhe histotia e fisit Danaj është epafund .


Sot në gjuhën time shqip do të thërras ,
Anembanë të dëgjohet ,e le të buças ,
Të gjith do kthehemi dhe do vim te ti ,
Zoti e bekoftë fisin Danaj,bashk me nënën Shqipëri .


Vladimir Danaj 11/03/2021

The post Poezi për S’tërgjyshin tim ( Selam Danaj ) Progonat – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Pasha Tepelena – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/10/ali-pasha-tepelena-vladimir-danaj-2/ Wed, 10 Mar 2021 21:50:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18056 Ali Pasha Tepelena …………………….. Ali Pasha i kalave , Që mbete nëpër legjenda , Të...

The post Ali Pasha Tepelena – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ali Pasha Tepelena
……………………..
Ali Pasha i kalave ,
Që mbete nëpër legjenda ,
Të kish lindur balli i grave ,
Hanko nuse ,Tepelena .
…………………………………
Nga Tepelena , Janina ,
Në Shekuj me Turq luftove ,
Ndaj besnik ti mbaje afer ,
Burra lebër me fustanella .
…………………………………..
Tepelenë ti ngrije kokën ,
Nga Palermua flet Aliu .
Kurrë mos harroni Janinën ,
Ti kesh trimat pas vetiu .
……………………………………
Vladimir Danaj 08/03/2021

The post Ali Pasha Tepelena – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vellua e zeze te mbuloje – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/vellua-e-zez%ce%b5-te-mbuloje-vladimir-danaj/ Tue, 09 Mar 2021 20:22:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18033 VELLUA E ZEZΕ TE MBULOJE Bolen e zeza Bolenë , Ç’tu keput një këmë mali...

The post Vellua e zeze te mbuloje – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VELLUA E ZEZΕ TE MBULOJE


Bolen e zeza Bolenë ,
Ç’tu keput një këmë mali ,
Qanë zemra të dhëm shpirti ,
Të iku Nertesi Asllani .


Labëri me ty Bolenë ,
Vellua e zezë të mbulojë ,
Thëllëzat këngën e prenë ,
Birbilat vajtojnë , spushojnë .


Kurvelesh o shkëmb e gurë ,
Ç’të iku ty dhe një burrë ,
Burrë i këngës dhe i penës ,
Labi Nertesi Asllani i zemrës .


Në ç’do grup e në ç’do skenë ,
Shkëlqeje me këngë e penë ,
Në ç’do kala ku ti hipe ,
Labi i mir o rreze drite .


Ti këndove dhe longarit ,
Dhe çobanit në shullë ,
I këndove Hamit Gugës ,
Kurvelesh që s’të vjen më.


Lamtumirë , Nertesi Asllani ,
Asllan i fjales ne bejte ,
Në grupin Jehona linde ,
Në breza në këngë do mbetesh .


Vladimir Danaj 08/03/2021

The post Vellua e zeze te mbuloje – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sedi – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/sedi-vladimir-danaj/ Tue, 09 Mar 2021 19:49:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18018 Sedi S’e di kur un jam me ty , Kur me shikon me ata sy...

The post Sedi – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sedi

S’e di kur un jam me ty ,
Kur me shikon me ata sy ,
Kur me buzeqesh me ledhaton ,
Koke e kembe ti me pushton.

S’e di se c’ndjen kur me ke prane ,
Kur te dy vetem rrime mendojm,
Kur koken ve tek gjoksi im ,
S’e di a e ndjen shpirtin tim .

S’e di c’mendim ke ti per mua ,
Kur te shtrengoj por s’them te dua ,
Kur them se vdes per buzet e tua ,
S’e di a me beson ti mua .

S’e di c’do te ndodhe me ne te dy ,
Sikur te mos jem me me ty ,
Sikur kjo ender te ndalet nje dite ,
S’e di a do te shoh me o drite .

S’e di pa ty cdo bej o yll ,
Pa ty kjo bote me duket nje pyll ,
Pa ty kjo bote s’do kete kuptim ,
S’e di o fiksim i trurit tim.

S’e di valle a do te duroj ,
Pa e puthur me ate goje ,
Pa e prekur me ate dore ,
S’e di a do ndjej me nxehte a bore.

S’e di sa gjate do te vazhdoje ,
Por di sa shume te deshiroj ,
E di sa shume ti me gezon ,
Kur pak vemendje me kushton .

E ndjej se shume do te te dua ,
Sa kohe keto buze do me puthin mua ,
Sa kohe qe zemra do t’me punoje ,
Emrin tend do te kem ne goje.

S’e di sa shume do te zgjase kjo jete ,
S’di si do shkoje ne te vertete ,
Por dicka di me siguri :
Ajo qe dua je vec……….Zemer…Ti.

Vladimir Danaj 07/03/2021

The post Sedi – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar Olvian Neshmedin Kordha – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/kushtuar-olvian-neshmedin-kordha-vladimir-danaj/ Tue, 09 Mar 2021 17:32:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17993 K U S H T U A R Olvian Neshmedin Kordha U nda nga jeta...

The post Kushtuar Olvian Neshmedin Kordha – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
K U S H T U A R


Olvian Neshmedin Kordha


U nda nga jeta ne moshën 37 vjeçare
nga një sëmundje, shum e rëndë , me
banim në Qytetin e Sarandë . 02 – 10 – 2017
( PROGONAT )
Çpati gurra që shteroi ,
Pse u gremis bohotina ,
Çpatën rrepet që rënkojnë ,
Në zemër u vajti dhimbja .


U këput një lis e ra ,
Nje lis nga lisat e Kordhe ,
Ishte lisi më i mirë ,
O zot , Olvin t’i e more .


Kurvelesh ty të helmoj ,
Të vuri ,vellon e zisë ,
P’se ty Zoti të harroj ,
Na mori Olvin e mir .


Përrojt e Malit të Thatë ,
Nga lotët u bënë lumë ,
Qanë Motra për Vëllanë ,
Nën e Bab qan, për ty o lumë .


Ngrehu dhe njëher o Olvi ,
Që të shkosh në Progonat ,
Ti ngjitesh Dardhës si hera ,
Vendit që të bëri aqë .


Sëmundja jote spat shërim ,
O sëmundja e pa besë ,
U largove nga kjo jetë ,
Ti le dy yje , dy Djemë.


Thonë koha cdo plagë shëron ,
Dhe kjo është gjithmon e vërtet ,
Por Babai,Nena,nuk do të harrojnë ,
Do të kujtojën gjithmon përjet .


Vladimir Danaj 07/03/2021

The post Kushtuar Olvian Neshmedin Kordha – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar zotit Tërmet Peçi(Tepelenë) – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/kushtuar-zotit-termet-pecitepelene-vladimir-danaj/ Tue, 09 Mar 2021 17:29:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17989 Kushtuar zotit Tërmet Peçit ( Tepelenë ) TË DUA SHUM O QYTETI IM, KËTË PO...

The post Kushtuar zotit Tërmet Peçi(Tepelenë) – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar zotit Tërmet Peçit ( Tepelenë )

TË DUA SHUM O QYTETI IM,
KËTË PO TA THEM SEPSE TI SE DIN,
ASNJËHER QË TË DESHA NUK TË KAM TREGUAR,
DJALI I QYTETIT TËRMETI PËR TY PUNON PËRSËRI.

TI MOJ NËNA, NËNA TEPELENASE,
TI MOJ E DASHURA NËNA LABËRI,
LINDE NJË DJAL DHE NJË ZOTËNI BURRË,
TI LINDE TËRMETIN NJË DJAL FLORI.

E RILINDE QYTETIN E TEPELENËS,
NE RRUG SHTËPI E BUKURI,
I KTHEVE DINJITETIN KËTIJ QYTETI,
QYTETIT TË PASHAIT ZOTIT ALI.

NUK E DI ENDE KUR MBRËMJA MBARON,
DHE KUR FILLON QYTETI ME ZEMRËN E TIJ,
NUK DALLOJ NË JAM UN KUR NJERZIT TAKON,
JE TI QË MENDON PËR BREZIN E RI.

TI JE NJERIU I KOHËS MODERRNE,
NJERIU QI DUHESH QYTETIT TANI,
JA NGRITE MORALI TI TEPELENËS,
ZVENDËSOVE TE MADHI PASHAIN ALI.

Vladimir Danaj 06/03/2021

The post Kushtuar zotit Tërmet Peçi(Tepelenë) – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Takim brezash(Progonat) – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/06/takim-brezashprogonat-vladimir-danaj/ Sat, 06 Mar 2021 11:55:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17940 TAKIM BREZASH * ( Progonat ) •••••••••••••••••••••••••••••••••••• Sa i lart është Kurveleshi , Shum i...

The post Takim brezash(Progonat) – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
  • TAKIM BREZASH * ( Progonat )
    ••••••••••••••••••••••••••••••••••••
    Sa i lart është Kurveleshi ,
    Shum i freskët është behari ,
    Sa i dashur është fshati ,
    Aq i bukurë është Progonati .

  • Progonati ynë i shtrenjtë ,
    Na dukesh kala në maja ,
    Për ne mbetesh i shenjtë ,
    Ti për ne je vet parajsa .


    Të kujtojm e qajm me zë ,
    Atje kaluam fëmijërinë ,
    Nato brigje , nato male ,
    Ku mban era trëndelinë .


    Në takimin në Progonat ,
    Në fund të muajit , Gushtë ,
    U mblodhën fshatarët tanë ,
    Progonati plot u mbush .


    Ishte diçka madhështore ,
    Ajo ditë në Progonat ,
    Kur i shikon dor për dore ,
    Motrat dhe vëllezrit bashkë .


    Vallja dhe kënga gjëmonte ,
    Në zemrat tona do mbetet ,
    Kështu mbeçi , të bashkuar ,
    Në shekuj kurrë zdo tretet .


    Vladimir Danaj 04/03/2021

    The post Takim brezash(Progonat) – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Flamuri Kombit Shqiptarë – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/06/flamuri-kombit-shqiptare-vladimir-danaj/ Sat, 06 Mar 2021 11:49:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17934 Flamuri Kombit Shqiptarë ••••••••••••••••••••••••••••• Sa të gëzuar që jemi , Ne flamurin në dor kemi...

    The post Flamuri Kombit Shqiptarë – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Flamuri Kombit Shqiptarë
    •••••••••••••••••••••••••••••
    Sa të gëzuar që jemi ,
    Ne flamurin në dor kemi ,
    Gëzohu popull shqiptar ,
    Gëzuar përvjetorët mbarë .


    Flamur i kombit të vjetër ,
    Kombi që ka mbijetuar ,
    Flamuri sot që valvitet ,
    Në shekuj lavdi mbuluar .


    Krah’ët si kala fortese ,
    Me shqiponjë je zbukuruar ,
    Shqipëtarët ty të mbajnë ,
    Me vete në kraharuar .


    Në cdo luftë dhe betejë ,
    Shqipëtarët të nderuan ,
    Në tufane në rrebeshe ,
    Nga dora kurrë s’të lëshuan .


    Nga Kruja deri në Vlorë ,
    Nga Tetova në Kosovë ,
    Ty të thanë mirse erdhe ,
    Të mbajnë fort në kraharorë .


    Në shekuj i kuq ti mbete ,
    Brezat për ty u betuan ,
    Si mbreti që mban ushtrinë ,
    Kombin mbajte të bashkuar .


    Flamuri besës Shqiptare ,
    Flamuri kuqë për liri ,
    Të gjith të kemi në zemër ,
    Lumthi kush të mban në gji .


    Kudo në trojet shqiptare ,
    Në të bukurën Shqipëri ,
    Në ç’do zemër Patërjoti ,
    Është flamuri kuq e zi .


    Vladimir Danaj 05/03/2021

    The post Flamuri Kombit Shqiptarë – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    U ç’mende, o s’ke cip ne faqe – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/05/u-cmende-o-ske-cip-ne-faqe-vladimir-danaj/ Fri, 05 Mar 2021 22:02:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17889 U Ç’MENDE, O S’KE CIP NE FAQE SHQIPERI, PSE TE DHEMB KOKA , TA MBYLLI...

    The post U ç’mende, o s’ke cip ne faqe – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    U Ç’MENDE, O S’KE CIP NE FAQE


    SHQIPERI, PSE TE DHEMB KOKA ,
    TA MBYLLI DEREN , EUROPA ,
    IKE PER L**** DHE KTE RADH ,
    KU KE FIS E KU KE FARE .


    KU KAM DASHUR MEM E AT ,
    KU TI GRIJNE HAJDUT, PARATE,
    KA HUMBUR BESA E BURRIT ,
    JA KAN ULE VLERAT FLAMURIT .


    SHQIPERI , QUHET SHQIP TOKA ,
    KU ASNJERI, SHQIP S’KUPTOKA ,
    SHEMBIN TEATER , HISTORINE ,
    HAJDUTE BEJN,PALLAΤΕ , VILΑ .


    SHQIPERI , QUHET KY VEND ,
    QE KA DEPUTETE PA MEND ,
    KU PO SHITEN ME DOLLARE ,
    VARRET E TE PAREVE TANE .


    KU KA RRUGE E TROTUARE ,
    JO PER NJEREZ PO PER GOMARE,
    KU E MADHE ESHTE REKLAMA ,
    VETINGU , DEL ”MISS TOP ALBANIA” ,


    QE PERLESHEN E BERTASIN ,
    DHE SE DINE A’S VETE SE Ç’FLASIN ,
    KTU KA LIGJE EDHE REND ,
    VEÇ PER FORME JO ME GJITHEMEND .


    DEPUDETET JANE TRUTHARE ,
    KANE MEND , SA NJE GOMARE ,
    KU MBI PRONEN QE ME LA IM AT ,
    PA LEJE NGREN NGA NJE PALLAT.


    SHUM PREMTIME BEN QEVERRIA ,
    ME SHUM SHTOHET VARFERIA ,
    S’TA MBAN TE SHKOSH NE GJYKATE ,
    TE GRIJNE TE BEJNE SALLATE .


    TE RJEPIN SI KEC KERTHI ,
    MIRE HAJDUTET, PO DHE SHTETI ,
    KU DOKTORET JANE KASAPE ,
    S’PATE LEKE,VDES NGA SIKLETI .


    SHQIPERI , ESHTE DHE VATANI ,
    KU KULLOT BAGETINE ÇOBANI ,
    Ç’DO SEANCE NE PARLAMENT ,
    LEHIN DEPUTETET SI QENTE .


    SHQIPERI PRA, ESHTE GJITHÇKAJA ,
    KUR NUK TE MUNGON PARAJA ,
    KA XHAMIJA EDHE KISHA ,
    KU NDESHEN, EDI,BASH,BERISHA .


    S’TA HEQ KUSH LITARIN NGA FYTI,
    S’MERR VESH I PARI TE DYTIN ,
    SHQIPERI , E’SHTE KY DHE ,
    KU FEMIJET PA SHKOLLE I LE .


    KUR KERKON, E S’TE JAPIN PUNE ,
    POR TE TRAJTOJNE ME DHUNE ,
    POLITIKANET VETEM LLAPIN ,
    DHE PREMTIME TE KOTA JAPIN .


    SHQIPERI , ESHTΕ FORMULA E PUNES ,
    NA KA ARDHUR NE MAJE TE HUNES ,
    SHQIPERI , ESHTE FUKARALLIKU ,
    QE Ç’DO GJE E BEN PISLLEKU .


    FOL MOJ QEVERRI, SE NA KENAQE ,
    U Ç’MENDE , O S’KE CIP NE FAQE ,
    FAIN SE ΚΕ TI , THUA E KA EUROPA ,
    E MOJ QEVERRI,HAJDUTE ME RROTA .


    VD

    The post U ç’mende, o s’ke cip ne faqe – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    Nena nje dite nderroi jete – Vladimir Danaj https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/nena-nje-dite-nderroi-jete-vladimir-danaj/ Wed, 03 Mar 2021 17:07:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17787 ( Kushtuar Pandeli Ulesi Culli ) i pa harruar kujtimi i nenes ne breza !...

    The post Nena nje dite nderroi jete – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>
    ( Kushtuar Pandeli Ulesi Culli ) i pa harruar kujtimi i nenes ne breza !
    NENA NJE DITE NDERROI JETE


    Ti ike pa lën një gjurmë ,
    Bir i nënës që s’të shoh ,
    Të kisha dritën e syrit ,
    Pandeli bir mos harro .


    U rrite mu bëre burrë ,
    U nise për në kurbet ,
    Kalove fusha e male ,
    Dhe nuk le një amanet .


    Më jep një haber o zot ,
    Esht i gjallë apo ka vdek ,
    Syri nënës veç lotonë ,
    Ç’do ditë Pandelin po pret .


    Shpresoi të’ të’ qajë një ditë ,
    I ra e rëndë këjo barrë ,
    Ti kish të paktën një varr ,
    Ti thoshte dy fjal me vajë .


    Duke pritur e kërkuar ,
    Për ç’do dit nëna u tret ,
    Me shpirt e trup të këputur ,
    Nëna një ditë ndërroi jet .


    Vladimir Danaj 28/02/2021

    The post Nena nje dite nderroi jete – Vladimir Danaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

    ]]>