Xheladin A. Çitaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheladin-a-citaku/ Poezi Laberia News Sat, 09 May 2020 18:09:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheladin A. Çitaku Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheladin-a-citaku/ 32 32 Vargëzuar rraqet – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/vargezuar-rraqet-xheladin-a-citaku/ Sat, 09 May 2020 18:08:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5894 VARGËZUAR RRAQET * Vërshojnë motivet, kaplojnë njerëzinë zbrazen rrëmbyeshëm, pafre gjithandej frymëzime të pashije dhunojnë...

The post Vargëzuar rraqet – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VARGËZUAR RRAQET

*
Vërshojnë motivet, kaplojnë njerëzinë
zbrazen rrëmbyeshëm, pafre gjithandej
frymëzime të pashije dhunojnë poezinë
shfryrë nëpër vargëzime, andej e këtej.

*
Llafosjen e lëshojmë azat nëpër vargje
dëshirën hedhim në ca grumbuj fjalësh
me mendjen të rritur, fjalorin plot rraqe
stivojmë aramara, në pafundësi radhësh.

Rrugëve të injorancës, revan kalërojmë
shtigjeve të bërbëlitjes, zijosim morfema
vend e pa vend imagjinatën ngatërrojmë
sajojmë asgjënë, sikur shtjellojmë ca tema.

*
Muzave të brishta, frymëmarrjen rëndojmë
se roitja e shpirtit nuk di t`i gjejë shtigjet
teksa gënjejmë veten, sikur art krijojmë
mendja e moçalosur nuk i kap dot brigjet.

*
Kot, tutje e tëhu, ne lëshojmë ndonjë zë,
nga qëndistarë vargjesh qiej e dete çahen
ne mashtrojmë kot veten se s`bëjmë asnjë gjë
shkurrat e ferrishtat me rrap dot nuk hahen.

xheçi.

05.04.2020

The post Vargëzuar rraqet – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/heronjte-e-djallit-xheladin-a-citaku/ Fri, 01 May 2020 15:50:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5275 HAMEJTË E DJALLIT * Shpirtëra leckë bërë kinde, kinde grisur e shqyer nëpër kacavarje në...

The post Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAMEJTË E DJALLIT

*
Shpirtëra leckë bërë kinde, kinde
grisur e shqyer nëpër kacavarje
në maja kupolash ngjitur si xhinde
dynjanë poshtë e mbysin në sharje.

*
Hamejtë e djallit urrejtjen e bartin
smirën stivosin në pragje shtëpishë
snobë të egërsuar që vatrën e zhvatin
flatruar në ëndërra e ambicie dalldishë.

*
Orakuj zezone në këmbime fytyrash
zellshëm argatërinë bëjnë për satanan
kameleonë, në shëndërrime ngjyrash
besë e nder nuk njohin se nuk i kanë.

*
Neps i uritur ndër kohëra të shkuara
kur koha nuk ngopte as me kafshatë
ngjitur me vrull shkallëve të ëndrruara
ngeli në paterica kjo mendje e ngratë.

*
Syri i pangopur nuk nginjet njëherë
e shpirtngushtësia nuk njeh virtytin
nën lëkurë të robit gjallonë përherë
dhe hiqet zvarrë për ta njomur fytin.

xheçi.

30.04.2020

The post Heronjtë e djallit – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Horizonte të mjegullta – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/03/31/horizonte-te-mjegullta-xheladin-a-citaku/ Tue, 31 Mar 2020 12:29:10 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2898 HORIZONTE TË MJEGULLTA * Çakejtë e përhershëm veshur në gzofe të civilizimit dhëmbët tregojnë kësulave...

The post Horizonte të mjegullta – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HORIZONTE TË MJEGULLTA

*
Çakejtë e përhershëm veshur në gzofe të civilizimit
dhëmbët tregojnë kësulave që rrugëtuan në lashtësi
noçka stepash u servojnë për tipare të fytyrëzimit,
fytyrat e maskuara pshtirshëm, lozin tragjikomedi.

*
Shpirtërat, të nxirë në bloza barbarie të skëterrës
ngarendin shtigjeve të baltosura të mendësisë plakë
trillime marrëzish shpërfaqen në pasqyrën e mnerës
shpërndarë në kuadrate gënjeshtrash, vartësve guak.

*
Kaposh të joshur në margaritarë shkëlqimi të paqenë
ushqehen vullnetshëm në guzhina të talljes sarkastike
tundohen racionesh boshësie, që dhurojnë gangrenë
përtypin padenjësisht zvarritjen, në shujta tragjike.

*
Vrragë shekujsh vijzuan sinorë, të ngulitur egërsisht
ngritën piramida shëmtishë nëpër trollin e përcëlluar
marangozë inkuizitësh projektojnë murana pabesisht
me hostenët gjëmbaç, pudrosin si lustër të qytetëruar.

*
Kmesë e mprehur e të djeshmes qëndron mbi kokë
si erashkë e pëflakur veset e pashitura i ripërtrinë
hipokrizi përdredhëse qëndisë mashtrimet në tokë
në skica monstruoze, pamëshirshëm shtytë bisturinë…

xheçi

30.03.2020

The post Horizonte të mjegullta – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/harlisje-enderrimesh-xheladin-a-citaku/ Wed, 26 Feb 2020 11:05:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=725 HARLISJE ËNDRRIMESH * Mendimet vërdallisen në kohë e hapësirë kujtojnë ditëverën e përcëllimat në diell...

The post Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HARLISJE ËNDRRIMESH
*
Mendimet vërdallisen në kohë e hapësirë
kujtojnë ditëverën e përcëllimat në diell
dhe rendin fluturimthi, me hirë e pa hirë
tek plandosen në tokë dhe ngjiten në qiell.

*
Nga guvat e shpirtit, ndjenjat arratisen
marrin dhenë shfrenuar në krah ëndërrimi
nga shenjtëri tundimi, me dehje namatisen
shijojnë përkëdhelinë mikluar nga vegimi.

*
Petaleve të lules, zënë vend ndër pikëla vese
brishtësinë e futurës e pikturojnë me ngjyra
dhe n`afshin që përshkon ndër telaja shprese
e portretojnë mahnitjen tek i shëndritë fytyra.

*
Në tablonë e ëndrrës, kur vijëzojnë pasionin
përhumben, deliresh në melodinë e dehjes
kur intonojnë ndër tinguj ëndjen e vizionin
hidhen në ekstazë, ndër universe të prehjes.

*
Ndjesitë e harlisura, jeta nuk i bënë zap
as nuk i ndrynë dot në kafazin e molisjes
sikur feniksi nga hiri, do t`ringjallen prap
se nuk njohin kohët as rrugët e braktisjes.

xheç.

24.02.2020

The post Harlisje ëndërrimesh – Xheladin A. Çitaku appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>