Xheladin Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheladin-halili/ Poezi Laberia News Sat, 22 May 2021 12:24:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xheladin Halili Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xheladin-halili/ 32 32 Një zemër e fortë – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/05/22/nje-zemer-e-forte-xheladin-halili/ Sat, 22 May 2021 12:24:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19720 Një zemër e fortë Ia copëtuan zemrën, se e goditën fort, me hirin e këtij...

The post Një zemër e fortë – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një zemër e fortë

Ia copëtuan zemrën,
se e goditën fort,
me hirin e këtij prushi,
deshën t’ia mbulonin rrahjet.
S’e veshën dot në të zeza,
edhe pse rënkonte përditë.

Sytë s’ia panë nga lotët që i rridhnin,
ia zvogëluan ata sy të mëdhenj,
e qerpikët fort ia rënduan,
por sytë e zemrës asnjëherë.

S’mund t’i vrisni shpirtin,
S’e s’ia shihni dritën,
një shpirti që s’njohu errësirë,
jo s’mund t’ia merrni dot;
as djall as egërsirë…

Po ç’zemër keni,
kur zemrat i përvloni,
po ç’sy keni që nuk shihni!?
Pse thoni se keni një shpirt,
kur të pashpirt ju njohim!?

~Xheladin Halili
Viti, më 15.05.2021

The post Një zemër e fortë – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u mashtro – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/26/mos-u-mashtro-xheladin-halili/ Fri, 26 Mar 2021 19:35:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18522 Mos u mashtro Mu si ajo milingona Kur mjaltin shijoi Ëmbëlsisë së saj Nuk i...

The post Mos u mashtro – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u mashtro

Mu si ajo milingona
Kur mjaltin shijoi
Ëmbëlsisë së saj
Nuk i përballoi

Tha të hidhem mbi të
Se s’kam çfarë të pres
Këtë mundësi që kam
S’mund ta lë për besë

Sa shijshëm i vinte
E s’mund të ndalonte
Por këmbët s’e dëgjuan
Kur deshi të shkonte

~ Xheladin Halili
Viti, më 22.03.2019

The post Mos u mashtro – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/16/ne-endrren-e-pertejme-xheladin-halili/ Tue, 16 Mar 2021 18:58:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18263 Në ëndrrën e përtejme Kthehem nga ëndrra që më çoi përtej, Zgjohem në agimin e...

The post Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në ëndrrën e përtejme

Kthehem nga ëndrra që më çoi përtej,
Zgjohem në agimin e hershëm-në ferkun e parë,
Po si nuk më la edhe pak në atë jetë,
E të mos bëhesha prapë lakmitar!

Udhëve të jetës takohemi përditë bashkë,
Sikur lumi që s’pushon e s’i ndërrohet rrjedha,
E kur u kthye ky shpirt e më takoi prapë,
Më foli i lumtur: Bëj të mira se atje është jeta!

~ Xheladin Halili
Viti, më 16.03.2021

The post Në ëndrrën e përtejme – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Selamet e nanës – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/selamet-e-nanes-xheladin-halili/ Thu, 11 Mar 2021 14:50:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18071 Selamet e nanës Ç’mallëngjim më përshkoi sonte, të kisha në përqafimin që s’mbaron, digjesh e...

The post Selamet e nanës – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Selamet e nanës

Ç’mallëngjim më përshkoi sonte,
të kisha në përqafimin që s’mbaron,
digjesh e përvëlohesh ta kesh,
veç ai përqafim të lumturon!

Mall i pashuar,
që në ëndërr të shfaqet,
që s’e tretin stinët, vitet…
S’humbet kurrë.
Se m’u bë si nishan nga lindja,
i ngjizjes e i frymës së melekut-engjëllit shpirtsjellës.
Ah, ç’aromë më fale nga burimi YT!
Po si ta humbas o lum NËNA?!
Aromë që nuk do ta gjeja askund.
Sikur edhe të gjitha lulet e tokës të mblidheshin,
S’më mbushin sikur aromë e saj!
E ndiej, por s’ngopem si më parë,
As atëherë s’ngopesha,
por të shihja…
Po sikur qengji kur blegërinte pas së ëmës,
Pashë veten se po të kërkoja.
E imja blegërimë që s’pushonte…
Dënesë që më drithëronte qenien time fëmijërore!
Ndër stinë e mote të kisha prehjen më të mirë;
të foshnjërisë,
fëmijërisë
dhe rinisë që s’e shijova të plotë pranë teje.
Njomësinë time të pafajshme sikur të ta falja.
Shërbëtor i haqeve tua të bëhesha.
Edhe më fort të të përqafoja e të të doja…
Kimetin-vlerën të ta dija siç ta dha Zoti,
Edhe atëherë sikur ta dija si tani, e të t’i falja:
dashurinë,
ëmbëlsinë
dhe përqafimin që e prisja sonte.

Sikur ta dija më mirë.
Eh, sikur…
Mendje e të rriturit po ta thotë tani.
Eh, sikur të ta thosha atëherë.
Kur të lodheshin shpirt e trup për mua,
për fëmijët e tjerë,
për plot frymë,
dhe jo veç për evladët e tu!

Kur edhe vatër e vjetër s’i nxinte,
kur të zukasnin mbi kokë edhe plot si unë…
S’ia kishit frikën varfërisë.
“I Madhi Zot m’i ka falur!”-
me buzëqeshje ua thoshe!

Ah, MERITORE që kurrë s’praron emri YT!

Nga selamet mos më kurse
Le t’flladitet ai shpirt i bardhë
Siç ma flladite shpirtin sonte
Me dua-lutje t’kam kthy selam!

  • Xheladin Halili
    Viti, më 22.10.2020

The post Selamet e nanës – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O lum poeti – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/o-lum-poeti-xheladin-halili/ Tue, 03 Nov 2020 21:18:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14120 O LUM POETI Nën hijen e pemës së shqipes Kandil diturie për brezat E gdhendur...

The post O lum poeti – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O LUM POETI

Nën hijen e pemës së shqipes
Kandil diturie për brezat
E gdhendur nëpër gurët e përgjakur
Të gurrës që s’ngopen kalimtarët
Te uji gurgullues që kaloi kufijtë e mëmëdheut
Nga dora që mbante penën e lagur
Me bojën që s’donte të thahej
Lundronte nëpër faqet e letrave
Shpërthente damarët e dijeve të botës
Udhëtonte me anijen e mendjendriturve
Hallkë e karvanit të urtakëve të mëdhenj
Ruajtës i emanetit të shqipes
Nëpër dekadat e dhimbshme
Për këngët e bilbilave të shqipes
Për shqipen e ëmbël
Për poezinë…
Kaq thellë lavroje me fjalët plot xhevahir
Me dorën që t’pushoi sot
Në librat që s’do të vdesësh kurrë

~ Xheladin Halili
Viti, më 26.10.2020

The post O lum poeti – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndër stinë fshihesh – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/21/nder-stine-fshihesh-xheladin-halili/ Wed, 21 Oct 2020 21:23:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13697 NDËR STINË FSHIHESH Ndër stinë të kërkova Duan të mbesin nostalgji Shkëlqimi i tyre nuk...

The post Ndër stinë fshihesh – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDËR STINË FSHIHESH

Ndër stinë të kërkova
Duan të mbesin nostalgji
Shkëlqimi i tyre nuk humbet
Shkojnë, por kthehen përsëri

Si anije që i merr me vete
Me ato lundron përherë
Si nuk më ftuan kurrë
Të jemi bashkë veç një herë

Të ruajnë po sikur xhevahirin
Bashkëudhëtaret tua në det
As në këtë vjeshtë s’të lanë
T’më marrësh edhe mua atje

~Xheladin Halili
Viti, më 20.10.2020

The post Ndër stinë fshihesh – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/endrra-mashtruese-xheladin-halili/ Tue, 13 Oct 2020 07:08:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13427 ËNDRRA MASHTRUESE Sikur plot ëndrra të shihja, Sikur plot fantazi të mendoja, Përsëri do t’i...

The post Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ËNDRRA MASHTRUESE

Sikur plot ëndrra të shihja,
Sikur plot fantazi të mendoja,
Përsëri do t’i hidhja në det,
S’dua gjurmë të helmuara!

Le të enden ëndrrat djallëzore,
Le t’më prishin gjumin e thellë,
Unë veç krahun do ta ndërroj,
Se e njoh ëndrrën e vërtetë!

~ Xheladin Halili
Viti, më 13.10.2020

The post Ëndrra mashtruese – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sihariq poeti – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/12/sihariq-poeti-xheladin-halili/ Mon, 12 Oct 2020 07:14:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13396 SIHARIQ POETI Kujtoj kohëra jo të largëta, Dy-tri vargje si një kujtesë, Për atë mësues...

The post Sihariq poeti – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SIHARIQ POETI

Kujtoj kohëra jo të largëta,
Dy-tri vargje si një kujtesë,
Për atë mësues e student,
Kur zemrave tona u jepte jetë!

Porsi shqiponja në qiellin e saj,
Nga foleja e nxirrte sihariqin,
Kur e mblidhte atë tufë rinore,
Sytë tanë për të parë guximin!

Mezi prisnim mësimet e tija,
Syte tek ai i drejtonim ngaherë,
Atë fytyrë studenti të qeshur,
Të gjithë e vështronim përnjëherë!

Sa gojëmbël e me plot shpresë,
Si një hero në betejën e përgjakur,
Me ujin e fitores ua shuan etjen,
Atdhedashurinë për t’ua ngjallur!

T’i shkruash vargje vetë poetit,
Që rron larg e s’i pushon pena,
Një mirënjohje për gjurmët tua,
Poetit tonë t’i gëzohet zemra!

~ Xheladin Halili
Viti, më 11.10.2020

The post Sihariq poeti – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Çiltërsi zemre – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/ciltersi-zemre-xheladin-halili/ Fri, 09 Oct 2020 16:47:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13324 ÇILTËRSI ZEMRE Ti s’mund ta fshehësh dritën, Që t’ka shndritur fytyrën, Ti s’mund ta ndalësh...

The post Çiltërsi zemre – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ÇILTËRSI ZEMRE

Ti s’mund ta fshehësh dritën,
Që t’ka shndritur fytyrën,
Ti s’mund ta ndalësh atë rreze,
Që qenien tënde ka mbërthyer!

Ti s’mund ta fshehësh butësinë,
Kur të është qëndisur çiltërsia,
Ti s’mund t’i fshehësh lotët,
Se s’mundesh nga dhembshuria!

A nuk na ftoi më i zgjedhuri,
Kur Mëshiruesi i tha Vetë:
Mëshiroji krijesat në tokë,
Që t’ju mëshirojë Ai në qiell!

Sa duam të jemi sikur ata,
Shpresën nuk e humbasim,
Me të çelur zemrat tona,
Të ligën a s’do ta vrasim?!

~Xheladin Halili
09.10.2020
Viti, Kosovë

The post Çiltërsi zemre – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të bashkëlindur – Xheladin Halili https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/te-bashkelindur-xheladin-halili/ Wed, 07 Oct 2020 06:09:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13213 TË BASHKËLINDUR Ngre kokën të shoh qiellin, por ai nuk mbështillet nga krahët e mi....

The post Të bashkëlindur – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË BASHKËLINDUR

Ngre kokën të shoh qiellin,
por ai nuk mbështillet nga krahët e mi.
Sa madhështor duket,
Kaq i nënshtruar,
Sa madhërues i madh,
Ndaj Atij që e përsosi!
Ëndërrat dhe iluzionet e kota,
Nuk ujiten nga ujëra të turbullta,
por nga uji i qiellit,
Që me kaq kthjelltësi bie në shtratin e vet.
Ajo kthjelltësi që lahet nga ujë i burimit.
Ujit të besimit!
Ngutem të veproj nën qiellin e Zotit,
Të ringjallë atë të bashkëlindurën ndjenjë,
Të besuarit në Zot,
Që me të u bashkëlinda.
Ajo të zgjon, se shpirt i pastër nuk duron grilat e djallit!
Sa ëmbël e sa me qetësi të thotë: Mos ke frikë nga unë!
Më shfaq oj krijesë e zgjedhur!
Ty ngaherë po të ndjekë,
Me mua do ta mundësh edhe frikën!
Ti s’më deshe,
Por unë kurrë s’ta ktheva shpinën,
E di që je përmalluar për mua!
Andaj më shfaq,
Se me ty isha përherë!
Kurrë nuk hoqa dorë nga përqafimi i parë.
E dija se do t’më përqafoje edhe një herë,
E s’do të ndaheshim më kurrë!
Se ti erdhe bashkë me mua- Besim i Vërtetë!

~Xheladin Halili
Viti, më 06.10.2020

The post Të bashkëlindur – Xheladin Halili appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>