Xhelal Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhelal-hoxha/ Poezi Laberia News Thu, 02 Jun 2022 07:11:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhelal Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhelal-hoxha/ 32 32 U prish dynjaja – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2022/06/02/u-prish-dynjaja-xhelal-hoxha/ Thu, 02 Jun 2022 07:11:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23295 U prish dynjaja Ani edhe bota le ta merr vesh U shit nderi, morali shkoj...

The post U prish dynjaja – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U prish dynjaja

Ani edhe bota le ta merr vesh
U shit nderi, morali shkoj për pambuk e lesh
Në mes të qytetit me za t’nalt thërret telalli
U prish dynjaja, po folët e përfolët shpesh
e thonë edhe pleqtë këmbëkryq në sheh

Tërë natën zgjuar si vampira
Zveshur, pispillosur si patate të mërdhira
nuk flasin si duhet, bile edhe të vejnë bishta
nuk flasin me za, por kanë nis me fol me gishta

Po ndodhi ra rrjeti apo mos me pas internet
Të bëjnë kahre, të bëjnë për ibret
Ka humb dashuria është rritë varshmëria
në vend të fjalëve të ëmbla, nga goja u del mëria

Prandaj, o njerëz, ju thërras të keni kujdes
që e ardhmja të mos na vjen me ters
rininë të ardhmen tonë, ta mbani sa më pranë
shpërndani dhe zbatoni këshillat e të parëve tanë

Ta duam vendin e më pak të lakmojmë kurbetin
Që sytë e tanë ka rruga të mos mbesin
të forcojmë vlerat, të shtojmë më shumë dashuri e njerëzi
mos të na vij puna, zi e ma zi.
Xh.H

The post U prish dynjaja – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pa thënat fjalë… – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/te-pa-thenat-fjale-xhelal-hoxha/ Fri, 01 Apr 2022 20:45:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22870 Të pa thënat fjalë… Ne do bëhemi varr i Fjalëve tona të pa thëna… Do...

The post Të pa thënat fjalë… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pa thënat fjalë…

Ne do bëhemi varr i Fjalëve tona të pa thëna…
Do i marrim me vete, do i ndryj në arkivol, për ne të dy
Me xhelozi, me fanatizëm, si ruante vasha virgjërinë
Si e ruan mashkulli burrërinë

Mos ta di askush fshehtësinë tonë
Deri në vdekje si testament kurorëzimi na shoqëron
Se dikur duheshim barabar me xhelozi
Askush nuk e di e as s’ka për ta dit

Me gjoksin zbërthyer dhe puthitur për të bardhin tëndin gji
Ngulitur si tatuazh në zemër, si dëshmi për dashuri
Tash, për hir të kohës le të lidhim vargun e kujtimeve, zinxhir
Të harrojmë të kaluarën, nga një gotë harrimi duke pirë

Në gotën e verës së pa zbrazur të qelqit,
do të ngjaj në dy sytë e tu të zi
Dua që t’i cakërrojmë t’i shtjerrim e t’i thejmi gotat
Por jo, assesi zemrat tona të kristalta,
vetëm për të shtrenjtën tonën dashuri !

Dëshmitare duam të kemi në këtë natë,
vetëm hënën bashkë me yjet,
që të na shndris si qiellin e kaltër e të d’lirë
Fjalët tona të pa thënat
Të mbajtura e të ruajtura deri në përjetësi
Të na shoqërojnë deri në fund të jetës sonë,
për t’i mbuluar dheu i zi!…

Xh.H

The post Të pa thënat fjalë… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbajeni mend… – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2022/01/24/mbajeni-mend-xhelal-hoxha/ Mon, 24 Jan 2022 05:39:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22541 Mbajeni mend… Gjithmonë sa të jam gjallë, në këtë jetë, ty Atdhe, kam me t’kujtua…...

The post Mbajeni mend… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbajeni mend…
Gjithmonë sa të jam gjallë, në këtë jetë, ty Atdhe, kam me t’kujtua…
Edhe nëse s’kam laps letër , kompjuter me t’shkrua;
Do ta gjeja formën tjetër, ku me një makinë të shkatërruar
Qoftë edhe e vjetër e pa tastierë, do të lë gjurmë si një burrë…
Mbajeni mend, që kur të vdes një ditë, në varrin tim pran varrezave
Aty, kjo do të mbetët si dëshmi e shkruar mbi gur…
Pa dëshmitarë, por si një i ndjerë, me një skamje e mjerim
Me një të kaluar në vuajtje me një furtunë që kisha vazhdimisht;
Këtë nuk do t’jau dua, juve të tjerëve assesi;
Por, do të dua për ju, një të ardhme të ndritur e pa dhunë!…
Aty diku afër teje, me eshtrat e mi, që si ADN do të më mbesin
Të lë një porosi me një mall e nostalgji
dhe me një gjurmët vetme do të shkruaj:
Edhe nëse tretem një ditë, pra mbajeni mend;
Do të gdhendi e skalis deri në përjetësi fjalët dashuri!…
Me një dashuri të sinqertë idilike, shpirtërore e njerëzore
Ku dua t’ju bëja me dije, se në tokën time e të parëve të mi
Unë assesi nuk isha dhe nuk mbeta, si një statujë dhe një i huaj;
Shpirti, zemra e mendja njerëzore, si njeri i mirë e me jetë të pështirë;
Përmes vargje të arta e të ndritura, për ty gjithmonë do të shkruaj!…
Prandaj mbajeni mend, ju o njerëzit e mirë, e të lirë
Sepse, një ditë do të vije koha për të gjithë, do të bëhet mbarë e mirë;
Ku në tokën e Atdheun tuaj-timin, dua t’ju them ballhapur: Lamtumirë!
Xh.H

The post Mbajeni mend… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë e pa kohë – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/kohe-e-pa-kohe-xhelal-hoxha/ Sat, 15 Jan 2022 18:56:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22463 Kohë e pa kohë Çfarë kohë na erdhi asgjë më nuk ka lezet Më as...

The post Kohë e pa kohë – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohë e pa kohë

Çfarë kohë na erdhi asgjë më nuk ka lezet
Më as gëzimi nuk është gëzim as festa- festë
E fjala Besë, moti ka shkuar për rrush
Më as dasmat nuk bahen me krushq
U përdhos tradita u përdhos shenjtëria
Në vend dashurisë na sundon mëria
E shpresa thonin vdes e fundit, vallë paska vdekë
Pas vdekjes së shpresës askush më nuk ka mbetë
Jemi zhytur deri në fyt në fekale antivlerash
Jetojmë në llum si në kosh plehrash
Më fëmiu se respekton prindin as vëllau vëllanë
Po deshe të ngresh fjalën përfundon në bela
Jemi në hall në një kohë të pështirë
Duke prit se një ditë, kot, do të bëhet mirë
Çdo gjë në jetë e marrim me karar
E ne si ajo thënia, prit gomar satë mbijë bar…
Xh.H

The post Kohë e pa kohë – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndonëse poetët… – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2022/01/15/ndonese-poetet-xhelal-hoxha/ Sat, 15 Jan 2022 18:47:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22459 Ndonëse poetët… (Duke i ruajtur ëndrrat e tyre; Të dehur e të etur për njerëzi…)...

The post Ndonëse poetët… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndonëse poetët…
(Duke i ruajtur ëndrrat e tyre;
Të dehur e të etur për njerëzi…)
Ndonëse, në ndonjë dhomë të mikut tuaj të mirë
nuk sheh ndonjë bibliotekë, libër,
ndonjë shishe me verë, ose me raki;
Dijeni fare mirë se aty, në at dhomë, shtëpi:
“Nuk ka dije, kulturë, civilizim;
kultivim, shkollim, por edhe as dashuri…!”

Filozofia popullore, por edhe poetët dikur do të thonin:
Ndonëse gjithashtu, edhe nëse shihni ndonjë dritë,
aty afër mbas mesnate në ndonjë shtëpi;
“Dijeni fare mirë, se aty është ndonjë poet, kontabilist;
Apo janë duke ruajtur ndonjë kufomë, të ndonjë gruaje, apo burri?
Për hire të shpirtit të saj, ose të ti!”

Tani më në këtë kohë të mendimit e të përparimit njerëzorë
Fatmirësisht, që shumica kufomave po ruhen në murge
Me një respekt e kulturë të lartë sinqeriteti e dinjiteti
Ndonëse, gjatë jetës së ndonjë personi të bindur, ose jo më kot
Nuk ka asnjë njeri në këtë jetë-botë; Pa kusure, ngarkesë, apo borxhe!…

Njëkosisht, me një xhelozi të pa parë e të pa dëgjuar gjer më tani
Ndonëse, vetëm poetët i ruajnë ëndrrat e tyre të përjetshme
Për mos me ju vdekë kurrë, për çdo grua, fëmijë të rritur e burrë…
Edhe pse tërë jetën e tyre janë përndjekë, dhe kanë hekë, si gjarpri ndër gurë!..

Të dehur njerëzisht e shpirtërisht me gotat e verës duke pi
Shpeshherë me birra, por ndoshta edhe me raki!
Qe besa, edhe pse në jetë e për jetë, për një realitet të vërtetë;
vetëm me një dashuri dhe për dashuri!…
Poetët sigurisht munden me qenë zgjuar gjithmonë
Duke i ruajtur ëndrrat e tyre nga vdekja!
Që me të vërtetën e tyre, të përparimit e të njerëzimit,
shpeshherë kanë për të mos vdekur kurrë!…
Xh.H

The post Ndonëse poetët… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte dua… – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/sonte-dua-xhelal-hoxha/ Mon, 13 Dec 2021 20:25:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22330 Sonte dua… Sonte unë s’dua të jem i vetmuar, Në këtë natë ku shkëlqejnë; yje...

The post Sonte dua… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte dua…

Sonte unë s’dua të jem i vetmuar,
Në këtë natë ku shkëlqejnë; yje e hanë,
Pse me i shikua muret e thata
Kur mundem me u kënaq tujë tapa bukurinë tënde xhan

Sonte unë dua të kam pranë
Të pimë, me njëri-tjetrin, për dashurinë tonë të parë
Dua të rrimë kokë më kokë;
si dikur kur ishim më të mirët shokë; tash më shumë se shokë

Nga mendja e shpirti ynë për dashnin që kemi,
Do të dua t’jemi bashkë e së bashku të dëfrehemi…
Me drita e qirinj të ndezur flake, zjarr !
Së bashku unë-ti, për dashuri që kemi, dashuri pa karar

Se dashuria s’ka çmim , s’ka asgjë që të matet mbi dhe
Se dashuria jeton edhe kur të mos jemi më ne
Me erën e pranverës na flladit jona dashuri
Me gotat e verës që kemi, dua të ngrehim dolli !…

Bashkë me mua të jesh dhe ti E bardha, mjellma ime
Ti që vure zjarr zemrës sime
Si thuret gardhi me aq kujdes dhe dashuri
Le ta zgjojmë muzën dhe të thurim poezi

Ta ndrisim e ta rrisim n’ekstazë muzën e dashurinë platonike
Të vallëzojmë nën ritmin e këngës polifonike
Me kitarë, lahutë e çifteli
Po të mos ishim ne s’do ishte as kjo dashuri
As e jona histori

Pra, Dijeni pra, ju të gjithë:
Ku ka dashuri ka jetë.
Ku s’ka dashuri, njeriu para kohe vdesë;
Kjo është masa e dashurisë sonë, dashuri e vërtetë !…

Xh.H

The post Sonte dua… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty e për ty, o flamur ! – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/me-ty-e-per-ty-o-flamur-xhelal-hoxha/ Mon, 29 Nov 2021 18:47:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22203 Me ty e për ty, o flamur ! (Ti simbol i Shqiptarisë) Ndër shekuj, e...

The post Me ty e për ty, o flamur ! – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me ty e për ty, o flamur !
(Ti simbol i Shqiptarisë)

Ndër shekuj, e ndër breza…
Emri dhe gjaku im; Pellazge-Ilire-Dardan !
Ti toka ime e tkurrur,
e ndarë ndër breza shpeshherë e larë me gjak…
Ti simbol, emblemë e shqiptarisë !

Në histori, e në luftëra i rilindur si feniksi përsëri;
Në ty për ty, e bashkë me ty jetuam ne Shqiptarët !

Në Ty qëndroi, shqiponja jonë e zezë;
me kokën lart dhe krihet e saj të zjarrtë !
Për ty e mbi Ty, u derdh e u shtjerr gjaku ynë i kuq !
Me ty bashkë në të gjitha luftërat…

Me ty luftoi e fitoi, Skënderbeu !
I pa mposhtur dhe i pa dorëzuar,
Si luan Shqipërie, gjithmonë me fitore !…

Me ty në lindje, edhe në vdekje nëpër dasma e ahengje…
Sikurse edhe në beteja të përgjakshme me pushtues të huaj…

Ndonëse edhe në demonstrata të shumta…
Nëpër burgje të ndryshme, serbo-sllave;
Të izoluar e të prangosur deri në vetëflijim…
Për ty ranë, dhe u vranë:
Fazli Grajqevci me shumë SHQIPTARË të tjerë !…

Ty të ruajtëm si sytë e ballit !
Të mbrojtëm si mbron shqipja folenë !
Gjithmonë me krenari, dinjitet e dhimbje,
Me ty mbrojtëm mëmëdheun !

Nga vetë populli ynë, ti prapë u ringjalle;
Së bashku me Kombin tonë, me UÇK-në tribunë !
U ngrite në ballë dhe u lartësove,
me shtizën bashkë me shtatore:
Ti o fisi, O plisi, Ti o gjaku ynë !

Me Malon, ti prapë u lartësove…
Me këngë lirie dhe këngë dëshmorësh tanë…
Me bacë Ademin, ti përsëri u ngrite dhe u rrite…
Që për këtë tokë bashkë me Ty;
u shndërruan në Hero e në muranë të gjallë !

Ti na je shëndeti i kombit !
Na je nënë e baba !
Me Ty lidhëm besën e kombit e të Zotit,
Të kem motër, e të kem vëlla !

Ti simbol, emblemë SHQIPËRIE !
Në Ty ëndërrojmë e jetojmë të gjallë !
Flakadan lirie, urtësie e trimërie:
O yll, O diell i rrallë !…

Xh.H

The post Me ty e për ty, o flamur ! – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për Flamur e Pavarësi – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/per-flamur-e-pavaresi-xhelal-hoxha/ Mon, 29 Nov 2021 18:35:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22194 Për Flamur e Pavarësi Gëzuar nga zemra, e jona Shqipëri!… Në këtë Nëntor- muaj të...

The post Për Flamur e Pavarësi – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për Flamur e Pavarësi
Gëzuar nga zemra, e jona Shqipëri!…
Në këtë Nëntor- muaj të shenjtë
Në këtë ditë të madhe e të shtrenjtë
Me rëndësi jetike e historike…
Me shumë mall e shumë dashuri
Jam i ulur, këtu në vetmi!
Flakërohem e përmallohem, për flamur
Festoj, për tonën Shqipëri!
Festoj –festën tonë të madhe 28 Nëntorin;
Me një shishe verë dhe me një gotë raki
Dale me nga dale…duke u ngrohë e duke u shkri;
Duke festuar dhe duke ngrit dolli!…
“Unë flas me Malon, ku i them:
Malo,vëlla im përtej kufirit, ore burrë i dheut
Legjendari ynë, me mjekër të bardhë
Me gjak, gjuhë, o stërnip i Skënderbeut!
Kam për ju një lutje të rrallë:
A po vini ju, apo unë do të vi”?!
“Ma kthen Maloja, pak si me habi:
As mos hajde ti, por as unë s’po vi!”
Më mirë rri atje:Ti në Kosovë, dhe unë në Shqipëri!
Mirë e ke i them, ore plaku i lirë;
Me mjekër dëlir e me zemër të mirë!
Dashtë Zoti të mos na ndalët zemra
Mos na daltë shpirti, kështu siç jemi,
sepse, do ta kemi të vështirë!
Ndonëse do të na mbesin, sytë qelë:
Po s’u ribashkuam, bashkë me nënë Shqipërinë!
Do festojmë të gjithë së bashku pleq e të rinj
Ne do jemi të lire, i madh dhe i vogël;
Do ta kallim krejt: Me daulle e lodër!
Të gjithë dot na lakmojnë:Në Shkup e në Shkodër…
Shqipëri e Kosovë, të gjithë në një sofër!…
Nëntori i tretë do të na ndodhë; gjithsesi do të na vie
Urime, për flamur!
Urime, për pavarësi!
Gëzuar nga zemra: E jona SHQIPËRI!..

The post Për Flamur e Pavarësi – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E jona Shqipëri ! – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/e-jona-shqiperi-xhelal-hoxha/ Mon, 29 Nov 2021 18:27:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22187 E jona Shqipëri ! (për flamur e pavarësi) Në këto ditë nëntori, kemi festë e...

The post E jona Shqipëri ! – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E jona Shqipëri !
(për flamur e pavarësi)
Në këto ditë nëntori, kemi festë e ditën kur ndjehemi krenar
Ditë historike që na nderojnë emrin shqiptar
Me dhimbje, krenari dhe me plot dashuri përballuam shumë vështirësi
Për festën e flamurit, dhe për tonën pavarësi !
Ky vit na gjeti të ngujuar, këtu në vetmi dhe në mërzi,
flakërohem për flamurin tonë; më dhemb shpirti për njerëzi!…
Dhe për këtë vit që po e lëmë pas, dymijë e njëzeta;
për ngjarjet që na ndodhën, sa shumë na ka pjekur jeta.
Na tronditi të gjithëve këtë vit, ky vit mallkimi e trishtimi,
Ku na mbet shpresa, dashuria, xhelozia, gëzimi
Jemi të tundur e të shkundur, mendërisht e shpirtërisht
Na lëkundi themelet e vetëbesimit pambarimisht
Ky vit zezone, për jetë qoftë mallkua;
Qysh thonë pleqtë, mos na raft kurrë me harru !
Jemi të mërzitur shpirti e zemra po na dhemb:
Se kjo pandemi, gjithë botën edhe Evropën do me e shemb;
Sidomos neve që na ka zanë gafil
Që jemi si lule e brishtë si një trëndafil
A përherë duhet me qenë pa fat, ogurzi
A fillon a mbaron me ne ky apokalips i fundshekulli
Por jetën gjithsesi duhet të vazhduar…
Ne dhe dhimbje më të mëdha kemi përballuar,
Ne duhet të punojmë e dashurojmë, ta duam jetën
Por edhe të festojmë, festën tonë të madhe, të shtrenjtën e të shenjtën.
Dhe duhet ngritur dolli Çdo familje e çdo njeri;
për flamur e Pavarësi deri në amshim
Urime populli im!
Xh.H

The post E jona Shqipëri ! – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me mujt… – Xhelal Hoxha https://poezi.laberianews.com/2021/11/24/me-mujt-xhelal-hoxha/ Wed, 24 Nov 2021 19:17:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22158 Me mujt… Me mujt, me i vu gojës kapak Me pas mundësi, me fol sa...

The post Me mujt… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me mujt…

Me mujt, me i vu gojës kapak
Me pas mundësi, me fol sa ma pak
Me mujt, trurin mos me lodhë si shumë
Me mujt, me e lënë trupin rehat…
Me mujt, mos me marr nëpër gojë askënd
Me mujt, të këqija me bë sa më pak
me mujt, me bë mirë sa më shumë
Dhe vetës me i thënë: “I lumi unë i lumë!”
Me mujt, mos me dëgjua, as orën e murit
Mi mshel veshët si mirë;
Si ditën po ashtu edhe natën me qenë i lirë!
Me mujt, me i ra n’fie njeriu, njeriut
Ndërsa, për gurin, as drurin mos me ta ni…
Me mujt, mos mu mshel brenda asnjë here
Me të vetmen arsye me dalë jashtë
Me mujt, gjatë mbrëmjeve-natën, me fjet si mirë
Si dikur të mbuluar në cergë me kashtë
Edhe pse kam fillua, me bë pak si dembel
Dhe në fund, me ndërgjegje me thënë:
Ani ndashtë; Le të dali, ku të del!…
Unë Kisha fat, të mirë i kisha:Babë dhe nënë!
Me mujt me pas familjen, rrethin e shoqërinë e mirë
Me mujt gjithashtu, mos me qenë koprrac, por dorë lirë!
Me mujt, me e rikthye kohën tonë
Kur ishim të ri, si dikur në kohën tonë
Me mujt, me ndej me njerëzit emirë;
Që i do dhe të donë pa interes
“Sonte do të isha shumë i kënaqur;
Dhe më shumë nuk kisha me dashtë!”
“Dhe të gjithë ndoshta, sipas kësaj që u tha;
do të më arsyetoni, dhe do të thoni:
Ani ndashtë, se vet kështu paske dashtë?!”
(Xhelal M.Hoxha)

The post Me mujt… – Xhelal Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>