Xhemi Nokshiqi Muzai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhemi-nokshiqi-muzai/ Poezi Laberia News Fri, 01 Apr 2022 20:40:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Xhemi Nokshiqi Muzai Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/xhemi-nokshiqi-muzai/ 32 32 Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/te-dua-xhemi-nokshiqi-muzai/ Fri, 01 Apr 2022 20:40:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22867 Të Dua🥀 ” E botuar” Të dua , është një fjalë magjike Në thellësi ka...

The post Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të Dua🥀
” E botuar”

Të dua , është një fjalë magjike
Në thellësi ka një detë të gjerë
E larë me dritën e dlirtë të yjësive
Shperthen si një oqean i tërë

Të dua , sa fjalë e ngrohtë
Si llavë vullkani të përvelon
Ka ndriçim si një diell i fortë
Tokën në çdo cep e ndriçon

Lartë universeve mbretëron
Me të bukrin qiell dashuron
Si meteorë lajmëron njrerëzimin
Në jetë të jetëve nuk mbaron

Të dua, ka çelësin e globit
Si busull ka syrin me qerpikë
Dhe ti e ndien e shikon
Në bebezën e retinës ç’do ditë

Të gjithë të gjallët gëzojnë me dashurinë
Kur e paster ekziston dhe reziston
Universeve magjishëm e ngre lumturinë
Kush adhuron fort , jetën e jeton.

All rights reserved for @xhemi Nokshiqi muzai
USA

The post Të Dua – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2022/01/16/ne-galaksi-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sun, 16 Jan 2022 08:35:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22492 Në galaksi Një këngë zogjesh,ëndërren e argjendtë Më zgjoj Dhe vargun e shkruar Në dritën...

The post Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në galaksi

Një këngë zogjesh,ëndërren e argjendtë
Më zgjoj
Dhe vargun e shkruar
Në dritën e diellit më ndezi misterin

Fluturoja hapësirave
Të ëndrrës së bukur
Në vetmi
Me zjarrin tënd të dashurisë

Si Penelopë kIsha pritur
Dashurinë e epshme të kurmit tënd
Rrugës së kthimit të kalorësve
Të Trojës
Për në Itakë

Çliroja zemrën nga plagët
Dhe vështrimi i ujërave
Më pikonte në dritare
Lotin e kalorësve të mbetur
Në betejë

E ftova zemrën te kullohet
Nga urretja
Nga mjegullat dhe shirat e motshme
Të botës së kthimit
Për në Atdhe

Me yjet më erdhe në galaksi shpirtrash
Me ngadalë ecje
Lodhjes së gjatë të rrugës
Verës, që kuqëlonte plot mrekulli

U përqafuam në përjetësi , si një Penelopë
Me Odisenë e pritjes në besnikeri
Zemrash ndezur

@xheminokshiqi muzai
Nj USA

The post Në galaksi – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/12/20/perseri-te-dua-xhemi-nokshiqi-muzai/ Mon, 20 Dec 2021 20:26:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22337 Përseri të dua! Si oksigjen për lulen ,unë përseri të dua Edhe po ike e...

The post Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përseri të dua!

Si oksigjen për lulen ,unë përseri të dua
Edhe po ike e humbë ,në një tjetër rrugë
Kjo është dashuria a më degjo mua
Më mirë ik nga unë dhe rrugës jepi fund..!

Kur më je pranë shpirtin tim e djeg
Se unë shumë të dua ti a më beso..
Ti rrugën ngatërron gjënë një tjetër shteg
Ky është rutual i jetës mua më degjo

Se dhimbjen tënde unë në shpirt e ndiej
E zëmra më shpërthen në gjak
Merr qiellin dhe hënën me të mirë
Kthehu buzëve të mia puthi pak nga pak

Se ditët ikin si ndonjë kalëndar i vjetër
Emrin tënd e gdhenda unë mbi pllak
Për ty do jem një dhe kurr s’bëhëm tjetër
Se zemra ime të ndien ty në çdo çast

Si oksigjen për lulen unë përseri të dua
Dhe po e humbe rrugën e nuk kthehësh më
Po fajin e ka zemra që s’më degjo mua
të ndjek nga pas , kurr nuk të lë

@xhemi Nokshiqi muzai
USA
.shkëputur nga vëllimi im i dyt i librit “METEORE”

The post Përseri të dua! – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/ https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/#comments Mon, 29 Nov 2021 19:47:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22224 BASHKIMI I TROJEVE SHQIPETARE Me dhëmb harta jote e ndarë Pikëllimi i copëtuar i botës...

The post Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BASHKIMI I TROJEVE SHQIPETARE

Me dhëmb harta jote e ndarë
Pikëllimi i copëtuar i botës shqipëtare
Në disa shtete.
Kombi im i rrënjëve të thella të botës

Nuk të mbrojtëm kur të copëtuan,
Kur u zvogëlove nga dhimbjet dhe spastrimet etnike
Nuk të ngritën dot në këmbë trualli im
I përsosur i lavdisë
Kur të sulmuan me pabesi, intriga ,
Ligësi

Me 1913 të ndanë mes fqinjëve grabitqarë
Të shqyen fqinjët primitivë , të joshur nga Fuqitë
E Medha
Ënderra e kombit u copëtua
Në miliona zemra shqiptarësh të ndara ,të masakruar
Nga barbarët
Por nuk e thyen shpirtin e lirë

Për njëqind vjet mbijetuam,rindërtuam ënderren tonë të bashkimit
Si mijëra vjet në trojet të arbërit,
Shqiptarë të fortë të mbijetesës,
Qëndruat në këmbë , por me plagë në trup,

Kombi im europian sido që të copëtuan
Nuk të ndanë nga LIRIA , nga shpresa , nga orientimi yt përendimor
Nuk të shkulën qytëtrimit tënd , as pushtimit
As luftërat as asimilimet e egra slave dhe greke.

Sot rindërton ëndërren tënde
Të jetës dhe bashkimit
Sot shqipëtarët në Kosovë Mal të Zi në Maqedoni
Në Çamëri dhe Serbinë Jugore
Janë pjesë e një Kombit në bashkim

Askush nuk mund ta ndalë sot bashkimin tonë
Askush nuk mund të ndalojë rrjedhën e historisë
Së shënjtë të Ilirëve viganë.

Harta e Ilirisë për mijëra vjet e pandarë
Sundoj këtë pjesë të botës.

Bashkimi do të ndodhë .
Brenga do të marrë fund.
Sot do të ringrihemi , do të bashkohemi në një shtet
Në një flamur të Skenderbeut,
Siç na ka bërë Zoti.

Në tokên tonë në etninë në hapësirën tonë
Të Lirisë dhe të themeleve të Europës
Për të cilën luftuam , sot për disa mijëvjeçarë

Kombi im
Më dhëmb harta jote e ndarë , e copëtuar
Nga fqinjët grabitqarë

Por do të ribëjmë hartën tënde , do t’i ribëjmë kufijtë
Aty ku ishin përjetë,
Do të ribëjmë jetën nën këto hapësira europiane
Deri në përjetësi

Kombi im
I dashuruar me lirinë
I dashuruar me perëndimin.

E botuar
@xhemi Nokshiqi muzai
USA
Gëzuar ditën e Pavarësisë

The post Bashkimi i trojeve shqipetare – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/bashkimi-i-trojeve-shqipetare-xhemi-nokshiqi-muzai/feed/ 1
Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/10/20/mbretereshe-e-stolisur-te-ndihem-kesaj-here-xhemi-nokshiqi-muzai/ Wed, 20 Oct 2021 07:45:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21898 Poezi: shkëputur nga vëllimi im poetik METEORE Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here Leshërat...

The post Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi: shkëputur nga vëllimi im poetik
METEORE

Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here

Leshërat me thinja i ke ëndrra ime
Më je e bukur, aq dhe lozonjare
Një ditë do zgjohet me tundime
Gjer në atmosferë ngritur si margaritare

Dua që të zgjohëm në kopështin e mbretit
E veshur blue me bukuritë e detit
Marrëzisht të dashurohem me sy pa asnjë fjalë
Të behëm çapkëne , Mermaid përmbi valë

Një kupë verë të pi në gotën e artë
Gjaku le të vlojë si prushi i një ditë vere
Lumë të rrjedh dashuria e kristaltë
Mbretëreshe e stolisur do ndihëm kësaj here

Të ndiej kantatat e zogjeve me kore në kaltërsi
Kulluar le të rrjedhin burimet pranverore
Dhe 4 stinët të ngjyrosën me të ëmblën dashuri
Të ushtojnë ofshamat qiellore me mbretin e ri

Academic:Nokshiqi Muzai
USA

The post Mbretëreshë e stolisur të ndihem kësaj here – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/27/engjulli-im-xhemi-nokshiqi-muzai/ Fri, 27 Aug 2021 15:15:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20722 Engjulli im Tik tak tik tak vetëm Ora ngeli varur në murë Kaluan sekondat, minutat,...

The post Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjulli im

Tik tak tik tak vetëm
Ora ngeli varur në murë
Kaluan sekondat, minutat, orët
Koha rrodhi……….!
Më shpejt iku se uji kroni..
U bën 10 ditë 20 edhe 30
Ja arriti edhe 40 dyzet
Goja tënde mbyllur në qetësi
Vetëm hesht….!?
“Quiet ” nuk flet më
Nuk ankohesh fare për asgjë
For nothing…..
As zemra as trupi më nuk të dhëmb
‘Iris”i pangopur me gjumë më çark s’të bën
U mbyllën ata sy për t,u bërë” sy magjikë”
Si sy hënze që natën ndrin dritë
Tani u relaxove ……!!!…
Si syt e kaltër të alpeve mbushur me ngjyrën
E kalter të qiellit
Me dashuri si rrezja e diellit
Ja erdhen të dyzetat…!
Pran varrit të sollën ca ujë
Ti njomje ato të mirat buzë
Po tani prehesh me ëngjujt e botës
Merr njomështin e bjeshkëve tua në veri
Babi me mua ti mos mbaj meri ..!
Se shpejti buz varrit do të vij…
E ti do zbresish me ngadalë
Gjithë kaltërsi from the sky
Do më vish pran në krahe të fluturës
Flatrat mbi supet e mi do mi ulësh
Do më përqafosh ,si dikur në vite
Kur të hidhësha në krahë si dallandushe
(Me mall do të prek ballin tend prej ari..)
Të them se dashuria ime …ishe ti Babi…
Si koshere bletësh me mjaltin e dlirë
Ti më ëmbëlsoje, si më e bukura ëmbelsirë
Te them….. se ti me ishe ajer…
Më mbushje mushkeritë me oksigjen
Me freski mengjesesh…..
zemrën me tinguj të shpresës
Me ishe vet kuptimi i jetës
Tani…..përmbi retë e bardha në ” Sky ”
Engjyll fluturon………..
Me lule parajse erën kundërmon
“FILL your heart , “me atê aromë malli
Është arom e rrallë zoti ty ti fali
Ngjyrat më të bukura të pranverës
Ti mbashe kurore rreth vetës
Jan ngjyra diellore .perjetësive shekullore
Ndesa une …..!
Me erën do të dërgoj dashurin time në qiell
“Laugh with me” , pran meje eja si yll
Kur….!. ti më mungon derdh lotin si vesë
Ti eja.. më zgjo mëngjes për mëngjesë
I lutem erës rëres,bregut detit ,shkëmbit
Shiut, kur bie më rrëmbim
Ti shikoj syt e tu.. te “Retna” e qiellit tim
O ….Engjull i im……..!
Kur dita mbaron me perëndimin e diellit
Te shikoj fytyrën tënde në pasqyrën e qiellit
Të zbardh imazhin e ditës” with your memories”
Si oqeane malli……….!
Lëkura ime të ndiej shkëndija zjarri
Dashurit per ty ndez me nxhetësi vullkani
Do të mbetêsh gjithmonë ,si hënza para mali

Academic
@Xhemi Nokshiqi muzai AAAS
USA 8 / 8/ 2021
All rights reserved

The post Engjulli im – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/si-nje-vorbull-xhemi-nokshiqi-muzai/ Thu, 26 Aug 2021 16:21:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20655 Si një vorbull Comets Asteroids Meteoroids nuk shuhën asnjëhërë Deshmorët herojntë qetësisht dritëzojnë në pjedistale...

The post Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si një vorbull

Comets Asteroids Meteoroids nuk shuhën asnjëhërë
Deshmorët herojntë qetësisht dritëzojnë në pjedistale
Artistët aktorët modelet të mbushin shpirtin pranverë
Të ligët xhelozët e llafazanët, nuk çajnë kokën fare

Si një vorbull të gjithë në planetin e ‘botës mizore
Padrejtësisht të pa kënaqur ankohën nga të tjerët
Si kalliri kokën në qiell .! Ah moj jetë ku na mblodhe..
Të poshtërit lëshojnë helm që kurr nuk u shterrët

Ca fodulle mëndojnë (se jemi më të mirë)…..
Populli të vlerëson është mësues i pagabueshëm
Korrigjoni gabimët dhe shifni vetën në pasqyrë
Me maturi lëshoni llafet,të jemi të deshirueshëm

Meritat tuaja të larta , mos hezitoni tregoni me facte
Nuk është” necessary ” vetën tuaj me e mburrë
Dinjitetin e të tjerëve nënvlerësojnë si bud-budallaqe
…të zgjuarit me mënçuri rrezojnë dritë në çdo udhë

Atë që mbollet në pranverë në vjeshtë do ta kornni
Vlerësoni të tjerët dhe kurr mos i pashtëroni..
Veçorit e cilësit e çdo kujt në pasyrë pasqyrohën
Mirësit që leni pas, dritëzojnë kurr nuk harrohen

Poeti shpirtin hambar me dritën e hënës ju falë
Muza frymëzimi cicëron me zogjët shtegëtarë
Anëmbanë” Peace” shprëndan si pulbardhë
Me dallandyshet lëshon mjalt nder tempuj të bardhë

Ju qe jeni i afte mos humb kohe të vertetoni
Me shpirt artisti agimet e perflaketa ti reflektoni
Si cometat e qiellit rrezet e zjarrta ti reflektoni
Oaz mrekullie mëngjezesh pranverat ti zgjoni

AKADEMIK Xhemi Nokshiqi Muzai
USA
7/25/2021

The post Si një vorbull – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meteor drite – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/meteor-drite-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sat, 21 Aug 2021 20:47:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20474 Meteor drite Pas një psherëtime me plagën si thikë Rënde më rrëmbyen rrokullimat në shpirtë...

The post Meteor drite – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Meteor drite

Pas një psherëtime me plagën si thikë
Rënde më rrëmbyen rrokullimat në shpirtë
U trazua zemra siç trazon valët një detë
Dhimbja për babin tim kurr ska për tu tretë

Litarët e zemrës u mbështollën me deshpërim
Stuhia më shpuri gerxhëve e detrave me ulurimë
shpirti yt la pas trupin fluturove lart në atmosferë
Zemra më kulloj gjakë si një lis me degë prerë

Si loton shiu loti i verber në sy ska të ndalë
Behet ujvara alpesh e vershon anëmbanë
Në gjakun tim *Mbetësh hero i gjallë
Me vjen me yjet e natës shpirti yt qelibarê

Lehtë nga qielli hëna fshihet e ti do dalësh pêrseri
Me anije do lundrosh qiellit ,me yjet në kaltërsi
Ishe meteore drite i till do të ngelësh ti gjithmonë
E Shpirti rreze dielli përherë do të lëshojë

Porosi të dergova të më vish në të miat ëndërra
Të më perqafosh me mall me fjalët e tua të ëmbla
Do ti gdhëndim kujtimet tua me malle e dashuri
prehu në rreze hënzash i lirë në qetësi

@xhemi Nokshiqi muzai
18 July USA

The post Meteor drite – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tropja ime krenare mbretëron – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/08/14/tropja-ime-krenare-mbreteron-xhemi-nokshiqi-muzai/ Sat, 14 Aug 2021 20:32:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20321 Tropja ime krenare mbretëron Kur kreshtat shekullore përulen e ligjerojnë E bilbilat këngen më të...

The post Tropja ime krenare mbretëron – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tropja ime krenare mbretëron

Kur kreshtat shekullore përulen e ligjerojnë
E bilbilat këngen më të bukur këndojnë
Thëllezat në degë njëra tjetrën xhelozojnë
Aty Tropoja ime e shtrejt Mbretëron

Kur ne ujin e Valbonës kristalët rrjedhojnë
Bredhat shtat lartë majave gjelbërojnë
Shtojzavallet e bukura , si nuse nusërojnë
Aty Tropja ime krenare Mbretëron

Kur sorkadhet luginave hidhen e vrapojnë
Aroma e luleve zemrat kundërmojnë
Bjeshkët me ëngjuj gjallërojnë e gufojnë
Aty Tropja e ime krenare Mbretëron

Edhe kur tufanet e rrebeshet drithëruan
Dhe truallin tënd hyjnore e pushtuam
Djemtë e çikat tua sakat u përgjymsuan
Trimat e tu luftëtarë kurr nuk u shterruan

Luftuan si luane në flakë , plumba e gëzhoja
Vajzat si Shota e djemt si Mic Sokola
Sot prehen në pjedistale dritërojnë ndër kohera
Gatuar me brumin e magjes tënde nënë Tropoja

Penë as pushke kurr s’i le pasdore
Fisnikëria dhe besa aty gjendet prore
E trashëguar është gjithmone në këto troje
O fiset e mia Dardane larë me ujë debore

Je zemra e malësis së lashtë me dituri e kultur
Shpërthen si shigjet e nuk ndalon kurr
Tropja ime e kuqe si gjaku në flamure
Me pen e pushke krenare për atë tru’ll

Ne shipojnat tua gjithmone për ty jemi malluar
Kokën mbajmë pas dhe syt tek ti drejtuar
Ne gji të ruajme diamant dhe pse jem të imigruar
Të thithim nga aroma jote ,shpirtin për t’a lehtësuar

Mushkri djegur e përveluar nga kurbeti i mallkuar
E sa hapim syt në mëngjes mëndja tek ti ka fluturuar
Të gëzojm me ty të qeshur në valle mergimtare
Në rrënjet e tua të ushqehem, shqipinja Shqipetare

Aty ku vallja dardane ndizet e ushton
Në mes bukurish alpine ti.vezullon
Fytyra me rreze dielli shkëlqen të ndriçon
E përjetshme Tropoja ime krenare , Mbretëron

Xhemi Nokshiqi muzai
Usa
E drejta e rezervuar

The post Tropja ime krenare mbretëron – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di ta besoj – Xhemi Nokshiqi Muzai https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/e-di-ta-besoj-xhemi-nokshiqi-muzai/ Mon, 22 Mar 2021 17:18:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18413 E di ta besoj Mblidhe shpirtin tënde e mos e lerë ndër shkëmbenjë të fluturojë...

The post E di ta besoj – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di ta besoj

Mblidhe shpirtin tënde e mos e lerë ndër shkëmbenjë të fluturojë
Të shkrihet me derte e dhëmbje si akulli ne plagën e njome të rendojë
E di ta besoj ,dhimbjen që ti mbart me vete e mban..!
Liqene dhimbjesh e lot nga syt e tu derdhën në oqean
Qerpikët e tu rrahin njëri tjetrin deri në mesnatë
Si penda rrah telat e kitarres vajtuese me serenatë
Me pikëllim të thellë deshirat ti mori qielli
Dhe shpresoje se petalet do i hidhje si lule dielli
Po cfar,?!
Serish reja qiellin tënd e errëson kur toka nxin e rënkon
E dhëmbja pikon gjak në qelizat e tua që notojnë
Si gurët që piqën nën diell e thyhen si gurë gelqërorë
Gjinjët dhe buza jote rrëshket pa u njom me shiun pranverorë
Si Perrenjët dhe lumenjët që vërshojnë në behar
Yjesit leshuan lotin ujevarë ..
Ndjenjën e dhimbjes tënde e mbështolli hëna e gjallë
Buzëdridhura me netë me acar
Pse të fshehish nëper dhomat e zemrës trishtim dhe dhëmbje,?
E pse ? të fshehish lotin cepave te syrit nga qerpikët e bukur që kullojnë gjakë në heshtje?
korbat në qiell nxijnë kur fluturojnë
E me korale fitoren e mbrojnë
Duan që nën flatrat e tyre të mbajnë dhe të sundojnë
Hape kraharorin e hidhe dhëmbjen në erë, le të kthehet në murlan
E të perpijë rënkimet e shpirtit tand
Lëshoj rrënjët në tokë dhe ushqej si lule jorgavan
Si thellëzat të këndosh si pëllumbesh e bardhë
Xhemi Nokshiqi muzai
Usa 3/19/2021

The post E di ta besoj – Xhemi Nokshiqi Muzai appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>