Ylli Pollogati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ylli-pollogati/ Poezi Laberia News Sun, 14 Nov 2021 10:10:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ylli Pollogati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ylli-pollogati/ 32 32 Nuk hesht – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/nuk-hesht-ylli-pollogati/ Sun, 14 Nov 2021 10:10:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22102 NUK HESHT Nuk hesht dot. Nuk dua të jem një përshkrues i gjuhës së mekur...

The post Nuk hesht – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK HESHT

Nuk hesht dot.
Nuk dua të jem
një përshkrues i gjuhës së mekur e dredharake,
që i ngjan një gjumi e lakmie…të vdekuri!

Dua të jetoj:
me gjallim “të egri”, me pohim “të verbëri”,
me rrahje zêmre,
që terrin ta godas me të shtëna thëmbre…
Që e vërteta kristal, të ndrijë e të rrjedhë,
si një lumë që s’ndal.

Shkruaj dhe gris, e prap…shkruaj,
për ata që na bëjnë pis.
Frymëmarjen dua ta qetësojë,
t’i jap ritmin e këkuar,
të një norme me vlerë,
që zbehje nga ligji ka marë…!

E shohim realen përditë,
na lëndon e na vret…
Ajo që kërkojmë na duket çuditëse, magjike!
Në vënd që ta presim na pret…melankolike!Pikërisht për atë,
mbi letër, hedh ca gërma në fjalë e në rreshta.

Merakosem për çdo gjë…për të varfërin, sidomos
(ku dhe veten shoh aty).
Që jetën ta jetojmë,
qoftë dhe me më pak lavdi,
veç të shihemi “sy më sy”!

Jooo, nuk dua
shtrembër të shihemi,
kur, me vargje, njëri-tjetrin trubullojmë…,
për të liqtë politikanë e pushtetarë,
të çdo lloji, kur abuzojnë…

Nuk më duket vetja rehat,
sikur jetoj në “krisje” kur nuk them atë që ndjej.
Se jam, ai që jam, kur thirrje i bëj Qiellit:
Të zgjohet kjo Tokë,
si vullkan të shpërthejë…

Vargun e dua, e lëshoj të lirë, pa pritur raste të mundëshme.
Më duken si kristale drite
në rrugën e të gjithëve,
ku bën pjesë dhe vetja ime …

Ylli Pollogati@

The post Nuk hesht – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/10/18/kostumi-i-fjales-ylli-pollogati/ Mon, 18 Oct 2021 15:06:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21881 Kostumi i fjalës! Në një takim shokësh Fola pak më shumë Mbi natyrën time dola...

The post Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kostumi i fjalës!

Në një takim shokësh
Fola pak më shumë
Mbi natyrën time dola
M’u dukë se të kaluarën
E zmadhova…

Fjalës i vesha
ëndërrën,
kostum.
Kohën e tanishme
Se bindim si duam.
Hesht!

Veten s’po njoh!
Kisha rënë në dashuri,
atij pejsazhi
Me peshq të mëdhenj,
të frikshëm…

Këmisha e zbërthyer
më tregonte gjoksin.
Nuk them:
“Të hyftë vetja në qejf!”
Bosforit iu afrova
Dit’ tetori..
Një det i paqtë
Dritë të zjarrta
Shkunden retë horizontit…

Kokën tund i brengosur
Rrënjët të bukura ishin
dikur…
Koh e pasigurtë
Këmbë e të ligut shkeli
Të befason frika!
Pasionet, ëndërrat
I ka rrëmbyer heshtja.

Hapsira plotë yje në
ikje!
Kënga..
Çu bë me këngën?!
Se di…,
Si do këndohen…?!!

YP@Tetor 2021

The post Kostumi i fjalës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/08/30/loti-pa-shkare-dridhej-ylli-pollogati/ Mon, 30 Aug 2021 14:23:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21049 Loti pa shkarë, dridhej! Rrugës së akullt ecja.. Me lajmin e hidhur: Zymtësia kapi qytetin!...

The post Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Loti pa shkarë, dridhej!

Rrugës së akullt ecja..
Me lajmin e hidhur:
Zymtësia kapi qytetin!
Ende ag…
Yje mbushur qielli!
Një vajze intelektuale..,
Ja dogjën ëndërrën!!!
Ditës me diell
Ecën si pa të keq
Vdekja dhe krimi!
Njerzit vetëm shohin
Me supet ngritur
E fjalët tjerrur!
Një muzg pikëllimi
Kishte mbushur cdo cep të qytetit!
Dëgjohej vetëm kënga
E mallit dhe trishtimit!
Qielli rrezonte yjet,
Trishtimi shtonte thinjat
Loti pa shkarë akoma
Dridhej, dridhej!

YP@Gusht2021

The post Loti pa shkarë, dridhej! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafimi – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/08/15/perqafimi-ylli-pollogati/ Sun, 15 Aug 2021 08:28:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20339 Përqafimi Palmën përqafoj! Ndihet e turpëruar! Ç’ka që ndihet e turpëruar?! Hije e saj mbanë...

The post Përqafimi – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përqafimi

Palmën përqafoj!
Ndihet e turpëruar!
Ç’ka që ndihet e turpëruar?!
Hije e saj mbanë peng përqafimin tonë…
Valëzimi i aromës lëkund vitet e mia me të rinisë
Cop e çik ëndrrat bënë…

Aty, tek palma
Nisi një jetë hije…
Buzëve vertitem
Qerpikëve folen ngre
Ta shoh ditës e ta shoh gjumit
Pa zë zbres, aromën rrëmbej
T’a kem e t’i jem pranë
Dita ditës mos i ngjaftë…

Sy pafjetura kjo, natë!
Natë shtegëtari..rrugë e gjatë
Lodhje kundërmonë, Kundërmonë mallë…
Kopjo dritash vezullojnë, këtu ku jamë
Pranverës së prishur temena i bëjnë…
Buzët e thara, lëkurën lëpijnë…!

YP@Qershor 2021

The post Përqafimi – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ankth i kohës! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/06/19/ankth-i-kohes-ylli-pollogati/ Sat, 19 Jun 2021 13:00:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20073 Ankth i kohës! Ankth! Dritëhije! Koh, Zbrazur hidhërimesh, Fatkeqsirash! İ thyer! İ mundur! Rrethuar buzëqeshjesh...

The post Ankth i kohës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ankth i kohës!

Ankth!
Dritëhije!
Koh,
Zbrazur hidhërimesh,
Fatkeqsirash!

İ thyer!
İ mundur!
Rrethuar buzëqeshjesh silikoni…
E dhimbjesh
Me gjurmë loti…

Vraponë
Ti koh
jetë të mbarosh!
M’i rrëmben emocionet
Përçmimin thërret
E mbanë pranë,
Si fundin tënd.

Më le sy njomur!
Me njerëz rrethuar
Vetmija më mbytë
Flenë të gjallët
Hijes së të vdekuri
Dhe dielli,
Lotësh fshehur
S’më jep ngrohje…!

Jetoj?
İ ngrirë nën ritmin e një kënge morti!
Dua të iki
zhgënjimeve, iluzjoneve që rinë si mortje shpirtit
Të mirën se kap dotë
Mjerimi ka tharë zëmrat…!

Kërkoj jet më të mirë,
Por, s’po e gjej dot!!
Kërkoj, kërkoj…!

YP@Maj2021

The post Ankth i kohës! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Detin ta kishim të dy! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/05/15/detin-ta-kishim-te-dy-ylli-pollogati/ Sat, 15 May 2021 20:37:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19585 Detin ta kishim të dy! Pishën pranë detit bilbili e kishte lidhur me një këngë,...

The post Detin ta kishim të dy! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Detin ta kishim të dy!

Pishën pranë detit bilbili e kishte lidhur me një këngë, shpirtë pranvere…

Eci, e tingujt e asaj kënge më ndjekin pas,
vetëm atij shtegu ndihet
ajo këngë e vjetër, therëse në asht.

Shtigjeve të reja të pashkelura renda
Erë e piku i
padukshëm fytyrën më rreh,
Lotit shoh fytyrën
kriposur nga deti

Asaj kaltërsie qielli e deti një hije më flladiti…
Valët nxitojnë bregut,
përplasja e tyre më bëhet gumëzhima njerëzish, pa njerëz…

Puhia, shkumës shkruante “Të dua”
Portretet mbi det shihja, dashurinë e parë kujtonin,
shkëmbit lidhur…

Thinjat grindeshin me detin!
Të etura prisnin
Ku prej saj deti merrte etjen
Ajo qëndronte mbi mua re,
me puthje tingull i ëmbël…

Kraharorit dilte fuqishëm një zë, mbyste çdo zhurmë dallge
Detin ta kishim të dy,
me fjalën:”Të dua”
lidhur flokëve të resë…!

YP@Maj2021

The post Detin ta kishim të dy! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
İ verbêri! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/05/01/i-verberi-ylli-pollogati/ Sat, 01 May 2021 21:22:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19388 İ verbêri! Errêsirê! Rreth saj pêrpêlitet İ verbêr i mjeruar pranê mê vjenê. Drithêrim! Duar...

The post İ verbêri! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
İ verbêri!

Errêsirê!
Rreth saj pêrpêlitet
İ verbêr i mjeruar
pranê mê vjenê.
Drithêrim!
Duar tê ênjtura prej verbie
Fytyra rreshkur vetmisê…
Bêj t’a prek!
Kênaqsin e dikurshme tê fêminisê tê kujtoj…
Nuk fliste!
Errêsirês,
Sytê hapur i mbante,
tê pêrlotura!
E thêrras nê
emêr…
Heshtje!
Ajrin digjte emri i tij, thirrjes kafshuar.
Ecte..,
Verbêsisê sê tij!
Mureve tê qytetit mbahej,
Ngarkuar me trishtim
Kêrkonte, rreze tê diellta
Me zêrin e erês lidhte dashuritê…!
YP@ Prill 2021

The post İ verbêri! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si dua ëndërrat! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/si-dua-enderrat-ylli-pollogati/ Sat, 20 Feb 2021 11:24:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17424 Si dua ëndërrat! Natë! Se si m’u duke, e hirtë.. Tek sytë më erdhi, m’u...

The post Si dua ëndërrat! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si dua ëndërrat!
Natë!
Se si m’u duke,
e hirtë..
Tek sytë më erdhi, m’u ul,
si magji e shkruara e syrit tënd
Retë lëshoi mbi mua
Me grushte i mbledh
kthyer lotë
S’harroj,
Ag ua hedhë syve…
Errësirën i amshuar kafshoj,
Hënës t’i rrëmbej pakëz dritë
Ashtu, i skrupullt gjirit tënd qëndroj,
Si zog shtegëtarë foles qiell
Jetoj,
Ankthin e një ëndrre të ligë
Si dua këto ëndërra!
Me to zhgënjehem
Sirë, ngjirizur mëndjes
Shpesh me trishtime..
Dua t’i prish!
Të vrapoj prekjes tënde,
Flakur këmishën e bardhë…!
14 Shkurt/2021/YP@

The post Si dua ëndërrat! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Errësirë! – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/erresire-ylli-pollogati/ Thu, 11 Feb 2021 09:19:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17168 ERRÊSİRÊ! Mbytese kjo errêsirê, Tymnajê ! Dhe pa vrejtêsira, shkreptima: Djegie ! Nê hirin e...

The post Errësirë! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ERRÊSİRÊ!
Mbytese kjo errêsirê,
Tymnajê !
Dhe pa vrejtêsira, shkreptima:
Djegie !
Nê hirin e bukês
Lartêsohet mjerimi,
Mê i hidhur se nê vitet e varfêra!
Sytê rrudhosur
Nga dhimbja!
Goja e ngrirê
Me révoltê murosur!
Endet nêpêr tokê
Me ideale groposur
Mbytêse…
Kjo errêsirê tymjane!!!
Mbytêse…
Janar/2021/YP@

The post Errësirë! – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lulja e kuqe – Ylli Pollogati https://poezi.laberianews.com/2021/01/15/lulja-e-kuqe-ylli-pollogati/ Fri, 15 Jan 2021 13:24:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16584 LULJA E KUQE Lulja e kuqe qê shkêlqenê plotê dritê Mê lidh me diellin, mê...

The post Lulja e kuqe – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LULJA E KUQE

Lulja e kuqe qê shkêlqenê plotê dritê
Mê lidh me diellin, mê lidh me perênditê!
Nê ngricên e madhe, nê dimrin e marrê,
E mora nê dorê, i fola ca fjalê!
E futa nê zêmêr si lulet nê mal!
İ fola pêr êndêrra, i fola pêr mall!
Petalet e lules, s’di pse lotuan!
Zêmra mê ngriu, fjalêt mu coptuan!

Ylli Pollogati/Janar 2021/

The post Lulja e kuqe – Ylli Pollogati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>