Ymrije Beqiri- Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ymrije-beqiri/ Poezi Laberia News Thu, 14 Jan 2021 18:05:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ymrije Beqiri- Kendi Poetik - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/ymrije-beqiri/ 32 32 Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/mos-u-zemero-kitara-ime-ymrije-beqiri/ Thu, 14 Jan 2021 18:05:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16557 MOS U ZEMËRO,KITARA IME E dëgjove këngën për pianon Dhe ti nise direkt të këndosh...

The post Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS U ZEMËRO,KITARA IME

E dëgjove këngën për pianon
Dhe ti nise direkt të këndosh
Ia dije mirë asaj famën
E mua nise të më qortosh!

Për ty e dimë,moj mikja ime,
Me ty nuk ve asnjë tjetër,
Se ty të kam në zemrën time
E për mua je mikja më e vjetër.

E shikon bukuroshe,ku të kanë vendosur?
Përballë meje qëndron përherë
Asnjëherë s’t’i lë telat pluhurosur,
Të shohë përballë e fluturoj menjëherë.

Luaj me ty,lëshojmë tinguj mjaltosur
Dhe mjelmat në liqe ingrejmë në vallëzim.
Luten melodia të mos ketë të sosur
E bashkë me to lutet shpirti im

Mos u zemëro,kitarja ime,
Me ty luaj dhe nëse jam sëmurë
Se ti je pjesë e jetës sime,
Prej meje nuk do të ndahesh kurrë.

Ymrije Beqiri

The post Mos u zemëro, kitara ime – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tingujt e kitares – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/tingujt-e-kitares-ymrije-beqiri/ Sun, 03 Jan 2021 16:10:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16213 TINGUJT E KITARËS Ja vodha tingujt kitarës Simfoninë e gjetheve të rëna E bëra kombinim...

The post Tingujt e kitares – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TINGUJT E KITARËS

Ja vodha tingujt kitarës
Simfoninë e gjetheve të rëna
E bëra kombinim
Me iluzionet e mia.

Lulet e pranverës filluan
Të buzëqeshin,
Edhe ajri filloi të filtrohet
as ne Obiliq më nuk ka tym.

Sa bukur do t’ishte të duket,
Ashtu si e shoh unë pranverën!
Dhe të bukurën vjeshtë
E fëmijët duke vrapuar fushave me nxitim,
T’i hudh të ligat e tokës si një leckë të lagur!

Ymrije Beqiri

The post Tingujt e kitares – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjenjë dimri – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2021/01/02/ndjenje-dimri-ymrije-beqiri/ Sat, 02 Jan 2021 21:44:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16132 NDJENJË DIMRI Sa ftoht në këtë natë Në syt e qiellit rrjedhin lot një stuhi...

The post Ndjenjë dimri – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDJENJË DIMRI

Sa ftoht në këtë natë
Në syt e qiellit rrjedhin lot
një stuhi e fort më përplasi,
Ftoht mbretëron në dhomë

E ku në mallkimet e kohës
Nuk do flas edhe një fjalë
Po mundohem të gjej rrugë
Nga kjo situat e brishtë të dal

Bredha oqean,fusha,male,
Këmbë zbathur pa rreshtur
Eksplorova në retë, mjegullë
Ëndërr ishte kjo botë e marrë!

Ymrije Beqiri

The post Ndjenjë dimri – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nana të pret te dera – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/nana-te-pret-te-dera-ymrije-beqiri/ Sat, 21 Nov 2020 14:05:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14836 NANA TE PRET TË DERA Nana derën po e len hapur Me sy kah rruga...

The post Nana të pret te dera – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NANA TE PRET TË DERA

Nana derën po e len hapur
Me sy kah rruga ditë e natë
Me duar në bel pret nana e ngratë
Kur po i kthehet djali i saj

Nusemjera në kokë një shami
Shkon te varri po qan përmbi
-Mua ku më le, more trim
Më le vetëm me këta jetimë

Nga ne kokën kush s’e kthen
Ushton mali nga vajtimi
Edhe në varr mërzitet trimi
-Unë, moj grua rashë për këtë liri

Jo veq për ty, edhe fëmijët e mij
Nanës të fala, të lutem m’i ban
Fshija lotin për mua mos të qan
Se dheun e varrit po ma rëndon!

Ymrije Beqiri

The post Nana të pret te dera – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kosovë – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/kosove-ymrije-beqiri/ Tue, 03 Nov 2020 21:15:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14117 KOSOVË Kosovë, Me plot lulëkuqe gjaku Kosovë, Mos e l’ësho bajrakun Kosovë, Djemtë e tu...

The post Kosovë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOSOVË

Kosovë,
Me plot lulëkuqe gjaku
Kosovë,
Mos e l’ësho bajrakun
Kosovë,
Djemtë e tu po udhëtojnë
Nuk dinë as ku po shkojnë

Kosovë,
Të dua edhe këmbëzbathur kur eca
Kosovë,
Të dua edhe kur rrebesht e shiut më bartën shumë herë
Nuk di
Çfarë t’ jap për këtë tokë
Më shumë se këtë kokë

E kam dëshmitar qiellin me yje
Jam betuar para tij,
Pasha këtë Perëndi Shumë shpejt do ta kërkojmë…
Ta bëjmë të Madhen Shqipëri!…

The post Kosovë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/shko-dallendyshe-ymrije-beqiri/ Mon, 02 Nov 2020 09:53:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14080 Shko Dallëndyshe Shko dallëndyshe ti shko Shko tek ajo derë e vjetër Të lutëm shko...

The post Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shko Dallëndyshe

Shko dallëndyshe ti shko
Shko tek ajo derë e vjetër
Të lutëm shko mos u ndal
Mos ndalo diku tjetër mos

Shyje pak at dere lehtë
Ç’do ditë nana pragë me pret
Shko ti shko fluturim e thuj
Ndoshta nje ditë vjen fëmiu juaj

Erdha vëtëm letrën të ta sjellë
Mos rri nanë tek ajo derë
Se ftoht fryka ajo erë
Nana fëmiun po e pretë

Ka shumë vite iku në gurbet
U ban shumë vite e mujë
Fëmiu u tret ne vend te huj
Nana smur e dermuar

Dhe te pamuri e syrit u dobsua
Ju lodhë syri nga loti mjerë
Vdiq e shkoj tuj prit në derë
Kur po i kthehët fëmija një hërë.

Ymrije Beqiri

The post Shko Dallëndyshe – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E bukura Dibër – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/10/26/e-bukura-diber-ymrije-beqiri/ Mon, 26 Oct 2020 21:22:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13812 E BUKURA DIBËR E bukura Dibër vend i bekuar, Vendlindja e Gjergj Kastriotit, Me trima,...

The post E bukura Dibër – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E BUKURA DIBËR

E bukura Dibër vend i bekuar,
Vendlindja e Gjergj Kastriotit,
Me trima, në beteja provuar,
Nga shpata e deri flaka e barotit.

Për ketë vend kanë thur këngë,
Besa besë për liri e për flamur,
Në fushë betejës mjekon plagë,
E pas ,mes beteje s u ktheve kurr.

Diber o vend me dijetar, e trima,
Bijët e tua çdo herë faqe bardhë!
Për ty, krenaria është dhe imja,
Nga Kosova, tek ti, unë kam ardhë

Ymrije Beqiri

The post E bukura Dibër – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Padrejtësitë e jetës – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/10/19/padrejtesite-e-jetes-ymrije-beqiri/ Mon, 19 Oct 2020 21:00:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13647 PADREJTËSITË E JETËS Në gjurmët e kohës Këtu ku mendoja qe gjej qetësi Në rrudhat...

The post Padrejtësitë e jetës – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PADREJTËSITË E JETËS

Në gjurmët e kohës
Këtu ku mendoja qe gjej qetësi
Në rrudhat e fytyrës sime
Numëroj vitet që ikën pa të drejtë

Çdo ditë ndeshem me padrejtësitë e kohës
Mozaik ngjyrash kjo jetë
Pabesisht me iku ngjyra e kuqe
Sa e pa drejtë jeta më merr shumë

Jam tepër e lodhur në këtë rrugëtim
Magjia e fjalës e humb kuptimin
Nuk e ke të drejtën te flasësh çka mendon
Asgjë në këtë shekull nuk ndryshon asgjë

Lapsin e mbaj si armën në belin tim
Shkronjat e arta i radhis një nga një
Dua t`i vras të gjitha padrejtësitë
Zhurmën e këtij shekulli nuk e dua

Më vije te bërtas n’kupë te qiellit
Për këto padrejtësi ne tokën tonë
Fati jetës në këtë rrugë me ka dërguar
Krejt çka nuk e deshta e kam jetuar.

Ymrije Beqiri

The post Padrejtësitë e jetës – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në tokën e lirë – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/ne-token-e-lire-ymrije-beqiri/ Wed, 07 Oct 2020 05:51:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13201 NË TOKËN E LIRË Dy mijë vjet bëri rrugëtim Kjo tokë e shenjtë plot varre,...

The post Në tokën e lirë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË TOKËN E LIRË

Dy mijë vjet bëri rrugëtim
Kjo tokë e shenjtë plot varre,
U ujit me gjak të freskët
E jona tokë shqiptare

Sa shumë u dasht rrugëtim
Të bëjmë për këtë vend,
Që një ditë fëmijët tonë
Të jetojnë në troje të veta të lirë

Figura kolosale të kombit tonë
Anton Çeta, Zekria Cana,
Bashkë më shokë e ndaluan
Vëllavrasjen në këtë tokë

Andaj ruajeni këtë të shenjtë liri
Ruajeni o vëllezërit e mi,
Mos lejoni armik më në këtë tokë të hyjë.
Në këtë tokë të mbushur me lule gjaku

Lindëm u rritëm me liri të cunguar
Nuk pranuam të dorëzohemi,
E hakmarrja mes vëllezërve
Në këtë tokë mos u ktheft më kurrë!

Ymrije Beqiri

The post Në tokën e lirë – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres gjerë në vdekje – Ymrije Beqiri https://poezi.laberianews.com/2020/10/05/te-pres-gjere-ne-vdekje-ymrije-beqiri/ Mon, 05 Oct 2020 13:36:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13154 Të pres gjerë në vdekje Çdo mëngjes kam mall për ty Më duket sikur jam...

The post Të pres gjerë në vdekje – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të pres gjerë në vdekje

Çdo mëngjes kam mall për ty
Më duket sikur jam në ëndërr
E pafuqishme pa ty jam
Sikur nuse pa dhëndërr.

Humbe u trete nuk di se ku!
Unë e vetme me askënd s’flas
Kur je e vetme asgjë nuk ke
E qaj çdo natë si me buzëgaz.

Kalojnë shpejtë ditët e netët,
S’harroj kurrë unë mallin tonë
Numroj ditët e numroj orët
Gjerë të arrij në një milion.

Gjerë në vdekje unë ty të pres,
Nëse kthehesh e s’e di kur!
Por, një premtim që ta kam dhënë,
Atë nuk do e shkeli kurrë.

Ymrije Beqiri

The post Të pres gjerë në vdekje – Ymrije Beqiri appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>