Zamira Agalliu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zamira-agalliu/ Poezi Laberia News Sun, 28 Feb 2021 09:29:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zamira Agalliu Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zamira-agalliu/ 32 32 Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/kur-dashuron-qytetin-ku-jeton-zamira-agalliu/ Sun, 28 Feb 2021 09:28:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17682 Kur dashuron qytetin ku jeton Kur dashuron qytetin ku jeton I dashuron edhe retë gri...

The post Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur dashuron qytetin ku jeton

Kur dashuron qytetin ku jeton
I dashuron edhe retë gri
Dashuron një zë e shpirti të vlon
Edhe gjurmët ku shkelje ti!

Dashuron, pikat e shiut mbi çadër
Ohh, ç’simfoni!
Dashuron, edhe pellgjet e lagjes
Ato që kapërxejmë hop, si femijë!

Dashuron Diellin kur lind mbi kodër
Edhe perëndimin që shtrihet mbi det
Dashuron Hënën dhe yllin e vogël
Dhe të duket vetja Mbret!

Dashuron, flokët e verdhë kaçurel
Dhe sytë e kaltër kristal
Dashuron buzët e ëmbla reçel
Dhe trupin e sirenës si valë!

Dashuron shtëpinë me gurë ndërtuar
Muret përrreth si kështjellë
Dashuron borzilokun që ze Nëna me duar
Edhe qepujkat e njoma kur mbjell!

Dashuron pragun e vjetër ku je rritur
Gërshërët e vreshtit të hardhisë
Dashuron aromën e dashur të Babait
Kur nxjerr nga llullani, ballin e rakisë!

E Dua shiun, erën, borën, lulet
Më mbushin krahët e muzës plot
Pastaj, Pegasi në gjunjë më ulet
Pastaj, fluturojmë pa adresë, ashtu kot…

………………………………………………
a@z 23-09-2020

The post Kur dashuron qytetin ku jeton – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustani im – Zamira Agalliu https://poezi.laberianews.com/2021/02/27/fustani-im-zamira-agalliu/ Sat, 27 Feb 2021 15:33:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17667 Fustani im Pak muzikë dhe kohën do ta fal Sonte cigane do bëhem, të kërcej...

The post Fustani im – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fustani im

Pak muzikë dhe kohën do ta fal
Sonte cigane do bëhem, të kërcej
Pranë firzamonikës këmbët do t’i ndal
Fustani im të pathënat t’i rrefej.

Ti kitarën merr në duart e tua
Unë ritmin ruaj, sandalet hedh tej
Fjalë dashurie cigane nis më thua
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.

Një zjarr Ti ndeze në mbrëmje von’
Dhe Unë rreth tij sonte po defrej
Muzika që flakët e shpirtit shton
Fustani im të pathënat t’i rrefej.

Kjo serenatë që i shuan mëritë
Unë me dorën Time të rrëmbej
Aty i ndezëm zjarret me muzikë
Fustani im të pathënat t’i rrëfej.

Zamira Agalliu

The post Fustani im – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotët e një burri – Zamira Agalliu https://poezi.laberianews.com/2021/02/26/lotet-e-nje-burri-zamira-agalliu/ Fri, 26 Feb 2021 23:18:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17656 Lotët e një burri Lotët e një burri janë të kristaltë ata rrokullisen njësoj si...

The post Lotët e një burri – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotët e një burri

Lotët e një burri janë të kristaltë
ata rrokullisen njësoj si ortekë
bien nga lartesitë e dhimbjes ngadale
e nuk duan të bien kot, ashtu, gjetk …

Ata zgjedhin të bien në një zemër
që di t’i mbledh në duar e t’i çmoj
ata zgjedhin një prehër e një emër
që di t’i mbaj të ngrohtë e t’i mbroj

Lotët e një burri nuk janë si të një gruaje
që qan me ngashërim pse pa një thinjë të re
lotet e një burri vijnë nga thellësitë
kanë të tjera burime që gurgullojnë atje.

Lotët e një burri nuk janë aspak dobësi
ata janë të fuqishëm e të nxehtë
Lotët e një burri janë si një llavë me ndjesi
Janë mishërim e madhështi e vërtetë..

…………………………………………………………..
a@z

The post Lotët e një burri – Zamira Agalliu appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>