Zejnepe Ali Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zejnepe-ali-rexhepi/ Poezi Laberia News Sat, 29 Aug 2020 20:54:37 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zejnepe Ali Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zejnepe-ali-rexhepi/ 32 32 Heliografe malli – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/08/29/heliografe-malli-zejnepe-ali-rexhepi/ Sat, 29 Aug 2020 20:54:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11842 Heliografe malli Nisesh larg, në udhë të gjatë pa kthim me trishtimin sysh ngarkuar, si...

The post Heliografe malli – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Heliografe malli

Nisesh larg, në udhë të gjatë pa kthim
me trishtimin sysh ngarkuar,
si valixhe brengash – më thua,
të joshet loti nëpër natë!

Në pikëllim qesh tretur unë!

Yjet përgjumen në pritje buzëqeshjesh
përtej çdo ëndrre mashtruese,
misteret mbyllur nën magji legjendash
enden si fije të pritshme fatesh.

Buzëqeshjen ku e humbëm?

Era fryn si përmot, gjithandej në xixa malli
fosile kujtimesh trazon, me ato ngjyrë bordoje
prek mallin nga afër që më bart tek ti…
me dridhma gishtërinjësh si flakë shandanësh.

Në ç’shteg përvidhet dashuria?

Shkëmbyem dy-tre shikime të ftohta
si kristale bore mbi liqene dashurish,
veç e zjarrta puthje mbi buzë më mbeti
as era e furishme s’e mori, s’e treti.

Ah, kjo dehje amshimi si heliografe malli!
Z.A.R.
Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi

The post Heliografe malli – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa epilog – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/pa-epilog-zejnepe-ali-rexhepi/ Fri, 03 Apr 2020 21:49:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3227 Pa epilog (Jusuf Gërvallës) Mëngjes i acartë ishte… Kujtimet gërvishten nga kthetra të përgjakura në...

The post Pa epilog – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa epilog

(Jusuf Gërvallës)

Mëngjes i acartë ishte…
Kujtimet gërvishten nga kthetra të përgjakura
në re etjesh topitur,
dhembja mbështjellë me tingujt e kitarës
përvajshëm rrëfen historinë e pashkruar.

Atë mëngjes…
Janarit të përgjakur iu prenë damarët,
dhembja u plandos si copëza meteorësh,
në statuja të paemërta gurëzuar,
me gjuhë mallkimi rënkoi fjala.

As këtë përvjetor
s’u shterën gurrat e mallit që klithin shqip,
ironia derdh vrerin e kohës
mbi tokën me vatra zjarresh.
Pa epilog!
Liria si verigë lëvaret në dhëmbë bishash.

Tri jetë të shuara
pa të fundit mall, as fjalë.
Në tokën e ftohtë me lagështirë e gjak,
gjurmë që mbanë erë tradhtie
kudo trishtim pikturojnë.

Janari ngrin në sy të akullt,
Kristale lotësh kridhen në shpirt
Si atëherë,
Dhembja dergjet ndër mote.
Mëngjes i acartë ishte…
Z.A.R

The post Pa epilog – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/kitara-nje-melodi-trishtimi-zejnepe-ali-rexhepi/ Fri, 03 Apr 2020 21:47:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3224 Kitara… një melodi trishtimi (Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës) Në ritme amshimi derdh dhembjen liria,...

The post Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kitara… një melodi trishtimi

(Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës)

Në ritme amshimi derdh dhembjen liria,
pas kumtit të djallit nga tokë e largët nisur,
në duhmë gjaku, gdhiu një mëngjes janari,
kitara shpërndau nota trishtimi…
Dritat u shuan në ekuacione të panjohurash
nën flamujt e heshtjes mbërthyer prej kohësh.

Në sy, meteorë që rrinë ndezur…

Qielli ndjeu lotin me ftohtësi dimri,
tri yje shkëputur plandosen mbi dhe,
në drithma shpirti prek zëri i vëllait për vëllanë
rrëke gjaku përshkojnë Kadri Zekën,
fjala ngulfatet përtej çdo britme
mallkimi i Tokës ngjitet tempullit Ilir.

Një tis gjakimi ndez fanarë shpirti…

As shuhet, as tretet malli i nënës,
dashuria e nuseve fatprera shtegton me lotin…
Ç’janë ca gjeneralë, që pa ushtri bekojnë marshimin?!
Përtej zisë i ngrenë himne legjendës së vjedhur,
mbijetojnë në udhëkryqe të reja emër(t)imesh
hibride Karpatesh, s’i kapërthen as historia!

Të largëtat frymëzënie të vendlindjes!

Porosi jete gdhenden në epitaf…, Jusufi ngre zë:
Nëse këtë tokë e sheh ndonjëherë në ëndërr
lëri anash shenjtëritë dhe idealet e rastit,
në darka të gabuara mos u ul në sofër,
as në dialekte të përdhosura të gjuhës
fjalën tënde mos e thuaj kurrë, Bardhosh…

Heshtjes t’ia presim damarët e gjuhës!

Mos beso as në grimca lavdish,
emrin ruaje si drita e syve, Kadri Zekë!
Kosova, emër i shkruar në rrëfenja gjaku
është po i njëjti atdhe, ngritur mbi rrënoja
në sfond lulëkuqesh e shqiponjash…
mbretëria e dritës shtrin hijen më gjatë se jeta.
Të braktisën dallëndyshet me flatra diellore!
Kosovë…
Z.A.R

The post Kitara… një melodi trishtimi – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2020/03/22/dhe-dimri-po-iken-zejnepe-ali-rexhepi/ Sun, 22 Mar 2020 15:57:16 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2021 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poezi nga : Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi Gëzuar Ditën e Poezisë...

The post Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poezi nga : Zeqirja Dhe Zejnepe Rexhepi

Gëzuar Ditën e Poezisë dhe Pranverës!

Dhe dimri po ikën

Ca ditë ruazore vargëzohen në mua
kur marsi të trokasë në portë
pranverash, e mbase ky behar
ka zjarrin e akullshkrirjes
mbi ngricën e zemrës tënde!

Ti hesht…
e akoma s’dukesh gjëkundi.

Në grimca malli t’u ndrydhën ëndjet
pranverave të hareshme më le
të shtegtoja e vetmuar ditëve të hirta,
shpresëhumbur
në imazhet e përthyera.

„Më mungon“ si kurorë fjalëyjesh
me ato të ëmblat tua pëshpërima
për dashuri…
për ne të dy,
harruar ecejakeve të kohës.

Pres t’më vish si një yll nga qielli shkëputur
a ndonjë grimcë meteori që sfidon rrëmbimthi
mungesat e mbrëmjeve të lodhura
dhe lutjet e mëngjeseve të brishta.
Më mirë me heshtjen tënde, sërish joshëse…

Edhe ashtu, dimri po ikën!

Z.A.R

The post Dhe dimri po ikën – Zejnepe Ali Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>