Zenepe Luka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zenepe-luka/ Poezi Laberia News Fri, 18 Sep 2020 19:28:13 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zenepe Luka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zenepe-luka/ 32 32 Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës – Zenepe Luka https://poezi.laberianews.com/2020/09/18/shpirti-trazuar-dhe-gjethet-e-vjeshtes-zenepe-luka/ Fri, 18 Sep 2020 19:28:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12527 Nga Zenepe Luka Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës. Hedh hapat dalë e ngadalë… Në...

The post Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës – Zenepe Luka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nga Zenepe Luka
Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës.

Hedh hapat dalë e ngadalë…
Në rrugicën e qytetit, ku kam le,
Lëmsh ndjenjash, dhimbjeje e mall,
Shpirt’ i trazuar, zgjohet dhe flet.

Eci, eci, në muzgun pa fund,
Se di, pse sonte,dua të rri vetëm,
Papritur, ndjej ‘trokitje”mbi sup,
Vjeshta lëshon, njëra pas tjetrës, gjethe

Çfarë duan dhe mërmërisin,këto gjethe,
Përse erdhen e pushojnë mbi supin tim,
Të jenë vallë, të nënës përkëdhelje,
Zëri saj i butë: “Erdhe, bijë”.

Po tre gjethe, në supin tjetër,
Pse rrinë bashkë,cfarë duan të thonë?
Mëndja më shkon tek tre vëllezërit,
Që, tmerrësisht, më mungojnë.

Ndal hapat një cast,
Mbaj vesh..një gurgullimë..
Kisha ardhur tek,Shkumbini i lashtë,
Në rrjedhën e tij, gjej. fëmininë.

Valët, zhurmshëm ikin, përmes gurësh,
Sokëllimë’ e tyre, më solli në vete,
Mes valësh iken dhe shpirti i trazuar,
Kurse unë,xitoj drejt turmës së njerëzave.

Rrugës, shkund supet, largoj kujtimet,
Therras fort:Ku jeni,miq të rinj dhe të vjetër,
Shtërngim duarsh e lumë përqafimesh,
Buzëqeshje pa fund,biseda per jetën…

Miqtë e mi,bashkë me këto vargje,
Nga shpirti, ju lë një amanet,
Njerëz të kësaj bote,të cfarëdo rrace,
Falni mirësi, dashuri në këtë jetë…

Jemi mysafirë,do të ikim një ditë ,
Jeta këputet, si gjethja e vjeshtës,
Të lëmë pas dashuri e mirësi
Pasuria më e vyer, për brezat…..

The post Shpirti trazuar dhe gjethet e vjeshtës – Zenepe Luka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>