Zhaneta Fisti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zhaneta-fisti/ Poezi Laberia News Wed, 26 Jan 2022 09:43:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zhaneta Fisti Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zhaneta-fisti/ 32 32 Ndjesi – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2022/01/26/ndjesi-zhaneta-fisti/ Wed, 26 Jan 2022 09:43:45 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22572 Ndjesi Kush më flet për emocione. Vetë ndjesit mase peshon. Shpresoj të peshojë dhe fjalën....

The post Ndjesi – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjesi

Kush më flet për emocione.
Vetë ndjesit mase peshon.
Shpresoj të peshojë dhe fjalën.
Se shpirtin fjala shënon.

Fjala e bukur mirësia.
Vetë ndihmojnë çdo pasion.
Dhe fizika e kimia.
Kanë një rol e një mision.

Kush më flet për gjithësinë
Kush ndjesive u këndon.
Kush di e fal dashurinë.
Nënë?
A një zot e drejton ?

Një femër fal dashurinë
Një nënë kurrë s’e tradhëton.
Zemrat përpunojnë ndjesitë.
Të drejtat kush mi rëndon ?

Kush e kërkon shënjtërinë.
Që dhe jetën vetë sfidon.
Kush e ngrijti shën mërinë.
Që lot burrit provokon.

Kush lë pa ëndrra fëmijë.
Ëndërra e gjumë kush trazon.
Kush bën me dashje jetimë.
Kush dhe prindin e hashon.

Sy që sfidon largësinë.
Pas dritardeve përgjon?
Kujt i dhatë fjalën e hidhur
Zoti i madh e kontrollon ?

Gjuha ka motër shprehinë.
Fjala ndjek çdo një pasion.
Pse gjuha me letërsinë.
Dhe volgaren praktikon ?

Ndaj kur flas për emocione.
Një e nga një i shtjelloj.
Nuk egziston ndjesi qorre.
Tēmthin lën të reagojnë.

Çdo ndjesi është në ajër.
Është në sy edhe në gji.
Hapni sytë e bëjini katër.
Ndjesitë janë tek çdo njeri.

Ndjesitë zgjuhen në çdo lindje.
Që fëmijë i kultivon.
Aty gjejmë të gjithë përgjigje.
U jepni ndihmë me pasjon.

Jeta ëndrra e pasione.
Në çdo hap këdo drejton.
Ëndrra s’mund të jetë gjitone.
Në çdo mendje mbi jeton.

More njerzit tek ne fes *
S’është jeta veç intetes.
Gjithëkush që ëmbël këndon.
Zgjuaj në zemër pasion.

Kush ndjesitë më ka kalitur.
Sytë i ka po nuk shikon.
Muza s’më njeh interes.
Ndaj në dhimje reagon.

Dhimbja s’mposht dot dashurinë.
Me jetën më shumë sprovohet.
Ndjenjat se pranojnë vetminë.
Vet vetiut që rebelohen.

Dashuria mbi jeton
Për mua s’ka fund a nisje.
Në çdo aspekt e praktikoj.
JO VAJZË VALËSH NË PRITJE.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti.

The post Ndjesi – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Diasporës Shqipëtare në Kosmos – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2022/01/23/diaspores-shqipetare-ne-kosmos-zhaneta-fisti/ Sun, 23 Jan 2022 16:10:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22511 Diasporës Shqipëtare në Kosmos Kos+MOS. E GJITHË GJUHË SHQIPE KORREKTE. Al KANDIDATI DI FAMA KAPO...

The post Diasporës Shqipëtare në Kosmos – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Diasporës Shqipëtare në Kosmos
Kos+MOS.
E GJITHË GJUHË SHQIPE KORREKTE.
Al KANDIDATI DI FAMA KAPO MEN.
AI KA+N~DI~DATI DI FA~MA KA~PO MEN.
O nëna ime stoli që për botë po kërkon jatri
O moj fisnikja me bujë flet botës të gjendet kurë
Menët që për famë rrojnë e punën më injorojnë
Fjalën vet e ngatërrojnë gjuhët nuk i respektojnë.
Sa kok e trupe coptuan e sa njerëz të ndëshkuar.
Ndaj kaq shumë na kanë dënuar, se gjuhën kanë shtrembëruar.
Ndaj dhe gjakun na shënojnë që më mirë të na përgjojnë
Veprimet që kontrollojnë thonë që shkencën e zhvillojnë.
Shkenca që lind e studjuar në çdo ind e kompletuar
Shikon vrëngër e shajtuar Menët me trurtë e ngujuar.
S’ka nevojë të operohet në detaje të studjohet.
Ka nevojë të kooperohet e me qetësi të lexohet.
Ndoshta burrat kanë inat se femrat kanë një dhunti
Thoshën ZOTI e bekoi të lind dhe mëkojë me gji
Netëve sa kam kërkuar për çështjen e djallëzuar
Djallin që mora në duar çdo faqe i kam studjuar.
Ndaj meshkujt kanë kaq inat e po ndërshkojnë një plak.
Djallin që vetë kanë ortak e kanë lindur në çdo prak.
Po të flas për lashtësinë që zgjuan gjithë historinë.
Hapni sytë e shihni mirë, brenda ka vërtetësinë.
Gjuha brenda në fole fisnia e lashtë me dre
Detyrën tënde e ke ndaj thosh nëna që në ve.
Burrat që thonë trima janë, mburren vetëm me një pallë.
Dhe pse sytë kanë në ballë, syballash të rrallë janë.
E shpjegoj qartë fjalën time para gjithë botës, sepse e vërteta tremb ata që nuk e njohën.
Maria si emër është e bazuar tek shumë femra, që dhe vetëm emri kërkon respektin e përshtatshëm e të duhur.
Atë respekt që përgojohet e përdoret akoma nga njerzit me potencë materiale, për qëllime të ndryshme politike dhe sociale.
Kanë edhe poteren materie, po nuk e respektojnë sinqerisht as për veten e tyre … jo më për të tjerë.
REM e QUAN SHKENCA E MENVE TË JEMENIT ato çaste të zgjimit të gjumit, as në gjumë dhe as zgjuar 100%.
E vazhdojnë studimet për të përmirësuar me HUM+HAN+IT+ET jetesën jetësore humane.
Human = um an. JOZEF, JUZUF, Juzepe = Giuseppe
Ngjarja e SAMUELE vilën së KONJES me 30 janar 2002
Në 21 maj 2008 emëruar kriminele mamaja e fëmijës Annamaria Franzoni.
COGNE që lexohet e shkruhet Konje = KO+NJE
SAMUEL = SAM =SEM

The post Diasporës Shqipëtare në Kosmos – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Porta mirësie – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2021/08/21/porta-miresie-zhaneta-fisti/ Sat, 21 Aug 2021 20:43:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20471 Porta mirësie Në këto mezhdat me gjethe. Zjarri i zemrës po mundon. Nëpër sa lule...

The post Porta mirësie – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Porta mirësie

Në këto mezhdat me gjethe.
Zjarri i zemrës po mundon.
Nëpër sa lule pranvere .
Mëria një cep kërkon.

MaGjitë të realizohen.
I flas unë ç’është për të shkruar.
Zëmra dhuron emocionet.
Një nga një janë të LEXUAR.

Tek DUKATI i LASHTËSIVE.
Do të pres me kryet lartë.
Kjo harta me shumë shkrime.
Detyron të flasëm qartë.

Shej-t’ANË e dhe MËRINË.
Nuk njohën veten as vetë.
Në TOKË do ta zbres magjinë.
Gjuha Shqipe ZOOT THËRRET !

Shkronja SHQIPE aq e SHENJTË.
Do të bekojmë mirësinë.
Kërkon një shkronjës e mbret.
Që ti njohën gjithë gjirinë.

Bashkë me Atin birinxhi.
Rriturin pa babë e nënë.
Të lexojnë historinë.
Mënjanë bota i ka lënë.

Eja MIKU ynë i lashtë
Se kam shumë për të thënë.
Bashkë u njohëm në HARTË.
Mos më hasho babë e nënë.

Flas princit mes portokallesh.
Dritë magjike kam në fjalë.
Do të zgjuaj Osman Takën.
Vallen vënçe le ta marrë.

Prezantoj MËMËN HYJNORE.
Gjuha gjuhët sot po pret.
Nëpër trojet Arbërore .
Besa është drita e shenjtë.

Rrojnë emocione të gjithë.
Ata vetë rrugën drejtojnë.
Nuk i shkruaj dot në letër.
Më udhëzojnë ti pjestojmë.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti

Busulla ime e qartë.

Ku qielli vezullon
Syri kthjellët rrezaton.
Vëndi me nure ngarkuar
Sikur zemrën kam në duar.

More vëndi dritë magjie.
Me këtë tyl kaltërsie.
Më jep iso e këngë labe.
Të “mburrem” botës së madhe.

O vend lindja e bukurisë.
O djepi i fëmijërisë.
Shtrat stërralli e uruar.
Përrallor e sofrën shtruar.

Gjith bijtë që trashëgon.
Besën e fjalën mëkojnë.
O moj balt aq shekullore.
Më jep krahët fluturore.

Shpesh vij nëpër ato brigje.
Jo si zanë a vajzë balade.
As princeshë a perëndeshë,
Vij e thjeshtë nga bijë labe.

Me dritën që më jep zëmrës.
Esencë fjale shpesh më zgjon.
Kam vëndin nga bijë e nënë.
Një rrënjë që s’më tradhëton.

Malli i ëmbël i çdo stine.
I kthen shpesh bijtë aty!
Dukati ynë vënd magjie.
Sofër e madhe e bir+inxhi.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti. Venezia.

The post Porta mirësie – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot kam dalë nga xhenemi – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2021/05/16/sot-kam-dale-nga-xhenemi-zhaneta-fisti/ Sun, 16 May 2021 10:17:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19614 Sot kam dalë nga xhenemi. Nëpër zjarr e nëpër flakë. Me ca ermra të dërguar....

The post Sot kam dalë nga xhenemi – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sot kam dalë nga xhenemi.
Nëpër zjarr e nëpër flakë.
Me ca ermra të dërguar.
Nga një botë shumë e lashtë.

S’kërkoj më dhomës së errët.
Se me vetë kam ç’do gjë.
Kush lexon këtë timen zemër.
Melodinë bëhet një zë.

Në mos jam vetë melodia.
Nga gjuha ëndërr e lashtë.
Janë zoti e perëndia.
Që më sjell përdore jashtë.

Në mes gjithë këtyre fjalësh.
Duke ecur me bastun.
Më jepni dorën ju lutem.
Këto ëndrra qënkan shumë.

Kush i do ëndrrat e mia.
Le të vijë t’i shkruaj vetë.
Se dhe pak që unë kam shkruar.
Duan një radhë të vërtetë.

Të pres Miku ynë i lashtë.
Me histori të vërtetë.
Të japëm emër kësaj jete.
Se më ke ndihmuar vetë.

Kush e ndihmon dashurinë.
Gjithnjë këtë kultivon.
Shkronja ka Lindje e lidhje.
Me dashuritë bashkë jeton.

Nga njeri shkruaj mendimin tim për pasion.
Të pastër si dy gurrat.
Mendoj se lexohet dhe nga të tjerët.
Shkronja e fjala lidhën dhe me njerëzit e kësaj bote.
Ëndrrat e mia janë të çuditëshme.
Ëndrrat e gjumit flas.

Ajo ishte Hajmalia.
Malia që hante.
Malja.
Mbas shumë dhimjesh erdhi në jetë ky fëmi zheni.
Stakthyrylla e quanin.
Mysybet.
Me shumë kuptime dhe fjala vetë.

Sepse lindi shumë i zgjuar.
Një miku i tyre u bë kumbare e djalit.
Kumbarja është një njeri që ndimon.
E mori të vogël që ta mësonte.
Shumë ngjarje për tu shkruar kam.
Tradita DUKATASE.
SHKRUAJ VETË SOT por nuk mjafton.
SHKRUESI ISHTE KUMBARJA. MIKU.
BURAZER me HAJMALI.
UROJ që ERËZA e lehtë të na lidhë që sot për më të mirën si tradita e lashtë pa dredhi.
E jo vetëm …

Siç ishin ato kohët e para tona, sepse koha sot jemi NE.

Të drejtat rezevohen autores
Zhaneta Haskoçelaj Fisti 15 / 5 / 2021 Venezia

Lexim të këndshëm e fundjavë të mbarë kudo që jemi nëpër hapat tanë miq e dashamirës.

The post Sot kam dalë nga xhenemi – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa identitet – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/pa-identitet-zhaneta-fisti/ Wed, 25 Nov 2020 20:35:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14962 PA IDENTITET Pranvera e jetës tonë që na ushqeni dhe sot ëmbëlsi. Jemi bashkë dhe...

The post Pa identitet – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA IDENTITET

Pranvera e jetës tonë që na ushqeni dhe sot ëmbëlsi.
Jemi bashkë dhe larg o të dashur !!
Na bashkon lidhja magjike që njihet empati.

Jam ku jeta më ka hedhur ndaj zoti më ka lënë pa vatër.
Më detyron të bëhem e vogël me të drejtë do na japën “hakën”.

Me malet e fushat që ngjitëm pa lodhje, shterje e përtim.
Ju shkëmb graniti qëndroni e në çdo hap vjen juaji mësim.

O strehëza jonë e dashur në këtë libër që fletët s’mbarojnë.
Me kuaj do ua sjell vëllain, aty do vijmë që juve t’ju pleqërojmë.

O burim i kthjellët jete që s’kërkoni kurrë shpërblim.
Zoti na ka vënë në provë që njerzit të marrën mësim.

Nuk është emri i gjyshes … a datat që fshijn e trazojnë.
ZOTI njeh vetëm LINDJET me datat vetëm këtë na “hashojnë”.

Veten e quajta dhimbje … mase lot … e vuajtje shumë herë.
Për asnjë s’kam ngrijtur lëndime, e asnjë nuk lë dot të mjerë.

Ndaj borxhin për ju s’mu nda se në borxhe jam me shumë.
Pëllumbi që më dha krahët, kërkon një të drejtë nga unë.

Më falni o prindër e familje që aty bashkë e morëm çdo vlerë.
Sa trembëdhjeta kanë sjellë “gjëmime” shuar e shtuar sa herë në defterë.

Më fal o nëna ime që as gjirin s’të kam pirë.
Më mëmëzuan vet Malet me zogjtë që fluturojnë të lirë.

Më përkundi fusha e madhe sa në një breg, në një tjetër.
Për një të drejtë që pritet që të shkruhet nga vëllai në letër.

Ky është “mall-kimi “që kini me mallin që doni aq shumë.
E toka që dhe sot mbrini … “Mall-kimi” më i rëndë jam UNË.

Aty po vij o prindër këtë radhë me shokë shumë.
Do vij me stinën Dimër t’ia hapëm ZOTIT rrugën.

Kjo ndjenjë e pastër imja ndaj s’gjen kurrë të shteruar.
Një ZOT që kam me vete me botën më paska ngatërruar.

Më falni të gjithë o njerëz … të lutemi të gjithë për një ZOT.
AI është në mendimet tanë, të gjithë e kemi në KOKË.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti. 22 / 11 / 2020 Venezia Italy

The post Pa identitet – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vlora ime e Flamurit, rrënjosur në palcë të gurit – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/vlora-ime-e-flamurit-rrenjosur-ne-palce-te-gurit-zhaneta-fisti/ Sat, 21 Nov 2020 13:02:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14818 VLORA IME E FLAMURIT RRËNJOSUR NË PALCË TË GURIT. MOJ BESA E SHQIPËRISË. DJEPI I...

The post Vlora ime e Flamurit, rrënjosur në palcë të gurit – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VLORA IME E FLAMURIT
RRËNJOSUR NË PALCË TË GURIT.
MOJ BESA E SHQIPËRISË.
DJEPI I BIJVE TË LIRISË.

Moj mëma ballë krenare.
Vij me mall nga bota e madhe.
Më shkasën dy lot gëzimi.
Me busull më sjell besimi.

Aty një ëndërr më bie.
Nëpër lisa e nëpër hije.
Zgjuaj besën e hashuar.
Vena e bazës gërshetuar.

O moj Vlora e flamurit.
Lulja që rrit palca e gurit.
Djep i lashtë i historisë.
Bijtë ATdhe dashës i rrit.

Vij dhe unë aty me këngë.
Me mallin e madh për vendë.
Dua të zgjidh krahë shumë.
Të të stolis siç di unë.

Moj sirena mbi dy dete.
Që lidh shtatë vilajete.
Besa që linde në stane.
Me rrënjë për botën e madhe.

Moj maro moj Mar-ynë.
Rrit dhe në det trëndelinë.
Vendi që lind dashurinë.
Shpëndar botës në qelizë.

Më bie Fea për dore.
Baza e vjetër shekullore.
Në rrënjët e shën Marisë.
Kërkon paqen e gjithësisë.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskocelaj Fisti Venezia

The post Vlora ime e Flamurit, rrënjosur në palcë të gurit – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Simboli i planetit të kuq – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/simboli-i-planetit-te-kuq-zhaneta-fisti-2/ Tue, 17 Nov 2020 22:15:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14694 SIMBOLI I PLANETIT TË KUQ Në qetësi mbledh fjalët një nga një të përshkruaj këtë...

The post Simboli i planetit të kuq – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SIMBOLI I PLANETIT TË KUQ

Në qetësi mbledh fjalët një nga një të përshkruaj këtë ndjesi.
Me muzikën më të ëmbël ti hedh në rrjeshta.
Të them botës mbarë kush më përcolli këtë dashuri.
Këtë pranverë prillërore që shkruhet me shkronjat e shenjta.

Pa dyshim ulem në prehërin tënd shekullor.
Në atë taban me barin e vesitur krahët i mbështes me sikuri.
Aty ku heshtja e puhiza mëngjezore përpijn diellin pranveror.
Kjo dritë e shenjtë në gji ndezur rri.

Këtu mora ajkën e fjalës në lëndina e livadhe.
Ta përdor me lule rudinë si kurorë shtojzovalleje.
E zëri i ëmbël aq larg si simfonia më e paqtë më fton.
Ky fllad që me aq kujdes përkëdhel e përqafon.

Të puth ballin e rrudhur o lartësia ime.
Me shpresën të largoj gjithë këto mjegullime.
E buzët që rrjedhën vlera e mjalt burojnë,
Në brezat e ardhshëm kurrë të mos shterojnë.

Me krahët e lehta më mësove të fluturoj.
Në këtë pasqyrë të kthjellët sytë fanar kërkoj.
Me shumë zogj këngët më të bukura do të këndoj.
Shkel gjurmë dashurie, e këto trashëgoj.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Fisti 29/ 8/2019

The post Simboli i planetit të kuq – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur qëndron, si më lexon? – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/kur-qendron-si-me-lexon-zhaneta-fisti/ Sun, 15 Nov 2020 10:39:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14621 Kur qëndron … si më lexon? Pse më rëndon në mendim !? Disa emra pse...

The post Kur qëndron, si më lexon? – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur qëndron … si më lexon?
Pse më rëndon në mendim !?
Disa emra pse hashon …
Të VËRTETËS gjej PRANIM .

Muzën tuaj që të zgjoni vetes ia kërkoni vetë.
Uroj të prijë mençuria se ma-gjin se “lëshoj” lehtë.
Kush ish Gjini e kush ish Gjoni brezin e pestë prezantoj.
Ëndrrat, jetën e qetësinë asnjë s’duhet t’mi rëndoj.
Kujdes MIK , poet, poete që njihni vargun e lirë.
Ta prisni rrjedhën nga shpirti se jeta është vetë pasqyrë.
Ndaj i sjell brezat në radhë me të drejtë e pastërti.
Se as ti nuk bëhesh unë, po as unë nuk bëhem ti.
Një “çelës” tutelë kërkon e kam me lirin e fjalës.
Fjala e besa ngelën shkruar në kanun të gjithë mëhallës.
Më kërkon ndihmë një zog për plagën që ka në zemër.
Që motra s’ia kuron dot se po ma dënon një emër.
– Është vëllai im i vogël … po e dënon një “mallkim”.
Miqtë e vëllezër në sofër ia duan kalin hashim.
Bilbilin që këndon majit,o bilbil me gjuhët shumë.
Pse ia mba frerin e kalit?
Pse se lë të vijë tek unë ?
Mase e do ZOTI vetë që po kthehet fitimtar.
Ai kërkon fëmijërinë … e pse prindrit e kanë ndar.
Nënat labe gjarpërore që njohën vlerat e gjirit.
Nuk vënë re për saltanetet …
Jona mëmëzojë me ëndje …ndaj dhe sot e pret të birin.
Nuk je hije e as fantazëm … e nuk më gënjen dot mua.
Mos kushtëzo dashurinë !
Të lutem mos më huto … se vetë gjithë botën e dua.
Kam zotin të zemëruar që më ka nxjerrë nga gjiri.
Dhe emrin më ka ndërruar, e është ai që nuk më do.
Me këngët që më këndoni gjyshet nga shekujt mi zgjuat.
Një nënë shumë më mundoni se nëpër shpirt i kërkuat.
Për ca plagë që ia lëndoni me një tel me gjëmb për koke.
Gjithë mendimet ia kërkoni se “thëniet ia bët vetë shorte”.
Ndaj u bëra kaq xhyrmete t’i lexosh me shumë shok.
Kujdes … e mos mi trazoni !!
Që shpirtin e mba të shtrenjtë se e kam me shumë tok.
Njerzit nuk m’i vrisni dot siç i kini vrarë çdo jetë.
Kush nuk e njeh mën-ç-urinë dhe shpirtin e lë të shkretë.
Veten tuaj ta lexoni ulur shtruar qetë e qetë.
Njerzit të mos më cenoni se i kam të gjithë të shenjtë.
O bilbili krahë shkruar që këndon bukur e lehtë.
Të më lexosh qartë e shtruar se dhe unë e kam një ÇETË.
Nënën, gjyshet vetë i shkruaj ,dhe Labiken që s’dha gji.
Me emrat e trashëguar bie treshen LABËRI.
Tutelë nuk kam pranuar, e as tutelë s’kam vënë.
Me fjalën që vetë më dhatë … më jepni dhe shkruesin tonë.
Se DukAti e dha birin që shkroi për mbretëri.
Të shkruajmë gjuhën e vendit e lidhur me histori.
Fjala ime dhe pse grua është BES për tre mëhallë.
Kujdes shpirtrat mos lëndoni se i kam këtu të gjallë.
Një më vjen në rrjedhë burimi a si melodi aq ëmbël.
T’ia mbështes kokën tek gjiri e të gjej kurim për zemrën.
Kush do dashuri kalaje që një emër trashëgon.
E ruan një zanë mali që një djalë dhe sot e mbron.
Djemt e vajzat janë aq shumë, i “mbroj” të mos kenë siklet.
E fjala që shkruaj unë vjen nga larg si amanet.
Vjen nga rruga e gjatë me hane dhe Zoti me shokë shumë.
More Miku me lezet me fjalë të ëmbël si gurrë.
Se shpirti nuk njeh rrëmujë ai kërkon një të drejtë.
Këtë misjonin kaq të bukur pyes: – e jetomë vërtetë ??

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti. 14 / 11 / 2020

The post Kur qëndron, si më lexon? – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më rri me kokë mënjanë – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/06/17/mos-me-rri-me-koke-menjane-zhaneta-fisti/ Wed, 17 Jun 2020 19:02:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8458 Mos më rri me kokë mënjanë Purina ime e rrallë Herë e qetë e herë...

The post Mos më rri me kokë mënjanë – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më rri me kokë mënjanë

Purina ime e rrallë
Herë e qetë e herë menduar.
Thuajm të lutem një fjalë.
Kush kaq shumë na ka qortuar.

Vetë u zgjove krejt pa pritur.
Faqe jete na bashkuan.
Herë të çiltra e harmonioze.
E më fal kur je zemëruar.

Si ta lëm vargun mënjanë.
S’të lë, jo moj të hutuar.
Aty shoh ngjyrat e jetës.
Një nga një duke shfletuar.

Se na mbështetën poetët.
Me penën ngjyer në hënë.
Që shruajn vargun e artë.
Të lidhur me muzën mëmë.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Haskoçelaj Fisti 16 / 6 / 2020

The post Mos më rri me kokë mënjanë – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo ndjenjë mundon – Zhaneta Fisti https://poezi.laberianews.com/2020/05/05/kjo-ndjenje-mundon-zhaneta-fisti/ Tue, 05 May 2020 17:08:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5618 Kjo ndjenjë mundon Nata kujtimet i merr një nga një. Më merr pa kthim, sa...

The post Kjo ndjenjë mundon – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo ndjenjë mundon

Nata kujtimet i merr një nga një.
Më merr pa kthim, sa larg më çon!!
Pranë më gjendesh TI me të ëmblin zë.
Dashuria jote si fllad ledhaton.

Në ballin e qeshur me rrudhën shënuar.
Ëmbëlsia e syve burimet kthjellon.
Sa lule pranvere që sot janë zgjuar,
Në gji me aq mall, aty i shtrëngon.

Ti je gjithmonë melodia e ëmbël.
Dhe pse jam e rritur zërin ta dëgjoj.
Është nina – nana me djepin që tundet.
Netëve të vona gjumin ma qetëson.

Si krahët e fluturës duart e buta,
E detin e kthjellët e mban në gji !
Ohh … e dashur … !
E shtrenjta ime !
Kërkoj të dhuroj gjithë këtë dashuri.

Të drejtat rezervohen autores.
Zhaneta Fisti 5 / 5 / 2019 Venezia.

The post Kjo ndjenjë mundon – Zhaneta Fisti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>