Zyba Hysa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zyba-hysa/ Poezi Laberia News Sat, 22 Feb 2020 19:22:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Zyba Hysa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/category/zyba-hysa/ 32 32 Gëzuart ditëlindjen bija ime – Zyba Hysa https://poezi.laberianews.com/2020/02/22/gezuart-ditelindjen-bija-ime-zyba-hysa/ Sat, 22 Feb 2020 19:22:16 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=494 GËZUAR DITËLINDJEN, BIJA IME! Ti linde vajzë… kur unë doja djalë, Kur t’mora n’krahë harrova...

The post Gëzuart ditëlindjen bija ime – Zyba Hysa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GËZUAR DITËLINDJEN, BIJA IME!

Ti linde vajzë… kur unë doja djalë,
Kur t’mora n’krahë harrova dëshirën!
Dëborë anë e kënd… Ti më e bardhë,
Sytë xixëllonin, sfidonin kaltërsirën!

Erdhe magjike, pas vajzave tjera,
U bëtë tri… më shtuan thesarë…
E pse dimër, thashë: “Erdh’ paranvera”
Me vajza si ju, jam nënë fatbardhë!

Të rrite me mundime, hallet m’i fikje,
Kur qeshje Ti… vetë dielln verboje,
Prania jote… zhdukte ndjenja frike,
E pse mes skëterrës, më lumturoje…!

Ju ishit motivi, më i bukur i jetës…
Të rrisësh fëmijë, ke rilindur veten!
100 jetë t’kisha, për hir t’vërtetës,
Motivi më e bukur, fëmijët mbeten!

Mes nënës, fëmijëve, ka lidhje mistike,
Dashuria e nënës kurrë s’njeh largësi,
E pse prej vitesh, drejt dritës më ike…*
Unë vij si magji… Ti vjen në timin gji!

Sot… në ditëlindjen e lindjes tënde…
Sic unë të puthja, të vështroja gjatë,
Zoti të deshi, i dha krahë një ëndre,
Të bëri nënë, më e bukura dhuratë!!!

/ZYBA HYSA/
TIRANË, MË 21 SHKURT 2020

The post Gëzuart ditëlindjen bija ime – Zyba Hysa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>