Abdi Përgjegja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/abdi-pergjegja/ Poezi Laberia News Sun, 15 Nov 2020 11:08:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Abdi Përgjegja Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/abdi-pergjegja/ 32 32 Lura – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/15/lura-abdi-pergjegja/ Sun, 15 Nov 2020 11:08:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14636 Lura O zemra e vogël. Po bëhen tre muaj që erdhe në këtë jetë… Po...

The post Lura – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lura
O zemra e vogël.
Po bëhen tre muaj që erdhe në këtë jetë…
Po kaq që unë vuaj me ta qëndis me fjalë shpirti një vjershë.
E veç kur të rritesh do ta kuptosh pse e shkruajta me kaq vonesë..!
Prindërit e tu kishin frikë me të drejtë,
një mrekulli të tillë ta bënin publike në internet.
Çdo kohë vogëlushe ka Djajtë e vetë.
Tash jetojmë në kohën kur syri i keq
i merr mësyshë mrekullitë
e ti je Mrekullia që qesh.

Lura
Ende pa lind të kam dashtë..
Nuk është gënjeshtër ndaj mos qesh.
Ka edhe një Lurë tjetër
shumë herë se Ne më të vjetër,
më të lashtë.
Mrekulli natyrore
që në pak vjet syri i keq
e bëri eshkë.
Por ndryshe nga ajo
Ti je mrekullia njerëzore,
Mrekullia që qesh.

Je Jetë.

Lura
Kur të rritesh do të kuptosh.
Asgjë nuk ndodh rastësisht në jetë.
As emri i Hajlës
As emri yt.
Dy emrat bashkë.
Dy motra,
Simbolikë e Kombit tonë të lashtë
Si dy Kokat tek Shqiponja.
Hajla në Kosovë
Lura në Shqipëri.
Dy në Nji
Bashkim
Liri.

Abdi Përgjegja

The post Lura – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Panair – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/panair-abdi-pergjegja/ Sat, 14 Nov 2020 12:30:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14553 Panair. Të gjithë e dimë çdo të thotë Panair, megjithatë hapa fjalorin. Tre shpjegime lexova...

The post Panair – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Panair.

Të gjithë e dimë
çdo të thotë Panair,
megjithatë hapa fjalorin.
Tre shpjegime lexova me një frymë,
të trija në thelb kanë pazarin.

Po fjala pazar
vallë të jetë shqip,
të rihap fjalorin prap m’u desh.
Ajo çka lexova lexues të mirë,
është pak të them më bëri të qesh.

Që ti shkojmë
deri në fund fjalës,
c’èshtè Pazari,apo Panairi.
Mjafton të kujtoni tregun e Zdralës,
shitet i pari kush është më i liri.

Abdi Përgjegja

The post Panair – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/08/fjala-gerryen-dhemballen-abdi-pergjegja/ Sun, 08 Nov 2020 10:24:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14325 Fjala gërryen dhëmballën . Dhëmballët po rrënohen një nga një, nga bluarja e fjalëve ndër...

The post Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala gërryen dhëmballën .

Dhëmballët po rrënohen një nga një,
nga bluarja e fjalëve ndër vite e dekada…
U nxinë e gërryen pa nxjerr kurrë zë
si pika gurin mi biroj me durim fjala…

Nuk po qaj me varg dhëmballët,
as dhimbjen kur shkërmoqen si gurë të djegur…
Jam në merak se si do t’ja bëj me fjalët,
kam frikë se në vargje do vijnë pa u pjekur…

Se fjala është si tulla që bën murin,
që të jetë i fortë muri duhen djegur mirë…
E një gojë pa dhëmballë e korit burrin,
se fjala pa u matur merr rrugën në hapsirë…

Tullë e padjegur e rrezikon shtëpinë,
mund të zënë brenda edhe vetë ndërtuesin.
Ashtu fjala e pamatur largon miqësinë,
viktimë bën një ditë edhe vetë shkruesin…

Abdi Përgjegja

The post Fjala gërryen dhëmballën – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër vetes ! – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/leter-vetes-abdi-pergjegja/ Sat, 07 Nov 2020 21:14:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14301 Letër vetes ! Kur vargu duket si qënie pa shpirt, e fjala në rresht sikur...

The post Letër vetes ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër vetes !

Kur vargu
duket si qënie pa shpirt,
e fjala në rresht sikur s’merr frymë !
Është koha të ndërrosh stil o Përgjegjë,
Arti nuk bëhet me vargje anemikë !

Kur vargu
duket sikur miqt i vret,
e fjala në rresht si ushtar pa kapele
Është koha të ndryshosh stil o Pergjegjë,
se po dukesh si dhia ndër dele..!

Kështu i thashë
vetes sot mbasdite,
tek rrekesha të shkruaj në mbrëmje.
Shpejt do të mbetesh pa miq e pa mike,
s’do kesh me kë t’ndash,kënaqesi as dhembje !

Abdi Përgjegja

The post Letër vetes ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fund tetori – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/fund-tetori-abdi-pergjegja/ Mon, 02 Nov 2020 07:45:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14031 Fund tetori. Po ikën tetori si t’mos ish, i bukuri i vjeshtës do më marrë...

The post Fund tetori – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fund tetori.

Po ikën tetori si t’mos ish,
i bukuri i vjeshtës do më marrë malli.
Ndonjë ditë dhe po t’mos e kish,
me njëzetë e nëntë s’do bëhej nami.

Ke mjaft ditë të bukura me histori,
do më mjaftonte vetëm dita trembëdhjetë.
Ndoshta ndaj të pagëzuan për poezi,
në vite të ndryshme lindën dy Poetë.

Dy poetë që vargut i dhanë emër,
ndonëse njëri nuk ishte me shumë fat.
Poeti i mjerimit që lindi në Shkodër,
dhe Agolli i madh që shkruajti më gjatë.

Po ikën tetori me të dhe vjeshta,
Ka ditë mezi mbahen veshjet e pemëve.
Si nuk kam mundësi,sa do të desha
ta ndryshoja radhën e vjetër të stinëve !

Po ikën tetori ky muaj i artë,
natyrën mbulon me okrën e Van Gogut.
Hardhia vishet më bukur se gratë,
e shpatinat i qëndis e verdha e shtogut.

Po ikën tetori muaji i poezisë,
një vit është shumë o i bukuri i vjeshtës.
Riçele trëndafilin simbolin e dashnisë,
dhe Ti si pranvera jep jetë të bukurës

Abdi Përgjegja

The post Fund tetori – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Anija e ëndërrave – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/anija-e-enderrave-abdi-pergjegja/ Mon, 02 Nov 2020 06:22:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14023 Anija e ëndërrave. Jo rrallë ëndërrat ma të bukura, që i thur me pjesëmarrjen e...

The post Anija e ëndërrave – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Anija e ëndërrave.

Jo rrallë
ëndërrat ma të bukura,
që i thur me pjesëmarrjen e një tjetre !
Në oqeanin e madh të jetës,
I sheh tek mbyten
si një anije letre!

Pastaj
asgja nuk kujton,
kur del në breg i raskapitur
nga lodhja uria dhe etja.

Nji kashatë bukë,
një sy gjumë,
një pikë ujë,
gjithë jeta…!

Të nesërmen
pasi nga vesa e gjetheve,
ka shuar etjen.
Urinë nga frutat e pemëve,
dhe gjumin nën cicërimat e zogjve.
Lodhjen nga nata.
Si t’mos kish ndodhur asgja,
Ja nis nga e para.

Lundron
lundërtari
i detrave !
Me anijen e ëndërrave.

Abdi Përgjegja

The post Anija e ëndërrave – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Motrës ! – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/leter-motres-abdi-pergjegja/ Sun, 01 Nov 2020 08:33:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13930 Letër Motrës ! Katër ditë sot që kam nis një letër, ende nuk kam mund...

The post Letër Motrës ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Letër Motrës !

Katër ditë sot që kam nis një letër,
ende nuk kam mund me e përfunduar..!
Sa bëj ta mbyll më kujtohet diçka tjetër,
e prapë nga fillimi vazhdoj me shkruar.. !

Bëj çudi me veten si paskam harruar,
dikur për ne ishin shumë të rëndësishme !
Shumicën prej tyre dhe i kam arkivuar,
edhe pse flasin për gjëra të përgjithshme !

Si u rrite vazhdove shkollën në Tiranë,
unë ndërtova folenë time në shkodër !
Si të mëdhenj vuanim për prindërit tanë,
që jetonin vetëm me motrën e vogël.

Si ata dikur mban sytë nga rruga,
mbasditeve apo mbrëmjeve deri vonë.
Si ata dikur vonë e shtron dhe darkën,
pastaj mbyllesh e me heshtjen bisedon.

Ke mbetur motër me të vjetrën,
qeshen fëmijtë kur kujton kohën e shkuar.
Ndaj e paskam vështirë ta mbyll letrën
se kam aq shumë gjëra për të të treguar..

Katër ditë sot që e kam nis këtë letër,
katër ditë s’kam arrit me e përfunduar
Ti shqetësohesh për nënën tonë të vjetër,
e ajo me të voglën prapë na ka tradhtuar.

Pa më thuaj a s’bëre kështu dhe ti
u rritën dy të parët e fluturuan në Tiranë.
Vetëm të vogëlin e keni mbajtur aty,
ashtu siç bënë dikur dhe prindërit tanë .

Kështu qënka jeta motër e dashur
fluturojnë fëmijët si zogjtë e shqiponjës.
Qeshu motër mos më rri zemër plasur,
sa prindër si ti i kanë rrugëve të botës.

Po e mbyll këtë letër të papostuar,
të shkruaj si dikur tash ka dalë nga moda !
Ndoshta as ti s’ke kohë për ta lexuar,
edhe unë jam dembelosur nga mosha…!

Abdi Përgjegja
Shkodër.26.10.’18.

The post Letër Motrës ! – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duke folë me veten – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/10/27/duke-fole-me-veten-abdi-pergjegja/ Tue, 27 Oct 2020 20:21:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13858 Duke folë me veten. (leksion për askënd) * Asnjëherë një grumbull fjalësh, zgjedhur me durim...

The post Duke folë me veten – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duke folë me veten.

(leksion për askënd)

*

Asnjëherë
një grumbull fjalësh,
zgjedhur me durim e kujdes
nuk tregojnë një poezi !

Duhet,
një pikë talenti në mes,
e disa shenja të vogla
ti çimentojnë në përjetësi.

**

Asnjëherë
një grumbull fjalësh të ëmbla,
thënë një femre me kujdes
s’tregojnë dashuri.

Duhet
një dridhje buze kur flet,
një “pikë”ndjenjë në mes
që vetëm shpirti e ndi.
*
Abdi Përgjegja
26.10.’14.

The post Duke folë me veten – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjethja e fundit – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/10/23/gjethja-e-fundit-abdi-pergjegja/ Fri, 23 Oct 2020 20:33:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13736 Gjethja e fundit: E zverdhur dhe zbehtë, si një plakë njëqind vjeçe. Këtë mbrëmje në...

The post Gjethja e fundit – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjethja e fundit:

E zverdhur
dhe zbehtë,
si një plakë njëqind vjeçe.
Këtë mbrëmje
në hardhinë e brishtë
pranë dritares sime,
u “fik”e fundit gjethe.

Askush
nuk e vuri re.
Kish kohè hardhija ime
pat nisë me u xhdesh.
Vetëm kur dola e
gjethen nuk e pashë
ndjeva dhembje.

Mendova një cast.
A nuk janë gjethet
origjinal si njerëzit…!
Veçse proçesin funeral
ua kryejnë vërsllimat
e erës.

Njerëzit
ikin e vijnë çdo stinë.
Ndërsa gjethet
si dallendyshet,
ikin në fund të vjeshtës.
e n’fillim të pranverës
vijnë.

Abdi Përgjegja

The post Gjethja e fundit – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Proçesi – Abdi Përgjegja https://poezi.laberianews.com/2020/10/22/procesi-abdi-pergjegja/ Thu, 22 Oct 2020 17:27:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13709 Proçesi: Në urën e Bunës një peshkatar, çdo ditë me parangalla peshkonte. Sapo dridhej fija...

The post Proçesi – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Proçesi:

Në urën e Bunës një peshkatar,
çdo ditë me parangalla peshkonte.
Sapo dridhej fija e nxirrte ngadalë,
e hiqte peshkun në ujë pra e lëshonte!

Një i varfër që ia dinte marifitetin,
i afrohet ngadalë e pyet peshkatarin.
Me thuaj pse e hedh n’ujë prapë peshkun,
e fëmijët e mi s’kanë me ç’ta ngopin barkun !

Serioz peshkatari iu kthye fukarajt,
unë peshkoj se më pëlqen procesi.
Po ti fukara a s’mujte me u përmbajt,
po bane pesë fëmijë që s’ti mban dot thesi…

Ngushtë u xu fukaraja i shkretë,
pasi u mendua të madhe qeshi.
E mor peshkatar si qenka kjo jetë,
edhe mua më pëlqeu fort proçesi.

Abdi Përgjegja
-2014-

The post Proçesi – Abdi Përgjegja appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>