Aferdita Satka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/aferdita-satka/ Poezi Laberia News Fri, 25 Dec 2020 16:12:11 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Aferdita Satka Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/aferdita-satka/ 32 32 Covid… – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/covid-aferdita-satka/ Fri, 25 Dec 2020 16:12:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15995 Covid… Na mungojnë puthjet, përqafimet, Për ‘to ndjejmë mall dhe dëshirë, Harruam festat, darkat, gëzimet,...

The post Covid… – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Covid…

Na mungojnë puthjet, përqafimet,
Për ‘to ndjejmë mall dhe dëshirë,
Harruam festat, darkat, gëzimet,
Bisedat pa fund, rreth tavolinës
Me një gotë verë gjer në të gdhirë.

Por jetën dot nuk mund ta mposhti,
Mendja mizore, qe virusin krijoi,
Mallkimin e gjithē njerēzimit , AI, ka,
E nga kjo blasfemi, askush, që jetën e të tjerëve cenon,
Kurrë nuk mund të shpetojë.

Sërish pranvera do të vijē,
Do çelin lulet anembanē,
Do mbushen jetēn prapē me g’zim
E frymë do t’marim, si më parë.

Do qajmē për jetët, që na ikën,
Që mes nesh nuk do t’i gjejmē
Edhe pse larg ata kanē shkuar
Ne , si nē jetē ata i ndjejmē.

Mes lotësh e dhimbjesh
Prapë do t’qeshim
Fjalët e tyre duke kujtuar
Se jeta , vetë është e tillë
Me harresa dhe t’paharruar!

Ajo gjthmonē do t’triumfojē,
S’mund tē shfaroset
Aq lehte gjithe Bota
Sado te fortë t’jenë t’pangopurit,
Mbi dashurinē vēshtirė t’sundojnē.

Aferdita.S.Satka
22 Dhjetor ’20

The post Covid… – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzëqeshja – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/12/17/buzeqeshja-aferdita-satka/ Thu, 17 Dec 2020 14:43:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15812 Buzêqeshja Sa bukur , buzëqeshja, trishtimin e fsheh, Ashtu dhe dhimbjen aq dhimbshëm e bukur,...

The post Buzëqeshja – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzêqeshja

Sa bukur , buzëqeshja, trishtimin e fsheh,
Ashtu dhe dhimbjen aq dhimbshëm e bukur, e mbulon.

Dhe pse përbrenda shpirti
Vuan e digjet flakē ,
Jashtë syri “hiilshëm”qesh
Dhe aspak dhimbjen , nuk tregon.

Lotēt si karamele gëlltit,
Që helmin e zemrēs,
Pakëz të mjaltoj’
Si shiu e verës , që tok’n e plasaritur vadit,
Ashtu dhe këta lot,
Si glukozë serumi,
Ndêr vena t’kaloje.

Ç’do kujt i dhimbet një shpirt vrarë,
Dhe ndoshta, po aq dhimbje dhe ai mban,
Tek shikon, fytyrëpërvuajturit
Ku krioa e lotit,
Lëkurën ja ka rreshkur , a ja ka tharë.

A ndaj , buzëqeshja është krijuar,
Jo veç, për g’zim e lumturi,
Të fsheh’ dhimbjet e lot’n e hidhur,
Të ngjallë shpresë e dashuri.

Afërdita,S.Satka
Dhjetor’20

The post Buzëqeshja – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzeqeshja e Klodianit – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/12/10/buzeqeshja-e-klodianit-aferdita-satka/ Thu, 10 Dec 2020 21:35:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15512 E dhimbshme tek dëgjon , që djalin e pafajshëm Një polic qelloi. Si mundet vallë,...

The post Buzeqeshja e Klodianit – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E dhimbshme tek dëgjon , që djalin e pafajshëm
Një polic qelloi.
Si mundet vallë, ta kete bêrë
Këtë gjëmê të shemtuar?!

Atij, që rendin dhe jetët tona i besojmë
Tani, prej tyre, vehten
Duhet të ruajmë!!

Ndoshta , gjumë , nuk kishte atë natë
E për pakêz ajêr, ashtu i vetem doli,
Ç’njerêzire dhe makabre êshtë , të dëgjosh ,
Që jetên , pa asnjë shkak
Nje ” mbrojtës jete”, atij
ja mori.

Lotët dhe dhimbja për kêtê djale, kurrë nuk kanë pêr të pushuar
Nê sytë e të gjithêve, Ai,do të kujtohet
Djali , që dinte aq bukur të buzëqeshte,
Por e qëlluan, për ” dy hurma, që mbante në duar”

The post Buzeqeshja e Klodianit – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjethe vjeshte – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/gjethe-vjeshte-aferdita-satka/ Sat, 05 Dec 2020 17:41:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15402 Gjethe vjeshte Gjethe pa fund, kanē mbushur rrugët , Lendina ,parqe e trotuare. Fundin e...

The post Gjethe vjeshte – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjethe vjeshte

Gjethe pa fund, kanē mbushur rrugët ,
Lendina ,parqe e trotuare.
Fundin e vjeshtës ato thonë,
Ciklin e jetës e perfunduan,
E tani , kanë tjetër “mision”

E pērkryer dhe “nikoqire”
Eshte natyra,
Asgjë, në asgjē nuk kthen,
Gjithëçka,në diçka tjetër e transformon
E prapē, ajo të shërben.

Me jetët njerëzore këto gjethe shpesh me shembellejnë.
Ngjyrat e tyre moshë dhe shendet më tregojnë.

Ato të zbehtat , me moshën e tretë mē ngjajnë
E mē “të lodhurat”
Mjafton një puhizë e lehtë, Që”trupin ” e tyre të rrëzojnë.

Të tjerat dhe pse “të moshuara”
Akoma , s’e kanë humbur hijeshinë,
Në pemë endé qendrojnë,
Të bukura,të forta,me ngjyra,
A, thua, po jetojnē rininē.

Dhe me njerēzit, ndodh po kēshtú.
Vetë e zgjedh, si jetën e ndērton,
Ushqeje trupin e shpirtin
Me punë ,paqe e dashuri
Dhe jeta vertet, të gëzon.

26 Nentor, ’20
Afërdita.S.Satka

The post Gjethe vjeshte – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo grua – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/11/10/perdite-kembehem-me-ate-grua-aferdita-satka/ Tue, 10 Nov 2020 20:15:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14421 Përditë ,kembehem me atë grua, Vështrimit tê saj ,i shmangem e kryet,mbaj ulur përdhé, Tek...

The post Kjo grua – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përditë ,kembehem me atë grua,
Vështrimit tê saj ,i shmangem e kryet,mbaj ulur përdhé,
Tek e shoh, që me veten flet,
Por hera-herës, zêrin lart e ngre.

Keqardhje ndiej e me veten flas dhe unë,
Ç’ka ndodhur vallë me zemrrên e saj,
Që e paska çoroditur kaq shumë?
E kaq pamëshirshëm
Ja kanë vrarë.

Me veten jep e mer ,
Herë me të qeshur, herë me te qarë,
Ndoshta me njerëz ,i duket, se është,
Me ‘ta flet e thërret duke sharë.

E bukur në rini , do t’ketë qenë,
Akoma e ruan hijeshinë,
Mendoj , që kaq poshtë nē shpirt ka rēnë,
Dikush , egërsisht i ka shkatërruar asaj lumturinë.

Do doja me shpirt , tê bëja diçka për këtë ,grua
(Si kjo , fatkeqësisht, ka shumë)
Pak buzeqeshje, nga imja t’i falja
Që lumturine, te mundja, t’i ktheja unë.

Afërdita.S.Satka
Nentor ’20

The post Kjo grua – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kodrën më të bukur gjendet ajo – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/11/03/ne-kodren-me-te-bukur-gjendet-ajo-aferdita-satka/ Tue, 03 Nov 2020 21:22:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14122 Në kodrën më të bukur gjendet ajo, Prej aty , gjithë qytetin Mban te vëzhguar,...

The post Në kodrën më të bukur gjendet ajo – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në kodrën më të bukur gjendet ajo,
Prej aty , gjithë qytetin
Mban te vëzhguar,
E fortë dhe stoike akoma
qendron
Dhe pse prej shekujsh,është ndërtuar.

Kalaja Rozafë,ajo u thirr,
Në nder te nënës, që flijuan,
E dhimbshme legjenda për
‘të,
Mbi trup të saj, themelet ndërtuan.

Legjenda , thotë, ai vend, qe i mallkuar,
Gjithshka, që ditën, ndërtohej
Të nesërmen gjendej ,shkatërruar,

Kur të gjallë e murosen atë grua,
Amanet, për foshnjen e vogël, là,
Për beben, jashtë t’i linin,
Një sy,një gji,një këmbë e nje krah’.

Nga ç’do e keqe , qytetin ruan, kjo keshtjellë,
Prej,së larti , rri e vështron,
Mburojë e hekurt, është,ajo për ‘tè,
Si Zot e ruan dhe e mbron.

Ndër më të bukurit ,është ky qytet,
Kursim, natyra për ‘të, s’ka treguar,
Askënd,si ky nuk e gjen
Me mal, kodër,det ,liqen
Por edhe Bunēn më të lundruar.

Qytet me vepra e histori,
Me art e njerëz,plot humor
Qytet i Mjedes, Fishtës, Marubit,
Ky qytet,është hyjnorja,Shkodra jon’.

Afërdita.S.Satka
Nentor.2020

The post Në kodrën më të bukur gjendet ajo – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U ngjita sot në k’të majë mali – Aferdita Satka https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/u-ngjita-sot-ne-kte-maje-mali-aferdita-satka/ Sun, 01 Nov 2020 09:17:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13943 U ngjita sot në k’të majë mali, Mbi dymije metër lartësi, Me bukuri, si neper...

The post U ngjita sot në k’të majë mali – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U ngjita sot në k’të majë mali,
Mbi dymije metër lartësi,
Me bukuri, si neper filma,
Po e kundroj unë tani,

Dikur, në kohë shumë të larg’ta,
Si”MAL i SHENJTË”e kan’pas’thirr,
kete PEIZAZH MADHËSHTOR,
Ndersa , tani ne kohën tonë,
ti quhesh, thjesht”MALI TOMORR”

Sa dhimbje ndiej per trupin tend
Që t’a kanë shqyer,si kafsha pren’
Megjithatë, TI, prape,s’ankon
Por kryet, sa më larg i ngre

Jo! TY, barbaret, nuk të mposhtin,
As , nuk ta ulin krenarine
Por veç mëshire, ndjen TI, për ‘ta
Dhe , thua”ç’kane valle me trupin tim?!”

Vështirë prej teje të largohem
E koken pas ,unë mos e kthej,
Tek ti, unë prapë do të vij
E më të lartë , do të të gjej

Se TI , veç rritesh e lartohesh
Ashtu , krenar dhe madheshtor
Paçka, ” se brinjet , t’i kane thyer”,
TI, prape i SHENJTË, mbetesh
TOMORR 🙏🙏🦅🦅

07.08.2020

The post U ngjita sot në k’të majë mali – Aferdita Satka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>