Agron Jashari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/agron-jashari/ Poezi Laberia News Thu, 27 Aug 2020 21:00:23 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Agron Jashari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/agron-jashari/ 32 32 Mikja verë – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/mikja-vere-agron-jashari/ Thu, 27 Aug 2020 21:00:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11748 Mikja verë …a ma njihni mikën më t’mirë, që dhe Krishti e ka bekuar, që...

The post Mikja verë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mikja verë
…a ma njihni mikën më t’mirë,
që dhe Krishti e ka bekuar,
që s’të le vetëm e s’të braktis,
dhe kur miqtë të kanë harruar.

a ma njihni mikën besnike,
që një nga një, hallet mi vret,
që Muhamedi më ka premtuar,
se në parajsë ajo më pret!..

@gron.jashari

The post Mikja verë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/vajza-qe-udhetonte-me-tren-agron-jashari/ Sun, 23 Aug 2020 05:03:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11449 Vajza që udhëtonte me tren …në sy, ia sheh shpirtin asaj, të butë, të pastër,...

The post Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza që udhëtonte me tren

…në sy, ia sheh shpirtin asaj,
të butë, të pastër, mbushur dashni,
n’atë fytyrë të çiltër, të pa faj,
nuk përshkruhet ajo hijeshi.

për të, çdo ditë dal nga liqeni,
në orarin, kur ajo andej vjen,
dhe përtej xhamit, është kaq magjepse,
ajo vajza, që udhëton me tren.

s’e di, a nga qëndrimi, a nga fustanet,
a nga buzëqeshja e saj unikate,
s’e thërras në emrin e saj të bukur,
e quaj “zunjusha aristokrate”!..

@gron.jashari

The post Vajza që udhëtonte me tren – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/ata-agron-jashari/ Fri, 31 Jul 2020 10:24:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10382 Ata ata nuk kishin lexuar “Rubairat”, dhe as që e njihnin Shekspirin, por si fëmijë,...

The post Ata – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata

ata nuk kishin lexuar “Rubairat”,
dhe as që e njihnin Shekspirin,
por si fëmijë, kishin lidh besë,
që të dy së bashku,
të bënin një fat.

mentaliteti absurd,
fatin e tyre e ndau në dysh,
koha eci më shpejt se ç’e kishin menduar,
pleqëria i kishte bërë të dy
të ecnin me shkop,
por dashurinë nuk ua kishte zbehur.

pas kaq kohësh ata u panë,
dhe menjëherë e njohën njëri-tjetrin,

vetëm me një shikim,
ata përsëri u bënë të rinjë,
dhe u ulën pas mullarit me kashtë,
e lanë, që dashurinë e tyre
ta rifillonin në parajsë.

@gron.jashari

The post Ata – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e tu – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/18/syte-e-tu-agron-jashari/ Sat, 18 Jul 2020 20:55:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9981 SYTË E TU Herë më mbysin herë me ngjallin Herë më shuajnë herë më kallin...

The post Sytë e tu – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SYTË E TU

Herë më mbysin herë me ngjallin
Herë më shuajnë herë më kallin
Herë më shtangin herë më dridhin
Herë më çmendin herë më lidhin

Herë sa ëmbël më qetësojnë
Herë sa ashpër më tërbojnë
Herë sa bukur dinë të flasin
Herë sa tmerrshëm dinë të vrasin

Herë më bëjnë të të dua shumë
Herë të të urrej deri në pafund
Herë të të kem kudo me vete
Herë të të mos shoh kurrë në jetë

Edhe të bukur edhe të rrezikshëm
Edhe të këndshëm edhe të frikshëm
Edhe lule edhe therrë
Edhe dritë edhe terr

Shumë të çuditshëm megjithatë
Përulju Zotit për këtë dhuratë
Se të rrallë janë ata që mbajnë
Sy që syve tu u ngjajnë

@gron.jashari

The post Sytë e tu – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zemër rebele – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/zemer-rebele-agron-jashari/ Fri, 17 Jul 2020 08:23:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9895 Zemër rebele …sa herë kalonte, nga shtëpi e saj, i mbyllte sytë, të mos e...

The post Zemër rebele – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zemër rebele

…sa herë kalonte, nga shtëpi e saj,
i mbyllte sytë, të mos e shihte,
dhe përgjithmonë, shmangu rrugicën,
ku zakonisht, atë e priste.

grisi çdo foto, shlyu çdo adresë,
as emrin, më nuk ia përmendte,
po zemrën, kurrë, s’arriti ta bind,
për t’mos ndier, atë që ndiente!

@gron.jashari

The post Zemër rebele – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puthja jonë – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/16/puthja-jone-agron-jashari/ Thu, 16 Jul 2020 08:09:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9825 Puthja jonë …koha do ec, s’do na pyes, një ditë s’do jemi më, mbi këtë...

The post Puthja jonë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puthja jonë

…koha do ec, s’do na pyes,
një ditë s’do jemi më, mbi këtë dhe
e puthja jonë e gjallë do të mbes,
edhe at’here, kur kemi ikur ne.

më the se ta vodha, po vet ma dhurove
e ta pranoje këtë, të vinte inat,
po s’ka gjë dhe në “kundërshtove”
e di se do doje, të të puthja për natë.

shumë gjëra në jetë, s’do ti kujtosh,
shumë njerëz e fjalë, për ty s’do kenë vlerë,
por mua, asnjëherë s’do më harrosh,
se nga puthja ime, shumë ‘keq’ je ndjerë!..

@gron.jashari

The post Puthja jonë – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur ti u nise për atje larg – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/15/kur-ti-u-nise-per-atje-larg-agron-jashari/ Wed, 15 Jul 2020 12:33:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9791 KUR TI U NISE PËR ATJE LARG …sikur u zbraz i tërë qyteti, atë ditë,...

The post Kur ti u nise për atje larg – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KUR TI U NISE PËR ATJE LARG

…sikur u zbraz i tërë qyteti,
atë ditë, kur për atje larg u nise ti,
njerëz kishte plot, gjithandej,
e më dukej se s’kish mbetur njeri.

në mbrëmje dola, të ecja rrugëve,
po kokën anash më nuk e ktheja,
fytyrën tënde më s’e kërkova,
se e dija se s’mund ta gjeja.

ndalova në terasën e kafenesë,
e piva kafe me miqtë e mi,
po matanë, në tavolinën përballë,
këtë herë, s’ishe e ulur ti.

dhe siç e vështronim qiellin bashkë,
tani n’ballkon kam dal të shoh,
po për atë Zot që më mban në jetë,
ylli është por hëna jo!

qepallat veç sa s’më janë puthur,
po mendja s’më lë, të bëj gjumë,
më thotë, ti atje do puthësh një tjetër,
një tjetër këtu do puth unë!..

@gron.jashari

The post Kur ti u nise për atje larg – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë zemra… – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/sa-here-zemra-agron-jashari/ Tue, 14 Jul 2020 20:48:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9789 Sa herë zemra… …sa herë zemra, më është molis, jam dëshpruar, sa më s’ka, i...

The post Sa herë zemra… – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa herë zemra…

…sa herë zemra, më është molis,
jam dëshpruar, sa më s’ka,
i kam thënë shpirtit; ”dil e ik,
jam lodhur nga gjithçka”!

jam zhgënjyer thellë, thellë
kam dyshu, në ka njerëz të mirë!?
kam bërtitur: “ O Zot, ku je,
pse duron diçka të tillë!?”

kam dënes fshehtas, pa u diktuar,
s’jam përmbajt, as para të tjerëve,
më është dukur vetja, i dështuar,
sikur isha pjesë e të mjerëve!

dhe kam kuptuar, se shpirti nuk del,
dhe kur jeta të mban shtrirë për tokë,
edhe kur me shkelm e grushte të godet,
e këmbën të mban përmbi kokë!

dhe kam kuptuar, se veç një rrugë ka,
t’mos thuash asnjëherë, ky është fundi,
të mbledhësh forcën, troha-troha,
të sfidosh jetën, ta zësh përfundi!

kam mësuar të jem vetëm, të jem i fort,
të jem i fort vetëm, kam mësuar,
të ruaj qetësinë, kur më mbyllet një port,
të buzëqesh dhe kur jam i lënduar!

mësova të them:”nuk ligështohen burrat,
çohu vazhdo, e të prift e mbara,
fshihe dhimbjën, fshiji lotët edhe qurrat,
dhe fillo gjithçka nga e para!”

dhe ja ku jam, i gjallë, i qeshur,
me copëza të ngjituara, por një tërsi,
me besim e shpresë, gjithmonë veshur,
dhe me bindjën, se jeta është mrekulli!

@gron.jashari

The post Sa herë zemra… – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhe një mijë herë… – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/dhe-nje-mije-here-agron-jashari/ Tue, 14 Jul 2020 13:21:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9772 DHE NJE MIJE HERE… …dhe një mijë herë, në më trathëtojnë Përsëri, dikujt do ti...

The post Dhe një mijë herë… – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DHE NJE MIJE HERE…

…dhe një mijë herë, në më trathëtojnë
Përsëri, dikujt do ti besojë,
dhe një mijë herë, në më poshtrojnë
Përsëri, ike do ta nderojë.

dhe një mijë herë, nga unë në shkojnë
Përsëri, dike do ta pres,
dhe një mijë vuajtje, në më shkaktojnë
Përsëri, s’do kërkojë të vdes

dhe një mijë herë, për tok’ në rënsha,
Përsëri, do përpiqem të qohem,
dhe një mijë copa akulli, në më mbulofshin
Përsëri, do gjejë mënyrë të ngrohem

dhe një mijë vajza, po më përbuzën
Përsëri, pas njërës do të vrapojë,
dhe një mijë të tjera, po më lënduan,
Përsëri me shpirt, njërën do ta dashurojë

dhe një mijë njerëz, nëse më thonë,
Se jeta është kot, është tmerr i zi,
Përsëri, me zë të lart do bërtas,
Se jeta është një MREKULLI!..

@gron.jashari

The post Dhe një mijë herë… – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Farmacistja – Agron Jashari https://poezi.laberianews.com/2020/07/14/farmacistja-agron-jashari/ Tue, 14 Jul 2020 13:15:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9768 Farmacistja …tek farmacia, në rrugën përballë, kanë nisur këmbët, më shpien vet, shkoj marr ilaçe,...

The post Farmacistja – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Farmacistja

…tek farmacia, në rrugën përballë,
kanë nisur këmbët, më shpien vet,
shkoj marr ilaçe, si një i marrë,
pa qenë sëmurë, pa recetë!

pse andej, kam kaq qejf të dali,
ta kuptosh, s’është e vështirë,
është farmacistja, si një zanë mali,
kaq e ëmbël, kaq e mirë!

më sqaron ngadalë, çdo detaj,
me shumë durim, me edukatë,
unë mendjën veç te zëri i saj,
dhe lutem sa më shumë të zgjatë.

dhe bëj prap pyetje, kot e kot,
ajo fillon me sqarimet, përsëri,
unë shkëlqimin, mundohem t’ia kullot,
dhe dehem, nga gjithë ajo bukuri!

më thotë: “do të kaloj, pa merak,
është ilaç i mirë, bënë mrekulli”
unë e shoh në sy, si një varfanjak,
them: “ilaç për mua, je vetëm ti”…

@gron.jashari

The post Farmacistja – Agron Jashari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>