Albert Hitollari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/albert-hitollari/ Poezi Laberia News Sun, 26 Dec 2021 19:28:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Albert Hitollari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/albert-hitollari/ 32 32 Mbi arsyetimin duhet te besosh – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/mbi-arsyetimin-duhet-te-besosh-albert-hitollari/ Sun, 26 Dec 2021 19:28:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22398 ” Mbi arsyetimin duhet te besosh ” —————————————————————— * Si nuk u lodhe prej durimit...

The post Mbi arsyetimin duhet te besosh – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” Mbi arsyetimin duhet te besosh ”
——————————————————————
*
Si nuk u lodhe prej durimit , o i denje per te pranuar zhgenjimin ,
ti qe akoma s’ke kuptuar , se jeten ne medyshje s’duhet ta harxhosh ?!
Eshte koha te ndergjegjesohesh , se veç mbi arsyetimin ,
e jo ne sinqeritetin e kontradites , duhet te besosh !
*
Boll te poshteruan , o i durushem e i uritur prej se vertetes ,
ty o i veçuar prej perçmimit , e i ndruajtur prej shfrytezimit ,
mjaft besove ne lojen etyre , ti o i vet humburi i vetvetes ,
e i vonuar me hezitizem , se gjeturi rrugen drejt qellimit !
*
Mjaft o pendestar qendrove ne medyshje , e i lekundur prej bindjes ,
se nga ata qe te gatuan mjerimin , mund te presesh ç’do gje ,
ti o i ushqyer prej ankthit , e i dehur veç prej dhimbjes ,
nga fanatiket zemerak qe dhe me te keqen , bejne pakt me te !
*
Boll o i pakerkuar ne mendime , o i medyshur e i perkundur ,
qe ende vazhdon te besh paqe , me te keqen e vetvetes ,
degjo njehere britmen therese , te brendise tende te mundur ,
per arratine e arsyes , e syrgjynosjen e se vertetes !
*
Mjaft ju dedikove pasionit , te perçmueseve hipokrit ,
e agonikeve qe arsyeja u duket , si ç’menduri e dyshim ,
anormaleve qe besojne te pabesueshmen , te shtirureve heretik ,
qe jane veç fundi i nje fillimi , e i nje udhe pa qellim !
*
Boll mbete gojembyllur , e prej lemoshes teper i vetkenaqur ,
me nderim e lavdi per ata , qe ç’do dite te veshtiresuan jeten ,
Altruisteve qe te lodhen , me proverbin e tyre te plakur ,
dhe prej mosperfilljes se pagatoreve , qe shperblejne veç vetveten !
*
Mjaft i besove dinakerise se rrafinuar , te “ideve te medha ” ,
se vet’rrotullimi i nje rrote , perben nje fillim t’jeter te ri ,
dhe esences se thelbit te gjerave , qe te trumpetojne ata ,
si dhe per rikrijimin qe çirret e bertet , virtyti i tyre ogurzi !
*
Boll u besove ” Bujareve me sy Engjelli ” e me shpirtin lunatik ,
arratiakeve te pabese , qe te shigjetojne ne dredhi e pusi ,
unit te “Gjeniut ” qe kohen e jetes , pak nga pak po ta kosit ,
e “gjenerueseve realist” qe te pabesueshmen , kane te vetmen priori !
*
Mjaft u besove aforizmave anormale , te diturakeve ” mendjendritur” ,
entuziasteve te yshtur nga zilia , e filozofeve te shtuar farisjenj ,
boll o i vertitur prej rrenimtareve te zjarrte, ti i flakeritur ,
prej blasfermimit largpames , te “synimtareve
te medhenj ” !
*
Nuk u merzite prej anadolleve , e as prej poterexhinjeve ?!
dhe kur nderkallesh ne marramendjen , e dhimbjes dhe urise ?!
prej “solemneve teper kurajoz ” , e djallezise se marifetxhinjeve ,
e kercellimes se dhembeve te kapriçozeve te denje , intrigant ,varrmihes ?!
*
Nuk u lodhe prej fragmenteve e parathenieve , te enigmatoreve renegate !
e admirimit te lukunisteve , e idhudhtareve te vjeter ?!
prej cubave e haluçinanteve , si dhe plebejve te rinje tinzak ,
Transplanteve te t’jetersuar , me nje dyfyresi krejt t’jeter ?!
*
Mir do ish te zgjosh ndergjegjen , e arsyes ti therrasesh veç nje here ,
per k’to vemjeve te zgerlaqura , qe te duan tu perulesh ne gjunje ,
ti o sherbetor i gatshem , qe su lodhe prej sherbeses asnjehere ,
prej llojit e superllojit , qe per dreq jane shtuar aq shume !
*
Veç ateher ke per te kuptuar , se ke bere vertet ate qe duhet ,
se arsyetimi mbi vertetesine , te ç’liron shpirtin prej meditimit ,
tu kujtosh ikuizicionisteve , se me zjarrin jo s’mund te luhet ,
si dhe gjithe atyre qe kenaqen , te mekojne ty drejt vetgjymtimit !

The post Mbi arsyetimin duhet te besosh – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh, kjo dynja – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/eh-kjo-dynja-albert-hitollari/ Sat, 15 Aug 2020 11:03:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11163 ” EH , KJO DYNJA “ * Se ç’ben dynjaja, s’ka seç me duhet As...

The post Eh, kjo dynja – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” EH , KJO DYNJA “

*
Se ç’ben dynjaja, s’ka seç me duhet
As ç’llomotisin, ç’flasin e ç’thuhet,
Kush e ka prishur , kush e ka ndrequr
Ç’vuajtje ka njeri , tjetri ç’ka hequr !
*
As kujt i priu, nje dite kismeti
Kush at qe humbi , prap ne e gjeti ,
S’kam pse i pyes, njeri s’me pyeti
Shoh punen time , jo ç’ben ai t’jetri !
*
Secili t’shoh , hallin e vet
T’i bej rixha , ç’ka ne t’vertet
Te haje , te pije, aq sa ai ka
E t’i gezohet , rreskut qe i ra !
*
Nese s’te pyesin , s’ke pse i pyet
Kur nuk te flasin , s’ke pse u flet ,
Por pse te ngasin , kur nuk i nget ?!
Ne vend te shohin , punen e vet !
*
Kur per ty Bota , as do t’ja dije
Secili t’shoh , qejfet e tije,
Ai qe s’do , kurre mos t’me vije
Me mire keshtu , i qete do rrije !
*
E ç’ti qash hallet , me tjetrin kot ?
Kur s’me ka pyetur , deri me sot ,
Si te shkojne punet , apo shendeti
Perse u be , keshtu mileti ?!
*
Por dhe te shohin , te shtrire permbys
Si nuk te pyesin , pse si e qysh,
As se si ndiesh, ç’te duhet ç’fare
S’te hedhin syte , as per te pare !
*
Ne s’duan as te te ndihmojne
Dhe as me fjale , pak te qetesojne ,
Ç’i shtyn atehere , qe te remojne
Hallet e tyre , perse s’shikojne ?!
*
Por vjen e rrotullohet Bota
Per gjithsecilin , ndryshon dhe rrota,
Timonin koha , heret a vone
Ta k’then ateher, kur s’e kerkon !
*
Dikush arsyen , shpesh e humbet
Tek sheh ne rruge, nje plak te shkrete,
Ne s’do t’i japesh , as mos i jep
Por mos e fyej , se s’ke te drejte !
*
Me tej nje t’jeter, qe ben sehir
As nuk i thote , s’veprove mire ,
Po pse o njerez , kaq te nxituar
perse veproni , pa u menduar ?!
*
Dhe ai i dehuri , shpesh pi nga zori
Kush nuk e ktheu , nje gote se hodhi ?
K’shu eshte gatuar , o njerez kjo Bote
Kush pi per gaz , t’jetri per mort !

The post Eh, kjo dynja – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kam dash si ty – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/nuk-kam-dash-si-ty-albert-hitollari/ Fri, 07 Aug 2020 17:33:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10846 ” NUK KAM DASH SI TY “ * Si ty , jo nuk kam dashur...

The post Nuk kam dash si ty – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” NUK KAM DASH SI TY “

*
Si ty , jo nuk kam dashur me
Dhe as dashurova , nje tjeter kurre ,
Por , nese do ta kisha dashur dike
Do desha ta doja , aq sa ty dikur !
*
Sa ty , jo nuk kam dashur asnje
Veç dashuria , ne rrefefte me pas ,
Por dhe ne s’mundet , e megjithate
Do jete vete heshtja , qe per te do flas !
*
Si ty , jo nuk kam dashur me
As ne do te dua , dike jo nuk e di ,
Por nese njehere , do te doja dike
Vertet do desha , qe ta doja sa ti!

The post Nuk kam dash si ty – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje pjese jete – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/nje-pjese-jete-albert-hitollari/ Wed, 05 Aug 2020 12:28:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10703 ” NJE PJESE JETE “ * E ruaj te fshehur , nje pjese jete Ate...

The post Nje pjese jete – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” NJE PJESE JETE “

*
E ruaj te fshehur , nje pjese jete
Ate qe i perket asaj ,
Se kam rrefyer , e ruaj per vete
Thelle ne kujtese , perhere e mbaj !
*
Bashke me kujtimin , aty e mblova
Per dite te tera , vite me radhe ,
Askujt per te , njehere si fola
Dhe as per dashurine e pare !
*
As per ca brenga , fshehur brenda
Qe s’di pse me trazojne gjithnje ,
Dhe ata lot , qe dergjen brenda
Qe s’me shteruan , kurre per ate !

The post Nje pjese jete – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpejt me ike, djaleri – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/shpejt-me-ike-djaleri-albert-hitollari/ Sat, 01 Aug 2020 13:00:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10500 ” SHPEJT ME IKE , DJALERI “ * Shpesh shfletoj kohen e vjeter Veten te...

The post Shpejt me ike, djaleri – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” SHPEJT ME IKE , DJALERI “

*
Shpesh shfletoj kohen e vjeter
Veten te ri , t’shoh dhe njehere ,
Dhe ne ç’ast , me del nje tjeter
Syte lotojne pa nderprere !
*
Lehte i pyes : – Perse qani
Si dikur , si atehere ?
Eshte shpirti me thone , xhani
Burimet tona , kane shtere !
*
O ju vite djalerie
Qe ende me mbani zgjuar ,
Me ktheni ate kohe rinie
Se aq shume jam permalluar !
*
Ato mbremje dhe njehere
Mikes , kur i kam kenduar ,
E nuk ndala asnjehere
vargje shpirti , per t’i shkruar !
*
Ate buzeqeshje embelsie
Si nektari e pjalmi i Bletes ,
Lote te ndjeshme , pafajesie
Si pike Vese , siper fletes !
*
At frymarrje , te thelle freskie
Qe e dehte shpirtin tim ,
Me parfum dashurie
Trendeline e Jasemin !
*
Ato net pa Hene , qetesie
Takime , pritje te fshehta ,
Perqafime , mrekullie
Me afsh e puthje te nxehta !
*
Dhe mengjese brishtesie
Porsi gonxhe e Trendafilit ,
Me ore malli e nostalgjie
Si vete kenga e Bilbilit !
*
Djaleri moj e uruar
Me more gjithçka me vete ,
Dhe ike , duke vrapuar
Bashke me vitet , e kesaj jete !

The post Shpejt me ike, djaleri – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si ty s’kam dasht t’jeter – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/si-ty-skam-dasht-tjeter-albert-hitollari/ Sat, 01 Aug 2020 08:45:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10419 ” SI TY S’KAM DASHT T’JETER “ * Vetem per ty , kjo zemer mjere...

The post Si ty s’kam dasht t’jeter – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” SI TY S’KAM DASHT T’JETER “

*
Vetem per ty , kjo zemer mjere
Ne merak heshtur , vazhdon e rri ,
Ndaj te jam lutur , une disa here
Se pse s’pergjigjesh , veç ti e di !
*
Te pakten njeher , te mos ngurroje
E jo t’me shohesh me perçmim ,
Ate qe ndjen , ben mire t’me thoje
S’ke ç’fare t’i fshehesh , me shpirtit tim !
*
Ne s’ke e s’do , t’me thuash gje
Te pakten , mos me ler merzitur ,
As mendim heshtur , s’ke pse me le
Por as ne ankth , duke te pritur !
*
Gjithçka qe doje , ty t’i kam thene
S’mund ta mohosh , jo ! – S’ke se si ,
Nese vertet diçka kam lene
Ti vete me the , nuk ka rendesi !
*
E per gjithçka , nuk jam penduar
Si ty s’kam dasht , t’jeter njeri ,
Nuk di vertet , ne m’ke kuptuar
Ndaj rri e pres , e bej ç’udi!
*
Ashtu si une , ky shpirt sa here
Ne enderrime , t’shihte dhe qeshte,
Tash psheretin , veç pa nderprere
Sepse si ty , askend nuk deshte !

The post Si ty s’kam dasht t’jeter – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Serenate me mandoline – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/07/25/serenate-me-mandoline-albert-hitollari/ Sat, 25 Jul 2020 20:09:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10226 ” SERENATE ME MANDOLINE “ * Per nje serenate , shpesh me pergjerohej Tek rrinim...

The post Serenate me mandoline – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” SERENATE ME MANDOLINE “

*
Per nje serenate , shpesh me pergjerohej
Tek rrinim nen nje Bredh , vone pas mesnate ,
Ajo qumeshtore , ne krahe me leshohej
Me lutej , me betohej , qe t’ja kendoja prape !
*
Butesisht ajo me prekte , me ledhatonte lehte
E shtrihej si kotele , ta perkedhelja une ,
Porsi nje bulez Vese , qe pushon mbi flete
Nga ato gudulisje , me afrohej dhe me shume !
*
Perhumbur prane saj , une luaja ne Mandoline
Sheqerka ngallezehej , me endje degjonte ,
Mbeshteste dhe koken , aty ne prehrin tim
Duke soditur Yjet , e niste t’i numeronte !
*
Magjepsur nga ato buze , regjur sherbetosur
Sa doja ti thethija , shpirtin te embelsoja ,
Por ajo dredhushke ,s’me linte per t’hallosur
Donte ç’kisha shkruar , me pare t’ja lexoja !
*
Perhumbur ne ato vargje , shpirti i saj renkonte
Me lutej t’ja kendoja , aq shume i pelqente ,
Me pyetje ne ata sy , nuk di pse me veshtronte
Tek luante at qerpik , shpesh me mallengjente !
*
Mbi telat e Mandolines , nje dite nje lot i ra
Pasiguria e saj , ish mpleksur ne kureshtje ,
Mbi ato buzet te nxehta , qendroi me pas u tha
Nuk doja ta trazoja ,por e veshtroja ne heshtje !
*
Por ne s’ishim te vetem , perher nje Gardeline
Mbi degen e nje peme , fshehtas na pergjonte ,
Sa nisja te kendoja , degjonte melodine
Pas meje dhe ajo , ja niste te kendonte !

The post Serenate me mandoline – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Romance dashurie – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/romance-dashurie-albert-hitollari/ Tue, 21 Jul 2020 12:54:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10144 ” ROMANCE DASHURIE ” ———————————————- * Sa here, nje kujtim rinie Si nje fllad Pranvere...

The post Romance dashurie – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” ROMANCE DASHURIE ”
———————————————-
*
Sa here, nje kujtim rinie
Si nje fllad Pranvere vjen ,
Nje romance, dashurie
Nis me pas , e ma rrefen!
*
Dhe ca fraza , qe i shkrova
Vashes , qe qesh dashuruar,
Neteve, kur ja kendoja
Veç Hena , ne pat treguar !
*
Nga ballkoni , me veshtronte
E me ndiqte, pa bere ze ,
Diçka dukej , se e mundonte
Ndaj se pash , t’buzeqesh ate !
*
Si s’mu dha , njeher t’i flisja
Tek e shihja , ne at merzi ,
Veç se rrija , e sodisja
Me aq mall , e dhembsuri !
*
Ndjeja ngazellim e gaz
Para saj , sa vete e di ,
Ajo heshtazi, gjith maraz
Sikur thosh : – i mjeri ti !
*
Rastesisht, nje dite nga larg
Drejt meje , e pash tek vinte ,
Mbi karroc , aty ne park
Ish dikush , nga pas e shtynte !
*
Gjer ateher jo nuk e dija
Qe ish e paralizuar,
Ndaj sa here atje kur vija
S’dilte as per t’me takuar !
*
Vertet Syve , si besova
Tek e pash , ashtu at Engjell ,
Veç atehere , e kuptova
Se gjithçka , do mbetej enderr!
*
Diçka deshi , per t’mkujtuar
Loti i saj , ate çast ne sy ,
Ne k’te jete , e lumturuar
Une jam ndier , vetem me ty !
*
E nuk rreshta , deri vone
T’i kendoja si me pare ,
Shpesh asaj, nga ai ballkon ,
Lotet i binin , mbi Kitare !
*
Tash m’ka mbetur , ne mendime
Ndaj s’mund , te kendoj me gaz ,
Por perhere ne enderrime
Kujtimi , per te do flas !

The post Romance dashurie – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dikur ishim Skenderbegas – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/07/13/dikur-ishim-skenderbegas-albert-hitollari/ Mon, 13 Jul 2020 14:27:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9709 ” DIKUR ISHIM SKENDERBEGAS ” ———————————————————- * Ishim ne moshe vegjelie Mbushur me enderra femijerie,...

The post Dikur ishim Skenderbegas – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” DIKUR ISHIM SKENDERBEGAS ”
———————————————————-
*

Ishim ne moshe vegjelie
Mbushur me enderra femijerie,
Vite te arta djalerie
Dite Mallengjimi, dashurie !
*
Ne ate shkolle , nga çdo ane rendem
Sa duar shokesh u mbeshteten ,
Per shume dekada , breza shume
Gdhendem emrat , e lame gjurme !
*
Djem si filiza, te gjithe Azgan
Te forte si Lisa, djem Luan ,
Dham nje fjale nderi , me bes te burrit
Perpara Kombit , para Flamurit !
*
Ne çdo stervitje , qendrese durimi
Urdhera , rreshtime , saktesi veprimi ,
Sa ore leksionesh , sa nete studimi
Ne nje kompleks , harmonizimi !
*
Si Fidanishtja e Ushtrise
Ne çdo kapitull te Historise ,
Jemi Simboli , nder krenarie
Grupim Elite , Armat Lavdie !
*
Sa Gjenerale edhe Majore
Sa shume Marinsa dhe Aviatore ,
Sa ne Brigada , ne Divizione
Sa jasht Atdheut , neper Misione !
*
Dhe pse u ndame , ne Qiej e Dete
Mbetem vellezer te nje jete ,
Te nje shtepie , vatre e pragu
Te lidhur fort , si damar gjaku !
*
Ne Skenderbegasit , djem Levendi
Vete krenaria e ketij vendi ,
K’te emer kemi , ne mot te motit
Jemi pasardhes , te Kastriotit !”.

The post Dikur ishim Skenderbegas – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ato buze me nur – Albert Hitollari https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/ato-buze-me-nur-albert-hitollari-2/ Sun, 12 Jul 2020 19:30:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9656 ” ATO BUZE ME NUR ” ————————————– * Sa desha te t’i puthja Ato buze...

The post Ato buze me nur – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
” ATO BUZE ME NUR ”
————————————–
*
Sa desha te t’i puthja
Ato buze me nur ,
Nuk dija ç’far te thoja
Ç’te beja , nga t’ja nisja ?!
Por , qe prej asaj dite
Ne su pame me kurre ,
As vete nuk e besoja
Kaq shpejt te te humbisja !
*
Sa desha te t’i puthja
Buzet ere mire ,
Qe hapeshin si gonxhe
Nga Vesa , te purpur !
Nuk di , perse nuk munda
Dhe pse kisha deshire ,
Ti prekja , te pushoja
Mbi lule , si nje Flutur !
*
Sa desha , te t’i puthja
Ato buze plot nur ,
Nuk di perse ngurrova
Nje ç’ast duke menduar !
Ndaj sot fajsoj zemren
Qe heshti dikur ,
Sa nuk me mjafton
Nje jete , per t’u penduar!

The post Ato buze me nur – Albert Hitollari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>