Aleksander Çulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/aleksander-culaj/ Poezi Laberia News Tue, 08 Dec 2020 20:37:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Aleksander Çulaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/aleksander-culaj/ 32 32 Të shkruaj nga larg – Aleksander Çulaj https://poezi.laberianews.com/2020/12/08/te-shkruaj-nga-larg-aleksander-culaj/ Tue, 08 Dec 2020 20:37:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15483 Të shkruaj nga larg, Shumë larg prej jetës, Nga ana tjetër e ferrit… E nëse...

The post Të shkruaj nga larg – Aleksander Çulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të shkruaj nga larg,
Shumë larg prej jetës,
Nga ana tjetër e ferrit…
E nëse ke mall të flasësh me mua:
Thirrmë!,
Do të përgjigjet zëri im nga thellësia.

S’di sa zgjat të hequrit keq për të vdekur,
Por shpirti do më dalë me emrin tënd në buzë.
Aleksander Çulaj

The post Të shkruaj nga larg – Aleksander Çulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Iktus fëmijësh Sirianë – Aleksander Çulaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/iktus-femijesh-siriane-aleksander-culaj/ Sun, 03 May 2020 20:17:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5526 IKTUS FËMIJËSH SIRIANË I mjaftueshëm tragjik për të shkëputur Tokën nga orbita e saj ―...

The post Iktus fëmijësh Sirianë – Aleksander Çulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
IKTUS FËMIJËSH SIRIANË

I mjaftueshëm tragjik për të shkëputur Tokën nga orbita e saj ―
Apo është shpërqëndruar
Zoti që kotet si i gjumur nëpër erë,
E mua më sjell nauze realiteti eliptik
Drejt vetëdijes së fajshme?

“Unë edhe mund të jem i pandërgjegjshëm”
Në hedhjen e gjurmëve mbi eshtra të njomë
Apo duke u fshehur si mi skutave nga bombardimet,
(që janë bërë zakon, të më fortifikojnë),
Sepse – sipas disave – vlej më shumë se
Gjaku i derdhur si e verdha e vezës në pjatë.

E përshkova tërë rrugëtimin tim
Për një buk më pak të pikëlluar,
Për një jetë pa brava që lidhin duar,
Për sy që mbyllen ende pa e parë dritën.

Bota e egër ta nxjerr shpirtin nga gurrmazi.
Në kodrat e liqenit Al Jabbùl mbjellin varre,
Kurse Eufrati me rrjedhën e vet merr me vete
Gjakun e fëmijëve për të ujitur diku
Të ligat e Përëndimorëve.
Aleksander Çulaj

The post Iktus fëmijësh Sirianë – Aleksander Çulaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>