Alisa Sila Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alisa-sila/ Poezi Laberia News Thu, 20 Aug 2020 21:47:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Alisa Sila Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alisa-sila/ 32 32 Eja bir – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/08/20/eja-bir-alisa-sila/ Thu, 20 Aug 2020 21:47:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11391 Me pengje u nda nga jeta Me sytë të kthyer nga Qafë Bota Nuk e...

The post Eja bir – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me pengje u nda nga jeta
Me sytë të kthyer nga Qafë Bota
Nuk e pa më Vatanin .vëndin që kish lindur

Eja bir

Eja bir ti nipi im
Se jam shumë i përmalluar
Të të cojë në Qafë Botë
Shumë gjëra kam për të treguar

Të kam treguar shumë histori
Shumë tregime të kam treguar
Ato që vojtëm në Çamëri
Nuk gjen dot libër për ti shkruar

E fillova të tregoj
Kur isha i vogël çilimi
Kur jetonim të gjithë bashkë.
Në gëzim e në harmoni

Por zbriti e zeza kucedër
Që cdo gjë e gllabëroi
Në thikë e plumb i kaloi njërzit
Gjaku tokën e mbuloi

Gjer në kupë të qiellit britmat
Klithnin njërzit,masakruar
Me bajonetë ju shpuan barkun
Nënave të reja shpirt coptuar

Dhe kur hëna doli malit
Dhe i pa qindra të vrarë
E fshehu syrin atë natë
Kur pa gjithë atë kasaphanë

Morëm rrugët të brengosur
Mbrapa lam qindra të vrarë
Nuk ka shpagim gjaku Çam
Edhe haka nuk ju është marë

Na u këput shpirti shkretë
Lam pas shtëpitë të djegura
Tymi ngritur gjer në qiell
Shëmbur mure,thyer tjegulla

Sa mall kam për vëndin tim
U bën shumë vite që nuk e kam parë
Erdha i vogël,qesh fëmijë
Tani flokët më janë zbardhë

Të solla këtu në Qafë Botë
Të sodisim Çamërinë
Të tregoj për Vatanin
Vëndin tënë nga ne vijmë

Shiko sa bukur Çamëria
Bukuri të pa anë
Mbushur sytë e vajtoj
Dhe nuk kaloj dot matanë

Nipi im,i vogli im
Shpesh më pyesje për Çamërinë
Të tregova me mall shumë
Se loti më ka tharë synë

Ah
Moj Çamëria ime
Më bren malli,loti tharë
Kaq vite ndodhem larg
Kaq vite pa të parë

Po të le një amanet
Në fund të jetës unë jam
Nuk do më tresi dheu
Për pjesën që gjëndet matanë

Një dor dhe prej Çamërie
Të ma sjellesh atje tek prehem
Të ndiej erën e Vatanit
Në Vëndin tim le të ndjehem

Perëndoi dielli mbi Qafë Botë
Perëndimi me rreze u përflak
Gjysh e nip bisedojnë bashkë
Çamërinë e kanë përballë.

The post Eja bir – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrudhat janë fisnikëri – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/rrudhat-jane-fisnikeri-alisa-sila/ Wed, 05 Aug 2020 11:20:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10673 Rrudhat janë fisnikëri Rrudhat janë fisnikëri Vjen një moshë E të mbulojnë Të tregojnë kohën...

The post Rrudhat janë fisnikëri – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrudhat janë fisnikëri

Rrudhat janë fisnikëri
Vjen një moshë
E të mbulojnë
Të tregojnë kohën
Jetën kaluar
Cdo rrudhë shtuar
Halle vuajtje .
Përjetuar

E thonë dhe të parët tanë
Jetuam .pa u plakëm
Rrudhë në ballë fisnikëri
Dhe ndoshta halle patëm

Nuk shkon jeta kurrë jo vaj
Herë e qetë .herë me dallgë
Cdo rrudhë balli ka kuptim
Flet më mirë se dhjetra fjalë

Ikën mosha bën të vetën
Lum kush jeton me dinjitet
Që le gjurmë e mirësi
I nderuar është në këtë jetë

Kohën mbrapa dot se kthejmë
Ca gjëra ti bënim më mirë
Koha ikën nuk ndalon
Rrjedh si uji në vrapim

Kopyright privaci
Alisa Sila

The post Rrudhat janë fisnikëri – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për miqësinë – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/per-miqesine-alisa-sila/ Fri, 17 Jul 2020 13:02:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9927 Për miqësinë Miq të vërtetë Në këtë jetë Janë ata që pranë Qëndrojnë Që të...

The post Për miqësinë – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për miqësinë

Miq të vërtetë
Në këtë jetë
Janë ata që pranë
Qëndrojnë
Që të mbështesin
Kur ju duhesh
Dhe nuk ikin e vrapojnë

Po jetove me dinjitet
Pa cmirë e.me dashuri
Cdokush shikon
Punën e vet
Pa u ngatrruar me njëri

Se e shkurtër është jeta
Ka gëzime e hidhërime
Lum kush di ta jetojë
Pa i sjellë njëriut
Shqetësime

Një miqësi e vërtetë
I ka rrënjët e forta
Nuk trembet nga stuhitë
Tallazeve u bën ballë
Të drejtën ka parim
Dhe del faqe bardhë

Alisa Sila

The post Për miqësinë – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Camëri pengu im – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/06/07/cameri-pengu-im-alisa-sila/ Sun, 07 Jun 2020 22:33:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7872 Camëri pengu im Çamëri O malli im Çamëri pengu im Çamëri tokë e përflakur Ku...

The post Camëri pengu im – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Camëri pengu im

Çamëri
O malli im
Çamëri pengu im
Çamëri tokë e përflakur
Ku dhe gjaku s’të është tharë
Nga plagët e shumta që ke marrë.

Çamëri
Mall i.patretur
Mall kam. sa shumë mall
Të rri nën hijen e ullinjve
Të cliroj shpirtin tim
Peng i marrë që vite larg
Digjet digjet për ty mall

Çamëri ëndërr e patretur
Çamëri e shtrënjta nanë
Për ty shpirti zë e qan

Unë poete nuk jam
Nga malli që për ty kam
Vargjet rrjedhin varg e varg
Dhe radhiten si gjerdan

Mall që nuk shuhet kurrë
Mall për shtëpi e mall për gurë
Atje në tokën ku lind diell
Ku ngroh cdo ditë e hëna del
Atje shpirti më ka ngel

Çamëri
O vëndi im
Si nuk gjen shpirti shërim
Kur s’të shohim dot me sy
Lotë malli na.pikojnë
Për Camërinë të shtrënjtën tonë
Lotë malli që përvëlojnë
Brengë shpirti kurrë se harrojmë
Është vëndi ynë
E shtrenjta jonë

Alisa

The post Camëri pengu im – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vëndlindja ime – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/vendlindja-ime-alisa-sila/ Tue, 26 May 2020 19:48:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7156 Vëndlindja ime Në Vëndlindjen time Sa herë që shkoj Sodit bukuritë Flladi i mëngjësit Më...

The post Vëndlindja ime – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vëndlindja ime

Në Vëndlindjen time
Sa herë që shkoj
Sodit bukuritë
Flladi i mëngjësit
Më mbush mushkëritë

Ara të paanë
Nga gruri gjelbërojnë
Në mes mbirë lulëkuqe
Fushës kuqëlojnë

Në mes të fshatit
Një Rrap shekullor
” Rrapi Zonjës quhet
Ka qënë aty që mot mot
Shpëtitë radhë radhë
Si me dorë sajuar
Në vënd të vjetrave
Të reja ndërtuar

Në shkollën ku kam mësuar
Një e re është ngritur
Klasën ku kam mësuar
Akoma mënd e mbaj

Ndonse klasa të reja
Kanë zënë vëndin e saj

Sheshi ku ne luanim
Kur ishim fëmijë
Plot me pemë është mbjellë
Kemi nostalgji

Cdo pëllëmbë tokë
Mjellë e pluguar
Nga njërzit punëtorë
Nga njërëz të nderuar

Vetëm gjelbërim
Në cdo anë shikon
Në mini pyllin e vogël
Bilbili këngës ja thotë

Te shtëpia ku
u lindëm
Rrethuar plot me pemë
Cicërojnë zogjtë
Në verë e pranverë

Sa bukur natyra
Të fal kënaqësi
Në Vëndlindjen time
Gjej ngrohtësi

Se ndrroj me asnjë vënd
Jo kurrë vëndlindjen time
Gjej strehën e fëmijërisë
Dhe mar vec bekime

@Alisa

The post Vëndlindja ime – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna ime – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/nena-ime-alisa-sila/ Sun, 17 May 2020 19:37:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6484 Nëna ime Kur u nda nga jeta E shtrënjta Nëna ime Na la të vegjël...

The post Nëna ime – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna ime

Kur u nda nga jeta
E shtrënjta Nëna ime
Na la të vegjël
U rritëm me mundime

Në ëndërr cdo natë
E shikoj ngahera
Më afrohet ngadalë
Dhe më ledhaton
Dhe nga gjumi natës
Me puthje më zgjon

Ah o Nëna ime
Sa mall kam sa mall
E doja ta përqafoja
Sikur të ish gjallë!

Sikur të ishë gjall
E shtrënjta Nëna ime
Dhe do të cmallesha
Me shumë përqafime

Dhe të na shikonte
Sa shumë jemi rritur
Dhe vetëm në kujtime
Me Nënën nxjerrim mall
Nuk na pa duke u rritur
Nuk e patëm pranë

Ngre kokën nga qielli
Yjet rri vështroj
Nëna e shtrënjta ime
Bekime më dërgon

Nuk na pe tek rriteshim
E shtrënjta Nëna ime
Vec nga Yjësitë
Na con vec bekime

Nëna ime
E shtrënjta ime

The post Nëna ime – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesazhe për Nënën – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/mesazhe-per-nenen-alisa-sila/ Wed, 22 Apr 2020 20:18:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4754 Mesazhe për Nënën Sa mesazhe Nënës i kam dërguar Sa herë harroj dhe e mar...

The post Mesazhe për Nënën – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesazhe për Nënën

Sa mesazhe Nënës i kam dërguar
Sa herë harroj dhe e mar në telefon
Cuditërisht mëndja dhe dora te tel të shpien
Dhe e di mirë ajo më nuk më dëgjon

E larguar jam
Sa herë në ditë telefonit i bija
Dhe ajo kudo që shkonte me vete e mbante
Do më mari djali i larguar
Pa do më mari dhe bija

Cdo ditë flisja me ty e nxirrja.mallë
Minuta e.minuta të tëra
Dhe më thoshje rri dhe pak
E nxirrje sadopak mallin me telefon
E shtrënjta e mira nëna jonë

Zilja e tel më nuk tingëllon
Por unë numurin tënd.nuk e kam fshirë
E kam ruajtur në telefon
Dhe e di mirë që ti nuk.përgjigjesh
Më fjalët e bijës nuk i dëgjon

Nëna ime e mirë
Nëna ime burrnesh
Zërin më s’ta dëgjojmë
Nuk të kemi.mes nesh

Kur shkoj te shtëpia
E ndjej shumë vetminë
E ndjej shumë mungesën.nuk ta ndjej praninë

Nëna ime e mirë,më e.mira në botë
Kur jam e trishtuar për ty derdh e derdh lotë

Mbrapa s’ ka.më kthim më duhet ta.pranoj
Por shtëpia ku u rrita s ‘ më duket njësoj
Prania e jote sa shumë më.mungon

Sa herë harroj
E coj dorën në telefon
Cuditërisht te numuri jot ndaloj
E shtrënjta gojë – ëmbla ime sa shumë më mungon,

The post Mesazhe për Nënën – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të nxjerrë mall – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/03/17/dua-te-nxjerre-mall-alisa-sila/ Tue, 17 Mar 2020 17:28:30 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1642 Dua të nxjerrë mall O pëllumb Krahë bardhë Që gjezdis dunjanë Shko qëndro në Camëri...

The post Dua të nxjerrë mall – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dua të nxjerrë mall

O pëllumb
Krahë bardhë
Që gjezdis dunjanë
Shko qëndro në Camëri
Të më shuash mallë

Shko,fluturo
Në cdo krahinë
Shko në cdo luadh
Për Camërinë
Vëndlindjen time
Malli më ka marë

Se fare i vogël ika
Në mes plumbave
Dhe klithma
Kaluan vite.ikën tutje
Unë këtu u rrita

Më kalojnë
Si në ëndrra
Bukuritë e tua
Të kujtoj e kam mall
Zëmra mu coptua

Camëri kurrë stë harroj
Pranë pres që të vijë
Të nxjerr mallë
Që më mundon
Të vijë për gjithnji

Të shpërndarë
Nëpër bote
Mëndjen te ty kemi
Nuk flem gjumë
E sgjejmë rehat
Gjersa aty të vemi
16-3-2018
“Alisa Sila”

The post Dua të nxjerrë mall – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse po heshtë Bota! – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/03/04/pse-po-heshte-bota-alisa-sila/ Wed, 04 Mar 2020 21:35:45 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1045 Pse po heshtë Bota! Në këto ditë të trazuara kur bota është mbërthyer Sytë nga...

The post Pse po heshtë Bota! – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse po heshtë Bota!

Në këto ditë të trazuara kur bota është mbërthyer
Sytë nga virusi të gjithë i kanë kthyer
Këta njërëz e fëmijë kanë të drejtë të jetojnë
Jetën që ju fali zoti si të tjerët ta gëzojnë

O Botë mizore pse je duke heshtur
Mes ftohtit dhe acarit të dimrit
Përsëri njërëz e fëmijë të vdekur
Larguar nga vëndi nga luftrat
e fatkeqësitë
Ja u mbylle portat i le
Në mes të detit njërzit e fëmijtë

Marin rrugën për një jetë të re për një shpresë
Ikin nga krismat e luftës tutje kuturu
Fëmijë lodhur raskapitur .njërzit gjithashtu

Kur do ndërgjegjësohesh o botë kur?
Që njërzit e tokës tënde.mos vuajnë kështu

The post Pse po heshtë Bota! – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndal vrasjeve të Grave – Alisa Sila https://poezi.laberianews.com/2020/02/27/ndal-vrasjeve-te-grave-alisa-sila/ Thu, 27 Feb 2020 17:44:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=791 Ndal vrasjeve të Grave Në kronikën e zezë Dy lajme radhë – radhë Brënda 24...

The post Ndal vrasjeve të Grave – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndal vrasjeve të Grave

Në kronikën e zezë
Dy lajme radhë – radhë
Brënda 24 orëve
Dy gra janë vrarë

C’po ndodh kështu??

Sa e rëndë dora e burrit
Kur mbi gruan qëllon
Sa e rëndë fjala
Kur pa faj sulmon

C’ farë po ndodh me vëndin tim
Me viktima radhë e radhë
C’ faj pati e mjera grua?
Që u bë kurban?

E tregoni burrërinë
Mateni me një grua
Po për fëmijët që i le pa nënë
Vallë.a më thua?

Nuk ju le egoja e burrit
Të jeni vetë të parë
Atë që mban emrin grua
Ju e quani kafshë

Si s’ tu dridh ajo dorë
Kur mbi gruan qëllove
Mbi fëmijët ngelur jetim
Vallë a i mendove?

Dhe ajo është grua
Si nëna e motra jote
Ju keni lindur nga këto nëna
Jeni pjesë e kësaj bote

A do të vinte mirë zotëri
Këtë emër nuk e meriton
Mbi nënën e motrën tënde
Dikush të vinte dorë

Se të dhimbset nëna jote
Motra gjithashtu
Ndërsa gruan e keqtrajton
Se është gjaku huaj

Po fëmijët ngelur jetim
Nga një dorë mizore
Cfarë do ruajnë si kujtim
Nënën ju masakrove

Nuk paskan kurrë të sosur
Vrasjet mbi këto gra
O ju monstra pa fytyrë
Pika që s’ ju ra

U skuq toka me gjak larë
Nga ju shpirt katil
C’ farë po bëhet përngaherë
Nuk paska një ligj

Një ligj që ti dënojë
Të venë mënd të tjerë
Nëse ligji s’ do veprojë
Do ketë vrasje përherë

Gruaja është mrekulli
Lind e rrit fëmijë
I del ballë jetës përherë
Mësoje o katil

Ngelën fëmijët pa nëna
Zëmra po ju qan
Nuk tregohet burrëria
Duke bërë hatanë

@ Alisa

The post Ndal vrasjeve të Grave – Alisa Sila appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>