Alma Mehmeti.poezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alma-mehmeti-poezi/ Poezi Laberia News Mon, 09 Nov 2020 21:43:22 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Alma Mehmeti.poezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/alma-mehmeti-poezi/ 32 32 Ketri do të hajë peshk – Alma Mehmeti https://poezi.laberianews.com/2020/11/09/ketri-do-te-haje-peshk-alma-mehmeti/ Mon, 09 Nov 2020 21:43:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14403 Ketri do të hajë peshk Në pyllin e vjetër, Me pisha e bredha, Jetonte një...

The post Ketri do të hajë peshk – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ketri do të hajë peshk

Në pyllin e vjetër,
Me pisha e bredha,
Jetonte një ketër,
Me bishtin me dredha,
I veçantë nga shokët ish,
Ndaj shumë pretendime kish,
Çdo gjë që shih e donte,
Që ish ketër shpesh herë harronte,

Kaloj buzë liqenit një ditë,
Në mes tij pa një dritë,
Dua ta marr tha gjithë gëzim,
Per naten e dua këtë vezullim,

Aty ca rika e pata qeshën,
Me dritën e ketrit u përleshën,
Pastaj duke e vënë në lojë i thanë,
Hajde provojë vetë në ta mban,

Një mjelmë pa me peshk në sqep,
Dua ta zë edhe unë me grep,
Por të gjallë nuk e ha dot,
Mjelma qeshi oh sa fort,

Ok i thotë më sill ca lënde,
Meqenëse ti pëlqen mëndjen tënde,
Unë do kap peshkun për ty,
Ndërsa ti më çaj disa lajthi,

Iku ketri me shumë nxitim,
Dhe ja çau pa përtim,
Edhe mjelma su vonua,
Ç’lloj peshku do a s’më thua?

Një peshk që mos të ketë hala,
Thotë ketri me dhëmbë të dala,
Ah më vjen keq po s’të kënaq dot,
Peshku i liqenit ka hala plot,

Nga sqepi i vërviti një trohtë,
Hajë i thotë sa është e ngrohtë,
Shikon ketri i habitur,
E skuqe? E kam gati për ta gëlltitur?

Mjelma ja kthen pa përtesë,
Mos do të bësh me mua ndërresë,
Me peshk liqeni ti jeto,
Kur ke dëshirë dhe fluturo,

Unë ndër pemë kërkoj lahthi,
Ketër bisht dredhurin do kenë zili,
Të gjithë shpendët do çuditen,
Edhe peshqit më shumë do rriten,

Provon ketri peshk të haj,
Erë liqeni fillon të mbajë,
Si pëlqeu as njëra as tjetra,
Dhe lajthit mbërthen me kthetra,

Iku vrap i turpëruar,
Që atëherë më s’ka kërkuar,
Çfarë shikonte i donte të tëra,
Të bëra dhe të pa bëra,

Mami ketër pret të rritet,
Në kurriz të mbajë vitet,
Të kuptoj që është ketër,
Nuk ndryshon dot me asgjë tjetër.

The post Ketri do të hajë peshk – Alma Mehmeti appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>