Angjelina Gjeka Murtezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/angjelina-gjeka-murtezi/ Poezi Laberia News Sun, 10 Jan 2021 13:14:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Angjelina Gjeka Murtezi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/angjelina-gjeka-murtezi/ 32 32 Une e ti poezi jemi nji – Angjelina Gjeka Murtezi https://poezi.laberianews.com/2021/01/10/une-e-ti-poezi-jemi-nji-angjelina-gjeka-murtezi/ Sun, 10 Jan 2021 13:14:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16470 UNE E TI POEZI JEMI NJI Ti je kolorit i shpirtit tim Atëherë kur e...

The post Une e ti poezi jemi nji – Angjelina Gjeka Murtezi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNE E TI POEZI JEMI NJI

Ti je kolorit i shpirtit tim
Atëherë kur e hodha e treta shpirtin,
poezia e mori në kraharorin e saj
ia bani folenë të ngrohtë
i dha sy të bukur.
Atëherë kur unë shëtisja në shpinë të xixëllonjave
yjet më shikonin fall me letra
vesh më vesh flisja me hanën
fluturat më lyenin thonjtë me manikyre
macen merrja në prehën mustaqet ja dredhja gërshet.
Në mbramje luaja me erën e detit.
Kurse andrrën e rrokullisa në shkallë si top lecke.
Buzëqeshjen e shtypa si bubrrecen
Tërkuzën e shpresës e preva në mes,
mendimet larg çova
dëshirat si barin i kosita.
Mëngjesit i dhashë të hante farmak,
lumturinë në shpinë tufanit ia shalova
lotët i lashë të shkojnë faqesh
si përrenjtë që zbresin pyllit.
Ashtu e përqafuar me humbjen e përhumbur më doli gjumi natën,
dhe rastësisht u gjenda ne krahët e ylberit.
Si ylberi në mes të natës?!
Po ylberi i dalë nga vargjet e poezisë,
Ylberi i andrrës sime e veshi jetën time me të gjitha ngjyrat që i mungonin asaj.

The post Une e ti poezi jemi nji – Angjelina Gjeka Murtezi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendi im – Angjelina Gjeka Murtezi https://poezi.laberianews.com/2020/12/20/vendi-im-angjelina-gjeka-murtezi/ Sun, 20 Dec 2020 07:24:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15885 VENDI IM Mos me ban te iki larg Me len te te dua Si diellin...

The post Vendi im – Angjelina Gjeka Murtezi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VENDI IM

Mos me ban te iki larg
Me len te te dua
Si diellin ne ditet e acarta
Si ajrin qe pa te nuk mund te jetoj.
Me len te te dua me mallin e luleve
Te djeguna per uje.
Me len te te kendoj
Me zanin e zogjve te pranveres
Te baj folene ne fushat tua te gjelberta
Te shetis bregut t’detit ku puhija
Me ledhaton butesisht!
Vendi im!
Me perqafo,me mbaj ngrohte ne prehrin tend
E mos me len te iki larg!

The post Vendi im – Angjelina Gjeka Murtezi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>