Anila Kodra Kotroci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/anila-kodra-kotroci/ Poezi Laberia News Tue, 05 Jul 2022 08:12:25 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anila Kodra Kotroci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/anila-kodra-kotroci/ 32 32 Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2022/07/05/ditet-gri-te-asaj-kohe-anila-kodra-kotroci/ Tue, 05 Jul 2022 08:12:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23475 DITET GRI TE ASAJ KOHE. Ato dite binte shi , shume shi . Si zog...

The post Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITET GRI TE ASAJ KOHE.

Ato dite binte shi , shume shi .
Si zog pa fole shihja nga qielli i mavijosur ,
Dhe rete qe rendnin te gjitha gri ,
Si ushtar qe dezerton me kishin carmatosur…

Vjeshta e arte perandore ish bere per parkun ,
Gjetheartat shtronin pa zhurme petkun e tyre ,
Thua te nxehtit te veres ti merrnin hakun ,
E gjelberimit ,ti vidhnin bukurine e asaj ngjyre…

DITET GRI TE ASAJ KOHE ,
Ne memorie i kam si Teoreme e Pitagores ,
Mblidh e zbrit me jane kthyer ekuacione
Ditet qe jetuam aty , te dy , ne nje cep te botes…

Ai shi qe binte ato dite vjeshte pa ndalur ,
Lagu gjithe kujtimet e mia pluhurusur me nostagji ,
Vec zemra dhe shpirti flake ishin kallur
Se flaken mbante ndezur, prushi yt i dashurise…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 04/07/2022

The post Ditet gri te asaj kohe – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/si-martir-te-vdes-anila-kodra-kotroci/ Thu, 11 Feb 2021 12:40:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17213 SI MARTIR TE VDES … Do ta pi sot me fund Shijen e buzes tende,...

The post Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SI MARTIR TE VDES …

Do ta pi sot me fund
Shijen e buzes tende,
Dehja le te me munde
Ngopur te vdes me endje ….

Cdo qelize tenden ne trup
Ta shijoj me buze e puthje,
Ne cdo vene ku te rrjedh gjak
Dua oksigjen te futem ….

Te te marr lehte ne duar
Si nje trendafil te bukur ,
Ti puth patalet e shpirtit
Si puth lulen nje flutur …..

Te zhytem ne tendin shpirt
Te shijoj qete e ngadale
Te emblat, te gjitha bukurite
C’ka Zoti ty te ka fale …..

Do pi ne fund nje gote vere
Te mi dehe gjithe epshet e mia,
Si kurre me pare e asnjehere
Te na puthe shpirtrat dashuria ……

Te digjem aty edhe i etur
Ndjenja flaket le te me ndeze ,
Mbi aorten e zemres hazdisur
SI MARTIR EDHE TE VDES …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 08/02/2021

The post Si martir te vdes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/miqesia-ime-dhe-facebooku-anila-kodra-kotroci/ Sat, 30 Jan 2021 12:32:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16943 MIQESIA IME DHE FACEBOOKU. Sot facebooku me kujton C’kam shkruar nje vit me pare, Dedikimi...

The post Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MIQESIA IME DHE FACEBOOKU.

Sot facebooku me kujton
C’kam shkruar nje vit me pare,
Dedikimi per ju dhe sot shkon ,
Paska qene njezet e kater Janar …

Shkuan ditet dhe viti shkon
Shtohen thinja e ndonje rrudhe,
Por buzeqeshja nuk ndryshon
Kemi ende edhe shume udhe…

Shoh facebookun lexoj ca vargje
Dedikuar per ju miqesi,
As sot s’mund ne kte urim zemre
T’ju ndaj vecas nje nga nje …

Sot si nje vit me pare
Me fjale zemre krejt ju uroj,
Jeta juaj ardhte e mbare
Cdo sekonde tju gezoje …

Ndryshe ish sivjet Janari
Por jeta serisht gulon
As covid , virus tinzari
Hapin tone dot se ndalon …

Disa dhe i trushtoi shume
Plage ju hapi neper zemra ,
Ndaj dhe nuk ju ndaj dot une
Vec e vec t’ju flas ne emra …

Ketu kemi qene bashke
E ka facebooku kete te mire ,
Shpesh ne dhimbje ishim prane
Gezimet uruam me deshire …

T’ju uroj sot qe te gjithe
Dergoj me zemer ca fjale,
Te njohur te panjohur miq
Miresite t’ju vijne vale-vale …

Shendet te mire per ju miqesi
Larg e afer kudo ju kemi ,
Paqe , gezime dhe begati
Nga Zoti bekuar per jete te jeni …

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 24/01/2021

The post Miqesia ime dhe facebooku – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shpresoj – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/shpresoj-anila-kodra-kotroci/ Sat, 30 Jan 2021 11:06:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16895 SHPRESOJ … Sa here me mendje e grisa ate leter, Bashke me te fjalet per...

The post Shpresoj – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHPRESOJ …

Sa here me mendje e grisa ate leter,
Bashke me te fjalet per ty ,
Ne qindra e bera cdo centimeter,
Milimeter te gjitha germat aty …

Copash e bera dhe mallin tim,
Ate qe zemren ma zhuriti shpesh ,
Cdo pjesez e tij ish si nje kujtim,
Cdo kapilar gjaku me akuj u ndesh …

Thermuar si nje cope misernike ,
Ishte ndjenja brenda ne shpirt ,
Ti ishe ajo endrra e vjeter si relike ,
Dhe pse shkonte me agimin cdo dite…

Derrmuar mijra copa dashuria ime ,
E vrare,pa jete,pa fryme eshte tani ,
Ne mijra molekula te qenies time ,
Jeton sic jeton pa shpirt nje njeri ….

I mbledh ndonjehere copat e letres,
Ne grusht mbledh te gjithe mallin tim ,
Mundohem te fle ne nje cep te jetes,
Nata aty merr jete, jeta merr kuptim..

Ndjenjen e shpirtit e tret neper sy ,
Kujtoj ato caste dhe sa ti me deshe ,
I mbledh deshirat qe kushim te dy
Jetoj. Jeta aty nis te me qeshet ….

Nje cast behem copash, s’marr fryme ,
Pas pak frymoj si i vogel femije,
Ndizem ngadale s’ndjej ftohte e bryme
Frymoj. SHPRESOJ mengjesin tjeter ta arrij ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 23/01/2021

The post Shpresoj – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/14/skllavi-yt-jete-anila-kodra-kotroci/ Thu, 14 Jan 2021 23:06:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16569 Zgjim te mire dhe dite te bukur ju uroj te gjitheve miqesia ime …. SKLLAVI...

The post Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zgjim te mire dhe dite te bukur ju uroj te gjitheve miqesia ime ….

SKLLAVI YT JETE….

Asnjehere deri sot
Se kam menduar vdekjen ,
Deri sot ,s’kam patur
As kohe,
As deshire,
As mundesi.
E kam menduar te huaj ,
Futur neper shpella ,
Neper hone e guva ,
Te pa vlere,
Te larget,
Pa rendesi……

Deri sot edhe jam capitur,
Ndoshta zvarre jam hequr,
E rrezuar pellgjeve me balte,
U drodha ,
U trishtova,
Por su tremba.
Serisht u ngrita cale- cale,
Bera hapa nje , dy , tre,
Dhe vdekjen se mendova,
S’kisha kohe ,
As deshire ,
Drejt jetes renda …..

E labirintet e tua jete
Ndoshta me lodhin ,
Me bejne te perhumbem,
Rraskapitem,
Shkaterrohem,
Deri ne sfilitje.
Me tundojne te ndalem,
Une vetem eci , eci , eci ,
Mbetem SKLLAVI YT JETE
ose punetor me meditje ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 13/01/2021

The post Skllavi yt jete… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/fletet-e-jetes-anila-kodra-kotroci/ Sun, 03 Jan 2021 22:24:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16239 Uroj te kaloni bukur ne vijim te gjithe ju miqesia ime.. FLETET E JETES…. Nisem...

The post Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Uroj te kaloni bukur ne vijim te gjithe ju miqesia ime..

FLETET E JETES….

Nisem shkruajme mbi flete te bardha ,
Eshte cdo here po ai ritual,
Dora dridhet nga zjarrmite e gjata ,
Shpesh nga u ftohti shkruan ngadale …

Vjen natyrshem gjithmone njesoj,
Mbi flete hidhen numra nje , dy, tre ,
Diku nuk duken sikur s’pati boje ,
Diku shkruar qarte e me nge …

Njesoj them une ,por autori
Cdo flete si te paren se shkruan dot,
Harron diku ndoshta nje germe i gjori,
Ose , pena si shkruan mbi pika lot…

Do apo jo numrin dot se luan,
Mbetet treqind e gjashtedhjete e pese,
Qellon njerin vit te brishte e quan,
Cdo numer i vecante te rri ne kujtese..

Sot fleta e dyte po mbushet ngadale,
Cdo autor ka deshire te shkruaje bukur,
Me dore te dridhur nga nje mall,
Nje tjeter me shpirt te lumtur ….

Keshtu do mbushen FLETET E JETES
Autori NJERI do te shkruaje cdo dite,
Fleteve te bardha,kalendarit t’kujteses,
Ndonjehere fare bosh , ndonjehere per mrekullite….

Ja ,shkruaj dhe une mbi flete te bardha
Eshte njesoj si per ju , po ai ritual,
Do perdor ngjyra ylberi te mos shuhen germat,
Qe dita te marre vlere do ta gdhend cdo fjale ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 02/01/2021

The post Fletet e jetes… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Cakrrojne gotat sot… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/cakrrojne-gotat-sot-anila-kodra-kotroci/ Sun, 03 Jan 2021 16:15:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16215 CAKRROJNE GOTAT SOT … Do trokasin dhe sonte akrepat e ores Dymbedhjete here rradhe pa...

The post Cakrrojne gotat sot… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
CAKRROJNE GOTAT SOT …

Do trokasin dhe sonte akrepat e ores
Dymbedhjete here rradhe pa pushim
Eshte casti kur ne prag te deres
Vjen nje Vit i Ri si bekim…

Dymbedhjete do jene dhe muajt e vitit
Ata qe do na shoqerojne kudo
Pranvere, vere, vjeshte e dimer
Do udhetojme se bashku ngado ….

Po aq here gotat cakrroni
Nisni ne cdo cakrrime urime,
Me te parin shendet te mire dergoni
I dyti per te mira e gezime ….

Heren e trete kur ti cakrroni prap
Kushtojani miresise per njerezine ,
Te katerten per suksese ne cdo hap
E pesta te jete per dashurine ..

E gjashta here thone numer djalli
Uroni e keqja larg ke te shkoje ,
Kur shtate here te behen kushtojani mallit
E teta cakrrime bekimet te shtoje ..

Po kur te jete hera e nente
Per lumturine cakrrojimi me fort,
E dhjeta here ne harmoni ju shtente
E njembedhjeta cakrrime per paqe ne bote…

Dhe cakrrima e dymbedhjete
Te jete ajo qe fort te ushtoje
Per jeten kushdo me te shtrenjte ta kete
Si lulet ne pranvere gjithmone te bleroje .

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 00:00. 01/01/2021

The post Cakrrojne gotat sot… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gezuar Krishtelindjet ne mote – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2020/12/25/gezuar-krishtelindjet-ne-mote-anila-kodra-kotroci/ Fri, 25 Dec 2020 08:38:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15980 Urimi im per te gjithe ju miq e mikesha te besimit te krishtere vjen me...

The post Gezuar Krishtelindjet ne mote – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Urimi im per te gjithe ju miq e mikesha te besimit te krishtere vjen
me keto vargje … GEZUAR …

GEZUAR KRISHTELINDJET NE MOTE

Erdhen Krishtelindjet ,le te besojme
Te Ati dhe Biri ,qe jane ne qiell,
Dashuri te falim e te kerkojme ,
Cdo dite e re t’na ngrohe si diell…

Le te Rilinde bashke me agimin
Ringjallur me Jezusin nje jete e re,
Po nga Ai le te marrim bekimin
Per dite te lumtura te gjithe ne ….

Rrezearti diell permbi planet
Ti qeshi ditet per njerezine,
Nje Vit i Ri te vije me qete,
Te falim me zemer dashurine ….

Ashtu si Jezusi per ne e fal
Dashurine e tij te madhe , me Hir ,
Per njerzimin vdiq,prap u ringjall,
Qe bota te behet me e mire…

Te jene per Boten keto Krishtelindje
Nje shprese per paqe ne cdo shpirt,
Zemrat te festojne e qeshin
Me drita engjejsh per cdo dite …

Mjegullnajes qe boten po e mbyt
Krishtelindjet ti vijne si urim,
T’ja thajne cdo fukarai lotet,
Per boten mbare te jene bekim ….

Anila Kodra Kotroci
Ancora io 24/12/2020

The post Gezuar Krishtelindjet ne mote – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zeri tij, ne t’sajin shpirt…! – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2020/12/24/zeri-tij-ne-tsajin-shpirt-anila-kodra-kotroci/ Thu, 24 Dec 2020 21:36:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15942 Pershendetje miqesia ime !! Uroj mbremje te bukur per te gjithe ju !! ZERI TIJ...

The post Zeri tij, ne t’sajin shpirt…! – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pershendetje miqesia ime !!
Uroj mbremje te bukur per te gjithe ju !!

ZERI TIJ , NE T’SAJIN SHPIRT…

Ti ja mbyt detin e fjaleve
Ne oqeanin tend Paqesor ,
Ja tundon me feshferime te valeve ,
Godet me force si meteor….

Ja ndez si zjarr , ja prushezon ,
Dhe ne akull te jete e saja fjale ,
Nje karthje do e gjesh gjithmone ,
Nuk fiket ,dhe sikur ta lagi vala …

Ti , ja perkund fjalen si bari
Kur flladi lehte e perkedhel,
Gezon fshehur ai shpirt i vrari ,
Parajse i duket , si ne zabel….

Ja ledhaton ti edhe mendimin ,
Dhe kur gabon s’merzitesh kurre,
Ja dergon embel cdo here urimin
Ne cdo moment xhentil e burre….

Tani thuaja ti qe ja mbyte,
Prushezove fjalen , ja ledhatove,
Ti qe si bari dhe ja perkunde ,
Ja vlejti qe gjate larg qendrove ??

Ajo tani s’flet si cdo dite ,
Ne vesh ka timbrin e zerit tend,
Ka zene nje dhome ne t’sajin shpirt ,
Ne mes te dhomes ,ka bere nje vend…

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 20/12/2020

The post Zeri tij, ne t’sajin shpirt…! – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje rrenje ulliri… – Anila Kodra Kotroci https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/nje-rrenje-ulliri-anila-kodra-kotroci/ Sat, 05 Dec 2020 17:44:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15405 Ju uroj te gjitheve miq e mikesha nje fundjave te bukur !!! NJE RRENJE ULLIRI…...

The post Nje rrenje ulliri… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju uroj te gjitheve miq e mikesha nje fundjave te bukur !!!

NJE RRENJE ULLIRI…

Sot si cdo dite ju pershendes,
E mos mendoni se bej vec poezi,
Ndryshe nga cdo here tjeter
E mbolla sot nje rrenje ulliri….

Eee do thoni ju , pune e madhe ,
Po ata qe mbjellin me hektare ?
C’duhet te thone, te rrahin gjoksin?
Atyre u thuhet :- ju vafte mbare !

Sot s’di si mu kujtua dhjetori,
Ai i shume viteve te shkuar,
Kur aksioneve me shoke e shoqe,
Kodra me tarraca kemi pyllezuar…

Ashtu na thoshin ne kohen time
Dhjetori per pemet eshte muaj i mbare,
E quanim muaji i pyllezimeve
Edhe pse niste bora e pare….

Sa gjera sot me vijne ne ment
Nga ato vite e kohe e shkuar,
Ndaj tek po mbillja nje rrenje ulliri,
Me erdhen kujtimet ,ne varg praruar..

Muza nuk ndali rrodhi krua,
Pa fjale te bukura por dale nga zemra ,
Kur pemen mbillja ne oborr,
Ne mendje ,sikur dje me vinin emra ….

Ju duken gjate vargjet e mia ?
Valle ,ju lodhin kur i lexoni ?
S’ju ndodh dhe ju nga nostalgjia ,
Te mbyllni syte dhe te kujtoni ?….

Ju ndodh! E di..Jeni si une ,
Diku kujtoni nje mik, nje mike,
Diku nje shfaqje , mbremje a kinema ,
Ju vijne si fjale te nje lirike…

Dhe mua sot NJE RRENJE ULLIRI
Mi derdhi fjalet mbi te bardhen leter,
Jam me fat qe nxjerr nga shpirti
Nostalgji e kujtime nga nje kohe tjeter.

Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 05/12/2020

The post Nje rrenje ulliri… – Anila Kodra Kotroci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>