Anila Toto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/anila-toto/ Poezi Laberia News Wed, 03 Mar 2021 21:00:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Anila Toto Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/anila-toto/ 32 32 E bardhë – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/e-bardhe-anila-toto/ Wed, 03 Mar 2021 21:00:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17845 E bardhë Nga mesi i kraharorit e deri në fyt, është një segment I hollē...

The post E bardhë – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E bardhë

Nga mesi i kraharorit e deri në fyt,
është një segment I hollē që s’rresht.
E ti bëhesh më i bukur seç je,
më i mirë
më i mençur
më i thjeshtê.

Gjithmonë kam dashur diçka të tillë
njê shigjetê që godet mes gjoksit
e çan tejpêrtej shpirtin,
e padashur të cënojë njerëzoren
të më mbizotërojë të gjithën.

Por ja,
midis nesh paska barriera
(barirera të larta njerëzore)
që ne as i përfillim.
Të duash është hyjnore….
(Nga vetja nuk mund të ikim
e t’i bëhemi tradhëtorë)
ta shkaterrojmë e ta vrasim
si tê ishim krijesa mizore,
të lëndojmë e të humbasim.

Pastaj vjen balli
e ti shfaqesh kryelartë.
Unë hesht,
por mijëra mendime
kthehen veç në një fjalê.

Oh Zot!
Kam një boshllëk kêtu në kraharor
Mespërmes gjoksit që më ngre lart në ajër.

Ti gjithmonë shfaqesh hyjnor,
e unë mbetem e pastër
e bardhë…

Anila Toto

The post E bardhë – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Femër – Anila Toto https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/femer-anila-toto/ Tue, 25 Feb 2020 17:52:57 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=632 FEMËR E dija që s’do të më falte kurrë! Ndaj më s’u ktheva, s’kishte kuptim....

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FEMËR

E dija që s’do të më falte kurrë!
Ndaj më s’u ktheva,
s’kishte kuptim.

Ai s’e dinte…
Unë jam veç femër,
as zanë, shenjtore a Perëndi.

E dinte që s’do ta falja kurrë,
dhe më s’u kthye. S’u kthye më!
Gaboi…
Ku dija të mos falja unë,
Të mos pendohesha për çdo gjë?!

Ndaj,… mbeta femër përgjithnjê.

A.Toto

The post Femër – Anila Toto appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>