Ardjana Dragoi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ardjana-dragoi/ Poezi Laberia News Sat, 30 May 2020 20:08:45 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ardjana Dragoi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ardjana-dragoi/ 32 32 Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/poeti-lind-qe-te-jetoje-ardjana-dragoi/ Sat, 30 May 2020 20:08:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7368 POETI LIND QË TË JETOJË Asnjëherë nuk dua të dëgjoj Kur vdes diku ndonjë poet...

The post Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
POETI LIND QË TË JETOJË

Asnjëherë nuk dua të dëgjoj
Kur vdes diku ndonjë poet
Atij , që fjala i gjëmoj
Atij , që shpreh një realitet.

Asnjëherë nuk dua ta pranoj
Që më në studio s’do ketë dritë
Kur shpirti i tij të fluturojë
Do qajnë dhe librat atë ditë.

Kur ta mësoni , mos ma thoni
Unë gjithsesi s’do ta pranoj
Iu them dhe ju : mos e besoni
Poeti lind që të jetojë!

ARDJANA DRAGOI

The post Poeti lind që të jetojë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/ne-ardjana-dragoi/ Sun, 24 May 2020 16:16:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7017 NE Ne ishim grindur, disa herë Mëri na ndodhte të mbanim gjatë Vendimet krejt i...

The post Ne – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NE

Ne ishim grindur, disa herë
Mëri na ndodhte të mbanim gjatë
Vendimet krejt i merrnin prerë
Të dy rrebelë ishim në fakt!

Të dy i ngjanim një stuhie
Unë erë e fortë , ti cunam
Mes dy përplasjesh krenarie
Ato fituan , ne u ndamë!

ARDJANA DRAGOI

The post Ne – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/optimizem-dhe-indiference-ardjana-dragoi/ Sat, 16 May 2020 11:37:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6284 OPTIMIZËM DHE INDIFERENCË Në rrugën e jetës nuk do shkoj trishtuar Sepse e di ,...

The post Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
OPTIMIZËM DHE INDIFERENCË

Në rrugën e jetës nuk do shkoj trishtuar
Sepse e di , që jeta është kjo
Të hedh e të pret , në qindra mënyra
E ti përsëri mbetesh po “Ajo”!

Në shiun e lotëve nuk strehoem
Bashkudhëtare , loti s’do më ketë
Tutelës së dhimjes s’i nënshtrohem
Sido që të më vish , e shtrenjta jetë!

Do të përqafoj me krahë shprese
Dhe shpenguar do të shkoj drejt fatit tim
Do të dashuroj , pa komplekse
Edhe pse ndonjëherë ti bëhesh rutinë!

Në stacione pritjesh , s’do të rrij vetmuar
Sepse e di që vetmia vret
Prandaj e shpërfill duke e sfiduar
Me optimizëm dhe indiferencë!

ARDJANA DRAGOI

The post Optimizëm dhe indiferencë! – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/kete-mengjes-te-ndjeva-prane-ardjana-dragoi/ Wed, 29 Apr 2020 20:07:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5143 KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË Këtë mëngjes e përqafova Me një shikim mbi tavolinë Teksa...

The post Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË

Këtë mëngjes e përqafova
Me një shikim mbi tavolinë
Teksa e putha e lëshova
Në vend të vet fotografinë.

Këtë mëngjes të ndjeva pranë
Sikur atëherë , ishe në jetë
Ndonëse ky shpirt , nga brenda qan
Sa herë të flas edhe ti hesht.

Ta fshiva ballit , lotin tim
Që krejt pa dashje ra mbi xham
E lash në vend fotografinë
Këtë mëngjes , të ndjeva pranë.

ARDJANA DRAGOI

The post Këtë mëngjes të ndjeva pranë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/27/bagazh-i-jetes-ardjana-dragoi/ Mon, 27 Apr 2020 18:12:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5021 BAGAZH I JETËS Bagazh i jetës, i ngarkuar Valixhja më nuk m’i nxë hallet Një...

The post Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BAGAZH I JETËS

Bagazh i jetës, i ngarkuar
Valixhja më nuk m’i nxë hallet
Një jetë me të kam udhëtuar
Ky shpirt e di , se si po mbahet!

Një dorë më dhemb, tjetra gjymtuar
Këmbët nuk dijnë ku të më çojnë
Mbeta stacioneve duke vrapuar
E përsëri , mbërrij shumë vonë!

Në rrugë takova dhe udhëtarë
Por si valixhja ime nuk kish
E detyruar e tërheq zvarrë
Këpucët fati po m’i gris!

Do hyp diku , në ndonjë tren
Të heq ca halle prej asaj
Kaq shumë të rëndë, të mos e kem
S’e kam një jetë që po e mbaj!

Autore,
ARDJANA DRAGOI

The post Bagazh i jetës – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/jemi-vdekatare-ardjana-dragoi/ Wed, 08 Apr 2020 23:03:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3869 JEMI VDEKATARË Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë Kush e kush më parë, të...

The post Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JEMI VDEKATARË

Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë
Kush e kush më parë, të arrijë fronë
Përgjatë udhës sonë, nuk shohim ku shkelim
Nuk na bëhet vonë, as për dinjitetin!

Të shohim sa shtypim, qoftë vetëm një herë
Nuk mund ta përtypim, në fyt do na ngelë
Diku do ta vjellim, diku do pështymë
Do kujtojmë të verbërin, si ia nxorrëm synë!

Në lëkurën tënde , nuk dhemb plagë e huaj
Atë që ti shëmbe, tjetër do ta vuaj
Jemi vdekatarë , por mbi ne , një Zot
Për të gjithë një radhë , ndaj mëndjen në kokë!

ARDJANA DRAGOI

The post Jemi vdekatarë – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Puno fort – Ardjana Dragoi https://poezi.laberianews.com/2020/02/23/puno-fort-ardjana-dragoi/ Sun, 23 Feb 2020 08:39:17 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=519 PUNO FORT Puno fort , e me dëshirë Dashuro, gjithçka që bën Rrezato kur s’ndihesh...

The post Puno fort – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PUNO FORT

Puno fort , e me dëshirë
Dashuro, gjithçka që bën
Rrezato kur s’ndihesh mirë
Thuaj fjalë që duhen thënë.

Puno fort, e lartësohu
Vetëm djersa bën karierë
Gjithë të tjerat , janë një shou
Realitet që qelbet erë.

Puno fort edhe këmbëngul
Pa e lënë veten mbas dore
Ka mënyra , janë pafund
Që mos shkosh në rrugë qorre.

Për zilitë , mos e vrit mëndjen
Mbrekullitë bëji veç ti
Le të fryhen e të çmënden
Ti prej tyre , merr fuqi!

Puno fort që të jetosh
Dhe ndërgjegjia mos të vrasë
Do vijë dita , do të shkosh
Por ndër gjurmë do të lesh vlagë!

ARDJANA DRAGOI

The post Puno fort – Ardjana Dragoi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>