Arjana Fetahu Gaba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/arjana-fetahu-gaba/ Poezi Laberia News Thu, 16 Sep 2021 18:42:36 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Arjana Fetahu Gaba Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/arjana-fetahu-gaba/ 32 32 U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/09/16/u-befte-dashuria-ime-mallkim-per-ty-arjana-fetahu-gaba/ Thu, 16 Sep 2021 18:42:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21438 U bëftë dashuria ime mallkim për ty!!! U bëfte dashuria ime, Mallkim për ty, Në...

The post U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
U bëftë dashuria ime mallkim për ty!!!

U bëfte dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në gotën kur ngre,
Në kafshatën e bukës kur shkon,
U bëftë dashurua ime,
Mallkim për ty,
Si lemza në fyt kur qëndron
Qosha aty në sytë e tu,
Kur një grua e bukur t’shfaqet trotuarit,
Qofsha në buzet e tua,
Si si kristelet e akujve që sjell Janari.
Qofsh ne mendjen tende
Kur ben dashuri,
U tretsh si u thane qiejt e mi
Qofsha mallkim i natës,
Në ëndrrat e tua,
E sy më mos mbyll,
Në s’jam sikur dua.
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Në s’jam në ato buzë,
Në s’jam në ata sy,
U bëftë dashuria ime,
Mallkim për ty,
Ç’ kuptim që vijnë pranverat
Pa qënë ne të dy?!

Arjana Fetahu Gaba

The post U bëftë dashuria ime mallkim për ty! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/09/06/asnje-telefonate-arjana-fetahu-gaba/ Mon, 06 Sep 2021 18:06:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21148 Asnjë telefonatë….. Asjnë telefonatë, asnjë fjalë me shpirt, nuk di pse diellit, ja more atë...

The post Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Asnjë telefonatë…..

Asjnë telefonatë,
asnjë fjalë me shpirt,
nuk di pse diellit,
ja more atë dritë,
Dhe në shkëmbinjë thepisur brenge,
kaq shumë më ke mërzit,
kufijtë e mijëra detve lotë,
sa keq më kanë zënë pritë.
E unë,
si flutur ndrojtur,
përplasem në mes xhama,
ma more zemrën e shpure larg,
më mirë shpirtin vrama.
Pse s’hapet kjo dritere,
e pse s’me lë të hy,
unë flutur krahë rënduar dhimbjesh,
shumë lot,
kam në sy.
Asnjë telefonatë,
asnjë fjalë të më ngroh,
ti rri ashtu në heshtje,
a thua s’po të njoh.
Kaq shumë më ke larguar,
jam kthyer në “Ajo”
qiejve nuk të jam fshehur,
të lutem më kërko!!!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, September 2021

The post Asnjë telefonatë… – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2021/08/22/pena-peneli-i-shpirtit-te-poetit-arjana-fetahu-gaba/ Sun, 22 Aug 2021 05:00:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20506 Pena, peneli i shpirtit të poetit! Pena, Peneli i shpirtit të poetit, Që përmbi krahë...

The post Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pena, peneli i shpirtit të poetit!

Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që përmbi krahë një muzë e mban,
Herë herë e butë si vala e detit,
Herë herë si magmë nga një vullkan,
Nga ne të pagjumët ëndrra ndrydhur,
Shpërthen penë e etur gjer në qieĺl,
Nga ne banorët e shekullit të marrë,
Dhe bën të lind një tjetër diell.

Pena,
Peneli i shpirtit të shqetësuar,
Prej dashurish dhe sysh plot mall,
Për cilindo që ka shtegtuar,
Në vise pranë, a vise larg,
Në zemër ju ndez një shpresë të rrallë.

Pena,
Magji e shpirtit të poetit,
Kur zemra dhimbje ndjen ndonjëherë,
Pikon mjaltë aromë lëndinash,
Dhe shpesh mes dimrash mbjell pranverë.

Pena,
Peneli i shpirtit të poetit,
Që ëngjëjt di të zgjojë me fjalë,
Një ylberë plot ngjyra ngre mes detit,
Dhe yjet zjarr i ngre mbi mal.

Pena,
Magji në dorën e poetit!

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey

The post Pena, peneli i shpirtit të poetit! – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/20/lotin-fsheha-arjana-fetahu-gaba/ Thu, 20 Aug 2020 21:14:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11369 LOTIN FSHEHA Aty ku po puthen, deti me qiellin, Jam midis reve, qe vallëzojnë, Në...

The post Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LOTIN FSHEHA

Aty ku po puthen, deti me qiellin,
Jam midis reve, qe vallëzojnë,
Në fakt, ne buzët kemi larg,
Por zemrat, ende dashurojnë.

Lejleku i bardhë, është nis drejt teje,
Nga larg ka ardhur, të të thote,
Po ti përcjell, pas tij ca fjalë,
Më erdhi rëndë e s’ti thashë dot.

E mbajta veten, të mos kuptoje,
Pastaj, u shkreha nga dënesa,
Aktore s’jam, të luaj role,
Lotin fsheha, sa u tha vesa.

E di, u bëra pak tekanjoze,
S’kuptova zemrën, kur me ty isha,
Duhej te ikje, larg syve të mi,
Të kuptoja, sa të shtrenjtë të kisha.

Ndodh shpesh kjo, në jetën tonë,
I vlerësojmë gjërat, kur më si kemi,
Pastaj pendohemi, me mijëra herë,
Dhe veten tonë, se gjejmë ku jemi.

Arjana Fetahu Gaba,
August 2020

The post Lotin fsheha – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/08/11/ti-moj-vere-arjana-fetahu-gaba/ Tue, 11 Aug 2020 18:56:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11007 TI MOJ VERE Ti moj verë, Ma more mëndjen, Poshtë dhe përpjetë, Herë më duket...

The post Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TI MOJ VERE

Ti moj verë,
Ma more mëndjen,
Poshtë dhe përpjetë,
Herë më duket se jam gjallë,
Herë sikur s’kam jetë.
Unë të kisha në një gotë,
E më dole dy,
Nuk e di, pse qesh me vete,
Dhe kam lot në sy.
Shpirtit qefin seç m’ja solle,
Unë jam mbi të tërë,
Gjuha ime zu të flasë,
Siç pret një gërshërë,
Verë e dashur, sa të dua,
Rri gjithmonë me mua,
S’të lëshoj der rrushin tjetër,
Do t’pi sa të dua.
Në të kuqen, erën tënde,
Dhe në buzët e tua,
Seç mu bë sikur me hodhe,
Oh grua me grua.
Sa shpirt buta,
Sa te mira,
Seç më vijnë përqark,
Mëndja është në anë të keqe,
Më thotë rri dhe pak.
Të shtrëngoj moj gota ime,
Mos të derdh kam frikë,
S’dua të pikoj për kot,
Jo as dhe një pikë.
Po të lutem e bekuar,
Mos ma sill, mëndjen në vete,
Se po zgjova, me erdh mëndja,
S’kam se ku të vete.

Arjana Fetahu Gaba

Të gjitha të drejtat I përkasin autores!

The post Ti moj verë – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bëhu zambaku im – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/04/24/behu-zambaku-im-arjana-fetahu-gaba/ Fri, 24 Apr 2020 20:57:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4808 BËHU ZAMBAKU IM ! Bëhu zambaku im, Të mbushem me ëndrrën time, Me atë ëndërr,...

The post Bëhu zambaku im – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BËHU ZAMBAKU IM !

Bëhu zambaku im,
Të mbushem me ëndrrën time,
Me atë ëndërr,
Që ndoshta kish lindur me mua.
Curilat e vesës mbi buzët e tua,
I dua,
Të freskoj ato sy malli,
Që shuar janë,
Nga djegia e pritjes,
Nga diegia,
Që shpon në kraharorin tim.
Unë valëzuar kam ndjenjen,
Dhe si ninullë,
Lulet e mollës,
Më zbukurojnë fytyrën,
Japin një hov pranveror,
Në këtë Prill fluturash,
Që ngroh rrugen e dashurisë,
Për të ardhur ti.
Bëhu zambaku im.
Unë do të jem pupa,
E kthyer në flutur,
Dehur në pjalmin tënd,
Si një ëngjël në qiellin e vet.
Bëhu zambaku im.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, April 2020

The post Bëhu zambaku im – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më mirë që jo – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/me-mire-qe-jo-arjana-fetahu-gaba/ Thu, 09 Apr 2020 15:08:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3903 MË MIRË QË JO Rrëmova në mbeturinat e kohës time, Për të freskuar memorien, Me...

The post Më mirë që jo – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË MIRË QË JO

Rrëmova në mbeturinat e kohës time,
Për të freskuar memorien,
Me ç’të gjeja,
Fatkeqësisht,
Ndodhej diku fshehur,
Ekzistencea e tij,
Sa gjera u përplasën ,
Pas fytyrës time,
Për aq pak, sa ishim bashkë,
Një zhgënjim,
Si një ylber i dobët pas një shiu rrenacak,
Aq pak,
Dhe pastaj,
Stuhira të çuditëshme,
Ku qielli vjell një vrer të hidhur,
Ku shpirti, sytë dhe goja lidhur,
Për të qëndruar më lart,
Për të mos kaluar atë cak,
Atë nivel,
Që t’i s’mund ti përshtatesh,
Për të mos rënë më poshtë,
Si ai…
Kurrë s’u përmbys ajo largësi,
Sa jam lutur që jo,
Tani,
Më vjen mua të vjell,
Sepse,
Në kokën time,
Jeton ende,
Misteri i asaj marrëzie.

Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, April 2020

The post Më mirë që jo – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Erdha nënë Çamëri – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/02/28/erdha-nene-cameri-arjana-fetahu-gaba/ Fri, 28 Feb 2020 05:51:21 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=812 Kushtuar stërgjyshes time te dashur. S’mundi ti preheshin kockat në Çameri.. Iku nga kjo jetë,...

The post Erdha nënë Çamëri – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kushtuar stërgjyshes time te dashur.
S’mundi ti preheshin kockat në Çameri..
Iku nga kjo jetë, me plagë dhe me lot malli për vendlindjen.

ERDHA NËNË ÇAMËRI

Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote nga Shqipëria,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e mija.

Ullinjtë e plakur pa të zotët,
Janë ar e shkuar, përmbi ar,
Janë zilija e dushmanit,
Janë të gjitha, me gjak larë.

Ferrat kacavjerrë ,dhe shkurret,
M’kanë zënë grykën e shtëpisë,
Aty ku gjyshi qante me ligje,
Kujtimet e tij, të vegjëlisë.

U ula pak, tek guri I portës,
Dy fjalë në heshtje,seç mi tha,
Bijë e kësaj toke, mirë se më erdhe,
Ti je rrenja, dhe jo “ata”.

Një pikë loti, padashur derdha
Kujtova stërgjyshen time, Fajkanë,
Qe vdiq pa e parë më Çamerinë,
Më të bukurin , vatanë.

Ish ajo fisnike grua,
Filaqotja shamibardhë,
Kur ti çoj lule tek varri,
Do ti them, nga larg kam ardhë.

Vajta i putha, pragun shtëpisë,
Lule manxuraje mblodha,
Tu marrësh erë e të çmallesh,
Nga Filati, për ty i solla.

Me këtë tokë kam lidhje gjaku,
Eshtë e bekuar nga perëndia,
Eshtë e jona dhe do të jetë,
Sa të jetë jeta, Çameria.

Arjana Fetahu Gaba,

Marrë nga libri ” Më zgjo në shpirtin tim një flutur”

The post Erdha nënë Çamëri – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/02/26/eja-vella-arjana-fetahu-gaba/ Wed, 26 Feb 2020 06:26:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=675 EJA VËLLA Eja vëlla, një raki e cigare ta ndezim të dy, Dhe fort tavolinës,...

The post Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EJA VËLLA

Eja vëlla, një raki e cigare ta ndezim të dy,
Dhe fort tavolinës, i rashë me pëllëmbë,
Kjo s’është tavolinë avokati apo ministri,
Eshtë vëndi, ku hamë veten me dhëmbë.

Tek kjo tavolinë, kemi thënë gjithçka,
E vetmja faltore, ku hallet i qajmë,
Eja ta djegim pak hidhërim,
Se unë e ti, njëri tjetrit i ngjajmë.

Eja, pije dhe ta bëjmë gëzuar,
Të kam si vëlla, ndaj dhe të ftoj,
E di që dhe ti, je si unë buzëvarur,
E di që hallet i kemi njësoj.

Merrim dhe një kafe, ta bëjmë tamam,
E di që s’te pihet, menjëherë do thuash,
Mos rrëmo në kuletën bosh vëlla,
Se kurrë s’të lë ta paguash.

Unë të ftova, mos u zë ngushtë,
Ti e di, s’jam më i pasur se ti,
Po sot këto lekët e fundit,
Si mbajnë dot xhepat e mi.

Gëzuar për ty dhe për mua
Se bota është, llum kafeje që nxin,
Kur s’plasëm që na iku rinia mjeruar,
Tani të djallosça pleqërinë.

Arjana Fetahu Gaba
New Jersey, February 2020

The post Eja vëlla – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos u mërzit – Arjana Fetahu Gaba https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/mos-u-merzit-arjana-fetahu-gaba/ Tue, 25 Feb 2020 06:36:44 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=540 MOS U MËRZIT Sa u këputa, sa u rropata, Unë fatin tënd, kurrë dot se...

The post Mos u mërzit – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS U MËRZIT

Sa u këputa, sa u rropata,
Unë fatin tënd, kurrë dot se pata,
Gjithmonë kam ngel,me gisht ne gojë,
A thua jeta më vë në lojë.

Unë kam shtëpi të vogël fare,
Mezi të sheh syri dritare,
E ndërsa ti, me kate shumë,
Unë para s’kam , por ti ke lumë.

Dhe më përdridhesh, porsi kokosh,
S’mund të them, se s’vlen një grosh,
Mbushur bankat, si furrë buke
Si gjel maj plehut, lëpirë bajluke.

Unë anës murit, që shes cigare
Fare tymosur, mendje s’kam fare,
Por prap ja fus, një si Jovani,
Një tra la la, hop te jorgani.

Se nesër vjen, një ditë e re,
Mbase lind dielli, dhe këtu tek ne,
Se ështe harruar, e ngroh gjetiu,
Në katër mure, mërzitet miu.

Se une as ujë, kam kohë që s’kam,
Sytë dëshpëruar, në lavaman,
Tek vila jote, të lahem vi,
Nëse pranon, për nder ta di.

Kalamajtë my zgjyrosën,
Si katran u katranosën,
S’kemi as lumin afër, I lumi unë,
Mbase vjen ujë, këtë të shtunë.

Se ka fajin, gjithmonë pushteti,
Në këtë rast, e ka Serveti,
Eshtë dy metra, një palo burre,
Per 5 leakë, të hedh në furrë,

Por ka ,dhe shumë njerez që kanë para,
Dhe janë të ndershëm, sa më s’ka,
Ndihmojnë fukarane e gjorë,
I japin shpresë, I japin dorë.

Por unë, nuk shkruaj nga zilija,
Dua të ketë e gjithë njerëzija,
Të shoh të lumtur, tek shkojnë në punë,
Me ta te jem ,përkrah dhe unë.

Mos u mërzit, se kam me ty,
Sepse nuk jeni, as një ,as dy.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey 2019

The post Mos u mërzit – Arjana Fetahu Gaba appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>